Zëri për Rininë

Zëri për Rininë

Share

Organizat Politike LDK

25/09/2024

Çudia ma e madhe tre ditë zgjatë!

Bektashinjët një grupacion mistik, i ashtuquajtur Islam, i ardhur me 1925, në Shqipëri tani kërkon sovrantet dhe territor!
Nuk është penges kushtetuta (nëse duam e ndryshojm), populli nëse është kundër, në referendum nuk shkojm, por edhe nëse aty shkojm rezultatin nën tavolin e rregullojm!
Ky tarikat, i ashtuquajtur "Islam Liberal", po kërkon një sovranitet, kërkes radikale.
Çuditërisht zërat që ngrihen kundër një minare xhamie në një fshat, nuk e hapin gojën të thonë një fjalë.
Shtet brenda shtetit nga një grup ardhacak, I krijuar nga një Persian në Perandorin Osmane, në shekullin e trembdhjetë dhe që sot gjenë mbështetje nga lobe dhe shërbime jo-islame.

Photos from Zëri për Rininë's post 22/09/2024

Bashkimi Kombëtar dhe realiteti i dy kombeve të etnisë shqiptare

Bashkimi Kombëtar, që do të nënkuptonte bashkimin e trevave të copëtuara shqiptare në rrethana aktuale rajonale dhe botërore, është i pamundshëm. Bashkimi politik i Kosovës me Shqipërinë si shtete dhe kombe të pavarura në një shtet dhe në një komb është shumë i mundshëm të ndodhë në 20 vitet e ardhshme. Por që të ndodhë kjo, edhe Shqipërisë edhe Kosovës u duhet një konsolidim akoma më i madh i brendshëm dhe një forcim i sovranitetit të tyre shtetëror. Kjo është thelbësore; bashkimi pastaj nuk është çështje nëse ndodh apo jo, askush nuk mund ta pengojë. Por më shumë se ky bashkim politik, shqiptarët kanë nevojë që të forcohen dhe konsolidohen në pikëpamje politike dhe ekonomike në shtetet fqinje ku ata, pa vullnetin e tyre, duhet të jetojnë. E kjo vlen sidomos për Maqedoninë, ku shqiptarët sot janë grupi i dytë më i madh etnik. Megjithatë, në vend se të ndodhë kjo, po ndodh e kundërta, jo pse kemi një armik të fortë, por sepse ne jemi të ndarë dhe kemi vetëdije të ulët kombëtare. Idetë që vazhdimisht kanë qarkulluar në Kosovë dhe jashtë saj për ndarjen e Kosovës, të plasuar me emra të ndryshëm: korrigjimi i kufirit, shkëmbimi territorial, ripërcaktimi i kufijve, janë ide të huaja dhe shumë të rrezikshme antishqiptare. Nëse kjo ide bëhet realitet, Kosova pushon së ekzistuari, Serbia e merr gjysmën apo edhe më tepër të Kosovës, pjesa e mbetur nuk ka rrugë tjetër, vetëm se t’i bashkohet Shqipërisë. Me një projekt të tillë, Shqipëria ndonëse bëhet pak më e madhe, ajo nuk bëhet më e fortë. Ndërsa Serbia rritet në territoret shqiptare, kufiri i saj jugor puqet me kufirin verior të Shqipërisë.
Pra, Serbia si shtet agresor dhe armik i kombit shqiptar do ta ndajë kufirin veri-jug me Shqipërinë. Me këtë, ndonëse vendoset një paqe e përkohshme njëshekullore shqiptaro-serbe, problemi shqiptaro-serb mbetet aty. Edhe ajo paqe e vendosur në fakt bëhet me një kurban, e ai është Kosova dhe populli i saj. Dhe me këtë vuloset fati ynë i zi përgjithmonë.
Rruga e vetme e drejtë për shqiptarët dhe jo vetëm për kosovarët është të bashkohen rreth Kosovës dhe ta mbështesin atë në rrugën e saj. Kosova duhet të konsolidohet dhe forcohet si komb i ri; kjo nuk e cënon kombin shqiptar dhe nuk e pengon rrugën e bashkimit eventual me Shqipërinë. Në fakt, Shqipëria rrezikohet nga brenda dhe ajo kështu i rrezikon të ardhmen e të gjithë shqiptarëve.
Dje doli lajmi se Kryegjyshata Botërore e Bektashinjëve (siç quhen) kërkon një territor sovran dhe autonom. Pra, ata duan ta bëjnë një shtet brenda shtetit dhe për këtë ka një dakordim të politikanëve të korruptuar. A thua pse ky “Vatikan i ri” në Tiranë?! Kjo, ndonëse është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ndonëse është dhunim dhe cënim i rëndë i sovranitetit dhe integritetit territorial, është më tepër se kaq. Ky farë Vatikani i ri, i kontrolluar kush e di se nga kush, do ta kontrollojë të gjithë Shqipërinë dhe do të jetë një bazë e fshehtë e mafias globale që sot i kontrollon dhe i shantazhon politikanët shqiptarë.
Pra, nuk flitet për 27 hektarë, siç mund ta reduktojnë dhe thjeshtojnë disa çështjen! Kjo është më e madhe dhe shkon përtej Shqipërisë, si një precedent i rrezikshëm është menduar pikërisht për këtë!

Berat Berisha 22.Shtator 2024

13/06/2024

Festimi i ditës së ashtuquajtur çlirimi është tallje me vetëveten dhe me dëshmorët! Kur kjo bëhet më 12 qershor, është falsifikim i historisë!

Kosova dhe Shqipëria janë nga ato vende jo normale, ndoshta të vetmet në Europë që thonë se kanë një datë çlirimi. Asnjë vend tjetër europian i çliruar në Luftën e Dytë Botërore nuk e pretendon një gjë të tillë, sepse në të vërtetë me çlirim do të nënkuptohej tërheqja e Ushtrisë Gjermane nga vendi përkatës. Festimi i saj nuk do të ishte lavdi, por tallje me vetveten. Për ironi të fatit, datat që i shënojmë janë vendosur afër datave historike në Shqipëri të 28 nëntorit dhe në Kosovë të 10 qershorit. Edhe pse dihet se Jugosllavia firmosi kapitullimin më 9 qershor dhe më 10 qershor, në datën e Lidhjes së Prizrenit, bombardimet kishin përfunduar dhe tani forcat e huaja ushtarake po hynin në Kosovë, ne datën pa kuptim e kemi zhvendosur në datën 12 qershor. Pra, ashtu siç bëri Shqipëria Komuniste ku festoi më 29 Nëntor, ne u tallëm me veten më 12 qershor. Një popull krenar dhe me vetëdije kombëtare nuk do ta bënte këtë! Për më tepër, sikur forcat e huaja ushtarake (jo të gjitha forcat përbëheshin nga anëtarët e NATO-s) të futeshin para 12 qershorit apo pas, festimi mbase do të kishte një cik kuptim! Sidoqoftë, të vendosësh një datë çlirimi nuk ka kuptim, kur forcat serbe nuk u dëbuan të mundura, por kjo ndodhi me “Marrëveshjen e Kumanovës” dhe ushtria pushtuese u lejua të ikte me të gjitha makineritë vrasëse! Pra, ne që pretendojmë, me të drejtë se Zoti na bëri të lirë, nuk ka kuptim të festojmë çlirimin kur nuk kemi një datë (zyrtare) historike të robërisë! Me një fjalë, ne edhe në regjimin Slavo-Jugosllav lirinë e krijuam me trimëri dhe guxim, ne edhe në okupim krijuam shkollat tona, institucionet tona, ne nuk u frikësuam dhe të fortë qëndruam! Pra, pavarësisht sa zgjati robëria, ne nuk duhet të kemi datë çlirimi, por duhet të kemi datë holokausti, sikurse e kanë hebrenjtë! Për momentin, mjafton bojkoti i produkteve serbe, por nuk duhet të ndalemi pa e realizuar drejtësinë për të gjitha viktimat dhe pa u kompensuar dëmet e luftës!

02/11/2023

Kosova duhet ta rimendoj edhe njeher pozicionin e saj!
Kur një serbofil shprehë gëzim për "hapat" drejtë ZAJEDNICËS, ne duhët me këmbngulje të themi pranojm rrafshimin për t**e, por jo PUSHTET PARALEL!
Unë isha dhe jamë gjithmon dhe gjithënj kunder ZAJEDNICËS dhe nuk do ta pranoja edhe sikur t'më ofrohej një koder me ar!

Berat Berisha

https://www.facebook.com/100076592804812/posts/347291797833911/?mibextid=rS40aB7S9Ucbxw6v

Kryeministri Edi Rama ka shprehur krenarinë për draftin-propozimin e Shqipërisë për normalizimin mes raporteve të Kosovës dhe Shqipërisë, dokument që është pranuar nga të gjitha palët.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se Shqipëria do të vijojë mbështetjen ndaj Kosovës, si dhe në promovimin e paqes në rajon.
Kryeministri zbulon se së shpejti do të shkojë në Prishtinë për të shprehur mbështetjen e tij për Kosovën në këtë proces.

13/09/2023

Nëse ka diqka në të cilen ofroj mbështetje 100% kësaj qeverie është çasja e saj karshi veriut.
Kurr më shumë se në vitin 2023 nuk ka patur patrullime të policisë së Kosovës në veri,
Kurr deri më tani, nuk kemi pasur arrestime dhe goditje të grupeve kriminale në veri, sot kjo po ndodhë!

Qeveria që ndalon referendumin dhe zgjedhjet e serbisë fashiste është qeveria e dinjitetit.
Qeveria që ofron pacënushmëri për kryetaret legjitim të komunave dhe të simboleve shtetrore (siq është flamuri) ka nevoj për mbështetjen tonë.

Mbështetja për qeverin nënkupton lojalitet ndaj kushtetutës prej të cilës rrjedhin detyrimet për të qenë të matur.
Është e papërgjegjshëm që Qeveria Kurti të konsiderojn regjim policor, siq po bëjn disa.
Mbështetja për qeverin nënkupton një opozitarizëm të fortë, kritik të drejtë dhe objektive.
Por të thuash largoj kryetarët legitim të komunave, largoje policinë, bëje Zajednicën dhe pas të gjithë kësaj të thuash jam qytetar i Republikës së Kosovës nuk bënë.
Kjo çfarë po bëjn disa nëpër studio televizive nuk është tjetër pos cënim i rendit juridiko-kushtetuesë. Pra kjo është vepër e rëndë penale dhe tradhëti e dënueshme me ligjet e vendit.

27/05/2023

Kur nje kryeminister i shqipëris deklarohet kështu çfarë t'i themi? Ato çë duhet t'ja themi atij dhe ndjekësve të verbuar të tij, po jua thot vazhdimisht deklarimet e tij!
Shqipëria nuk e meriton ta ketë kryeminstër një njeri PROSERBË, jo vetëm tani por kurrë!

16/03/2023

Kosova perfundimisht duhet te heq dore nga dialogu me serbi, si kompromis ta pranon: vetëm luften dhe gjenocidin e ardheshem!
Kjo le te mbetet test për BE dhe SHBA-të!
Ose me ne ose me serbi! Ne moti i kemi shpallë luftë serbisë, por tani është radha e Amerikës dhe Evropës t'i shpallin luftë asaj!

20/12/2022

Lufta jonë ishte dhe mbeti vetëm me Serbi!
Dhe tani do luftojm akoma më shumë! Atëher kur të tjerët të bëjn paqe dhe të thërrasin në të lufta jonë do të përshkallzohet!

24/04/2022

Keni vrarë mendjen sa ka ndryshu bota këto njëqind vite?!
A thua nga erdhi ky revulucion industrial dhe teknologjik?
Të gjitha gjërat e zbuluara në shkencë dhe të gjitha këto risi teknologjike s'bashku edhe me rritjen e popullësisë së botës lidhën me zbulimin e parasë letër!

Mallërat dhe shërbimet në një anë dhe paraja në anën tjetër ( energjia) përbëjn ekonomin (mirëqenjen dhe zhvillimin)....!

Tani prap jemi në një pragë të një revulucioni të ri....

10/02/2022

Ky ka qen premtimi mbi të cilën hajnat e mbetur në opozit, përmes mediave të sh*tura dezinformojn!
Mandati i jonë për të qeverisur është: kater vite dhe përveq se nuk e lejuam një ngritje të pakontrolluar të çmimit të rrymës, por tani synojm edhe ta ulim dhe do ja dalim.
Po të ishin hajnat ende në pushtet çmimi me siguri do të ishte njo 20% ma tepër sepse asht dashur të ndajn ata për vete diqka!

Want your business to be the top-listed Government Service in Janjevo?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


Lipjan
Janjevo
14050