26/03/2026
FTESË PËR MBLEDHJEN E III-TË TË RREGULLT TË KUVENDIT KOMUNAL TË JUNIKUT
📍 Vendi: Salla e Kuvendit të Komunës së Junikut
📅 Data: 31.03.2026
🕙 Ora: 10:00
📑 Rendi i propozuar i punës:
1️⃣ Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2️⃣ Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2025 në vitin 2026;
3️⃣ Shqyrtimi dhe miratimi i plotësim-ndryshimeve në Rregulloren komunale për menaxhimin e mbeturinave;
4️⃣ Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së Kuvendit të Komunës së Junikut për vitin 2025;
5️⃣ Shqyrtimi dhe miratimi i inicimit të procedurave për hartimin e Planit trevjeçar për strehim social;
6️⃣ Themelimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB);
7️⃣ Shqyrtimi dhe miratimi i inicimit të procedurave për hartimin e “Planit për Menaxhimin e Tokave Rurale 2026–2030”;
8️⃣ Pyetje nga anëtarët e Kuvendit;
9️⃣ Të ndryshme.
📌 Ftohen qytetarët, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mediat të ndjekin punimet e seancës.
Transparenca dhe llogaridhënia mbeten parime themelore në funksionimin e Kuvendit Komunal të Junikut, në shërbim të interesit publik dhe zhvillimit të qëndrueshëm të komunës sonë.