Komuna e Kaçanikut

Call Directions Website

Komuna e Kaçanikut Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Komuna e Kaçanikut, Government Organization, Kacanik.

Faqja e Kaçanikut do të jetë një dritare e re, ku qytetarët dhe vizitorët do të informohen për aktivitetet komunale, njoftimet zyrtare dhe ngjarjet kryesore, duke rritur transparencën dhe komunikimin me qytetarët.

Mbahet ligjëratë për kancerin e gjiritMe rastin e fushatës “Tetori Rozë”, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjiri...
05/10/2026

Mbahet ligjëratë për kancerin e gjirit

Me rastin e fushatës “Tetori Rozë”, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, në Kaçanik është mbajtur një ligjëratë informuese dhe ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit, e realizuar nga dy mjekë.

Hapjen e aktivitetit e bëri zyrtari për Barazi Gjinore, Vedat Dema, i cili vlerësoi se aktivitete të tilla ndikojnë në sensibilizimin dhe informimin e qytetarëve për rëndësinë e zbulimit të hershëm të sëmundjes.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Lumnie Selmani Demnika, e cila përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të tilla, duke theksuar nevojën për informim, ndërgjegjësim dhe kontrolle të rregullta shëndetësore për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Gjatë ligjëratës u trajtuan tema të rëndësishme lidhur me kancerin e gjirit, faktorët e rrezikut, mënyrat e parandalimit dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.

Aktiviteti është organizuar nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kaçanik dhe Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Kaçanikut, në bashkëpunim me Handikosin.

Përmes aktiviteteve të tilla synohet rritja e ndërgjegjësimit dhe informimit të qytetarëve për kujdesin ndaj shëndetit dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta.

05/10/2026

QKMF-ja është çertifikuar si qendra e parë në Republikën e Kosovës me standarde ISO-9001/2015 për cilësinë e shërbimeve shëndetësore.Kjo arritje është rezultat i punës së palodhur të gjithë stafit tonë,të cilët çdo ditë punojnë me përgjegjësi dhe përkushtim për qytetarët tanë!Falenderojmë Kryetarin e Komunës z.Sabedin Vishi,Drejtoreshën e DSHMS-së Lumnie Selmanaj për përkrahjen e pa rezervë në realizimin e këtij objektivi,Ministrinë e Shëndetësisë,AQH-në dhe gjithë të tjerët që kontribuan në këtë proces!

Me respekt
Dr.Sinan Zeneli
Drejtor i QKMF-së

TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR FAMILJET PALLOSHI, VËRBANI DHE BELAKryetari i Komunës së Kaçanikut Sabedin Vishi, në emër të in...
04/10/2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR FAMILJET PALLOSHI, VËRBANI DHE BELA

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Sabedin Vishi, në emër të institucioneve komunale dhe në emrin e tij, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet Palloshi, Vërbani dhe Bela, me rastin e ndarjes së parakohshme nga jeta të të rinjve Enver Palloshi, Bujar Vërbani dhe Ali Bela.

Në këto momente të rënda dhimbjeje e pikëllimi, bashkëndjejmë me familjet, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që i njohën, duke ndarë me ta dhimbjen për këtë humbje të madhe.

U prehshin në paqe dhe kujtimi për ta qoftë i përjetshëm!

Sabedin Vishi
Kryetar i Komunës së Kaçanikut

QKMF-ja në Kaçanik përfiton donacion me aparaturë mjekësore në vlerë prej 30 mijë eurosh nga AQHQendra Kryesore e Mjekës...
03/10/2026

QKMF-ja në Kaçanik përfiton donacion me aparaturë mjekësore në vlerë prej 30 mijë eurosh nga AQH

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Kaçanik, ka pranuar një donacion nga AQH-ja,m në vlerë prej 30.000 eurosh, i cili përfshin aparaturë mjekësore për laborator.

Pajisjet e reja, të dedikuara për QKMF-në në Kaçanik dhe QMF-në në Doganaj, kanë qenë të nevojshme për përmirësimin e kapaciteteve diagnostikuese dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore shëndetësore për qytetarët.

Në pranimin e donacionit ishte e pranishme edhe drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Lumnie Demnika Selmani, së bashku me përfaqësues të institucioneve shëndetësore.

Këto pajisje moderne diagnostikuese pritet të ndikojnë në rritjen e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve laboratorike, duke mundësuar një shërbim më të avancuar dhe më të qasshëm për pacientët.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe QKMF-ja falënderojnë AQH-në për këtë donacion të rëndësishëm dhe shprehin mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm, me shpresën që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, në funksion të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Kaçanikut.

Kaçaniku shënon fillimin e fushatës “Tetori Rozë”Me rastin e fushatës “Tetori Rozë”, muajit të ndërgjegjësimit për kance...
01/10/2026

Kaçaniku shënon fillimin e fushatës “Tetori Rozë”

Me rastin e fushatës “Tetori Rozë”, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, në Kaçanik është zhvilluar aktiviteti sensibilizues për rëndësinë e parandalimit, kontrolleve të rregullta dhe kujdesit ndaj shëndetit.

Aktiviteti është organizuar nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kaçanik dhe Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Kaçanikut, në bashkëpunim me Handikosin.

Në aktivitet morën pjesë nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Xhelal Dema, drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Lumnie Demnika Selmani, si dhe stafi komunal dhe ai mjekësor.

Aktiviteti përfshiu defilimin nga “Ura e Konakut” deri në Sheshin e Qytetit, si dhe vendosjen e fjongove rozë për qytetarët, me mesazhin për më shumë ndërgjegjësim dhe kujdes ndaj shëndetit të grave.

“ Tetori Rozë” synon të përcjellë mesazhin se kontrollet e rregullta dhe zbulimi i hershëm janë të rëndësishme në luftën kundër kancerit të gjirit.

Komuna e Kaçanikut mbetet e përkushtuar në mbështetjen e aktiviteteve sensibilizuese dhe në promovimin e kujdesit shëndetësor dhe parandalimit

NJOFTIMAktivitete në kuadër të fushatës “Tetori Rozë”Me rastin e fushatës “Tetori Rozë”, muajit të ndërgjegjësimit për k...
30/09/2026

NJOFTIM

Aktivitete në kuadër të fushatës “Tetori Rozë”

Me rastin e fushatës “Tetori Rozë”, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kaçanik dhe Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Kaçanikut, organizojnë një sërë aktivitetesh me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit dhe informimit të qytetarëve për rëndësinë e parandalimit, kontrolleve të rregullta dhe kujdesit ndaj shëndetit.

Në kuadër të kësaj fushate do të zhvillohen këto aktivitete:

* 01.10.2026 (e enjte), nga ora 11:00–13:00 – Defilim nga “Ura e Konakut” deri te Sheshi i Qytetit, në bashkëpunim me Handikosin, si dhe vendosja e fjongove rozë për qytetarët.
* 05.10.2026 (e hënë), nga ora 11:00–12:00 – Ligjëratë me temë “Kanceri i gjirit”, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Kaçanikut.
* 12.10.2026 (e hënë), nga ora 11:00–12:00 – Ligjëratë me temë “Kujdesi për shëndetin”, në Gjimnazin “Skënderbeu”, me një grup nxënësish.
* 15.10.2026 (e enjte), nga ora 11:00–12:00 – Ligjëratë me temë “Kujdesi për shëndetin”, në Shkollën e Mesme Profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka”, me një grup nxënësish.
* 16.10.2026 (e premte), nga ora 11:00–12:00 – Ligjëratë me temë “Kujdesi për shëndetin”, në SHFMU “Emin Duraku” – Kaçanik.

Komuna e Kaçanikut fton qytetarët që t’i bashkohen këtyre aktiviteteve dhe së bashku të kontribuojmë në rritjen e ndërgjegjësimit për shëndetin e gjirit, rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe parandalimin e kancerit të gjirit.

Tetori Rozë – Kujdesi dhe ndërgjegjësimi shpëtojnë jetë!

NJOFTIMNë mbështetje të thirrjes për protestën “JO NË EMRIN TIM!”, e cila do të mbahet më 1 tetor, nga ora 16:00, në She...
30/09/2026

NJOFTIM

Në mbështetje të thirrjes për protestën “JO NË EMRIN TIM!”, e cila do të mbahet më 1 tetor, nga ora 16:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, njoftohen qytetarët e interesuar se nisja nga Kaçaniku do të organizohet me autobusë.

🚌 Ora 14:00 – Nisja nga Stacioni i Autobusëve në Kaçanik
🚌 Ora 14:30 – Nisja nga Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik

Të gjithë të interesuarit ftohen të jenë në vendet e nisjes në kohën e përcaktuar.

Anëtarët e Kuvendit Komunal unanimisht mbështesin deklaratën për UÇK-në “JO NË EMRIN TIM”Anëtarët e Kuvendit Komunal në ...
29/09/2026

Anëtarët e Kuvendit Komunal unanimisht mbështesin deklaratën për UÇK-në “JO NË EMRIN TIM”

Anëtarët e Kuvendit Komunal në Kaçanik njëzëri votuan deklaratën për UÇK-në “JO NË EMRIN TIM”, e cila shpreh mospajtimin me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, solidaritetin me familjet e tyre dhe rikujton sakrificën e qytetarëve të Kosovës për liri dhe çlirim.

Në deklaratë theksohet se kujtesa e qytetarëve të Kaçanikut është e lidhur drejtpërdrejt me sakrificat dhe vuajtjet e përjetuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke përmendur edhe masakrat dhe krimet e kryera ndaj popullsisë civile.

Duke pasur parasysh se vendimi është shpallur me formulimin “Në emër të popullit të Kosovës”, Kuvendi i Komunës së Kaçanikut përcjell mesazhin: “JO NË EMRIN TIM!”, si shprehje e mospajtimit me aktgjykimin dhe e kërkesës për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Deklarata u miratua në mbledhjen e tetë të Kuvendit Komunal, të udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Selajdin Troni. Në mbledhje ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës Sabedin Vishi së bashku me stafin ekzekutiv.

Gjatë kësaj mbledhjeje u miratuan edhe pikat e parapara në rendin e ditës, ndërsa nga rendi i ditës u largua vetëm pika numër 10.

29/09/2026

Seanca e VIII-të e Kuvendit Komunal Kaçanik më dt. 29.09.2026

Address

Kacanik
71000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38329080005

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna e Kaçanikut posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share