Komuna e Kaçanikut

Komuna e Kaçanikut

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Komuna e Kaçanikut, Government Organization, Kacanik.

Faqja e Kaçanikut do të jetë një dritare e re, ku qytetarët dhe vizitorët do të informohen për aktivitetet komunale, njoftimet zyrtare dhe ngjarjet kryesore, duke rritur transparencën dhe komunikimin me qytetarët.

Photos from Drejtoria e Kulturës,Rinisë dhe Sportit-Kaçanik's post 01/06/2026
Photos from Komuna e Kaçanikut's post 30/05/2026

📚 FTESË PËR PËRURIMIN E LIBRIT

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Sabedin Vishi, organizohet ceremonia e përurimit të librave:
“PROJEKTI IDEOR III – Monumenti Idriz Seferi Hero i Gdhendur në Shkëmb në Grykën e Kaçanikut në Kosovë” në katër vëllime.

Data: 02 Qershor 2026
Vendi: Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj” – Kaçanik
Ora: 13:00

Ftohen qytetarët, dashamirët e librit, studiuesit dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore dhe historike.

Mirë se vini!

29/05/2026

🎈 1 Qershori – Dita e Fëmijëve 💚

Për nder të Ditës së Fëmijëve, ju ftojmë të bëheni pjesë e një aktiviteti të veçantë që do të mbahet tek Palestra e Sportit në Kaçanik, nga ora 11:00 deri në 13:00.

Fëmijët do të kenë mundësi të përfshihen në kënde të ndryshme argëtuese:

🤖 Këndi i robotikës
🎨 Këndi i artit
💻 Këndi i teknologjisë
🔭 Këndi i astronomisë, i udhëhequr nga AACK Nebula, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen më afër me botën e astronomisë
🎭 Face painting
🎲 Lojëra dhe aktivitete argëtuese

Ky aktivitet realizohet në bashkëpunim me Handikos-Kacanik dhe mbështetet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Kaçanikut.

Ejani të festojmë së bashku 1 Qershorin! 🌟

Ju mirëpresim! 💚

Photos from Komuna e Kaçanikut's post 29/05/2026

Kuvendi i Komunës mbanë mbledhjen e pestë për vitin 2026

Kuvendi i Komunës së Kaçanikut ka mbajtur mbledhjen e pestë për vitin 2026. Takimin e kryesoi Kryesuesi i Kuvendit Komunal Selajdin Troni, ndërsa prezantoi edhe Kryetari i Komunës Sabedin Vishi, nënkryetari Xhelal Dema si dhe ekzekutivi komunal.

Anëtarët e kuvendit diskutuan dhe miratuan pikat e rendit të ditës:

Propozim Vendim për aprovimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal për Komunën e Kaçanikut 2026-2030;

Propozim Vendim për emërimin e komisionit përzgjedhës për drejtor dhe zëvendësdrejtor të institucioneve arsimore;

Propozim Vendim për bartjen e mjeteve vetanake të pashpenzuara nga vitet paraprake, në Buxhetin e Komunës për vitin 2026;

Propozim Vendim për Shpallje me interes publik të Parcelave Kadastrale në ZK Bob;

Propozim Vendim për formimin e komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e Emërtimit, Riemërtimit të Rrugëve dhe Numërimit të Adresave për territorin e komunës së Kaçanikut si dhe Emërtimin e Objekteve komunale;

Draft Rregullore për transport rrugor në territorin e komunës së Kaçanikut;

Propozim Vendim për Shpallje me interes publik të Parcelave Kadastrale në ZK Kaçanik.

29/05/2026

Seanca e V-të e Kuvendit Komunal Kaçanik më dt. 29.05.2026

Thirrje e Hapur për Programin e 10-të të Punës Praktike në nivel lokal - Democracy Plus 28/05/2026

Thirrje për punë praktike

Democracy Plus (D+), në partneritet me Misionin e OSBE-së në Kosovë, shpall thirrjen e hapur për Programin e 10-të të Punës Praktike në nivel lokal. Programi synon të promovojë pjesëmarrjen e të rinjve në proceset e vendimmarrjes dhe politikëbërjes përmes përvojës praktike dhe qasjes të të mësuarit përmes veprimit.

Thirrje e Hapur për Programin e 10-të të Punës Praktike në nivel lokal - Democracy Plus Democracy Plus (D+), në partneritet me Misionin e OSBE-së në Kosovë, shpall thirrjen e hapur për Programin e 10-të të...

26/05/2026

“Festivalit të Këngës Popullore për Fëmijë – Kaçaniku 2026”

Dy net magjike me zërat e fëmijëve, meloditë e trashëgimisë sonë dhe frymën moderne të kulturës shqiptare.

31 Maj & 1 Qershor 2026
Ora 18:00
Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj” – Kacanik

Festivali mundesohet nga DKRS Komuna e Kaçanikut

Photos from Komuna e Kaçanikut's post 26/05/2026

KPF mbanë mbledhjen e pestë për vitin 2026

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e pestë për vitin 2026, të cilën e kryesoi Kryesuesi i Kuvendit Komunal Selajdin Troni, ndërsa prezantoi edhe nënkryetari Xhelal Dema dhe një pjesë nga ekzekutivi komunal.
Anëtarët e KPF-së punuan sipas pikave të rendit të ditës:

Propozim Vendim për aprovimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal për Komunën e Kaçanikut 2026-2030;

Propozim Vendim për emërimin e komisionit përzgjedhës për drejtor dhe zëvendësdrejtor të institucioneve arsimore;

Propozim Vendim për bartjen e mjeteve vetanake të pashpenzuara nga vitet paraprake, në Buxhetin e Komunës për vitin 2026;

Propozim Vendim për Shpallje me interes publik të Parcelave Kadastrale në ZK Bob, në emër të personit fizik, Afet Zeneli;

Propozim Vendimi për formimin e komisionit për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve lokale dhe emërtimin e objekteve komunale.

26/05/2026

Drejtoria e Arsimit dhe Organizata italiane RTM bashkëpunojnë për mbështetjen e edukimit të hershëm në Kaçanik

Drejtori i Arsimit në Komunën e Kaçanikut Gazmend Bunjaku, ka pritur në takim përfaqësuesen e organizatës italiane Volontari nel Mondo-RTM Lavinia Sgammini, organizatë kjo bartëse e projektit PEDAKOS II, i financuar nga AICS.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin dhe mbështetjen që ky projekt do t’i ofrojë Qendrës për Edukim dhe Aftësim Parashkollor “Agimi” në Kaçanik, me fokus në forcimin e cilësisë në edukimin e hershëm të fëmijëve.

Po ashtu, projekti synon të mbështesë implementimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2017–2021 dhe 2022–2026, përmes avancimit të praktikave edukative dhe ngritjes së kapaciteteve profesionale në institucionet arsimore.

Drejtori Bunjaku falënderoi përfaqësuesit e organizatës për gatishmërinë dhe kontributin në mbështetje të arsimit dhe edukimit të hershëm në Komunën e Kaçanikut.

Want your business to be the top-listed Government Service in Kacanik?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Kacanik
71000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00