Komisioni Komunal i Zgjedhjeve - Kaçanik

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve - Kaçanik

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Komisioni Komunal i Zgjedhjeve - Kaçanik, Political organisation, Kacanik.

09/02/2021

Si të plotësohet fletëvotimi

Photos from Komisioni Komunal i Zgjedhjeve - Kaçanik's post 09/02/2021

Periudha e Votimit permes Postes

Photos from Komisioni Komunal i Zgjedhjeve - Kaçanik's post 02/02/2021

Me ftesë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ-së) në Kaçanik është mbajtur një takim me kandidatet gra për deputete të të gjitha subjekteve politike në Kaçanik. Kryesuesi i KKZ-së Artan Mezraja dhe kandidatet nga të gjitha subjektet politike u zotuan se do të angazhohemi bashkarisht që procesi zgjedhor të jetë i lirë fer dhe demokratik. Tema të diskutimit ishin:
• Roli, përgjegjësia dhe angazhimi i përbashkët i të gjithë akterëve në procesin zgjedhor të datës 14.02.2021.
• Informimi i kandidatëve mbi procedurat e numërimit dhe procedurat e ankesave individuale.
KKZ shpreh falenderim për atmosferën pozitive të takimit si dhe vullnetin dhe gatishmërin e shprehur nga të gjithë kandidatet për t’i shërbyer një procesi zgjedhor të qetë dhe demokratik

Kërkesa për ndryshim për vendvotimit - Demokra –Electoral operations modernization platform of CEC Kosovo 17/01/2021

Periudha për ndërrimin e qendrave të votimit 17 - 27 janar 2021

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju njofton se ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit.
SI TA DINI QENDRËN TUAJ TË VOTIMIT?
Ju mund ta mësoni qendrën tuaj të votimit përmes linkut: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/lista-votuese/
SI TA NDRYSHONI QENDRËN E VOTIMIT?
KQZ përmes aplikacionit online ju mundëson ndryshimin e qendrës së votimit duke plotësuar të dhënat e kërkuara përmes linkut:
http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index
Pasi të aplikoni kërkesa e juaj do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së.
Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, duke plotësuar formularin për ndërrim të Qendrës së Votimit.
Për informata shtesë mund të kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555
Të nderuar qytetarë!
Mbani maskën dhe ruajeni distancën fizike së paku 2 metra.
Ju lutem, respektoni udhëzimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
***********
PREVREMENI IZBORI ZA SKUPŠTINU REPUBLIKE KOSOVO
14. februar 2021.
Period za promenu biračkih centara 17- 27 januar 2021
Poštovani građani Republike Kosovo!
Centralna izborna komisija vas obaveštava da je počeo period kada možete da izvršite promenu Biračkog centra.
KAKO DA ZNATE KOJI JE VAŠ BIRAČKI CENTAR?
Vi možete saznati u kom ste Biračkom centru određeni da glasate putem linka: https://www.kqz-ks.org/.../sherbimet-per.../lista-votuese/
KAKO DA PROMENTITE BIRAČKI CENTAR?
CIK vam putem online aplikacije omogućava promenu biračkog centra popunjavanjem traženih podataka na linku:
http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/SystemNotActive
Nakon podnošenja zahteva, Usluga birača CIK-a će razmotriti vaš zahtev.
Promenu Biračkog centra možete izvršiti i u kancelariji Opštinske izborne komisije, popunjavanjem obrazca za promenu Biračkog centra.
Za dodatne informacije možete nas kontaktirati pozivom na besplatan broj: 0800 55 555
Poštovani građani!
Nosite masku i držite rastojanje od najmanje 2 metra od drugih ljudi.
Molimo vas, poštujte preporuke Nacionalnog instituta za javno zdravlje Kosova.

Kërkesa për ndryshim për vendvotimit - Demokra –Electoral operations modernization platform of CEC Kosovo Kërko

Votimi me Nevoja të Veçanta 14/01/2021

VOTIMI PËR PERSONA ME NEVOJA TË VEÇANTA
(Peridha e regjistrimit : 14-18 Janar 2021)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mundëson pjesëmarrjën në votime edhe të personave që për rrethana specifike nuk mund të shkojnë në vendvotim.
Kjo përfshinë:
1. Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia,
2. Personat në spitale,
3. Personat moshuar në shtëpitë e caktuara veçanërisht për të moshuarit,
4. Personat me aftësi të zvogëluar mentale në institucionet e kujdesit shëndetësor,
5. Të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit, si dhe
6. Personat që nuk mund të dalin nga shtëpia për shkaqe sigurie.
Qasja në këtë shërbim varet nga kategoria të cilës i përkasin, e cila është përshkruar në linkun më poshtë, ndërsa votimi mundësohet përmes ekipeve mobile të cilat shkojnë në shtëpi apo institucionet përkatëse për të mundësuar votimin e personave që votojnë në këtë mënyrë.
Për më shumë:

Votimi me Nevoja të Veçanta Votimi për persona me nevoja të veçanta Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mundëson pjesëmarrjën në votime edhe të personave që për rrethana specifike nuk mund të shkojnë në vendvotim. Kjo përfshinë: Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dal...

Votimi Përmes Postës 14/01/2021

Periudha e aplikimit/regjistrimit për votimi përmes postës 13 janar - 21 janar 2021
Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës.
Të gjitha informacionet e detajuara se si të aplikohet për regjistrim janë të publikuara në këtë link: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per.../votimi-me-poste/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse - që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës

Votimi Përmes Postës Votimi përmes postës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju mundëson qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit të votojnë përmes postës në zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale që mbahen në Kosovë. Për të votuar përmes postës, ju duhet të përmbushni kriteret e zotësisë juridi...

Photos from Komisioni Komunal i Zgjedhjeve - Kaçanik's post 27/09/2019

Nuk mund të kemi qytetari aktive pa qytetar të informuar. Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Kaçanik në kuadër të Zgjedhjeve Për Kuvendin e Kosovës 2019 ka realizuar aktivitetin “Edukimi i Votuesve të Rinjë”. Ky aktivitet është zhvilluar me nxënësit e dy shkollave të mesme në Kaçanik: Shkolla e Mesme Gjimnazi “Skenderbeu” si dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Feriz Guri Vëllezërit Çaka”. Ky aktivitet ka përfshirë nxënësit që i kanë mbushur 18 vjet ose deri në ditën e zgjedhjeve e mbushin këtë moshë e të cilët për herë të parë do të jenë edhe votues në Zgjedhjet Për Kuvendin e Kosovës të 6 tetorit 2019. Kënaqësi puna me të rinjt.

Përmbajtja e këtij aktiviteti ka përfshirë:
1.Ligjerat mbi pjesëmarrjen e të rinjëve në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
2. Simulim i procesit të votimit dhe numërimit.
3 Shperndarja e fletpalosjeve “Si të Plotësohet Fletëvotimi”.

Photos from Komisioni Komunal i Zgjedhjeve - Kaçanik's post 24/09/2019

Sot, me ftesë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ-së) në Kaçanik, është mbajtur një takim me të gjithë kandidatët për deputet të të gjitha subjekteve politike në Kaçanik. Si tema diskutimi u trajtuan:
a) Roli, përgjegjësia dhe angazhimi i përbashkët i të gjithëve akterëve në procesin zgjedhor të datës 6 tetor 2019.
b)Mbarvajtja e fushtës zgjedhore .
c)Informimi i kandidatëve mbi procedurat e numërimit dhe procedurat e ankesave eventuale.
KKZ në Kaçanik është falenderuese për atmosferen e takimit si dhe për vullnetin dhe gatishmerin e shprehur nga të gjithë kandidatët për t’ i shërbyer një procesi zgjedhor të qetë dhe demokratik.

19/11/2017

Informate:
Jane mbyllur te gjitha Qendrat e Votimit si dhe perqindja e daljes ne votime eshte 36.94%

19/11/2017

Informate:
Deri ne oren 15:00 ne Kacanik kane votuar 22.40%. e votuesve te regjistruar.

19/11/2017

Informate:
Deri ne oren 11:10 ne Kacanik kane votuar 6.24%. e votuesve te regjistruar.

Want your business to be the top-listed Government Service in Kacanik?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Kacanik