25/12/2025
Të shtunën, në ora 14:00, në Prishtinë, mbyllim bashkë një rrugëtim të madh me tubimin tonë përmbyllës.
Faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme
AAK
Faqja Zyrtare e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Dega në Kaçanik
Official Page of the Alliance for the Future of Kosova Branch in Kaçanik
25/12/2025
Të shtunën, në ora 14:00, në Prishtinë, mbyllim bashkë një rrugëtim të madh me tubimin tonë përmbyllës.
Faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme
AAK
24/12/2025
Fushata zgjedhore është një kohë reflektimi, dialogu dhe përgjegjësie. Zëri juaj ka rëndësi dhe pjesëmarrja juaj forcon demokracinë. Vetëm përmes bashkëpunimit, ndershmërisë dhe angazhimit mund të sjellim ndryshime reale për komunitetin tonë. Le të ecim përpara me besim, respekt dhe shpresë.
Me Kryeministër Ramush Haradinaj 129✅
Hafize Sallahu 21✅
Fatime Lika 42✅
Bujar Tafili 94✅
21/12/2025
Na ndajnë edhe pak ditë nga përfundimi i fushatës, por vendimi juaj do të ndikojë për vite me radhë.
Këto ditë janë momenti për të zgjedhur punën mbi fjalët, ndershmërinë mbi premtimet boshe dhe të ardhmen mbi të kaluarën.
Me votën tuaj mund ta çojmë përpara ndryshimin që e meritojmë. Besoni, dilni dhe votoni për ne.”
Hafize Sallahu 21✅
Fatime Lika 42✅
Bujar Tafili 94 ✅
18/12/2025
Beke Berisha viziton Kaçanikun, si gjithmonë pranë qytetarëve
Deputeti Beke Berisha ka vizituar sërish Kaçanikun, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e tij të vazhdueshme me këtë qytet.
Vizitat e shpeshta të Beke Berishës në Kaçanik nuk janë rastësi, por pjesë e angazhimit të tij të vazhdueshëm për të qenë pranë qytetarëve dhe për të dëgjuar zërin e tyre drejtpërdrejt. Ai ritheksoi përkushtimin për të mbështetur çështjet dhe projektet që janë në interes të komunitetit lokal.
18/12/2025
Në këto zgjedhje, paraqesim një ekip kandidatësh për deputet që përfaqësojnë vlerat e përkushtimit, profesionalizmit dhe ndershmërisë. Kandidatët tanë vijnë nga fusha të ndryshme të jetës shoqërore, ekonomike dhe akademike, me një qëllim të përbashkët: të shërbejnë qytetarët dhe interesin publik.
Secili prej tyre ka ndërtuar një rrugëtim të bazuar në punë të ndershme, përgjegjësi dhe angazhim konkret për komunitetin. Ata njohin nga afër problematikat e zonës dhe janë të vendosur të jenë zëri juaj në Kuvendin e Kosovës .
Për krah jush me Kryeministër Ramush Haradinaj 129 ✅
15/12/2025
Të mërkurën fillon diçka më e madhe se një tubim, fillon një qëndrim i paparë më herët krah njerëzve që na përkrahin, krah qytetarëve që zgjedhin t’i qëndrojnë afër vendit të tyre.
Krah Republikës së Kosovës dhe diasporës!
08/12/2025
Duke dhënë betimin, ne marrim përsipër një përgjegjësi të madhe, të punojmë me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim për të mirën e përbashkët.
Ne zotëhemi se do të respektojmë ligjin, do të mbrojmë interesin publik dhe do të veprojmë gjithmonë me përgjegjësi në ushtrimin e detyrave tona. Mandati që na është dhënë nga qytetarët është një nder, por mbi të gjitha një obligim që kërkon punë, respekt dhe bashkëpunim.
Kuvendi Komunal është vendi ku zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet dhe ku vendimet duhet të pasqyrojnë nevojat dhe aspiratat e tyre.
Një falenderim për të gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut për përkrahjen e tyre të vazhdueshme ,përgjatë gjithë këtyre viteve .
Kuvendi Komunal Kaçanik
07/12/2025
Mobilizim për zgjedhjet e 28 Dhjetorit
Në zgjedhjet e Dhjetorit Aleanca në Kaçanik ,në listën për deputet do të përfaqsohet nga tre kandidat ,Hafize Sallahu ,Fatime Lika-Kurtaj ,dhe Bujar Tafili .
Të tre emra të njohur në fushën e politikës ,do të punojmë pa ndalur duke u rreshtuar krah liderit Ramush Haradinaj .
Numri i Aleancës në këto zgjedhje është 129 ✅
Hafize Sallahi 21
Fatime Lika Kurtaj 42
Bujar Tafili 94
04/11/2025
Sot u takuam me ish-kandidatët për Asamblenë Komunale të Kaçanikut, ku u diskutua rreth ecurisë së procesit zgjedhor dhe fazës së balotazhit.
Takimi u karakterizua nga shkëmbimi i ideve, vlerësimi i punës së bërë deri më tani dhe nga gatishmëria për të vazhduar bashkëpunimin në funksion të zhvillimit të komunës dhe forcimit të strukturave organizative.
Pjesëmarrësit vlerësuan rëndësinë e unitetit dhe angazhimit të përbashkët, pa u rreshtuar në asnjë anë, duke theksuar qëllimin për të kontribuar pozitivisht në jetën politike dhe demokratike të Kaçanikut.
11/10/2025
Të dashur qytetarë,
E përmbyllëm zyrtarisht këtë fushatë me kandidatët për Asamble , me një takim të organizuar nga kandidati për Asamble Hajredin Luta.
Kjo fushatë ka qenë një udhëtim i mbushur me energji, përkushtim, ide dhe mbi të gjitha me njerëz të zot e njerëz të fjalës .
Ne nuk kemi premtuar mrekulli ,kemi ofruar punë, përkushtim dhe vizion të qartë për të ardhmen e përbashkët. Fushata jonë nuk ishte vetëm për të fituar vota, por për të dëgjuar zërin tuaj, për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të treguar se politika mund të bëhet ndryshe me integritet dhe me njerëzit në qendër.
Tani fjala i takon qytetarëve.
Dita e votimit nuk është thjesht një proces formal është dita kur vendoset drejtimi që duam të marrim si komunitet, si qytet, si vend.
Ju ftojmë që nesër të dilni dhe të votoni nr 174 ✅ ,dhe listën e kandidatëve për Asamble.
Na priftë e mbara !
10/10/2025
Me Ivajalit e qëndresës kombëtare ,Refik Luta edhe pse jeton jasht vendit ai gjithmonë ka dhënë një kontribut të jashtzakonshëm për Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës !
Vazhdojmë fuqishëm 174 Hafize Sallahu ✅