Lëvizja Vetëvendosje Dardanë

Lëvizja Vetëvendosje Dardanë

Share

Lëvizja VETËVENDOSJE! - Dardanë

06/05/2026

Të dashur bashkatdhetarë,
regjistrimi për votim nga mërgata ka filluar.

Afati për regjistrim është nga 6 deri më 17 maj 2026.

Linku për regjistrim:
https://diaspora.kqz-ks.org

Ky proces zgjedhor është shumë i rëndësishëm. Ftoni familjarët, miqtë e dashamirët të bëhen pjesë e vendimmarrjes fillimisht duke u regjistruar për votim, pastaj edhe për të votuar.

Kujdes: Ju që vini fizikisht në Kosovë, nuk keni nevojë për regjistrim.

05/05/2026

Regjistrohu për votim nga mërgata

Afati: 6–17 maj 2026

E dashur mërgatë,
Të nderuar bashkatdhetarë,

Edhe pas shumë përpjekjeve e propozimeve nga ana jonë dhe të gjitha refuzimeve nga ana e opozitës, vendi po futet sërish në një proces zgjedhor. Ju folët qartë në zgjedhjet e fundit, sikurse i gjithë populli i Kosovës, por kjo nomenklaturë e vjetër politike nuk do të dëgjojë.

Edhe ky proces, si të gjitha proceset elektorale, është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ndërkaq, të gjithë ata bashkatdhetarë që nuk do të vijnë fizikisht për votim në Kosovë, duhet patjetër të regjistrohen paraprakisht për të fituar të drejtën për votim me postë apo në ambasada/konsullata.

Afati për regjistrim hapet nesër, e së bashku me të edhe linku për regjistrim.

Ju faleminderit!

04/05/2026

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shpallur zgjedhjet e brendshme për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Afati për pranimin e kandidaturave dhe grumbullimin e nënshkrimeve nga kandidatet/ët është nga data 04.05.2026 deri më datë 07.05.2026.

Sipas Statutit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, secili anëtar i Qendrës ka të drejtë të kandidojë për deputet. Kandidatët fillimisht duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë këto dokumente:

1. Deklaratën e kandidaturës
2. Kopjen e letërnjoftimit
3. Kopjen e kartelës së anëtarësisë
4. Listën me nënshkrime

Secili kandidat që merr formularin e kandidaturës, duhet të marrë edhe listën me kriteret për vlerësimin e kandidatëve.

Këto forma të dokumenteve i gjeni në zyren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Dardanë.

24/04/2026
Photos from Lëvizja Vetëvendosje Dardanë's post 20/04/2026

Në kuadër të manifestimit tradicional “Lulëkuqet e Prillit”, të organizuar nën patronatin e Kryetarit të Dardanës, Kadri Rahimaj, janë mbajtur disa aktivitete që nderojnë dhe përkujtojnë dëshmorët e heronjtë e komunës sonë.

Nënkryetarja e Komunës, Arta Bajralija, bashkë me Shefin e Kabinetit, Vaxhid Rexhepaj, Kryesuesen e Kuvendit Komunal, Abronore Beqiraj-Fera, si dhe me drejtorë e zyrtarë komunalë, bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Dardanë.

Më pas, në Roganë, u mbajt ceremonia përkujtimore për dy heronjtë e kombit, Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu. Pas ceremonisë, në oborrin e përbashkët të dy shkollave që mbajnë emrat e tyre, u zbuluan bustet prej bronzi të dy veprimtarëve të çështjes sonë kombëtare dhe u vendosën lule në shenjë respekti për lavdinë e tyre.

Nënkryetarja Bajralija vazhdoi homazhet në fshatin Rahovicë, ku u përkujtuan dëshmorët Arsim Isufi, Shemsi Isufi, Ahmet Mehmeti dhe Ramadan Kastrati.

Në këtë manifestim tradicional kujtohet edhe Beteja e Marecit, si një ndër betejat e lavdishme të rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të cilën ranë 27 dëshmorë.

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe të heronjve të kombit!

18/04/2026

Në kuadër të manifestimit tradicional “Lulëkuqet e Prillit”, të organizuar nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Dardanës, Kadri Rahimaj, janë vendosur në oborrin e shkollava në Roganë, dy bustet e heronjove tanë kombëtar: Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu.

Në fjalën e saj, Nënkryetarja e Dardanës, Arta Bajralija tha se "në Roganë, në këtë vend ku historia flet, po përjetësojmë dy figura të mëdha të kombit: Metush Krasniqin dhe Sejdi Kryeziun. Ata nuk janë vetëm emra në histori. Ata janë shembuj. Janë udhërrëfyes.

Vendosja e busteve të tyre në oborrin e shkollës është një mesazh i qartë: që liria nuk është dhuratë, por sakrificë; dhe se brezat që vijnë duhet ta njohin këtë sakrificë.

Metush Krasniqi përfaqëson mendimin, guximin dhe vizionin për një komb të lirë. Sejdi Kryeziu përfaqëson flijimin, vendosmërinë dhe dashurinë për atdheun.

Sot, më shumë se kurrë, kemi përgjegjësinë që këtë trashëgimi ta kthejmë në veprim.Të ndërtojmë një shtet të drejtë, një shoqëri të barabartë dhe një të ardhme që e meriton sakrificën e tyre.

Të dashur familjarë, dhimbja juaj është e madhe, por krenaria është edhe më e madhe. Populli ynë nuk do ta harrojë kurrë sakrificën e më të dashurve tuaj. Le të zotohemi që kujtimi i tyre të mos mbetet vetëm në fjalë, por të jetojë çdo ditë në punën dhe përkushtimin tonë.

Heronjtë dhe dëshmorët e kombit, kudo në trojet tona, do të mbeten për ne historia që nuk harrohet, lavdia që nuk shuhet dhe frymëzimi që na udhëheq drejt së ardhmes.

Lavdi e përjetshme Metush Krasniqit dhe Sejdi Kryeziut!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

Ju faleminderit."

17/04/2026

🚧 Rrugët në Brezin Kufitar po ndërtohen

Po punohet me intensitet të lartë për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës Lajqiç – Sedllar – Kranidell.

Punët e mira e investimet në Dardanë po vazhdojnë...

16/04/2026

Rruga Qarkore e qytetit po bëhet

Po vazhdojnë punimet mbarë e mirë drejt asfaltimit të rrugës qarkore të qytetit, e cila do të ketë trotuare, ndriçim dhe kanalizim për ujërat fekale dhe ato atmosferike.

Transformimi i qytetit po vazhdon; punët e mira dhe investimet nuk do të ndalen.

Kryetari Rahimaj dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! mbeten të përkushtuar për një komunë të zhvilluar në aspektin urbanistik dhe jo vetëm.

16/04/2026

Diga e Dardanës po bëhet

Kryetari Rahimaj, bashkë me nënkryetaren e komunës, Arta Bajralija, dhe drejtorin Zotrim Kastrati, kanë pritur në takim përfaqësuesit e projektit FLOWS, përfaqësues nga Banka Botërore dhe nga kompania e kontraktuar për realizimin e projektit për ndërtimin e digës në fshatin Desivojcë.

Diga do të jetë e tipit RCC, me lartësi rreth 58 metra dhe gjatësi prej 184.5 metrash. Sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës do të jetë rreth 0.42 km², ndërsa kapaciteti i rezervuarit të ujit do të jetë rreth 5.9 milionë m³.

Kryetari Rahimaj, në këtë takim, është zotuar se do të ofrojë të gjitha resurset humane dhe mbështetjen institucionale për realizimin e këtij projekti tejet të rëndësishëm për komunën tonë.

Ju kujtojmë se ky projekt zbatohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe financohet nga Banka Botërore, Komisioni Evropian dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC.

10/04/2026

140,000€ grante për bizneset e komunës

Kryetari Rahimaj ka njoftuar hapjen e thirrjes për mbështetje financiare për bizneset në komunën e Dardanës.

Kjo mbështetje për bizneset e reja (start-up) dhe ato ekzistuese konfirmon vazhdimësinë e qeverisjes së mirë të Lëvizjes, e cila do të jetë krah i zhvillimit, rritjes dhe fuqizimit të tyre, si dhe në krijimin e vendeve të reja të punës për qytetarët e komunës.

Vlera e mbështetjes prej 140,000€ për vitin 2026 do të ndahet në dy kategori:

Deri në vlerën 5,000€ do të mbështeten bizneset ekzistuese; dhe
Deri në vlerën 3,000€ do të mbështeten bizneset e reja (start-up).

Detajet rreth aplikimit i gjeni në lidhjen e mëposhtme:
https://kamenice.rks-gov.net/wp.../uploads/2026/04/8820.pdf

🔴 Afati i fundit për aplikim është data 28 prill 2026.

09/04/2026

Komuna e Dardanës ishte pjesë e Konferencës Ndërkombëtare të Çairit 2026, e zhvilluar në Maqedoninë e Veriut më 4 dhe 5 prill. Kjo konferencë u organizua nga Aleanca Kombëtare e Këshilltarëve Bashkiakë.

Komunën tonë, në këtë tryezë rajonale ku u diskutua për sfidat e qeverisjes lokale dhe nevojën për ndryshime në qasjen politike ndaj qytetarëve, e përfaqësoi Burbuqe Leka, njëherazi drejtoreshë e Drejtorisë për Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

Në fjalën e saj, Burbuqe Leka tha se: “Qeverisja lokale duhet të jetë më afër qytetarëve dhe më e guximshme për të ndërmarrë reforma që sjellin zhvillim real.”

Më tej, ajo e paraqiti Komunën e Dardanës si model suksesi me të arriturat e saj, duke theksuar vullnetin e lartë politik për rritjen e transparencës në qeverisjen lokale, vendosjen e qytetarit në qendër, si dhe mbështetjen dhe fuqizimin e rolit të grave në vendimmarrje.

08/04/2026

Komuna për të rinjtë

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Edon Dërmaku, ka nënshkruar kontratat me 15 të rinj dhe të reja nga komuna jonë, për mbajtjen e praktikës profesionale në departamente të ndryshme komunale.

Qeverisja e mirë e Lëvizjes dhe Kryetari Rahimaj do t’u qëndrojnë afër profesionistëve të rinj, duke u krijuar hapësira dhe mbështetje për zhvillimin dhe avancimin e tyre profesional, si dhe për përgatitjen e tyre për tregun e punës.

Want your business to be the top-listed Government Service in Kamenicë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Kamenicë
6

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 05:00
Wednesday 05:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00
Saturday 08:00 - 17:00