02/06/2026
Thirrje Publike për dizajnimin e Stemës së re të Komunës së Kamenicës
Thirrja:
https://kamenice.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/05/12340.pdf
Faqja Zyrtare e Komunës së Kamenicës
02/06/2026
Thirrje Publike për dizajnimin e Stemës së re të Komunës së Kamenicës
Thirrja:
https://kamenice.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/05/12340.pdf
02/06/2026
Vendim për aplikantët e kualifikuar për mbështetje financiare publike për projekte rinore të OJQ-ve dhe individëve
https://kamenice.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/06/14726.pdf
02/06/2026
Vendim për aplikantët e kualifikuar për mbështetje financiare publike për projekte kulturore të OJQ-ve dhe individëve
https://kamenice.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/06/14725.pdf
02/06/2026
Mbahen konsultime publike për tarifat e menaxhimit të mbeturinave dhe Draft-Rregulloren për taksat, tarifat, ngarkesat dhe gjobat komunale
Komuna e Kamenicës ka mbajtur dy konsultime publike lidhur me dokumente të rëndësishme që kanë të bëjnë me tarifat komunale dhe menaxhimin e mbeturinave.
Fillimisht, Grupi Punues për caktimin e tarifave dhe mënyrës së inkasimit të mjeteve financiare për menaxhimin e mbeturinave – kategoritë gjeneruese dhe tarifat, mbajti konsultim publik me qytetarë dhe palë të interesuara.
Kryesuesi i grupit punues, Hysen Jerliu, prezantoi propozimet për tarifat, duke theksuar se shqyrtimi i tyre është obligim ligjor që duhet të realizohet brenda vitit.
Gjatë diskutimit, pjesëmarrësit ngritën një sërë çështjesh dhe pyetjesh, ndër të cilat: mundësia e lirimit nga pagesa për kategoritë e dala nga lufta, dallimi ndërmjet ekonomive familjare me banim të përhershëm dhe atyre jo të përhershme, kategorizimi i veprimtarive të vogla zejtare dhe shërbyese, mënyra e faturimit të institucioneve arsimore gjatë muajve të pushimit, si dhe tarifat e parapara për institucionet komunale.
Po ashtu, u mbajt edhe konsultimi publik për Draft-Rregulloren për caktimin e taksave, tarifave, ngarkesave dhe gjobave komunale.
Me këtë rast, kryesuesi i grupit punues, Hysen Jerliu, bëri të ditur se draft-rregullorja është plotësuar dhe ndryshuar, duke shtuar se një numër i konsiderueshëm i veprimtarive janë të liruara nga taksat, tarifat, ngarkesat dhe gjobat komunale.
Pjesëmarrësit paraqitën komente dhe pyetje të ndryshme, duke përfshirë kërkesën që kategoritë e dala nga lufta të përfshihen si kategori të liruara nga pagesat në institucione të caktuara, përfshirë institucionet parashkollore dhe shërbimet kadastrale. Gjithashtu, u diskutua mundësia e lirimit të këtyre kategorive edhe për bizneset, çështja e tarifimit të mbajtësve të kurseve për nxënës, mbështetja për institucionet shkollore që aplikojnë tarifa, si dhe përdorimi i hapësirave sportive nga klubet jashtë Kamenicës. Pjesë e diskutimeve ishte edhe çështja e kategorive të bizneseve dhe ndryshimet eventuale në lartësinë e taksave.
Të gjitha komentet, sugjerimet dhe vërejtjet e paraqitura gjatë konsultimeve do të përfshihen në raportet përkatëse që do të hartohen nga grupet punuese.
---------------------------------------
Javne konsultacije o tarifama za upravljanje otpadom i Nacrtu uredbe o opštinskim porezima, naknadama, troškovima i kaznama
Opština Kamenica je održala dve javne konsultacije o važnim dokumentima koji se odnose na opštinske tarife i upravljanje otpadom.
U početku je Radna grupa za utvrđivanje tarifa i način prikupljanja finansijskih sredstava za upravljanje otpadom - kategorije proizvodnje i tarife, održala javne konsultacije sa građanima i zainteresovanim stranama.
Predsednik Radne grupe, Hisen Jerliu, predstavio je predloge za tarife, ističući da je njihovo preispitivanje zakonska obaveza koja mora biti završena u roku od godinu dana.
Tokom diskusije, učesnici su pokrenuli niz pitanja i pitanja, uključujući: mogućnost oslobađanja od plaćanja za kategorije koje su nastale iz rata, razlikovanje domaćinstava sa stalnim i nestalnim prebivalištem, kategorizaciju malih zanatskih i uslužnih delatnosti, način fakturisanja obrazovnih ustanova tokom prazničnih meseci, kao i naknade predviđene za opštinske ustanove.
Javna konsultacija je takođe održana o Nacrtu uredbe o utvrđivanju opštinskih poreza, naknada, troškova i kazni.
Ovom prilikom, predsednik radne grupe, Hisen Džerliu, objavio je da je nacrt pravilnika dopunjen i izmenjen, dodajući da je značajan broj aktivnosti oslobođen opštinskih poreza, taksi, naknada i kazni.
Učesnici su podneli razne komentare i pitanja, uključujući zahtev da se kategorije pogođene ratom uvrste kao kategorije oslobođene naknada u određenim institucijama, uključujući predškolske ustanove i katastarske službe. Takođe je razmatrana mogućnost izuzeća ovih kategorija za preduzeća, pitanje naplaćivanja pružaocima kurseva za učenike, podrška školskim institucijama koje primenjuju naknade i korišćenje sportskih objekata od strane klubova van Kamenice. Deo diskusije bilo je i pitanje kategorija preduzeća i mogućih promena u visini poreza.
Svi komentari, sugestije i zapažanja podneti tokom konsultacija biće uključeni u relevantne izveštaje koje će izraditi radne grupe.
02/06/2026
HAPET KONKURSI PËR PRANIMIN E NXËNËSVE TË RINJ!
🎶 Aplikimi është i hapur deri në datën: 18.06.2026
Regjistrohu në instrumentet: PIANO, FLAUT, KLARINETË, VIOLINË, KITARE, SAKSOFON & PËRKUSIONE
🎹🎻🪈🥁🎷🎸
Njoftim
01/06/2026
Urim për 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve
Urim për 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve
Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, Nazmije Demolli Kastrati uron të gjithë fëmijët, duke iu dëshiruar shëndet, lumturi, siguri dhe një fëmijëri të mbushur me dashuri, kujdes e mundësi për zhvillim.
Kjo ditë na rikujton rëndësinë e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të fëmijëve, në frymën e parimeve të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e cila thekson se çdo fëmijë ka të drejtë për mbrojtje, arsimim, barazi, mirëqenie dhe një mjedis të sigurt për t’u zhvilluar.
Njëkohësisht, krahas të drejtave, është e rëndësishme që fëmijët të edukohen edhe me ndjenjën e përgjegjësisë, respektit ndaj të tjerëve, bashkëpunimit, tolerancës dhe kujdesit për komunitetin ku jetojnë.
Le të vazhdojmë së bashku të punojmë që çdo fëmijë të rritet i mbrojtur, i respektuar dhe i dëgjuar, sepse fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja jonë.
Gëzuar 1 Qershorin!
Njoftim për mbajtjen e konsultimeve publike
Komuna e Kamenicës njofton qytetarët, përfaqësuesit e bizneseve, organizatat e shoqërisë civile dhe të gjitha palët e interesuara se nesër (02 Qershor) do të mbahen dy konsultime publike në Sallën e Kuvendit Komunal.
📌 Ora 10:00 – Konsultim publik për caktimin e tarifave dhe mënyrës së inkasimit të mjeteve financiare për menaxhimin e mbeturinave – Kategoritë gjeneruese dhe tarifat.
📌 Ora 11:00 – Konsultim publik për Draft-Rregulloren për caktimin e taksave, tarifave, ngarkesave dhe gjobave komunale.
Ftohen të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara të marrin pjesë në këto konsultime publike dhe të kontribuojnë me komentet, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre,
Vendim për ndalimin e qarkullimit të skuterëve elektrik dhe biçikletave në rrugën "Skënderbeu" deri te aksi që lidhet me rrugën "Vëllezërit Bytyqi
https://kamenice.rks-gov.net/vendim-per-ndalimin-e-qarkullimit-te-skutereve-elektrik-dhe-bicikletave-ne-rrugen-skenderbeu-deri-te-aksi-qe-lidhet-me-rrugen-vellezerit-bytyqi/
29/05/2026
Mbahet mbledhja e pestë e Kuvendit Komunal
Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt. Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit, Arbnore Beqiraj-Fera, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin Kryetari Kadri Rahimaj, Nënkryetarja Arta Bajralija, asambleistët, drejtorët komunal, OJQ dhe të tjerë.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar me datë 04.03.2026.
2. Pyetje legjislativit drejtuar ekzekutivit.
3. Propozim vendim për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës.
4. Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës.
5. Propozim vendim për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës.
6. Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës.
7. Propozim vendim për miratimin e raporteve të Komisionit Komunal për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.
8. Propozim vendim për miratimin e Draft planit Komunal për Ri-integrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimit të të huajve në Komunë për Kamenicën e Kamenicës 2026-2028.
9. Të ndryshme.
Pas hapjes së mbledhjes Kryesuesja e Kuvendit, Arbnore Beqiraj-Fera ka paraqitur rendin e ditës duke pyetur nëse ka pika shtesë për të hyrë në rend dite. Në fjalën e tij Kryetari Rahimaj ka paraqitur dy propozime për të hyrë në rend dite si:
1. Propozim venndim për barjten e mjeteve bga të hyrat vetanake nga viti 2025 në vitin 2026,
2. Propozim vendim për buxhetimin e bashkëfinancimit dhe krijimin e kodit të ri për projektin “Kolektori i ujërave atmosferikë”, në mes të Komunës së Kamenicës dhe participimit të M&B Company SH.P.K.
Pas debatit nga asambleistët të gjitha pikat u shqyrtuan dhe u miratuan me shumicë votash.
-----------------------------------------
Održana peta sednica Skupštine opštine
Skupština opština održala je svoju petu redovnu sednicu. Sednicu je otvorila predsednica Skupštine, Arbnore Bećiraj-Fera, a sastanku su prisustvovali predsednik Kadri Rahimaj, potpredsednica Arta Bajralija, članovi skupštine, opštinski direktori, nevladine organizacije i drugi.
Na dnevnom redu su razmatrane sledeće tačke:
1. Razmatranje i usvajanje zapisnika sa prethodne sednice od 04.03.2026. godine.
2. Pitanja zakonodavnoj vlasti upućena izvršnoj vlasti.
3. Predlog odluke o formiranju komisije za sprovođenje postupaka i procenu ponuda za dodelu na korišćenje nepokretne imovine opštine.
4. Predlog odluke o dodeli na kratkoročno korišćenje nepokretne imovine opštine.
5. Predlog odluke o formiranju komisije za sprovođenje postupaka i procenu ponuda za dodelu na korišćenje nepokretne imovine opštine.
6. Predlog odluke o davanju na kratkoročno korišćenje nepokretne imovine Opštine.
7. Predlog odluke o usvajanju izveštaja Opštinske komisije za procenu štete nastale usled prirodnih i drugih katastrofa.
8. Predlog odluke o usvajanju Nacrta Opštinskog plana za održivu reintegraciju repatriranih lica i integraciju stranaca u opštini Kamenica i Kamenica 2026-2028.
9. Razno.
Nakon otvaranja sednice, predsednica Skupštine, Arbnore Bećiraj-Fera, predstavila je dnevni red, pitajući da li ima još nekih tačaka koje treba dodati na dnevni red. U svom govoru, gradonačelnik Rahimaj je predstavio dva predloga koja će biti uvrštena u dnevni red:
1. Predlog odluke o prenosu sredstava iz sopstvenih prihoda sa 2025. na 2026. godinu,
2. Predlog odluke o budžetiranju sufinansiranja i kreiranju novog koda za projekat „Kolektor atmosferskih voda“, između opštine Kamenica i učešća kompanije M&B SH.P.K.
Nakon rasprave od strane odbornika skupštine, sve tačke su razmotrene i usvojene većinom glasova.