Karaçevë e Ulët

Directions

Karaçevë e Ulët 𝙊𝙪𝙧 𝙫𝙞𝙡𝙡𝙖𝙜𝙚 𝙞𝙨 𝙩𝙝𝙚 𝙗𝙚𝙨𝙩 𝙞𝙣 𝙩𝙝𝙚 𝙘𝙤𝙪𝙣𝙩𝙧𝙮!

NJOFTIM MORTOR 🕊️Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga kjo botë të Haxhi Aqif Fazliut.(Varrimi të Hanen me ...
11/10/2026

NJOFTIM MORTOR 🕊️

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga kjo botë të Haxhi Aqif Fazliut.
(Varrimi të Hanen me 12 Tetor 2026, pas namazit të drekës)

Haxhi Aqifi ishte një njeri i urtë, i kulturuar dhe me vlera të larta njerëzore e fetare. Një besimtar i përkushtuar, i cili e fali namazin rregullisht në xhami dhe shërbeu me devotshmëri si muezin dhe në shumë raste si Imam, duke e zbukuruar me zërin dhe përkushtimin e tij thirrjen për namaz.

Ai do të kujtohet gjithmonë për urtësinë, sjelljen e tij të matur, respektin ndaj çdo njeriu dhe kulturën e lartë që e karakterizonte. Ishte një punëtor i madh, njeri i ndershëm dhe shembull i përulësisë, i përkushtimit dhe i mirësisë.

Haxhi Aqifi nuk ishte vetëm një besimtar i devotshëm, por edhe një njeri që me sjelljen dhe veprat e tij la gjurmë të çmuara në mesin e bashkëfshatarëve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin.

Njerëz të tillë nuk harrohen lehtë, sepse pas vetes lënë kujtime të mira, respekt dhe një emër që përmendet me nderim.

Në këto çaste të vështira, familjes Fazliu, të afërmve, miqve dhe gjithë bashkëfshatarëve të Karaçevës u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

Allahu e mëshiroftë Haxhi Aqifin, ia faltë gabimet, ia ndriçoftë varrin dhe e shpërbleftë me Xhenet për të mirat dhe shërbimin e tij ndaj fesë.

Allahu i dhëntë familjes dhe të gjithë të pikëlluarve sabër e forcë për ta përballuar këtë humbje!

Inna lil-lahi ue inna ilejhi raxhiun.

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

19/09/2026

NJOFTIM

Të nderuar bashkëvendës,

Ju njoftojmë se, me rastin e ndarjes nga jeta të nipit Abdullah Selishta, nesër e diel, do të shkojmë bashkërisht në t’pame te familja Selishta në Gjilan.

📍 Vendi i nisjes: Parku i Dëshmorëve Karaçevë e Poshtme.
E diel, 🕙 Ora e nisjes: 10:00 paradite

Ju ftojmë të bashkoheni me ne, për t’i shprehur ngushëllimet familjes dhe për të qenë pranë tyre në këto momente të vështira.

Zoti e mëshiroftë të ndjerin dhe familjes i dhëntë sabër!

NJOFTIM MORTORMe pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë e të gjithë të afërmit se u nda nga jeta, në moshën 52-v...
17/09/2026

NJOFTIM MORTOR

Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë e të gjithë të afërmit se u nda nga jeta, në moshën 52-vjeçare

AVDULLAH MALIQ SELISHTA

Varrimi i të ndjerit bahet më 18.09.2026 (e premte), pas namazit të Ikindisë, në ora 16:00, në Karaçevë, te vorrezat e lagjes së Selishtve.

Falja e namazit të xhenazes bahet te vorrezat.

Pritjet për ngushëllime zgjasin 3 ditë, prej ditës së shtunë, te shpia e të ndjerit, në Rrugën Çarkore, mrapa fushës së futbollit GETI-GJILAN.

09/09/2026

Zoti e vraftë atë dorë që e bani këtë gjest të shëmtuem!

Krejt mundin e nji vere të nxehtë, ja çoi dëm, tue ja djegë mbi 5.000 (pesë mijë) copa duj sanë, që bujku i kishte sigurue për kafshët e tyne për periudhën e dimnit.

Zoti ja shkrumoftë zemrën, nëse ky gjest asht ba prej dore njeriu!

Me djegë mundin e nji viti e me lanë kafshët pa ushqim për dimën, asht nji vepër e randë e e pamëshirshme. 😔

Bashkëvendas të nderuar,Ju njoftojmë se sot do të lëshohet ujësjellësi.💦Por kemi një lutje për të gjithë ju:🤲 ju lutemi,...
26/08/2026

Bashkëvendas të nderuar,

Ju njoftojmë se sot do të lëshohet ujësjellësi.💦

Por kemi një lutje për të gjithë ju:🤲
ju lutemi, mos e keqpërdorni ujin, pasi lumi në Muhoc është shterur dhe burimet janë shumë të kufizuara.

Ju lutemi, përdoreni ujin vetëm për nevojat e amvisërisë dhe me maksimumin e kujdesit. Ruajeni ujin, sepse dikush mund ta ketë këtë si të vetmin burim për furnizimin e shtëpisë.

Faleminderit shumë për mirëkuptimin dhe kujdesin tuaj!

09/08/2026

Gjithmonë ka qenë kënaqësi në këtë vend🤩

16/07/2026

Njoftim per t’pame
Te nderuar bashkvendas neser mas namazit te xhumase organizohemi me shku ne te pame ne novosell dhe ne rogan vendtakimi te sh*torja e Limit ora 13:30

10/06/2026

Tefik Keka
n’Tri shkronjat e ARTA❤️🖤

(Foto nga AI)🤗

N J O F T I MSipas informatave qe kemi nga zyra e Rindertimit te Kadastrit, neser dite e Premte  dhe diten e Shtune duke...
21/05/2026

N J O F T I M
Sipas informatave qe kemi nga zyra e Rindertimit te Kadastrit, neser dite e Premte dhe diten e Shtune duke filluar nga ora 9:00 do te behen m***et nga Gjeodetet dhe do te jene 5 ose 6 Gjeodet.
Te gjithe ata qe kane nevoj qe te bejne m***e te lajmrohen dhe te jene prezent ne shtepite dhe ne parcelat e tyre.

19/02/2026

Address

Kamenica
123456

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Karaçevë e Ulët posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share