Fshati Kopërnicë

Fshati Kopërnicë

Share

Gjithçka nga Fshati Kopërnicë

Photos from Fshati Kopërnicë's post 20/03/2026

🌙 Urime Festa e Fitër Bajramit! 🤍

Të dashur banorë të fshatit Kopernicë,

Me rastin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit, ju urojmë nga zemra paqe, shëndet, lumturi dhe begati në familjet tuaja. Kjo ditë e bekuar le të na gjejë më të bashkuar, më të afërt me njëri-tjetrin dhe plot mirësi.

Pas një muaji sakrifice dhe përkushtimi, kjo festë na rikujton vlerat më të larta njerëzore: solidaritetin, dashurinë dhe faljen. Le të shërbejë si një moment reflektimi dhe gëzimi për të gjithë ne.

📸 (Foto nga xhamia e fshatit Kopernicë)

Gëzuar Fitër Bajramin! 🌙✨

17/02/2026

Të dashur bashkëvendas të Kopernicës,
Sot festojmë me krenari 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës – ditën kur ëndrra shekullore për liri u bë realitet.

Kjo ditë e shenjtë na kujton sakrificën e bijve dhe bijave më të mirë të kombit tonë, të cilët dhanë gjithçka për atdheun. Me respekt dhe mirënjohje të thellë kujtojmë Rahim Beqirin dhe Ismajl Ismajlin, që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë që ne sot e gëzojmë.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve!
Zoti e bekoftë Kosovën dhe çdo familje të Kopernicës! 🇽🇰❤️

Gëzuar Pavarësinë!

Photos from Fshati Kopërnicë's post 13/02/2026

Sot, në mënyrë vullnetare, oborri i shkollës fillore u pastrua falë angazhimit të disa djemve të fshatit tonë: Bujar Beqiraj, Adem Beqiraj dhe Valdan Ajvazaj.

Me punën dhe përkushtimin e tyre, ata treguan shembull të mirë për gjithë komunitetin. Falë tyre, oborri tashmë është më i pastër dhe më i rregullt për nxënësit dhe stafin e shkollës.

Mirënjohje për kontributin dhe gatishmërinë e tyre për të ndihmuar pa asnjë interes – shembuj që na bëjnë krenarë! 👏

30/01/2026

📢 NJOFTIM PËR BANORËT E FSHATIT KOPERNIC

Agjencioni Qeveritar i SHBA-së në Kosovë Peace Corps kërkon familje nga fshati Kopernic që janë të interesuara të pranojnë vullnetarë amerikanë në shtëpitë e tyre.

🗓 Periudha e qëndrimit:
06 Mars – 13 Maj 2026

Gjatë kësaj kohe, vullnetarët do të mësojnë gjuhën dhe kulturën vendase dhe do të përgatiten për punë me shkolla dhe OJQ në Kosovë.

📞 Familjet e interesuara të lajmërohen në:
049 820 900

Ju lutemi, shpërndajeni njoftimin që të arrijë tek sa më shumë banorë 🙏

Photos from Fshati Kopërnicë's post 06/12/2025

📢 Njoftim për vazhdimin e punimeve

Ju njoftojmë se sot kanë vazhduar punimet për ndërtimin e trotuarit nga vendi i quajtur “Penda e Dytë” deri tek “Qafa e Kopërnicës”.
Ky projekt ka për qëllim rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e qarkullimit për të gjithë banorët e zonës.

Falënderojmë ekipet punuese dhe të gjithë kontribuuesit për angazhimin dhe mbështetjen e tyre.

11/10/2025

❤️ KOPERNICË – SOT ËSHTË KOHA

📅 E SHTUNË | Ora 19:00
📍 Restaurant “Kalaja”

Sot takohemi me Kryetarin tonë, Kadri Rahimaj, dhe Jeton Zylfiun, kandidatin tonë për Asamble, bijtë e Kopernicës që po e çojnë përpara gjithë komunën. 🇽🇰

Ky është momenti i bashkimit të fshatit, është dashuri për rrënjët, për familjet tona, për njerëzit tanë.

Të gjithë bashkë, me zemër e krenari, ta tregojmë fuqinë e Kopernicës! ❤️

🕖 E shtunë | Ora 19:00 | Restaurant “Kalaja”
Hajde bashkë për fshatin tonë, për krenarinë tonë! 💪

05/10/2025

📢 Lajm i mirë për fshatin tonë!
Me përkrahjen e Kryetarit të Komunës, z. Kadri Rahimaj, do të filloj procesi i asfaltimit të rrugëve si dhe vazhdimi i trotuarit në fshatin tonë. 🚧🚜

Photos from Fshati Kopërnicë's post 01/10/2025

Lumi në Kopërnicë do të kthehet në atraksion për qytetarë✅

Bashkë me kandidatin për asamble Jeton Zylfiu (12) e me banorë të fshatit Kopërnicë, dje kemi vënë gurëthemelin e projektit për parkun në këtë fshat.

📌Një projekt në vlerë prej 288,000 eurosh që do të përfshijë:
🚶Shtigje për ecje,
🌳Hapësira rekreacioni
🏀Fushë streetballi,
🚗Parking për vetura,
🚲Parking për biçikleta.

Faleminderit Kryetar Kadri Rahimaj
Jepi krah zhvillimit +4✅

26/09/2025

Kopernica me projekt për ndërtimin e qendrës së menaxhimit të mbeturinave organike.

Jepi krah zhvillimit🫡

Want your business to be the top-listed Government Service in Kamenica?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Kopërnicë
Kamenica
62000