Komuna e Kijevës

Komuna e Kijevës

Share

Të japim mbështetje që Kijeva të bëhet komunë! Kijeva me rrethinë themelojnë Grupin Nismëtar për Rithemelimin e Komunës së Kijevës.

Kijevë ka patur statusin e komunës që në fillim të shekullit të kaluar dhe deri ne vitin 1924. Komuna në Kijevë u rikthye gjatë luftës së dytë botërore, kurse nga viti 1946 e deri më 1960 ishte njësi administrative. Në mars të këtij viti banorët e Kijevës dhe të fshatrave përreth u bashkuan për rithemelimin e Komunës së Kijeves. Më datë 17 Mars 2014 Grupi Nismëtar hapi zyrën e vet afër restaurant

26/01/2022

Njoftim
Ndahet nga jeta në moshë të re veterani i brigadës 122 "Imer Krasniqi", Mehmet Gashi.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me datë 27 Janar 2022 në orën 13:00 në Kijevë.
Shprehim ngushëllimet Familjës.

Photos from Komuna e Kijevës's post 16/04/2021

Punimet e qerdhës në Kijevë 🏫

16/04/2021

Të dashur familjarë dhe miq

Në emër të familjes Gashi më lejoni të ju shprehë falënderimet tona për ngushëllimet tuaja. Biri, vëllai dhe axha ynë, Selajdini, kishte dashuri te madhe për Atdheun, Kombin, për Kulturën dhe për njerëzit e vendit të vet, por edhe për njerëzit, kulturën dhe letërsinë e vendit ku jetonte dhe si i tillë ai i përkiste të gjithëve. Andaj, ju falënderojmë shumë për nderimet që i bëni edhe në ndarjen e tij fizike nga kjo botë.

Informate:
Gjithashtu dëshirojmë të ju përcjellim informatat për lamtumirën e fundit të familjarit tonë të dashur Selajdin Gashi, për varrimin dhe të pamën duke respektuar rregullat dhe kufizimet e masave të shëndetit publik dhe për ceremoninë komemorative në mënyrë virtuale.
Ju njoftojmë se varrimi i të ndjerit do të bëhet të shtunën në Kijevë, vetëm në prani të rrethit të ngushtë familjar.
Të dielën dhe të hënën nga ora 10 deri në ora 16 familja do të hapë të pame në oborrin e shtëpisë së vëllezërve Gashi në Kijevë. Prezent do të jenë jo më shumë se 10 familjarë të mbledhur në oborr, ndërsa ftohen familjarët, miqtë dhe dashamirët për homazhe duke respektuar rregullat dhe kufizimet për shkak të pandemisë, pa u ndalur e pa u mbledhur. Ju falënderojmë për mirëkuptimin.

Më poshtë po ndajmë informata lidhur me Ceremoninë Komemorative Virtuale:
“Selajdin Gashi – Zëri i Frymëzimit dhe Zemrës”.
Ju njoftojmë se të martën, më 20 prill 2021, nga ora 13 deri në 14:15, do të mbajmë një Ceremoni Komemorative Virtuale nëpërmjet platformës Zoom, për nder të familjarit tonë të dashur Selajdin Gashi dhe i ftojmë gjithë ata që duan të jenë pjesë të regjistrohen këtu: https://us02web.zoom.us/webinar/register/WN_qkLb2pzMQm2Fs7M5MbyJ7g
Ceremonia Komemorative Virtuale do të përfshijë fjalë rasti kushtuar jetës dhe veprës si dhe personalitetit të Selajdin Gash*t. Gjatë ceremonisë, do të na drejtohen udhëheqës të institucioneve të Republikës së Kosovës, predikues fetarë, kolegë shkrimtarë, gazetarë dhe familjarë.
Të gjithë ata që nuk kanë mundësi të lidhen nëpërmjet Zoom, mund të përcjellin transmetimin drejtpërdrejt në Facebook, nga faqet e familjarëve të afërt të Selajdinit.

Ju faleminderit për vëmendjen,

Familja e të ndjerit Selajdin Gashi

Photos from Komuna e Kijevës's post 21/11/2020

Pastrimi i hapësirës së varrezave, punë vullnetare nga bashkqytetarët e Kjevës

17/10/2020

🍂

11/09/2020

Të dashur familjarë dhe miq,

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që sot, me 11 shtator 2020, ndërroi jetë më i dashuri ynë z. Sulejman Gashi. Ai po luftonte shumë që të rikthehej nga gjendja e rëndë që kishte pësuar katër vite më parë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhët në vëndlindjen e tij në Kosovë, vendin të cilin ai e deshi aq shumë. Sulejman Gashi bëri një jetë, dhe la një vepër, me domëthënie të jashtëzakonshme për familjen, profesionin, vendin dhe kombin e tij.

Në ditët në vijim do të ju japim informata të mëtutjeshme. Ne jemi mirënjohës për respektin dhe dashurinë që njerëzit e kanë për më të dashurin tonë, Sulejmanin, por ju lusim që bashkërisht të respektojmë masat e shëndetit publik në këtë kohë pandemie.

Ju jemi mirënjohës për respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë tejët të vështirë për familjen dhe farefisin tonë.

Me respekt,
Familja e z. Sulejman Gash*t

Photos from Komuna e Kijevës's post 08/09/2020

Vihet gurthemeli i fushës së sporteve në shkollën fillore "Kajtaz Ramadani" në Kijevë.
Të pranishëm ishin kryetari i fshatit Bashkim Gashi, dy drejtorët e shkollave të Kijevës Avdyl Gashi dhe Sami Toplana, Kajtaz Gashi anëtar në kuvendin komunal të Malishevës, drejtori i urbanizmit Ahmet Morina, drejtori komunal i arsimit Blerim Thaçi.
Gjithashtu do fillojnë punimet në ndërtimin e fushës së sporteve në shkollën e mesme "Lasgush Poradeci" dhe në ndërtimin e çerdhes.
Pas shumë viteve filluan investimet në Kijevë, shpresojmë që do vazhdojnë në shumë projekte të nevojshme në Kijevë dhe rrethinë të Kijevës.
Falenderojmë Kuvendin e Malishevës, kryetarin e Kijevës, anëtarët në kuvendin komunal dhe qdo qytetarë për inciativën dhe punën në realizimin e projekteve.

09/07/2020

Pastrimi i hapësirës rreth Kroit.
Punë e realizuar nga bashkëqytetarët e Kijevës

12/01/2019

Kijeva

09/04/2018

Sulmi mbi postbllokun e policisë serbe në Kijevës viti 1998

Want your business to be the top-listed Government Service in Kijevë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Kijevë
24060