Fshati Gremnik

Fshati Gremnik

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Fshati Gremnik, Social service, "Dituria" Nr. 44 Gremnik, Klina.

Kjo Faqe i dedikohet, Fshatit Gremnik, duke përcjellur e pasqyruar të gjitha njoftimet, ngjarjèt dhe evenimentet tjera kulturore,artistike, afariste e sociale që kanë të bejnë me vendëlindjen tonë.

29/04/2026

Njoftim për të pame!

Njoftojmë bashkatdhetarët, miq, shokë e dashamirë , së, me rastin e vdekjës së vëllaut tonë,(10.04.2026) veteran i UÇK-së, Brahim Haxhi Toqani, nga fshati Gremnik, vëllezërit: Ali, Shaqir e Naman Toqani, hapin të pame në Gjermani.

E pamja do të mbahet më datë: 01.05.2026, ditë e premte, prej orës 10:.oo deri në orën 15.oo.

Adresa: Jahnstr.15,95478. Kemnath Deutschland.
Për informata: Ali Toqani: +4915738640984.

Familja Toqani.

23/04/2026

Dëshmorët nuk vdesin kurrë...!
Hero i Kombit, Kamer Bacaj (16.09.1958-23.04.1999)

Sot, 27 vjet, nga rënia heroike dëshmorit tè Kombit, Kamer Bacaj, i cili ra në mbrojtje të Lirisë së Kosovës, nè Shupkoc tè Mitrovicès, me 23.04.1999.
Liria ndèrtohet me jetèra,ndèrtohet me gjak dhe dèshmor, kurse dèshmorèt janè ndèri dhe krenaria e popullit tonè martir. Kalojnè vitet, do tè kalojnè edhe shekuj, kujtimi pèr dèshmorèt do tè mbetèt i freskèt nè mendjet tona , nè kujtesèn tonè historike.
Lavdi Heroit të kombit, Kamer Bacaj.Lavdi të rënëve për Lirinë e Kosovës!

Photos from Fshati Gremnik's post 21/04/2026

ORGANIZATA e VETERANËVE të LUFTËS së USHTRISË ÇLIRIMTARE të KOSOVËS, DEGA- KLINË- dhe NËNDEGA- GREMNIK, si dhe gjithë BASHKËLUFTËTARËT- Nderojnë më MIRËNJOHJE -POST MORTUM-: Zenel Tahir Kalludra dhe Brahim Haxhi Toçani, për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare dhe vetëmohimin e jashtëzakonshëm në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në emër të faqes: Fshati Gremnik , falenderojmë, OVL E UÇK-së ,dega Klinë - Nëndega Gremnik, dhe të gjithë bashkëluftëtarët.
Të dy bashkëvendasve tanë veteran të UÇKsë , u qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Lavdi!

17/04/2026

Njoftim mortor!
Më pikëllim të thellë, njoftojmë bashkëvendësit, miq, shokë e dashamirë se ka ndërruar jetë në moshën, 74 vjeçare, Shaban Dan Turjani (04.11.1952 - 17.04.2026)
Varrimi i të ndjerit behët, nesër, e shtunë, datë:18.04.2026. në ora;15.oo, në varrezat e fshatit Gremnik.
E pikëlluar ,Familja, Turjani.

10/04/2026

Njoftim mortor!
Më dhimbje të madhe e pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë të afërmit, bashkëvendasit, miq ,shokë dhe dashamirë se ka ndërruar jetë në moshëm 60 vjeçare vëllau jonë i dashur, Veterani i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës Brahim Haxhi Toçani. (25.02.1966- 10.04.2026).
Varrimi i më të dashurit tonë bëhet nesër, ditë e shtunë, ,datë:11.04.2026 në ora 17:00 në varrezat e fshatit Gremnik.
E pikëlluar familja e Haxhi Toçanit, Gremnik.

04/04/2026

Sot, më 4 prill, përkujtojmë 27-vjetorin e Masakrës së Kralanit — një nga ngjarjet më të dhimbshme dhe më tronditëse të historisë sonë kombëtare.
Në këtë ditë të rëndë, përulemi me respekt të thellë para kujtimit të viktimave të pafajshme, të cilëve iu ndërpre jeta në mënyrë mizore, duke lënë pas plagë që ende nuk janë shëruar. Dhimbja e familjeve të tyre mbetet e gjallë, ndërsa kujtimi i tyre jeton përherë në ndërgjegjen tonë kolektive.
4 prilli nuk është vetëm një datë në kalendar — është një thirrje për kujtesë, për drejtësi dhe për të mos lejuar që sakrifica dhe vuajtja të harrohen kurrë. Është një ditë që na bashkon në dhimbje, por edhe në vendosmërinë për të ruajtur të vërtetën dhe për të nderuar jetët e humbura.
Le të jetë kjo ditë një betim i përbashkët se kujtimi i tyre do të jetojë gjithmonë, dhe se historia nuk do të përsëritet më kurrë.
Lavdi dhe përjetë kujtim për të rënët. 🕊️

31/03/2026

Përkujtim për Dëshmorin, Abedin Merlaku!
Sot, në 27-vjetorin e rënies së tij, Gremniku dhe gjithë shqiptaria, përkulet me dhimbje të thellë dhe krenari të pashuar para kujtimit të Dëshmorit, heroi të Kosovës, Abedin Tahir Merlaku (08.10.1979- 31.03.1999).
Në pranverën e vitit 1999, kur Kosova po kalonte ditët më të vështira të historisë së saj, një djalë i ri nga Gremniku, i ri në moshë, vendosi të lërë bankat e shkollës dhe të marrë mbi supe barrën e rëndë të lirisë. Abedini, nuk zgjodhi rrugën e lehtë të rinisë, por atë të sakrificës,të nderit dhe të pavdekësisë. Ai e ktheu ëndrrën për jetë në një ideal më të madh; – lirinë e atdheut.
Ai ishte djalë i familjes më traditë, i dashur, nxënës me ëndrra, por mbi të gjitha ishte bir i kësaj t**e që në momentin më vendimtar nuk u tërhoq.Me guxim dhe vendosmëri, ai u rreshtua në anën e drejtë të historisë, për krah vëllezërve e motrave të UÇK-së, duke dëshmuar se dashuria për atdheun nuk njeh moshë.
Rënia e tij është plagë që dhemb, por edhe dritë që ndriçon rrugën tonë. Gjaku i tij u bë pjesë e themeleve të lirisë sonë, ndërsa emri i tij mbetet i gdhendur përgjithmonë në kujtesën e Gremnikut dhe të gjithë Kosovës.
Sot, ne nuk kujtojmë vetëm humbjen, por edhe madhështinë e sakrificës së tij. Ne kujtojmë një jetë të re që u shndërrua në përjetësi, një emër që u bë simbol qëndrese, një zemër që rrahu fort për lirinë që ne sot e gëzojmë.
Gremniku sot nuk është vetëm në dhimbje,por – është edhe krenar. Krenar për birin e vet që u bë dëshmor, që e ngriti lart emrin e vendlindjes dhe që la pas një amanet të shenjtë: lirinë ta duam, ta ruajmë dhe ta çmojmë gjithmonë.
Le të jetë kujtimi për Abedin Merlakun udhërrëfyes për brezat që vijnë, një thirrje për unitet, për dashuri ndaj atdheut dhe për mosharresë.
Lavdi e përjetshme Dëshmorit Abedin Merlaku!

31/03/2026

Gremniku përkujton më të dashurit e vet!
Sot, në 27-vjetorin e Masakrës së Pastaselit, ndalemi në heshtje, me zemër të rënduar, për të kujtuar bijtë dhe bijat e tanë që u ndanë dhunshëm nga dora vrastare serbe.
106 jetë të pafajshme nga Rahoveci dhe Klina u shuan mizorisht, duke lënë plagë që koha nuk i shëron dot. Në mesin e tyre ishin–bashkëvendas, fqinjë, të afërm, miq, emrat e të cilëve jetojnë përherë në kujtesën tonë.
Sot kujtojmë jo vetëm dhimbjen, por edhe dashurinë që ata lanë pas. Kujtojmë buzëqeshjet, fjalët, ëndrrat e tyre të ndërprera padrejtësisht. Çdo familje e prekur mban një histori, një plagë, por edhe një krenari të heshtur për qëndresën dhe sakrificën.
Gremniku përkulet me nderim para çdo emri, para çdo jete të humbur, duke u zotuar se kujtimi i tyre do të mbetet i gjallë brez pas brezi. Ne nuk harrojmë. Në këtë 27 vjetor, Ne kujtojmë. Ne qëndrojmë të bashkuar në dhimbje dhe në kujtesë.
Lavdi e përjetshme të gjithë martirëve të Pastaselit!
Nga fshati Gremnik, nè Pastasel u martirizuan:
Tahir Adem Kalludra
Osman Hajdar Merlaku
Armend Osman Merlaku
Haxhi Emin Zenunaj
Lavdi, gjithè tè renève pèr liri!

19/03/2026

Urime Festa e Fitër Bajramit!
Të nderuar bashkëvendës,bashkëatdhetarë,miq ndjekes të faqës, Fshati Gremnik;
Gëzuar dhe për shumë vjet Fitër Bajrami!
Paqja, mirësia dhe mbarësia qofshin gjithmonë në shtëpinë tuaj.
Uroj që kjo festë, e cila vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit, të sjellë lumturi dhe begati për ju dhe familjen tuaj. Gëzuar!

10/03/2026

Më besim për reflektim dhe bashkëpunim....!

Të nderuar bashkëvendës, të nderuar prindër, bashkëpunimi: shkollë - familje- komunitet është një nga faktoret kryesor dhe jetik për të kultivuar disiplinën dhe për të siguruar suksesin dhe cilësinë në shkollë.Bashkëpunimi i ngushtë midis familjes dhe shkollës është thelbësor për të kultivuar disiplinën dhe për të siguruar suksesin në (shkollë) arsim.
Arsimi është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të një shoqërie. Megjithatë, kohëve të fundit po flitet e diskutohët gjithnjë e më shpesh për një rënie të cilësisë së arsimit, e cila lidhet ngushtë me dobësimin e funksionimit të ashtuquajturit trekëndësh pedagogjik: mësues, nxënës dhe prind. Kur këta tre faktorë nuk bashkëpunojnë në mënyrë të balancuar dhe të përgjegjshme, procesi arsimor humb koherencën dhe efektivitetin e tij.
Së pari, roli i mësuesit ka pësuar një lloj dobësimi institucional dhe shoqëror. Në shumë raste, mësuesi nuk e gëzon më autoritetin pedagogjik që dikur e karakterizonte profesionin e tij. Përveç sfidave të shumta administrative, programeve shpesh të mbingarkuara dhe mungesës së mbështetjes profesionale, mësuesit përballen edhe me presione të ndryshme nga disa prindër, media e portale të ndryshme, gjë që e vështirësojnë ushtrimin e rolit të tyre edukativ. Kur autoriteti pedagogjik relativizohet, dëmtohet vetë procesi i formimit të fëmijës- nxënësit.
Së dyti, roli i nxënësit në shumë raste po largohet nga përgjegjësia dhe përkushtimi ndaj mësimit. Ndryshimet shoqërore, ndikimi i teknologjisë dhe rrjeteve sociale, si dhe mungesa e motivimit për të mësuar, kanë krijuar një realitet ku përqendrimi dhe disiplina në mësim janë gjithnjë e më të brishta. Nëse nxënësi nuk e sheh shkollën si vend të zhvillimit personal dhe intelektual, por vetëm si një detyrim formal, atëherë edhe rezultatet e procesit arsimor mbeten të kufizuara.
Së treti, roli i prindit shpesh është i paqartë ose i fragmentuar(i pjesshëm ). Në disa raste prindërit qëndrojnë shumë larg obligimit dhe detyrave që kanë ndaj fëmijëve , duke ia deleguar tërësisht përgjegjësinë shkollës. Në raste të tjera ndodh e kundërta: kur kemi ndërhyrje të tepruar në vlerësimin apo në vendimet pedagogjike të mësuesit që demton vetë nxënësin. Të dyja këto qasje dëmtojnë balancën e bashkëpunimit. Prindi duhet të jetë partner i shkollës, jo zëvendësues apo kundërshtar i saj.
Mosfunksionimi i këtij trekëndëshi pedagogjik krijon një zinxhir pasojash: dobësim të disiplinës në shkollë, ulje të cilësisë së mësimdhënies dhe të të nxënit, si dhe një krizë besimi mes institucioneve arsimore dhe familjes. Kur mungon dialogu i sinqertë dhe bashkëpunimi i qëndrueshëm midis mësuesit, nxënësit dhe prindit, arsimi rrezikon të reduktohet në një proces formal, pa ndikim të thellë formues.
Prandaj, rikthimi i cilësisë në arsim kërkon pikërisht rivendosjen e këtij ekuilibri. Shkolla -mësuesi duhet të mbështetet dhe të fuqizohet profesionalisht; nxënësi duhet të motivohet dhe të udhëhiqet drejt përgjegjësisë për të nxënit; ndërsa prindi duhet të përfshihet në mënyrë konstruktive në procesin edukativ. Vetëm kur këta tre faktorë funksionojnë si një bashkësi e koordinuar, arsimi mund ta përmbushë misionin e tij të vërtetë: formimin e individëve të ditur, të përgjegjshëm dhe të aftë për të ndërtuar të ardhmen e shoqërisë.
Në thelb, kriza e arsimit nuk është vetëm krizë e shkollës, por edhe krizë e marrëdhënieve dhe përgjegjësive brenda këtij trekëndëshi themelor pedagogjik. Vetëm duke e rindërtuar këtë marrëdhënie mbi besimin, respektin dhe bashkëpunimin mund të fillojë rruga e vërtetë e përmirësimit dhe e ngritjës së cilësisë në arsim.
Me respekt, dhe besim në mbeshtetje dhe bashkëpunim të përbashkët për nxënësit tanë.
Msc.Shani Toçani- Drejtor i shkollës.

Want your business to be the top-listed Government Service in Klina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


"Dituria" Nr. 44 Gremnik
Klina