Ndërmarrja Publike Banesore

Ndërmarrja Publike Banesore

Share

Ndërmarrja Publike Banesore SH.A., është pronë e Komunës së Prishtinës, me kapital publik.

Si e tillë kjo ndërmarrje ka për qëllim menaxhimin e drejtë dhe ruajtjen e pasurisë së saj e cila përbëhet prej patundshmërisë ku përfshihen banesa, lokale afariste, depo, garazha dhe truall. Përveç tjerash, aktualisht ndërmarrja angazhohet në inicimin e projektit për mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta të banesave në Prishtinë duke synuar kështu të ofroj një shërbim sa më cilësorë dhe poashtu me një çmim të volitshëm për banorët e Prishtinës.

07/05/2026

“Bllaca 99 – Eksodi” është një projekt i Reporting House që rikthen në vëmendje një nga momentet më të dhimbshme të historisë sonë. Përmes një vagoni treni të transformuar në hapësirë ekspozuese, projekti sjell rrëfime reale të dëbimit dhe mbijetesës së shqiptarëve të Kosovës gjatë vitit 1999.

Me përkrahjen e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), ky projekt shndërrohet në një platformë të gjallë kujtese dhe reflektimi, duke lidhur historinë me të tashmen dhe duke e kthyer atë në një mjet për ndërgjegjësim dhe dialog.

06/05/2026

Ju njoftojmë me dhimbje të thellë se ka ndërruar jetë punëtori ynë i zellshëm, Izjadin Mjekiqi.

Ai do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, korrektësinë dhe kontributin e tij të çmuar në punën tonë të përbashkët. Humbja e tij është e madhe për të gjithë ne.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të afërmve të tij.

U prehtë në paqe.

05/04/2026

Gëzuar Pashkët! 🐣🌸
Paqe, dashuri dhe gëzim në çdo shtëpi. ✨

24/03/2026

Përmes mbështetjes së Ndërmarrjes Publike Banesore, janë vënë në funksion tri zyra të reja për policët e sektorëve në komunitet në Prishtinë.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, po krijohen hapësira që forcojnë komunikimin me qytetarët dhe ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë në lagjet tona.

Këto zyra gjenden në këto lokacione:
📍 Lagjja Dardania
📍 Lagjja Aktash (mbrapa Galerisë së Arteve)
📍 Parku i Qytetit, Prishtinë

NPB mbetet e përkushtuar për të mbështetur iniciativa që i shërbejnë sigurisë publike, bashkëpunimit institucional dhe mirëqenies së qytetarëve.🚔👮‍♂️

20/03/2026

Urime Fitër Bajrami!
Paqe, dashuri dhe begati në çdo shtëpi.

Photos from Universiteti i Prishtinës's post 17/03/2026

Ndërmarrja Publike Banesore mirëpret thellimin e bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës.📝

Shprehim mirënjohjen tonë për rektorin e Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu, për pritjen dhe gatishmërinë e treguar për ndërtimin e një bashkëpunimi të frytshëm në interes të përbashkët institucional.

Pas takimit të zhvilluar, janë dakorduar hapat e parë konkretë për bashkëpunim, duke nisur me përgatitjen e kontratës për mirëmbajtjen e ashensorëve në objektet e Universitetit të Prishtinës, si dhe me fillimin e planifikimit të projekteve të tjera me interes të përbashkët.

NPB mbetet e përkushtuar për ofrimin e shërbimeve cilësore, profesionale dhe në funksion të interesit publik.

08/03/2026

Sot festojmë forcën, përkushtimin dhe dashurinë e çdo gruaje. 🌷
Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave që çdo ditë e bëjnë botën më të bukur me punën dhe zemrën e tyre.
Respekt dhe mirënjohje për kontributin tuaj të pazëvendësueshëm. 💜

03/03/2026

Ndërmarrja Publike Banesore njofton opinionin publik se ka marrë nën kujdes dhe përgjegjësi mirëmbajtjen e objektit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë Rurale (AZHBR).

Në kuadër të kësaj përgjegjësie, do të sigurohet mirëmbajtja teknike, higjienike dhe funksionale e hapësirave, me qëllim garantimin e kushteve optimale për zhvillimin e aktiviteteve institucionale.🪣🧼

Ndërmarrja Publike Banesore mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve profesionale dhe cilësore, në përputhje me standardet dhe obligimet ligjore në fuqi.

16/02/2026

Ndërmarrja Publike Banesore përkrah fuqishëm protestën që do të mbahet më 17 shkurt me moton “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë.

I ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkohen masivisht në këtë protestë për të ngritur zërin për drejtësi,dhe dinjitet.

Photos from Ndërmarrja Publike Banesore's post 09/02/2026

Prishtina nga lart, kur dita dorëzohet dhe dritat marrin fjalën. 💙

Want your business to be the top-listed Government Service in Kosovo?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Kosovo
10000

Opening Hours

Monday 08:30 - 15:30
Tuesday 08:30 - 15:30
Wednesday 08:30 - 15:30
Thursday 08:30 - 15:30
Friday 08:30 - 15:30