LDK- Qylagë

LDK- Qylagë

Share

Kjo faqe është zyrtare e nëndegës së LDK-së në fshatin Qylagë dhe mbahet nga kryesia.

09/01/2026

Shume Urime Nenkryetar Diamant Bytyqi 🎉🎉

Me përgjegjësi institucionale dhe besim të plotë, sot mora vendim për emërimin e Diamant Bytyqit në detyrën e Nënkryetarit të Komunës.

Diamanti është një njeri i përkushtuar, me integritet dhe vizion për të ardhmën. Jam i bindur se, me punë, urtësi dhe bashkëpunim, do t’u shërbejë me nder dhe përgjegjësi qytetarëve tanë.

I uroj shumë sukses në këtë detyrë të rëndësishme dhe në punën tonë të përbashkët.

23/12/2025

Sot dua të flas për dikë që ka lënë gjurmë në politikë.

Ai ka qenë 6 herë radhazi deputet i Parlamentit të Kosovës, një prej veteranëve më të hershëm të partisë sonë, një njeri që ka dhënë shumë më shumë sesa ka kërkuar ndonjëherë.

Per një periudh pauzoi nga politika jo per fajin e tij .
Dhe atëherë tregoi se çfarë karakteri ka:
nuk u ankua,
nuk ndërtoi pakënaqësi,
nuk ngriti zë për veten…
ai thjesht qëndroi , i drejtë, ashtu siç e njeh çdo njeri që ka punuar me të.

Tani ai po rikthehet.
Me të njëjtën modesti, të njëjtën maturi, të njëjtën dashuri për vendin dhe për njerëzit.
Dhe unë, me zemër të plotë, jam në krah të tij.

Sepse ka njerëz që nuk vijnë shpesh.
Njerëz që nuk flasin shumë, por punojnë shumë.
Njerëz që i qëndrojnë besnikë vetes dhe vlerave, në ditë të mira dhe në ditë të vështira.

Dhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit, unë besoj se rikthimi i tij nuk është vetëm një kandidaturë.
Është një mesazh.
Është një nevojë.
Është një vlerë që i duhet Kosovës.

Me respekt, me mirënjohje dhe në mbështetje të Naser Osmanit nr;55.
LDK 123

Photos from Imri Ahmeti's post 20/12/2025
20/12/2025

Latif Ramadani, me traditë familjare në LDK dhe me përkushtim të sinqertë ndaj vizionit rugovist, ka mbështetjen tonë të plotë.

Njeri i besimit, pa zhurmë, por me punë të vazhdueshme, Latifi është një shtyllë e rëndësishme e degës sonë. Edhe në detyrën e tij si Drejtor për Buxhet dhe Financa, ai ka dëshmuar përgjegjësi dhe profesionalizëm, duke qenë gjithmonë i afërt me qytetarët, pranë tyre.

Me njerëz si Latifi, LDK dhe Kosova ecin përpara me vlera, përgjegjësi dhe punë të ndershme.

Ftoj qytetarët, anëtarësinë dhe të gjitha strukturat e Degës së LDK-së në Lipjan, por edhe më gjerë, që ta mbështesin Latif Ramadanin me numrin 56.

20/12/2025

Anila Deliu është kandidate nga dega jonë, një vajzë e re me vizion të qartë për të ardhmen tonë.

Të ardhmen mund ta ndërtojmë vetëm duke u dhënë hapësirë të rinjve.

Me Anila Deliu-n, kandidaten për deputete, të cilën e kam propozuar me bindje të plotë se përfaqëson vlerat më të mira të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Te Anila kam parë ndershmëri, përkushtim dhe vullnet për t’u shërbyer njerëzve. Ajo është shembull i rinisë sonë dhe ka guximin për të marrë përgjegjësi.

Ju ftoj ta mbështesni në garën e saj të parë për përfaqësimin e qytetarëve.

LDK 123
Anila Deliu 57

Want your business to be the top-listed Government Service in Lipjan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Ruzhdi Shabani
Lipjan
14060