Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror - ASHNA

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror - ASHNA

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror - ASHNA, Government Organization, Vrellë, Lipjan.

17/02/2026

18 vjet shtet!
Gëzuar!

17/02/2026

Me respekt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë ata që sakrifikuan çdo gjë pěr lirinë dhe shtetin tonë, KANS uron 18 vjetorin e Pavarësisë!
Gëzuar!

Photos from Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror - ASHNA's post 08/12/2025

KANS zhvillon takimin vjetor konsultativ me kompanitë ajrore

Ofruesi i Shërbimeve të Navigacionit Ajror në Kosovë (KANS), zhvilloi takimin vjetor konsultativ me kompanitë ajrore që marrin shërbimet e saj, me qëllim shqyrtimin e zhvillimeve gjatë vitit 2025 dhe prezantimin e planeve strategjike për vitin 2026.
Në takim morën pjesë përfaqësues të Turkish Airlines dhe Lufthansa Group, të cilët u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i KANS z. Samir Bllacaku, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Diskutimet u fokusuan në rritjen e cilësisë së shërbimeve, forcimin e bashkëpunimit operacional dhe planifikimin e përbashkët për përmirësimin e proceseve në të ardhmen.
KANS nënvizon rëndësinë thelbësore që kanë kompanitë ajrore si shfrytëzues kryesorë të shërbimeve të saj. Kontributet, sugjerimet dhe përvoja e tyre luajnë një rol të pazëvendësueshëm në përmirësimin e standardeve të sigurisë, efikasitetit dhe cilësisë së operacioneve ajrore në vend.
Drejtori i Përgjithshëm i KANS theksoi:
“Bashkëpunimi me kompanitë ajrore është themeli mbi të cilin ndërtohen shërbime më të sigurta dhe më efikase. Vlerësojmë lart partneritetin me Turkish Airlines, Lufthansa Group dhe të gjitha kompanitë që operojnë në hapësirën tonë ajrore, pasi kontributi i tyre na ndihmon të përmirësojmë vazhdimisht shërbimet dhe standardet tona.”
KANS shpreh falënderime të sinqerta për të gjitha kompanitë pjesëmarrëse për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e tyre të rëndësishme në forcimin e partneriteteve në fushën e aviacionit.

28/11/2025

Ofruesi i Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Republikës së Kosovës uron personelin, bashkëpunëtorët dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar 28 Nëntorin!
Urojmë mirëqenie, paqe dhe prosperitet për mbarë kombin tonë!

24/07/2025

Ofruesi i Shërbimeve të Navigacionit Ajror – KANS shpall konkurs publik për 12 vende të lira pune në pozitën Kandidat – Student Kontrollor.
KANS për pozitën Kandidat – Student Kontrollor ofron shkollim dhe trajnim në institucione të certifikuara evropiane, me pagë dhe mbështetje të plotë financiare gjatë gjithë procesit të shkollimit dhe trajnimit.
Nëse je 18 deri 25 vjeç, me diplomë të shkollës së mesme dhe njohuri të avancuara të gjuhës angleze, mos e humb mundësinë për të ndërtuar një të ardhme të sigurte dhe të denjë në profesionin e Kontrollorit të Trafikut Ajror.
Konkursi është i hapur deri me 07 gusht 2025.
Për më shumë informacione, vizito faqen tonë zyrtare: www.ashna-ks.org ose na kontakto përmes e-mail: [email protected], ose përmes tel: 038 59 58 521.
Konkursin mund ta shkarkoni në linkun: https://shorturl.at/g5rtu

Photos from Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror - ASHNA's post 30/05/2025

Dhurojmë gjak, me dashuri për njerëzit dhe jetën!
🙏

17/02/2025
09/01/2025

BORË E ACAR DITËVE NË VAZHDIM

Moti i butë e me temperatura të larta jo normale për periudhën, që nga nesër mbasdite do të pësoj ndryshime, duke u karakterizuar fillimisht me reshje të lehta shiu, të cilat më pastaj gjatë orëve të vona do të shëndrrohen në reshje sqote e bore, e që do të vazhdojnë në intervale deri ditën e hënë.

Si pasojë e ndryshimit të drejtimit të erërave nga jugore në veriore do të kemi prezencë të masave ajrore polare dhe acar me temperatura negative deri -10°C, që do të jenë prezente pa ndërprerë që nga e diela e në vazhdim.

Trashësia e borës në viset e larta pritet të arrijë 50 - 80cm, ndërsa në zonat urbane në mes 15 - 25cm.

Sherif Gosalci – Parashikues Meteorologjik Aeronautik
Departamenti Meteorologjik - ASHNA

30/12/2024

Të nderuar kolegë, bashkëpunëtorë dhe miq të agjencisë sonë,

Në këtë prag të festave të fundvitit, më lejoni të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim më të sinqertë për të gjithë ju që keni qenë pjesë e rrugëtimit tonë gjatë këtij viti. Falë përkushtimit dhe profesionalizmit tuaj, kemi arritur të ofrojmë shërbime të sigurta dhe cilësore për sektorin e aviacionit, duke kontribuar në lëvizjen e sigurt dhe efikase të pasagjerëve dhe mallrave.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për kompanitë dhe partnerët tanë, me të cilët kemi ndërtuar një bashkëpunim të fuqishëm dhe të frytshëm. Pa mbështetjen dhe përkushtimin tuaj, sfidat tona do të ishin edhe më të vështira.

Ndërsa e përmbyllim këtë vit të suksesshëm, shohim drejt vitit 2025 me entuziazëm dhe përkushtim të madh. Na presin sfida të reja në arritjen e objektivave tona për avancimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të aviacionit. Përgatitjet tona për normalizimin e plotë të hapësirës ajrore do të sjellin përfitime të mëdha për të gjithë: pasagjerët do të përfitojnë nga shkurtimi i rrugëve, ndërsa ne do të vazhdojmë të garantojmë shërbime të një cilësie dhe sigurie të lartë.

Në këtë frymë falënderimi dhe optimizmi, ju uroj të gjithëve shëndet, lumturi dhe një vit të ri të mbushur me suksese dhe arritje!

Gëzuar festat dhe suksese të mëtejshme në vitin 2025!

Urime!

Me respekt,

Samir Bllacaku

06/12/2024

ASHNA pret në takim përfaqësuesit e kompanive ajrore

Drejtori, z. Samir Bllacaku me bashkëpunëtorë, priti në takimin e rregullt vjetor, përfaqësuesit e Turkish Airlines, Austrian Airlines, Swiss, Edelweiss dhe Eurokoha.
Kompanitë ajrore janë klientët tanë më të çmuar, me të cilët çdo fundvit takohemi për të diskutuar rreth temave në interes të përbashkët, për vitin që lëmë pas dhe për objektivat dhe projeksionet për vitin pasues.
Si gjithmonë, ishte kënaqësi të ndajmë informatat që shkojnë në funksion të ruajtjes dhe ngritjes së sigurisë së trafikut ajror, si dhe projekteve zhvillimore të ASHNA-së.
Falënderojmë z. Urim Bajrami, Znj. Arta Gashi dhe z. Jeton Haziri!

Siguria mbetet mision i përbashkët!

Want your business to be the top-listed Government Service in Lipjan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Vrellë
Lipjan
10070