26/02/2026
Krasniqi: Fatmir Limaj figura më unifikuese për President të Kosovës
Bashkëluftëtari, njëherit bashkëpartiaku dhe nënkryetari aktual i Malishevës, Vesel Krasniqi, ka propozuar që lideri i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj është figuar e duhur dhe unifikuese për President të Kosovës.
Krasniqi në postimin e tij në facebook, ka përshkruar një pjesë të biografisë dhe vlerave që Limaj ka në angazhimin e tij si politikan, duke filluar që mga 98/99 e deri në ditët e sotme.
Postimi i tij i plotë;
Fatmir Limaj përsoni më adekuat për president të Kosoves!
Z.Limaj është një nga figurat më unifikuese të skenës politike në Kosovë, gjithashtu personalitet i njohur në jetën politike dhe historike të Kosovës. Gjatë luftës të viteve 1998–1999 ai ishte ndër komandantët më të shquar në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas përfundimit të luftës, z.Limaj u përfshi në politikë dhe ka mbajtur disa funksione të rëndësishme shtetërore. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në disa legjislatura, si dhe Ministër i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit (2007–2010). Gjatë kësaj periudhe u realizuan projekte të mëdha infrastrukturore rrugore, përfshirë ndërtimin e autostradës Morinë–Merdarë, aeroportin “Adem Jashari” disa nga investimet më të mëdha publike në Kosovë pas luftës.
Figura e tij lidhet si me periudhën e luftës, ashtu edhe me fazën e ndërtimit dhe konsolidimit institucional të Kosovës, duke qenë pjesë aktive e të gjitha zhvillimeve politike në Kosovë.
Andaj ftojë pozitë dhe opozitë që ta zgjedhin për president të Kosovës njeriun unifikues, i dëshmuar në gjdo etap të zhvillimeve politike në Kosovë.
V.K

29/01/2026
26/12/2025