Drejtoria e Bujqësisë- Malishevë

Drejtoria e Bujqësisë- Malishevë

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Drejtoria e Bujqësisë- Malishevë, Public & Government Service, Malishevë.

27/05/2026

Urime festa e Kurban Bajramit për të gjithë fermerët tanë!

Në emër të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ju përcjellim urimet më të sinqerta për paqe, shëndet, begati dhe mbarësi në familjet tuaja.
Kjo festë e sakrificës dhe solidaritetit le të sjellë mirësi, unitet dhe suksese në punën tuaj të përditshme.

Falënderojmë çdo fermer për mundin, përkushtimin dhe kontributin e tyre të çmuar në zhvillimin e bujqësisë dhe mirëqenien e vendit tonë.

Gëzuar Kurban Bajramin!
Me respekt,
Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Photos from Drejtoria e Bujqësisë- Malishevë's post 25/05/2026

NJOFTIM ZYRTAR

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Malishevës njofton të gjithë fermerët që kanë aplikuar për mbështetje direkte me pagesa direkte për dele, dhi dhe buallica, se sot janë ekzekutuar pagesat për përfituesit e kësaj skeme mbështetëse.

Mbështetja financiare është realizuar sipas këtij subvencionimi:

• 4.00 € për krerë të deleve dhe dhive të qumështit
• 50.00 € për krerë të buallicave

Me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, z. Sylë Dukolli, ka uruar të gjithë fermerët përfitues, duke theksuar se kjo mbështetje financiare synon të ndihmojë sadopak fermerët në përballimin e nevojave dhe shpenzimeve bujqësore, sidomos në këtë periudhë të ngritjes së çmimeve.

Ai gjithashtu ritheksoi se Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural do të vazhdojë edhe në të ardhmen të qëndrojë pranë fermerëve, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në Komunën e Malishevës.

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural
Komuna e Malishevës

Photos from Drejtoria e Bujqësisë- Malishevë's post 25/05/2026

Sot, zyrtarët e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, së bashku me përfaqësuesit e organizatës IADK, realizuan vizita tek fermerët përfitues të serave në Komunën e Malishevës.

Gjatë këtyre vizitave, u pa nga afër ecuria e zhvillimit të fidaneve dhe investimeve të realizuara në kuadër të këtij projekti. Po ashtu, përfaqësuesit e Drejtorisë dhe të IADK-së u njoftuan nga fermerët lidhur me zhvillimin e prodhimtarisë, angazhimin e tyre të përditshëm, si dhe sfidat me të cilat po përballen gjatë procesit të punës.

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural mbetet e përkushtuar në mbështetjen e fermerëve dhe zhvillimin e sektorit bujqësor, me qëllim të rritjes së prodhimtarisë vendore dhe përmirësimit të kushteve për fermerët tanë.

Photos from Drejtoria e Bujqësisë- Malishevë's post 22/05/2026

Urime Drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Malishevës, z. Sylë Dukolli, për zgjedhjen si zëvendëskryesues i Kolegjiumit të Drejtorëve Komunal për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në nivel të Kosovës.

Ky është një vlerësim për punën, përkushtimin dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm në zhvillimin e bujqësisë dhe mbështetjen e fermerëve. I urojmë suksese në këtë përgjegjësi të rëndësishme në shërbim të komunave dhe zhvillimit rural në vend.

20/05/2026

📢 Njoftim për repelimin e kafshëve

Njoftohen banorët dhe pronarët e kafshëve se repelimi i kafshëve, në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike Krime-Kongo, do të realizohet sipas këtij orari:

📍 E enjte, 21.05.2026
Fshatrat: Shkarashnik dhe Tërpezë e Poshtme

📍 E premte, 22.05.2026
Fshati: Astrazubë

Luten të gjithë pronarët e kafshëve për bashkëpunim me ekipet në terren.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Photos from Drejtoria e Bujqësisë- Malishevë's post 19/05/2026

Sot realizuam vizita tek disa fermerë përfitues të serave në vitin 2025, me ç’rast nga afër pamë punën dhe angazhimin e tyre në kultivimin e fidaneve dhe zhvillimin e veprimtarisë bujqësore.

Gjatë këtyre vizitave u njoftuam me sfidat, vështirësitë dhe problemet me të cilat po përballen fermerët tanë, sidomos në këtë periudhë kur sektori i bujqësisë po ndikohet nga rritja e vazhdueshme e çmimeve dhe kostove të prodhimit.

Si institucion, mbetemi të përkushtuar që të qëndrojmë pranë fermerëve tanë, duke ofruar mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në funksion të zhvillimit të bujqësisë dhe përmirësimit të kushteve për prodhuesit vendorë.👨‍🌾🧑‍🌾🥒🫑🥬

Photos from Drejtoria e Bujqësisë- Malishevë's post 19/05/2026

Mirëmëngjesi nga një bletishte 🐝🌼😍
Aty ku natyra zgjohet me zhurmën e bletëve dhe aroma e luleve mbush shpirtin me qetësi.
Puna e bletës është bekim për tokën dhe jetë për natyrën.
Ju uroj një ditë të mbarë, të mbushur me energji, shëndet dhe harmoni! ☀️

18/05/2026
18/05/2026

Mirmëngjesi 🧑‍🌾👨‍🌾

17/05/2026

📢NJOFTIM

Njoftohen banorët e fshatrave Drenoc dhe Carrallukë se nga data 18.05.2026 deri më 22.05.2026 do të realizohet spërkatja selektive nga toka kundër EHKK në hapësirat publike dhe private sipas orarit të planifikuar.

Lutën qytetarët që gjatë kohës së spërkatjes të marrin masat e nevojshme preventive, ndërsa bletarët t’i mbajnë kosheret e mbyllura për të shmangur dëmet e mundshme te bletët.

Faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Want your business to be the top-listed Government Service in Malishevë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Malishevë