DKRS-Mitrovicë

DKRS-Mitrovicë

Share

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport është përgjegjëse për performancën e detyrave dhe përgjegjësive si në vijim:

• Hartimin e Planit për mbështetjën kulturore, sportive dhe rinore;
• Udhëheqë me resurset lokale kulturore, rinore dhe sportive;
• Udhëheqë me Teatrin e Qytetit, Bibliotekën e Qytetit, Muzeun e Qytetit, Qendrën e Kulturës, Palestrën e Sporteve”Minatori” dhe hapësirat tjera përcjell

04/09/2025

“Jehonat e Traditës 2” 🎨🧵✨

Pas suksesit të vitit të kaluar, po rikthehemi sërish me një edicion të ri plot kreativitet dhe dashuri për kulturën tonë! 🌟

Ky projekt mbështetet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport - Sektori i Kulturës.

04/09/2025

Festivali Tradicional i Komedisë.

😀 Të qeshura pafund po vijnë në Mitrovicë!
🎭 Mirësevini në Edicionin e 15-të të – Festivalin Tradicional të Komedisë.

📅 15 – 19 Shtator 2025
🕗 Çdo natë nga ora 20:00
📍 Teatri “Muharrem Qena” – Mitrovicë

✨ Mos e humbni javën më gazmore të vitit!


02/09/2025

- edicioni XV ..së shpejti 🎭

Photos from DKRS-Mitrovicë's post 26/08/2025

Drejtori z.Jashari dhe Shefi për Kulturë z.Hajra nderohen me çmime prestigjioze në Itali nga Festivali Evropian Mimas Music

Me krenari njoftojmë se Drejtori i Kulturës z.Fahri Jashari dhe shefi i Sektorit të Kulturës z.Arbër Hajra janë nderuar me çmime të veçanta ndërkombëtare në Festivalin prestigjioz Mimas Festival në Itali.

Ky festival evropian ka në qendër shkëmbimin artistik dhe zhvillimin kulturor, ndërsa çmimet iu ndanë duke vlerësuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në pasurimin e jetës kulturore në Mitrovicë dhe forcimin e lidhjeve kulturore në mbarë Europën.

Ky vlerësim nuk është vetëm një nder personal për udhëheqësit tanë kulturorë, por gjithashtu një dëshmi e përkushtimit dhe punës së qytetit tonë në ndërtimin e urave përmes artit, kulturës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Mitrovica vazhdon të zhvillohet si një qytet i krijimtarisë, bashkëpunimit dhe ekselencës kulturore.

Photos from Green Festival's post 21/08/2025

Falemnderit Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Mitrovicës për mbështetjen e edicionit të 15-të të festivalit!

20/08/2025

Mitrovica feston “Ditët e Diasporës"

Sonte, datë 20 Gusht nga ora 20:00, në sheshin “Adem Jashari”, do të vazhdojmë me Ballkan Darabuka & DJ FM dhe artistët e rinj.
Sonte nata e fundit e aktivitetit Mitrovica feston “Ditët e Diasporës", përgjatë 30 ditëve ishim sê bashku duke festuar dhe argëtuar.
Felenderim dhe mirênjohje të gjithë atyre që e përkrahën projektin, falenderim edhe për Shoqatên Kulturore AD Libitium që nuk kursyen asgjë për jetësimin e projektit më të madh kulturorë.

Photos from DKRS-Mitrovicë's post 20/08/2025

Poeti Çerkin Ibishi, Bibliotekës së Qytetit “Latif Berisha” në Mitrovicë i dhuroi disa ekzemplarë të përmbledhjes me poezi për fëmijë “Aromë trëndafili”, që sapo doli nga shtypi.

Libri “Aromë trëndafili”, është një udhëtim poetik tërheqës, që fëmijët do ta lexojnë me kënaqësi dhe të gjithë ata që duan të kuptojnë më mirë se si duhet t’i flasësh një zemre të vogël.
Stafi i bibliotekës e mirëpriti këtë dhuratë të çmueshme nga autori ku ishin të pranishëm drejtori i DKRS së në Mitrovicë z.Fahri Jashari dhe shefi për kulturë në DKRS, z.Arber Hajra.

19/08/2025

⚽ Turnir në Futboll të Vogël – Mitrovicë

📅 22 Gusht 2025
🕖 Ora 19:00
📍 Lagjja Tjegullorja – Bair, Mitrovicë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, organizon turnir në futboll të vogël (4+1), ku pritet pjesëmarrje e të rinjve dhe dashamirëve të sportit.

👉 Regjistrimi i ekipeve bëhet në numrin: 049 165 934
🏆 Për ekipet më të mira janë paraparë shpërblime motivuese.

Ky aktivitet sportiv ka për qëllim të ofrojë të rinjët, të forcojë miqësinë dhe të promovojë garën e shëndetshme sportive në zemër të Mitrovicës.

Photos from Green Festival's post 16/08/2025
12/08/2025

Mitrovica feston “Ditët e Diasporës"

Sonte, datë 13 Gusht nga ora 20:00, në sheshin “Adem Jashari”, do të vazhdojmë me Alban Feka FA BAND dhe artistët e rinj.

Ju mirëpresim!

Want your business to be the top-listed Government Service in Mitrovica?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Sheshi: Mehë Uka
Mitrovica
40000