13/05/2026
🔔 Konkurs për praktikantë në Gjykata Themelore Mitrovicë dhe degët e saj në Vushtrri dhe Skenderaj
ℹ Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykatën Themelore në Mitrovice, në zyrën e pranimit, si dhe në degët, Vushtrri dhe Skenderaj.
Afati për aplikim është deri me datë 26.05.2026.
➡ Për më shumë informata, klikoni në:https://www.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/jobs/7854_GjTh_Mitrovice_Konkursi_Nr_01_2026.pdf
07/05/2026
Gjykata Themelore në Mitrovicë mirëpriti dy gjyqtarët e rinj të dekretuar
Mitrovicë, 7 maj 2026 – Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Bekim Veliqi, ka mirëpritur në një takim njoftues dy (2) gjyqtarët e rinj, Naim Rexha dhe Eduart Aliu, të cilët janë dekretuar dje nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhi dhe janë angazhuar në degët e Gjykatës në Vushtrri respektivisht në Skenderaj.
U.D. i Kryetarit të Gjykatës i uroi gjyqtarët për dekretimin, duke i inkurajuar që të angazhohen me përkushtim në ushtrimin e detyrës së re dhe duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në funksion të forcimit të sistemit gjyqësor.
🖇 https://mitrovice.gjyqesori-rks.org/2026/05/07/gjykata-themelore-ne-mitrovice-mirepriti-dy-gjyqtaret-e-rinj-te-dekretuar/
06/05/2026
KFOR-i Amerikan viziton Gjykatën Themelore në Mitrovicë
Mitrovicë, 6 maj 2026 – Me datë 4 maj 2026 në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Bekim Veliqi, priti në takim përfaqësues të KFOR-it Amerikan, Majorin Hector L. Zayas, Kryesues i Zyrës Ligjore në Kampin Bondsteel, Kapitenin Adam M. Curfman, Avokat Ushtarak, si dhe Specialistin Daniel J. Allen, asistent ligjor ushtarak.
U.D. i Kryetarit, Bekim Veliqi, pasi që fillimisht iu uroi mirëseardhje, shprehu mirënjohje për angazhimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke vënë në theks ndihmën që organizatat amerikane kanë dhënë për reformat në sistemin e drejtësisë, rritjen e transparencës dhe digjitalizimin e proceseve gjyqësore.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e KFOR-it Amerikan shprehën gatishmëri për krijimin dhe thellimin e bashkëpunimit reciprok, si dhe ofruan mbështetjen e tyre për punën e gjyqësorit në tërësi.
Gjatë vizitës, përfaqësuesit e KFOR-it Amerikan vizituan dhomën e operatorit teknik, ku u njoftuan nga afër me pajisjet audio dhe video në përdorim, të cilat janë dhuruar nga partnerët amerikanë.
🔗 https://mitrovice.gjyqesori-rks.org/2026/05/06/kfor-i-amerikan-viziton-gjykaten-themelore-ne-mitrovice/
23/04/2026
Paraburgim ndaj një të dyshuari për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm në Vushtrri
Vushtrri 23 prill 2026 – Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal, përmes gjyqtarit të procedurës paraprake Naim Rekaliu, dje me datë 22.04.2026 e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.M.
I pandehuri B.M. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, nga neni 294, par.2, e lidhur me nenin 77 par.1, nënpar.1.1, 1.2, 1.4, dhe 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Masa e paraburgimit është caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji dhe të panderhurit do t’i llogaritet nga data 21.04.2026 e do të zgjasë deri me datë 21.05.2026.
🖇 https://mitrovice.gjyqesori-rks.org/2026/04/23/paraburgim-ndaj-nje-te-dyshuari-per-skema-piramidale-dhe-bixhoz-te-paligjshem-ne-vushtrri/
22/04/2026
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar paraburgimi ndaj 19 të pandehurve për “Organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”
Mitrovicë, 22 prill 2026 – Gjykata Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal, përmes gjyqtares së procedurës paraprake, Marigona Lajqi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntëmbëdhjetë (19) të pandehurve, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, vepër kjo e dënueshme sipas nenit 294 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Masa e paraburgimit iu është caktuar të pandehurve me inicialet: A.B., D.S., N.M., B.M., R.S., A.I., B.I., B.S., F.M., M.S., B.B., A.R., A.M., N.H., D.M., A.M., Sh.A., Xh.S., F.D.
Paraburgimi sipas aktvendimit, të pandehurve u llogaritet nga data 18.04.2026, е do të zgjasë deri me datën 18.05.2026.
🔗 https://mitrovice.gjyqesori-rks.org/2026/04/22/gjykata-themelore-ne-mitrovice-ka-caktuar-paraburgimi-ndaj-19-te-pandehurve-per-organizimin-e-skemave-piramidale-dhe-bixhozit-te-paligjshem/?_thumbnail_id=7836
20/04/2026
Caktohet paraburgim ndaj gjashtë të pandehurve për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm në Vushtrri
Vushtrri, 20 prill 2026 – Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, përmes gjyqtarit të procedurës paraprake Naim Rekaliu, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) të pandehurve.
Të pandehurit: A.M., S.S., E.M., B.M., E.Ll. dhe B.V., dyshohen për kryerjen e veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila u llogaritet nga data 18.04.2026 dhe do të zgjasë deri më 18.05.2026.
Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 48 (dyzet e tetë) orësh nga momenti i pranimit të aktvendimit, në Gjykatën e Apelit.
🖇 https://mitrovice.gjyqesori-rks.org/2026/04/20/caktohet-paraburgim-ndaj-gjashte-te-pandehurve-per-skema-piramidale-dhe-bixhoz-te-paligjshem-ne-vushtrri/
20/04/2026
Një muaj paraburgim për dy të dyshuar për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm në Skenderaj
Skenderaj 20 prill 2026 - Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Skenderaj, Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni Penal, përmes gjyqtarit të procedurës paraprake Valon Hajdini, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve B.G. dhe Y.A.
Të pandehurit dyshohen për kryerjen e veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, sipas nenit 294, paragrafi 2, nënparagrafët 1.1, 1.2, 1.4 dhe 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Masa e paraburgimit është caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji dhe do të zgjasë deri më 18 maj 2026.
🔗 https://mitrovice.gjyqesori-rks.org/2026/04/20/nje-muaj-paraburgim-per-dy-te-dyshuar-per-skema-piramidale-dhe-bixhoz-te-paligjshem-ne-skenderaj/
17/04/2026
🔔Ftesë për takim të hapur me qytetarë
Gjykata Themelore në Mitrovicë organizon takim të hapur me qytetarë dhe ju fton të merrni pjesë.
📅 Data: 24 prill 2026 (e premte)
⏰ Ora: 10:00
📍 Vendi: Salla nr. 1, objekti në veri
Ju mirëpresim!
-------------------------------------------------------------------------
🔔Poziv na otvoreni sastanak sa građanima
Osnovni sud u Mitrovici organizuje otvoreni sastanak sa građanima i poziva vas da učestvujete.
📅 Datum: 24. april 2026. (petak)
⏰ Vreme: 10:00 časova
📍 Mesto: Sala br. 1, objekat na severu
Dobrodošli!
03/04/2026
Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit për veprën penale “Sulmi seksual”
Mitrovicë, 3 prill 2026 – Gjykata Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, përmes gjyqtarit të procedurës paraprake, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë - Departamenti për Krime të Rënda për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit I.A.
Ndaj të pandehurit I.A. është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”, nga neni 229 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Paraburgimi i llogaritet nga data 01.04.2026 dhe do të zgjasë deri më 01.05.2026.
Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 48 (dyzet e tetë) orësh nga momenti i pranimit të aktvendimit, në Gjykatën e Apelit.
🖇 https://mitrovice.gjyqesori-rks.org/2026/04/03/nje-muaj-paraburgim-ndaj-te-pandehurit-per-vepren-penale-sulmi-seksual/?_thumbnail_id=7682
03/04/2026
Mbahet kolegjiumi i rregullt i gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Mitrovicës
Mitrovicë, 3 prill 2025 – Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës është mbajtur kolegjiumi i rregullt i gjyqtarëve, i udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së kryetarit, Bekim Veliqi. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm gjyqtarët e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, si dhe përfaqësuesit e degëve Vushtrri dhe Skenderaj.
Në këtë kolegjium, u diskutua për efikasitetin e punës së gjykatës në tremujorin e parë të vitit 2026, ku u vlerësua se janë arritur rezultate të larta të performancës, me një përqindje të përgjithshme prej 180%.
Sipas departamenteve, rezultatet janë si vijon:
Departamenti për Krime të Rënda – 269%,
Departamenti për të Mitur – 100%,
Departamenti i Përgjithshëm Penal – 222%, si dhe
Departamenti i Përgjithshëm Civil – 216%.
Po ashtu, u vlerësua se degët në Leposaviq dhe Zubin Potok, të cilat funksionojnë në kuadër të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kanë treguar efikasitet të lartë në trajtimin e lëndëve. Ndërkohë, edhe degët në Vushtrri dhe Skenderaj kanë shënuar rezultate të larta në punën e tyre, duke kontribuar në përmirësimin e përgjithshëm të performancës së gjykatës.
🔗 https://mitrovice.gjyqesori-rks.org/2026/04/03/mbahet-kolegjiumi-i-rregullt-i-gjyqtareve-ne-gjykaten-themelore-te-mitrovices/?_thumbnail_id=7882
30/03/2026
Drejtuesit e IKD-së avokojnë për zbatimin e rekomandimeve në Gjykatën Themelore në Mitrovicë
Drejtuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, Betim Musliu dhe Gzim Shala, të mërkurën kanë takuar Ushtruesin e detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë z. Bekim Veliqi dhe gjyqtarin z. Leotrim Gashi, me qëllim të dorëzimit të raporteve të monitorimit dhe hulumtimit sistematik të sistemit të drejtësisë në vend si dhe për të avokuar për zbatimin e rekomandimeve të dala nga këto raporte.
📄 Lexoni shkrimin e plotë:
👉 https://kli-ks.org/drejtuesit-e-ikd-se-avokojne-per-zbatimin-e-rekomandimeve-ne-gjykaten-themelore-ne-mitrovice/