03/10/2026
Sot, me mall e dhimbje, kujtojmë njeriun që la gjurmë të pashlyeshme në Mitrovicën tonë, kryetarin e parë të Komunës së Mitrovicës, dhe ish kryetarin e degës së LDK-së në Mitrovicë, z. Faruk Spahija.
Faruku nuk ishte veç kryetar, por njeri i urtë, i fjalës e i besës, burrë qytetar që e deshti Mitrovicën me zemër dhe punoi me përkushtim për të. Ishte ndër ata njerëz që nuk e matën jetën me poste, por me veprat dhe gjurmët që lanë pas.
Kanë kalu 21 vjet prej se nuk je ma në mesin tonë, por kujtimi për ty, fjala jote dhe vepra jote mbesin të gjalla në zemrat tona.
Pusho i qetë, Kryetar Faruk! Mitrovica nuk të harron kurrë!
Lavdi jetës dhe veprës sate!