Qendra Rajonale për Trashegimi Kulturore - Mitrovicë
Faqja Zyrtare e QTKM
Republika e Kosovës ka vizion që trashëgiminë kulturore ta sheh dhe promov
Regjioni i Mitrovicës përfshin komunën e Vushtrrisë, Skenderajt, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit. Të rralla janë viset në të cilat njerëzit, si në regjionin e Mitrovicës, kanë lënë aq shumë gjurmë të kulturës së vet materiale e shpirtërore dhe të zhvillimit të vet krijues, sidomos kur është fjala për fillet e para të ekzistimit të vetë komunave në fjalë. Ky regjion në fillim ishte me vendb
16/04/2022
07/06/2021
Struktura e Monumentit
Karakteri specifik i kompozicionit arkitektonik me një shprehje skulpturale të kubusit të mbyllur i kundërvihet sipërfaqja horizontale e kulmit me ritmin dhe dinamikën e kupolave. Muret e jashtme të ndërtuara prej gurëve të pa latuara pa suva, krijojnë ndjesinë e fasadës së ftoftë duke formuar kështu një kubus të mbyllur pa hapje. Kompozicioni i brendshëm: pjesa e ftohtë, pjesa e vakët dhe pjesa e nxehtë.
Vlerat e veqanta të objektit
- Funksioni, përmbajtja dhe destinimi i hapësirave.
- Fontana 6-katëshe nga mermeri i bardhë në shatërvanin 6 këndor
- Dyshemeja e veshur me pllaka të mëdha katrore me ngjyrë të bardhë qumështi.
- Kurnat - enët për ujë, nga dy në çdo halvet - hapësirë të pastrimit.
- Dekorimi i brendshëm i përbërë nga konzolat e mermerit, dhe bazamentit të rrumbullakët (mejdan) në hapësirën qendrore të cilat përgjithsishtë janë të përpunuara në mënyrë plastike.
- Forma, konstruksioni dhe mbulesa e objektit me pllaka të petëzuara të plumbit.
-Konstruksioni meskatit, jastëkët e
profilizuar dhe rrethoja e galerisë nga druri
19/05/2021
24/04/2021
Kalaja e Vushtrrisë
Bazuar në gërmimet arkeologjike përmes materialit të gjetur në kala dhe studimit të shtresave arkeologjike deri nën themele të saj (dheun steril), del se Kalaja / fortifikata i takon mesjetës shek. XI-XIII.
Sistemi fortifikues i Kalasë ka planimetri drejtkëndëshi. Përbëhet nga dy pjesë, kullës dykatëshe ne lindje dhe mureve rrethuese në perëndim. Muret rrethuese të Kalasë mbështeten në skajet e mureve anësore te Kullës duke e lëne pjesën më të madhe të Kullës jashtë mureve rrethuese. Kulla me bazë katrori përbëhej nga dy etazhe. Lidhje mes kateve bëhej përmes shkallëve te drurit nga ana jugore. Kalaja ka pasur dy hyrje, një qëndrore për karroca e cila me gjasë ndodhej ne mes te murit rrethues në anën jugore, e cila edhe sot gjendet po aty, dhe ajo për këmbësor e cila gjendet në skajin lindor të murrit rrethues, në vendtakimin e murit rrethues me kullën.
Për shkak të pozitës strategjike përveq që ka shërbyer për nevoja të ushtrisë kalaja ka shërbyer edhe si:
1918 - 1922, Burg.
1935-1944 Torishtë.
1955-1960 fushë volejbolli
1955-1958 kinema, restorant.
1962- 1980 aktivitet kulturore.
1990 – 1999 prifti ortodoks.
Sot nën menaxhimin e Institucioneve Qendrore dhe Lokale të Republikese së Kosovës / MKRS / IKMM / K.Vushtrri.
22/04/2021
Kulla e Ahmet Delisë / Prekaz i Epërm / Skënderaj
1860 ndërtimi i parë.
1872 Kulla përfshihet nga zjarri i vënë nga ana e Shemsi Pashës.
1890 ndërtimi i dytë.
1979 kulla rrënohet nga pasojat e tërmetit.
Në vitin 2005 rindërtohet në të njëjtin vend me të njëjtën planimetri.
Kulla me etazhe P+1 ka pasur destinim enkas për miq dhe mysafir. Përdhesa ka qenë e destinuar për lënien e kuajve të mysafirëve, ndërsa kati i sipërm përbëhej nga oda me oxhak dhe avdes-hanja. Familja Delia në krye me Ahmet Delin ishin familje bujare e pasur dhe të përkushtuar për kauzën kombëtare.
21/04/2021
Hamami i Gazi Ali Beut, Vushtrri
Banësi: Gazi Ali Beu fillimi shek. XV
Objekt sanitar me funksion banjoje .
Hamami i Vushtrrisë i takon tipit te Hamameve “ Tek”
Përmban sallën e madhe në hyrje me shatërvanin nga guri dhe sallën e dytë (pjesa e vakët dhe nyja sanitare, dhe dy kthina ( halvete) për larje përballë njëra-tjetrës.
Ambienti i hyrjes paraqet një volum kubik që mbulohet nga sipër me kupolë masive sferike me tambure tetë këndore. Ndërsa pjesa e vakët, ambijenti i larjes dhe depozita e ujit kalldatorja (qylhani) mbulohen nga sipër me tre kupolat e ulëta.Të gjithë kupollat janë të mbuluara me qeremidhe tradicionale.
20/04/2021
ISH HOTEL "JADRAN", Mitrovicë
NDËRTUAR NË VITIN 1928
Ndërtesën me etazhë P+1 e karakterizon stili SECEOSIONIST VIJENAS apo arti i ri, Art Nouveau(shek.XIX - XX). Stili artistik i frymëzuar nga bota florale me lëvizje inovative që dallohet me strukturën zbukuruese.
19/04/2021
Kisha katolike "Shën Pjetri" Stan Tërg / Mitrovicë
Monument sakral i ndërtuar në Shek. XIII
Banësi: Komuniteti Katolik dhe Minatorët Sas / komunitet gjerman (njohës të nxjerrjes dhe përpunimit të xeheve).
Ndërtesa është e tipit Bazilik - tri anijatëshe, nga gjurmët e mbetjeve të strukturës së ndërtimit reflekton teknika muri përzierje gurë - tulla, freskat në apsida prezantojnë gërshetimin e Artit Bizantin (Lindja) dhe atij Gotik (perëndimi)
18/04/2021
Shtëpia e Familjes Koroglu, Mitrovicë.
Shtëpi e tipit me çardak të mbyllur.
E ndërtuar rreth gjysmës së parë të shek. XIX
Karakteristika e shtëpisë - çardaku dhe muret e katit janë në formë konzolle. Dalja e trarëve të dyshemesë së katit nga planimetria e mureve të përdheses së fasadës jugore dhe asaj lindore jo vetëm që rritë hapësirën e brendshme por njëkohësisht edhe formon ritëm artistik të fasadës.
Orenditë e fiksuara në muret e katit përveq funksionalitet, njëkohësisht paraqesin artë të pasur gjeometrik të punuar, skalitur në dru. Konstruksioni i kulmit është klasik nga druri. Kulmi shumëfaqësorë është i mbuluar me tjegulla të argjilës së pjekur-tjegulla tradicionale.
✔️Pëlqeje, Duaje, Shijo Trashëgimin Kulturore !
✔️ S'bashku ta Ruajm, Mbrojmë, Promovojmë.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Telephone
Address
Rr. Mbretresha Teutë
Mitrovica
40000
Opening Hours
| Monday | 07:00 - 16:00 |
| Tuesday | 07:00 - 16:00 |
| Wednesday | 07:00 - 16:00 |
| Thursday | 07:00 - 16:00 |
| Friday | 07:00 - 16:00 |
