Qendra Multifunksionale OMNI Sport Mitrovicë

Qendra Multifunksionale OMNI Sport Mitrovicë

Share

Stay Activated

Photos from Qendra Multifunksionale OMNI Sport Mitrovicë's post 04/06/2026

🌟 Krenarë me sukseset e punëtorëve tanë! 🌟

Ndërmarrja jonë shpreh krenarinë dhe respektin më të madh për dy kolegët tanë të përkushtuar nga sektori i fushave sportive, të cilët po arrijnë suksese të jashtëzakonshme në aktivitetet e tyre sportive.

⚽ Shpëtim Idrizi, Shef i Shtabit Teknik të Klubit Futbollistik të Femrave Mitrovica, ka arritur të shpallet Kampion i Kosovës, një sukses i merituar që është rezultat i punës, profesionalizmit dhe përkushtimit të tij të vazhdueshëm.

🏀 Ngadhnjim Shabani, gjyqtar i basketbollit nga Mitrovica, është përzgjedhur në mesin e pesë gjyqtarëve nga Kosova që do të ndajnë drejtësinë në garat zyrtare të FIBA gjatë verës së vitit 2026. Ky është një vlerësim i lartë për profesionalizmin dhe angazhimin e tij shumëvjeçar në basketboll, duke përfaqësuar me dinjitet Mitrovicën dhe Kosovën në skenën ndërkombëtare.
Këto arritje dëshmojnë se punëtorët tanë nuk kontribuojnë vetëm në suksesin e ndërmarrjes, por edhe në zhvillimin dhe promovimin e sportit në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

👏 Urime të përzemërta Shpëtimit dhe Ngadhnjimit për sukseset e arritura! Ju dëshirojmë edhe shumë fitore, suksese dhe përfaqësim dinjitoz në të ardhmen.

Me respekt, Menaxhmenti dhe kolektivi i Ndërmarrjes 🇽🇰🏆⚽🏀

01/06/2026

Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Botërore të Fëmijëve!
Në emër të të gjithë stafit të ndërmarrjes sonë, u urojmë të gjithë fëmijëve një ditë të mbushur me buzëqeshje, lumturi, dashuri dhe ëndrra të bukura. Fëmijët janë pasuria më e çmuar e shoqërisë sonë dhe frymëzimi për një të ardhme më të mirë.
Urojmë që çdo fëmijë të rritet i shëndetshëm, i lumtur dhe me mundësi të barabarta për të realizuar ëndrrat e tij.

Gëzuar Ditën Botërore të Fëmijëve!

Me respekt,
Menaxhmenti dhe stafi i Ndërmarrjes.

Photos from Qendra Multifunksionale OMNI Sport Mitrovicë's post 20/05/2026

Të nderuar qytetarë,
Sot kemi përfunduar lyerjen dhe rregullimin e fasadës së jashtme të ndërmarrjes sonë, një hap i vogël por shumë i rëndësishëm në përpjekjen tonë të vazhdueshme për ta mbajtur këtë hapësirë sa më të pastër, më të bukur dhe më dinjitoze për të gjithë qytetarët.
Fatkeqësisht, ditëve të fundit kemi hasur në dëmtime dhe zhgaravitje nga persona të papërgjegjshëm, veprime që po dëmtojnë një ambient i cili me shumë mund, sakrificë dhe vështirësi financiare po mirëmbahët nga ndërmarrja jonë. Gjendjen dhe sfidat që kemi kaluar i dini të gjithë, por pavarësisht tyre, ne kemi zgjedhur të punojmë çdo ditë për ta kthyer këtë hapësirë në një vend që i jep krenari qytetit tonë.
Prandaj, nga sot apelojmë tek të gjithë qytetarët, veçanërisht tek të rinjtë, që ta ruajmë së bashku këtë ambient që po frekuentohet çdo ditë e më shumë dhe që është krijuar për të mirën e përbashkët.
Njëkohësisht, njoftojmë se çdo person që kapet duke dëmtuar apo shkatërruar pronën publike do të identifikohet përmes kamerave të sigurisë dhe incizimet do t’i dorëzohen organeve të rendit për procedura të mëtejshme.
Ju lusim që, nëse vëreni veprime të tilla apo sjellje që dëmtojnë ambientin, të na njoftoni menjëherë. Vetëm së bashku mund ta mbrojmë dhe ta ruajmë këtë hapësirë që me shumë mund po mundohemi ta ndërtojmë për qytetarët tanë.
Faleminderim i veçantë për të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm që po e respektojnë dhe po kujdesen për këtë ambient. Mbështetja juaj na jep forcë të vazhdojmë edhe më shumë.

Qendra Multifunksionale OMNI Sport Mitrovicë

27/04/2026

Një hap i rëndësishëm për zhvillimin e sportit
Pas një angazhimi dhe pritjeje trevjeçare, sot u konkretizua një marrëveshje shumë e rëndësishme që shënon një etapë të re për zhvillimin e sportit.
Në cilësinë e Kryeshefit Ekzekutiv, shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Ministrin e Sportit, z. Blerim Gashani, si dhe për Kryetarin Faton Peci, për përkushtimin, bashkëpunimin dhe vullnetin për të çuar përpara projekte konkrete në shërbim të komunitetit.
Kjo marrëveshje hap rrugën për realizimin e investimeve të rëndësishme, përfshirë edhe ndërmarrjen tonë Qendrën Multifunksionale Omni Sport, edhe shumë projekteve tjera sportive.
Këto projekte nuk janë vetëm investime në sport, por janë investime direkte në rininë, shëndetin dhe të ardhmen e qytetarëve tanë.
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen – bashkë po ndërtojmë standarde të reja për sportin.

Photos from Qendra Multifunksionale OMNI Sport Mitrovicë's post 25/04/2026

Nga pozita e Kryeshefit të Ndërmarrjes, shpreh falënderimin më të sinqertë për Kryetarin e Komunës, z. Faton Peci, për përkushtimin dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm në renovimin e ndërmarrjes sonë, pas dëmeve të mëdha që pësuam nga vërshimet e datës 19.01.2023.
Një falënderim i veçantë po ashtu për Ministrin Blerim Gashiani, si dhe Presidentin Agim Ademi, për punën e tyre intensive gjatë muajve të fundit në mbështetje të komunitetit sportiv në Mitrovicë, e në veçanti për ndërmarrjen tonë.
Ditë më të mira po vijnë – prandaj çdo fjalë është e tepërt për të përshkruar mirënjohjen tonë.

Photos from Qendra Multifunksionale OMNI Sport Mitrovicë's post 15/04/2026

Dje, në ndërmarrjen tonë patëm kënaqësinë dhe nderin të mirëpresim në vizitë Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, i shoqëruar nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv: Xhelal Broja, Samir Ujkani, si dhe Komisionerin e Garave Abdyl Bellopoja dhe Kryetarin e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Mitrovicës Bardhec Seferi, shefin e sektorit të sporti Nazmi Raci .
Së bashku me Drejtorin e Urbanizmit Ardian Kavaj, patëm nderin të prezantojmë para Presidentit hapësirat dhe zhvillimet e fundit në ndërmarrjen tonë, me theks të veçantë në qendrën moderne të fitnesit “NOX”, një nga më të mirat në rajon.
Gjatë vizitës, pas takimit me pronarët e fitnesit Arbër Berani dhe Gent Azemaj, u ofrua mbështetje konkrete për Federatën, duke garantuar shfrytëzimin e hapësirave të fitnesit për Kombëtaren e Kosovës sa herë që të jetë e nevojshme.
E falënderojmë Presidentin për vizitat e vazhdueshme dhe për përkushtimin e tij ndaj zhvillimit të futbollit. Kjo vizitë ishte edhe më e veçantë, duke pasur parasysh projektet e rëndësishme që pritet të realizohen në qytetin tonë, projekte nga të cilat do të përfitojë i gjithë komuniteti sportiv dhe qytetar.
Jemi të bindur se këto iniciativa do të sjellin ndryshime të mëdha pozitive për Mitrovicën. Gjithashtu, Drejtori i Urbanizmit ritheksoi përkushtimin institucional që, në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës, z. Faton Peci, të ofrohet mbështetje maksimale dhe përgjigje e shpejtë ndaj çdo kërkese të Federatës së Futbollit në funksion të zhvillimit të sportit.
Mirupafshim President, me besimin e plotë se ndryshimet e mëdha që na presin do të reflektohen jo vetëm në qytetin e Mitrovicës, por edhe në zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të ndërmarrjes sonë, Qendra Multifunksionale “Omni Sport”.

09/04/2026

Kënaqësi e veçantë të shohësh hapësirat e jashtme të ndërmarrjes sonë të mbushura me fëmijë dhe prindër që po e shijojnë këtë ambient të bukur.

Numri i madh i vizitorëve sot është dëshmi se ky vend po bëhet një pikë takimi për familjet, rekreacion dhe momente të paharrueshme.

Faleminderit të gjithëve për besimin – ju jeni arsyeja pse vazhdojmë të punojmë çdo ditë për më mirë!

Qendra Multifunksionale Omni Sport - Mitrovicë
09.04.2026

Photos from Qendra Multifunksionale OMNI Sport Mitrovicë's post 08/04/2026

Në emër të ndërmarrjes Qendra Multifunksionale Omni Sport, dëshirojmë të shprehim falënderimin tonë të sinqertë për Drejtorin e Infrastrukturës, z. Naser Muja, si dhe për Drejtoreshën e Ambientit Arjeta Beqiri Hyseni, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.

Pas kërkesave tona për zëvendësimin e poçave elektrikë, rregullimin e kapakëve të pusetave si dhe përmirësimin e hapësirave të jashtme, ndërmarrja jonë tashmë po merr një pamje shumë më të mirë dhe funksionale.

Njëkohësisht, me buxhetin tonë vetanak kemi kontribuar në përmirësimin e ambientit duke mbjellë pemë dhe duke gëlqerosur disa mure të jashtme, me qëllim që objekti të ketë një pamje sa më të rregullt dhe tërheqëse për vizitorët e shumtë që po frekuentojnë ambientet e ndërmarrjes

Këto bashkëpunime të frytshme me komunën po ndikojnë drejtpërdrejt që objekti ynë të transformohet dhe të duket në nivelin që e meritojnë qytetarët tanë.

Ju falënderojmë për përkushtimin dhe mbështetjen!

NOX GYM — Premium Fitness Experience 05/04/2026

🔥 LAJM I MADH PËR KOMUNITETIN SPORTIV! 🔥

Pas një periudhe të gjatë renovimi dhe investimi serioz nga qiramarrësi i ndërmarrjes, Qendra Multifunksionale “Omni Sport” tashmë vjen me një risi të jashtëzakonshme!
💪 Është hapur NOX GYM – një ndër fitneset më moderne në rajon, i pajisur me teknologjinë dhe pajisjet më të fundit nga Matrix, duke ofruar standarde të larta për të gjithë sportdashësit.
🏋️‍♂️ Ky investim nuk është vetëm një hap përpara për ndërmarrjen tonë, por një vlerë e shtuar për të gjithë qytetarët dhe komunitetin sportiv.
✨ Në ambientet moderne do të gjeni gjithçka që i nevojitet një sportisti:
Fitness i kompletuar me pajisje profesionale
Sauna & Ice Bath ❄️🔥
Pilates
Market me suplemente dhe veshje sportive
Pije freskuese 🥤
Kënd i rehatshëm për kafe ☕
🎉 Hapja madhështore u realizua më 04.04, ndërsa: 📅 Fillimi zyrtar i punës: 06.04 (e hënë)
⏰ Nga ora: 06:00
🏟️ Me këtë zhvillim, ndërmarrja jonë po shndërrohet në një qendër moderne sportive dhe rekreative, në shërbim të të gjithë qytetarëve.
👉 Ju mirëpresim të bëheni pjesë e kësaj eksperience unike!

Për informacione dhe pamje se si duket investimi ju lutem vizitoni web faqën
www.nox-gym.com

Qendra Multifunksionale Omni Sport

NOX GYM — Premium Fitness Experience Elevate your body and transform your life at NOX GYM. State-of-the-art equipment, professional trainers, and a luxury wellness environment.

Photos from Qendra Multifunksionale OMNI Sport Mitrovicë's post 23/03/2026

Sot përfunduam me sukses renovimin e tërësishëm të pasazhit në ndërmarrjen tonë.
Është realizuar:
Lyerja e plotë e hapësirës

Ndriçimi i ri dhe modern

Ky transformim është një tjetër hap drejt përmirësimit të kushteve për qytetarët dhe përdoruesit e hapësirave tona.
Në fotot më poshtë mund të shihni dallimin “para” dhe “pas”.
Ju ftojmë të na tregoni: 👉 A ju pëlqen ky ndryshim?
👉 Si ju duket krahasuar me gjendjen e mëparshme?
Mendimi juaj ka rëndësi për ne!

Want your business to be the top-listed Government Service in Mitrovica?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Mitrovica
40000

Opening Hours

Monday 08:00 - 23:00
Tuesday 08:00 - 23:00
Wednesday 08:00 - 23:00
Thursday 08:00 - 23:00
Friday 08:00 - 23:00
Saturday 08:00 - 23:00
Sunday 08:00 - 23:00