PDK-Dega Kastriot

Call Directions Website Contact the organization

PDK-Dega Kastriot Faqja zyrtare e Partise Demokratike të Kosoves, Dega në Kastriot(ish Obiliq)

15/10/2026
10/10/2026

Sot është ditëlindja e PDK-së, 27-vjetori i familjes sonë politike.

Partia Demokratike e Kosovës lindi në shpirtin e rezistencës, atëherë kur Kosova kishte më së shumti nevojë për forcë, guxim, vizion dhe përkushtim. Jemi forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Jemi partia e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, që nuk u thyen dhe nuk u përkulën kurrë.

Sot mbushim 27 vjet dhe përgjegjësia jonë është ta ruajmë trashëgiminë politike dhe ta vazhdojmë angazhimin për një Kosovë me më shumë zhvillim, mundësi dhe perspektivë për qytetarët e saj.

Jemi krenarë për të kaluarën. Qëndrojmë të bashkuar në të tashmen. Dhe punojmë me përgjegjësi për të ardhmen e brezave që vijnë.

Gëzuar 27-vjetorin, anëtarë, struktura dhe mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës!

07/10/2026
28/09/2026

Si Kryetar i PDK-së, i falënderoj të gjithë deputetët për miratimin e deklaratës në mbrojtje të së vërtetës së luftës çlirimtare dhe kundërshtimin e aktgjykimit të padrejtë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Sot u dëshmua se mund të ndërtohet një vullnet i përbashkët politik për mbrojtjen e vlerave tona dhe të së vërtetës historike. Tani kërkojmë që i njëjti vullnet të dëshmohet edhe përmes votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Ky vullnet duhet të përkthehet në veprim konkret, në mënyrë që, si shtet me institucione të qëndrueshme dhe funksionale, të përballemi me sfidat që kemi përpara.

25/09/2026

Sot, me udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, biseduam për sfidat me të cilat po përballet vendi ynë. Ne folëm për rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit, të së vërtetës për luftën tonë dhe të vlerave për të cilat u sakrifikuan breza të tërë.

Veteranët e UÇK-së bartin mbi supe pjesën më të rëndësishme të historisë së vendit tonë. Ata qëndruan në ditët më të vështira dhe sakrifikuan për lirinë.

Më 1 tetor, në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të jemi bashkë me veteranët, studentët dhe të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë!

25/09/2026

Qytetarë të dashur,

Ju ftoj që më 1 tetor, në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, të bashkohemi me studentët, veteranët dhe qytetarët e vendit tonë për të ngritur zërin kundër padrejtësisë në Hagë.

Të bashkuar, ta mbrojmë të drejtën dhe dinjitetin tonë.

Të gjithë bashkë, më 1 tetor!
Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë!

21/09/2026

Address

Rr. Hasan Prishtina
Obiliq
150000

Telephone

+38349355178

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when PDK-Dega Kastriot posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to PDK-Dega Kastriot:

Shortcuts

Share