03/07/2025
I nderuar Fadil Curri
Me këtë letër dua të shpreh falënderimet më të sinqerta për kontributin tuaj të vyer si autor i librit monografi- Fshati Mazgit III.
Faleminderit gjithashtu për angazhimin dhe vullnetin që keni treguar gjatë gjithë procesit të shkrimit dhe përkushtimin ndaj këtij projekti.
Shpresojmë që suksesi i librit të vazhdojë të rritet dhe të arrijë edhe më shumë lexues.
Me respekt dhe mirënjohje,
Liridona Shabani- DKRS
05/03/2025
Lavdi rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij heroike!
Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit që kanë rënë për lirinë e Kosovës!
Prekaz 05/03/2025
26/02/2025
Klubi i Basketit KEKU, 🏀
Finalja ne Rahovec-Palestra e Sporteve Mizahir Isma.
Grapeland🆚Keku
21/01/2025
Në palestrën sportive “Adem Jashari” u mbajt trajnimi “Hapja e Parashutës Emergjente”
Klubi aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” organizoi trajnimin “Hapja e Parashutës Emergjente”. Ky trajnim është një dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit në përgatitjen e aeronautëve për t’u përballur me situata emergjente dhe sfidat e fluturimit, duke promovuar sigurinë dhe efikasitetin në sportet ajrore.
DKRS-2025
31/12/2024
Të dashur qytetar, urime festa e fundvitit!
Ju uroj një vit të mbarë,shëndet e suksese për shumë vite! Paqja dhe harmonia mbretëroftë në familjet tuaja!
Me respekt Liridona Shabani 🥂
03/12/2024
Komuna e Obiliqit shënoi sot Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara me
një sërë aktivitetesh të organizuara në Shtëpinë e Kulturës"Xhavit Haziri"
OJQ" Dëgjo Zërin tim" në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës, organizoi një punëtori kreative me fëmijët me nevoja të veçanta dhe vështirësi në të nxënë
Gjatë kësaj punëtorie, fëmijët krijuan kartolina festive për fundvit, të cilat do të sh*ten për të mbledhur fonde që të përdorën për aktivitete dhe punëtori tjera për këtë kategori fëmijësh.
I pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, z. Xhafer Gashi, i cili mes tjerash inkurajojë fëmijët për punën e tyre dhe theksoi mbështetjen e tij institucionale për ofrimin e mundësive të barabarta pa diskriminim.
Ndërkohë, Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj.Liridona Shabani me një fjalim të ngrohtë, vlerësoi se:'' Të gjithë jemi të barabartë dhe se këta fëmijë janë plot dashuri dhe pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë"
Po në kuadër të shënimit të kësaj dite, Drejtoria e Kulturës, në bashkëpunim me Shtëpinë Kinematografike "Click Produktion" nga Prishtina, shfaqi filmin artistik "Will You Marry Me"( A do të martohesh me Mua). Filmi, i cili trajton tematika të rëndësishme sociale lidhur me personat me aftësi të kufizuara, ngjalli emocione të thella të të pranishmit.Aktiviteti filmik përfundoi mes duartrokitjesh dhe mbështetjes së fuqishme nga të gjithë pjesëmarrësit në këtë shfaqje.
Liridona Shabani
DKRS
28/11/2024
Në shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” nën patronatin e Kryetarit Z.Xhafer Gashi dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport u mbajt manifestim kulturo-artistik kushtuar Ditës së Flamurit.
Faleminderit këshillit organizativ,shefes për Kulturë Znj.Rifadije Paloja për angazhimin dhe përkushtimin,faleminderit Ansamblit të këngëve dhe valleve si dhe falënderim të veçantë qytetarëve për pjesëmarrje!
Urime 28 Nëntori për të gjithë shqiptarët anë e kënd botës!
Urime ditëlindja e heroit Adem Jashari!
Festime të tilla paqim gjithmonë!
18/11/2024
U mbajten garat komunale të futsallit në palestrën sportive “Adem Jashari”
Në palestrën sportive “Adem Jashari” u organizuan garat komunale shkollore të futsallit, ku nxënësit nga shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Obiliqit shfaqën performanca të shkëlqyera sportive.
Për të parë nga afër këto gara dhe për të mbështetur sportin shkollor, e pranishme ishte edhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Liridona Shabani, e cila falënderoi mësimdhënësit dhe nxënësit për angazhimin dhe përkushtimin e treguar.
Rezultatet e garave:
Shkollat fillore (vajzat) vendin e parë e fitoi ShFMU “Dr. Ibrahim Rugova”.
Shkollat fillore (djemtë) vendin e parë e fitoi ShFMU “Hasan Prishtina”.
Shkollat e mesme (vajzat) vendin e parë e fitoi ShMLP "Ismail Dumoshi” Obiliqi
Shkollat e Mesme (djemtë) vendin e parë e fitoi Gjimnazi “17 Shkurti”.
Garat sportive do të vazhdojnë edhe në nivel rajonal, ku nxënësve tanë u urojmë shumë suksese!
Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar për të mbështetur zhvillimin e sportit dhe promovimin e aktiviteteve që nxisin bashkëpunimin dhe frymën garuese në mesin e të rinjeve.
DKRS