18/03/2026
🌎DITA BOTËRORE E PUNËS SOCIALE
📌Sot dhe çdo ditë, promovojmë angazhimin e palëkundur të punëtorëve socialë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fuqizimin e familjeve dhe ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse
🤝Përmes përkushtimit, profesionalizmit dhe empatisë, punëtorët socialë janë zëri i atyre që shpesh nuk dëgjohen dhe mbështetja e atyre që kanë më së shumti nevojë.
16/03/2026
📌Takimi konstituiv i Ekipit për të Drejtat e Fëmijës në Pejë
Është formuar Ekipi për të Drejtat e Fëmijës, në këtë përbërje:
1.Gazmend Muhaxheri – Kryesues – Kryetar i Komunës së Pejës.
2.Albulena Bajraktaraj – Zëvendëskryesuese – Drejtoria e Mirëqenies Sociale.
3.Faik Jahmurataj – Anëtar – Stacioni Policor në Pejë.
4.Naser Gega – Anëtar – Drejtoria për Arsim.
5.Petrit Loci – Anëtar – Drejtoria e Shëndetësisë.
6.Xhenet Syka – Anëtare – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
7.Diellëza Berisha – Anëtare – Drejtoria për Buxhet dhe Financa.
8.Kaltrina Lajqi – Anëtare – Komiteti për Politikë dhe Financa, nga Kuvendi Komunal.
9.Dafina Draga – Anëtare – Komiteti për Komunitete, nga Kuvendi Komunal.
10.Drita Krasniqi – Anëtare – NJDNJ/Zyrtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, Komuna e Pejës.
11.Shpat Morina – Anëtar – Qendra për Punë Sociale.
12.Naser Lajqi – Anëtar – OJQ "Syri i Vizionit".
Gjatë mbledhjes u diskutuan dhe u miratuan disa pika të rëndësishme të rendit të ditës, përfshirë vendimin për rikonstituimin e Ekipit për të Drejtat e Fëmijës, vendimin për themelimin e Sekretariatit të Ekipit, si dhe shqyrtimin e Planit të Punës për periudhën 2024–2026.
11/03/2026
☀️Shtëpia për Mbrojtjen e Fëmijës po finalizohet
Çdo fëmijë meriton një mundësi për një fillim të sigurt dhe një të ardhme më të mirë.
Mbrojtja e fëmijëve nuk është vetëm detyrë institucionale – është përgjegjësi e gjithë shoqërisë🤝
Gazmend Muhaxheri
Drejtoria e Mirëqenies Sociale - Pejë
03/03/2026
Thirrje publike!
THIRRJE PUBLIKE
Për subvencionimin e OJQ-ve, që ofrojnë shërbime me karakter social.
Komuna e Pejës shpall thirrje publike për subvencionimin e Organizatave Joqeveritare (OJQ), që veprojnë në Komunën e Pejës dhe janë me seli në Pejë.
Për kushtet, kriteret dhe mënyrën e aplikimit, ju lutem konsultoni Rregulloren MF – Nr.04/2017 mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve, që veprojnë në Komunën e Pejës.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
Certifikata e regjistrimit të OJQ-së.
Certifikata e licencimit të OJQ-së.
Dëshmi për plotësimin e kritereve të përgjithshme dhe specifike sipas neneve 10 dhe 11 të Rregullores MF – Nr. 04/2017.
Dëshmi se OJQ nuk ka obligime ndaj ATK-së (vërtetim nga ATK).
Dokument identifikues i udhëheqësit/es së OJQ-së.
Konfirmim bankar për xhirollogarinë e OJQ-së.
Raport narrativ dhe financiar i vitit paraprak (nëse OJQ ka qenë përfituese e thirrjes së mëparshme të shpallur nga Komuna e Pejës).
Formulari i Aplikimit për Program/Projekt (Formulari 9).
Formulari i Buxhetit (Formulari 10).
Prioritet do t’u jepet projekteve, që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e kategorive të cenueshme dhe që kontribuojnë në realizimin e plotë të planeve, strategjive dhe fushëveprimit të DMS-së.
Afati për aplikim: 03.03.2026 – 20.03.2026.
Njoftimi për OJQ-të e përzgjedhura për financim do të bëhet brenda afatit ligjor.
Dorëzimi i aplikacioneve për subvencionim sipas kësaj thirrje publike bëhet pranë Qendrës për Shërbime të Qytetarëve.
03/03/2026
🙏 "Islamic Relief", për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit ,dhuron 150 pako ushqimore për familjet në kushte të vështira jetese.
📌Përzgjedhja e familjeve përfituese është realizuar nga Qendra për Punë Sociale.
🤝Drejtoria për Mirëqenie Sociale , shpreh mirënjohje të thellë për organizatën bëmirëse , e cila koontribuon vazhdimisht në sektorin e mirëqenies dhe jo vetëm.
18/09/2024
Njoftim
Të nderuar qytetarë,
Në kuadër të programit për shtesat për fëmijë, është një numër i caktuar i prindërve, llogaria e të cilëve është përzgjedhur për verifikim shtesë për t’u siguruar se ata dhe fëmijët e tyre jetojnë në Kosovë. Të gjithë këta prindër kanë pranuar njoftimin në eKosova dhe në email adresat e tyre, me hapat e nevojshëm për të kompletuar verifikimin shtesë dhe për të ri-aktivizuar llogarinë e shtesave për fëmijë.
Nëse ju nuk keni pranuar njoftimin e tillë nga eKosova e as email nga MFPT, atëherë nuk keni nevojë të ndërmerrni ndonjë veprim. Programi i shtesave për fëmijë vazhdon si zakonisht, dhe ju do të pranoni shtesat sikurse çdo muaj në llogarinë tuaj.
Ministria e Financave Punës dhe Transfereve
18/04/2024
Nënshkrimi i marrëveshjeve për subvencionim me OJQ-të, përfituese për këtë vit nga thirrja e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, znj.Albulena Mujaj-Bajraktaraj kanë pritur në takim OJQ-të, përfituese për këtë vit nga thirrja e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale.
Gjatë takimit janë nënshkruar marrëveshjet për subvencionim me OJQ-të, përfituese për këtë vit.
Komisioni për vlerësim në bazë të Rregullores MF-Nr. 04/2017 për kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik për OJQ-të, ka përzgjedhur listën, prej 8-të, projekteve për financim, siç janë:
- Qendra për përkrahjen e personave me aftësi të kufizuara mentale - OJQ "Qendra për Jetë të Pavarur".
Shërbime sociale profesionale për personat me aftësi të kufizuara mendore përmes aktiviteteve psiko - edukative dhe aftësimit për jetë të pavarur.
- OJQ "Duart plotë mëshirë" - Shërbime shëndetësore dhe humanitare për të sëmurët, të moshuarit dhe familjet në nevojë.
-Handikos - Pejë - Shërbime ditore dhe në familje për fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara.
-Qendra për Mirëqenien e Gruas - Shërbime Rezidenciale dhe Reintegruese për gra dhe fëmijë, të mbijetura të dhunës në familje.
-OJQ "Princesha" - Shërbime ditore të drejtpërdrejta dhe asistencë materiale për personat e moshuar, që nuk kanë përkujdesje familjare në Komunën e Pejës.
-Organizata për fëmijët pakujdes prindëror - OFAP - Fuqizimi i strehimit familjar dhe ofrimi i shërbimeve psiko - sociale për familjet dhe fëmijët në Komunën e Pejës.
- SHHBK "Nëna Terezë" - Shërbime sociale cilësore për të moshuar.
-Shoqata Ndërkomunale e të Verbërve - Pejë - Ofrimi i shërbimeve sociale dhe rehabilitimi për personat e verbër në Komunën e Pejës.