05/06/2026
Komuna e Pejës përmes Drejtorisë për Bujqësi, gjithmonë në krah të bujqve – me mbështetje konkrete për zhvillimin e bujqësisë dhe suksesin e fermerëve tanë 👩🌾🧑🌾🌱
Krijimi i kushteve për rritjen e kapaciteteve prodhuese. Zbatimi i projekteve të hartuara gjatë planifikimit.
Bashkëpunimi me institucionet qeveritare dhe jo-qeveritare, vendore dhe ndërkombëtare, biznesin lokal dhe te jashtëm
05/06/2026
Komuna e Pejës përmes Drejtorisë për Bujqësi, gjithmonë në krah të bujqve – me mbështetje konkrete për zhvillimin e bujqësisë dhe suksesin e fermerëve tanë 👩🌾🧑🌾🌱
NJOFTIM PËR FERMERËT PËRFITUES
Njoftohen të gjithë fermerët përfitues të projektit për mekanizëm bujqësor dhe serra se nënshkrimi i kontratave do të mbahet:
- të premten, dt. 05.06.2026,,
- në ora 11:00,
- në Sallën e Asamblesë Komunale.
Ftohen të marrin pjesë përfituesit, për:
• Freza 1.8 m,
• Freza 2.0 m,
• Makina mbjellëse,
• Rotokosa si dhe
• Serra.
Ky projekt realizohet në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet komunës së Pejës dhe organizatës Islamic Relief – Zyra në Kosovë.
Luteni që të jeni të pranishëm me kohë dhe të keni me vete dokument identifikimi.
Ju faleminderit për bashkëpunimin!
02/06/2026
Sot komisioni komunal nga Drejtoria për Bujqësi realizoi verifikimin në terren të përfituesve të mjedrës, me qëllim konfirmimin e mbjelljes së fidanëve dhe vlerësimin e ecurisë së punimeve.
Në kuadër të këtij projekti janë mbështetur gjithsej 9 përfitues, me nga 0.20 ha secili, ku sipërfaqja e përgjithshme e mbështetur përmes bashkëpunimit të Komunës së Pejês me fermerë arrin në 1.80 ha.
Gjatë vizitës u konstatua se fermerët kanë treguar përkushtim dhe angazhim në kultivimin e mjedrës, ndërsa gjendja e plantacioneve është përgjithësisht e kënaqshme.
28/05/2026
Sot u bë shpërndarja e fidaneve të specit dhe trangujve për fermerët përfitues nga Komuna e Pejēs përmes Drejtorisë për Bujqësi.
Ky projekt ka për qëllim mbështetjen e fermerëve vendorë dhe zhvillimin e mëtejmë të sektorit të bujqësisë.
Urojmë fermerët përfitues për një sezon të mbarë dhe prodhim sa më të suksesshëm.
22/05/2026
NJOFTIM PËR FERMERË.
Thirrje për Furnizim me Mekanizëm Bujqësor, 65 TRAKTOR me fuqi motorike min 35kW/47hp, për fermerët e Komunës së Pejës, me bashkëfinancim (participim 40% të vlerës së përgjithshme).
NJOFTIM PËR FERMERËT PËRFITUES TË PAJISJEVE BUJQËSORE
Të nderuar fermerë,
Ju njoftojmë se është hapur afati për pagesën e participimit për fermerët përfitues të pajisjeve bujqësore:
1. Freza 1.8m, vlera e participimi 216.00€,
2. Freza 2.0m, vlera e participimit 240.00€,
3. Mbjellësi Misri, vlera e participimi 327.00€,
4. Roto-Kosa, vlera e participimit 279.00€, si dhe
5. Serra, vlera e participimi 322.50€.
Lusim të gjithë përfituesit që të realizojnë pagesën e participimit brenda afatit kohor të përcaktuar, në mënyrë që të vazhdohet me procedurat e shpërndarjes së pajisjeve.
Afati i pagesës: 20-22 /05 / 2026, ora 8.00 - 16.00
(Nga e dita e mërkure ora 13.00 deri të premten në orën 16.00)
Mos kryerja e pagesës brenda afatit të caktuar, fermeri përfitues humb të drejtën ndaj mekanizmit bujqësor!
08/05/2026
Mē qëllim të përkrahjes dhe avancimit të sistemit të ujitjes për fermerët e Komunës së Pejës, Komuna e Pejës ka lidhur Marrëveshje Bashkëpunimi me Kompaninë Rajonale të Ujitjes “Drini i Bardhë” SH.A. në Pejë.
Kjo Marrëveshje synon përmirësimin e kushteve të ujitjes dhe mbështetjen e zhvillimit të bujqësisë në komunën tonë.
08/05/2026
Lista e përfituesve për fermerët aplikues për Serra 1ari nga bashkëpunimi ndërmjet Organizatës "Islamic Relief WordWide - Zyra në Kosovë" me Komunën e Pejës.
07/05/2026
Lista e përfituesve për fermerët aplikues për freza 2.0m, roto-kosa, freza 1.8m shtesë dhe mbjellëse misri shtesë, nga bashkëpunimi ndërmjet Organizatës "Islamic Relief WordWide - Zyra në Kosovë" me Komunën e Pejës.
24/04/2026
Lista e përfituesve për fermerët aplikues për Freza 1.8m nga bashkëpunimi ndërmjet Organizatës "Islamic Relief WordWide - Zyra në Kosovë" me Komunën e Pejës.