07/01/2026
Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Pejë
QRTK-PEJE, planifikon, kordinon, monitoron dhe zbaton planetdhe aktivitetet në fushën e trashëgimisë
07/01/2026
02/01/2026
Si QRTK Pejë (institucion vartës i MKRS) jemi krenarë për punën dhe kontributin e jashtëzakonshëm në hartimin e Planit të Menaxhimit për Çarshinë e Vjetër të Pejës 2025–2035.
Ky dokument është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Misioni i OSBE-së në Kosovë, ekspertë ndërkombëtarë, Komuna e Pejës, shoqëria civile në Pejë, studentët e Universitetit të Prishtinës, si dhe partnerë të tjerë.
Si i tillë Plani vendos bazën për mbrojtjen, ruajtjen dhe valorizimin e trashëgimisë kulturore, duke siguruar zhvillim dhe menaxhim të qëndrueshëm të kësaj tërësie të rëndësishme urbanistike dhe historike të Pejës.
https://www.facebook.com/100057341113775/posts/1380397587214932/?app=fbl
🏘️ Çarshia e Vjetër e Pejës bëhet me Plan të Menaxhimit 2025–2035
Në mandatin tonë, në trashëgiminë kulturore të Pejës është investuar si asnjëherë më parë.
Kemi restauruar asete të shumta, ndër to: kullën e Fazli Buqollit në Raushiq, kullën e Sheremetit, shkollën e parë shqipe, dyqanin e Musa Goranit në Çarshinë e Pejës, mullirin e Cal Malush*t në Kotradiq, konakun e Mahmut Begollëve, kullën e Goskajve, ndërsa shumë të tjera janë në proces restaurimi.
Tash kemi miratuar edhe Planin e Menaxhimit për Çarshinë e Vjetër, një dokument strategjik që vendos kornizën për ruajtjen, promovimin dhe menaxhimin e Çarshisë së Vjetër të Pejës.
Dokumenti është hartuar nga profesionistë të institucioneve vartëse të Ministrisë së Kulturës - QRTK Pejë, në bashkëpunim me Komunën e Pejës dhe organizatat joqeveritare në Pejë, me mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe OSBE.
Plani orienton zhvillimin urban në përputhje me trashëgiminë kulturore dhe synon përmirësimin e hapësirave publike, për të rritur cilësinë e jetës dhe përvojën e vizitorëve, duke nxitur njëkohësisht turizmin kulturor, ekonominë lokale dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Gjatë vitit 2026 do të vazhdojmë me investime në tërësinë urbanistike të Çarshisë së Pejës.
Bashkëngjitur gjeni Planin e Menaxhimit të Çarshisë së Vjetër të Pejës: https://url-shortener.me/64CM
18/11/2025
https://www.facebook.com/share/1M6ahnxHdb/
Kulla e Familjes Geci, para dhe pas restaurimit nga MKRS.
Shpëton edhe një dëshmi e historisë dhe identitetit tonë në rajonin e Dukagjinit. Ka përfunduar restaurimi i Kullës së familjes Geci në Pozhar të Deçanit. Edhe një punë, nga qindra sosh, e kryer me përkushtim e profesionalizëm.
Investimi në trashëgimi është mbrojtje e kujtesës kolektive dhe një mundësi shtesë për turizmin kulturor. Çdo kullë e restauruar kthehet në pikë referimi për vizitorët, gjallëron ekonominë lokale dhe forcon lidhjen tonë me të kaluarën.
29/10/2025
https://www.facebook.com/share/1AJNQrJ1st/
Kulla e familjes Geci, Pozhar, Komuna e Deçanit.
29/10/2025
https://www.facebook.com/share/p/1CsdpAkzRt/
Përfundon restaurimi i Kullës së Bashor Pren Gegaj, Gurakoc, Komuna e Istogut.
10/10/2024
Me kënaqësi ju informojmë se Vallja Dyshe e trevës së Deçanit tashmë është shpallur pjesë e LISTËS SË TRASHËGIMISË KULTURORE NË MBROJTJE TË PËRKOHSHME! 🇽🇰🇦🇱🕺💃
📌 Kategoria: Trashëgimia Shpirtërore
Ky është një moment i rëndësishëm për kulturën dhe traditat tona, pasi kjo valle unike dhe e lashtë është njohur si një pasuri kombëtare që do të ruhet dhe mbrohet për brezat e ardhshëm.
AKV DEÇANI - Valle Dyshe Te gjitha te drejtat mbrohen nga RTV FontanaAll rights reserved by RTV Fontanahttps://www.facebook.com/Radiofontana.orghttps://www.instagram.com/rtvfontanah...
01/08/2024
Po punohet intensivisht në restaurimin e Konakut të Mahmut Begollëve në Pejë.
Ky aset posedon vlera të jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore arkitekturale, ndaj si i tillë është klasifikuar si prioritet i QRTK-Pejë dhe MKRS.
01/08/2024
Po vazhdojnë restaurimet e monumenteve në Rajonin e Pejës.
Falë ndërhyrjeve emergjente, Xhamia e Trubuhovcit po shpëton nga degradimi i mëtejmë.
Intervenimi emergjent është inicuar nga QRTK-Pejë, dhe është mbështetur nga MKRS.
16/07/2024
Pastrimi i Burgut të Gurakocit drejt përfundimit.
Burgu i Gurakocit, i ndërtuar përgjatë periudhës kohore 1946-1948, që nga viti 2021 është listuar si aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme.
Falë angazhimit të QRTK-Pejë dhe mbështetjes financiare të MKRS-së, kjo ndërtesë po pastrohet.
Foto nga gjendja aktuale dhe gjendja paraprake.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the business
Website
Address
Pejë
30000
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 16:00 |
| Tuesday | 08:00 - 16:00 |
| Wednesday | 08:00 - 16:00 |
| Thursday | 08:00 - 16:00 |
| Friday | 08:00 - 16:00 |

23/10/2024