Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna"

Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna"

Share

Photos from Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna"'s post 17/07/2026

Foto të derrave të egër në Bjeshkët e Rugovës, të shkrepura nga Gresa Berisha

Photos from Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna"'s post 17/07/2026

📸 Parku Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna" fuqizon monitorimin e biodiversitetit me kamera kurth të reja

Sot, në zyrat e Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna", u realizua ceremonia e dorëzim-pranimit të një numri të konsiderueshëm të kamerave kurth, të siguruara përmes një granti të fituar me angazhimin e vullnetarit të organizatës Peace Corps, z. Scott Galius, i cili është i angazhuar pranë Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna".

Këto pajisje moderne do të shërbejnë për monitorimin e faunës së egër, evidentimin e lëvizjes së specieve, mbledhjen e të dhënave shkencore, si dhe për forcimin e kapaciteteve të Parkut në mbrojtjen dhe menaxhimin e biodiversitetit.

Me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna", z. Fatmir Morina, shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij për këtë donacion të vlefshëm, duke theksuar se:

"Jemi shumë mirënjohës për këtë mbështetje të çmuar, e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e monitorimit të biodiversitetit dhe mbrojtjen e jetës së egër në Parkun Kombëtar 'Bjeshkët e Nemuna'. Ky donacion është dëshmi e rëndësisë së bashkëpunimit me partnerët dhe vullnetarët ndërkombëtarë, të cilët me përkushtimin e tyre kontribuojnë në ruajtjen e trashëgimisë sonë natyrore. Falënderojmë z. Scott Galius dhe organizatën Peace Corps për angazhimin dhe kontributin e tyre në zhvillimin e kapaciteteve të Parkut."

Gjatë aktivitetit, para zyrtarëve të Drejtorisë u prezantuan kamerat kurth, karakteristikat teknike të tyre, mënyra e instalimit dhe funksionimit në terren, si dhe praktikat më të mira për përdorimin e tyre në monitorimin e jetës së egër.

Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna" mbetet e përkushtuar në përdorimin e teknologjive moderne dhe në forcimin e bashkëpunimit me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për mbrojtjen e vlerave të jashtëzakonshme natyrore të Parkut.

Photos from Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna"'s post 16/07/2026

NJOFTIM

Pavarësisht se kjo zonë në Kuqishtë është pastruar disa herë nga institucionet përgjegjëse, fatkeqësisht persona të papërgjegjshëm vazhdojnë të hedhin mbeturina, përfshirë edhe materiale ndërtimore, jashtë hapësirave të dedikuara për grumbullimin e tyre.

Veprime të tilla përbëjnë degradim të mjedisit, dëmtojnë vlerat natyrore të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe cenojnë interesin publik.

Drejtoria e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” njofton se ndaj çdo personi që konstatohet duke ndotur apo degraduar mjedisin do të ndërmerren masat e parapara me legjislacionin në fuqi, përfshirë procedimin e rasteve si vepra penale, kur plotësohen kushtet ligjore.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe vizitorëve të tregojnë përgjegjësi, të mos hedhin mbeturina në natyrë dhe të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Ruajtja e natyrës është përgjegjësi e secilit prej nesh.

14/07/2026

APEL PËR KUJDES DHE PËRGJEGJËSI NË PARANDALIMIN E ZJARREVE NË PYJE

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale për parandalimin e zjarreve në pyje dhe në hapësirat e tjera natyrore.

Ftojmë qytetarët të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, përfshirë ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura, hedhjen e cigareve të ndezura, djegien e mbeturinave apo të barit të thatë, si dhe çdo aktivitet tjetër që paraqet rrezik për mjedisin.

Në rast se vëreni tym, flakë apo çdo shenjë të një zjarri, njoftoni menjëherë autoritetet kompetente, në mënyrë që të mundësohet reagimi i shpejtë dhe parandalimi i përhapjes së zjarrit.

Mbrojtja e pyjeve dhe e pasurive tona natyrore është përgjegjësi e përbashkët. Me bashkëpunim, ndërgjegjësim dhe veprim të përgjegjshëm, kontribuojmë në ruajtjen e mjedisit, biodiversitetit dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve.

14/07/2026

🌿 Parku Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna" – Thesar i natyrës, biodiversitetit dhe trashëgimisë sonë

Në zemër të Alpeve Shqiptare shtrihet Parku Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna", një nga zonat më të rëndësishme të mbrojtura në Kosovë dhe një nga pasuritë më të çmuara natyrore të vendit tonë.

Me peizazhe mahnitëse, maja të larta shkëmbore, lugina të thella, pyje shekullore, lumenj e burime kristalore, liqene akullnajore dhe livadhe alpine, parku përfaqëson një mozaik të rrallë ekosistemesh që ofron bukuri në çdo stinë të vitit.

🌲Një strehë e biodiversitetit-
Speciet janë të rralla, endemike ose të mbrojtura me ligj. Këtu jetojnë specie emblematike si rrëqebulli i Ballkanit, ariu i murrmë, ujku, dhia e egër, kaprolli, si dhe një numër i madh shpendësh, insektesh dhe bimësh me vlera të veçanta shkencore e ekologjike.

🏔️ Peizazhe që frymëzojnë
Çdo shteg, çdo majë dhe çdo bjeshkë rrëfen historinë e krijimit të këtij relievi unik. Bukuria e Grykës së Rugovës, bjeshkët alpine, pyjet e dendura dhe kullotat tradicionale e bëjnë parkun një destinacion të veçantë për ecje, alpinizëm, fotografi natyre dhe turizëm të qëndrueshëm.

🏡 Tradita dhe kultura që jetojnë ndër breza
Përveç pasurive natyrore, Parku Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna" ruan edhe trashëgiminë kulturore të komuniteteve që kanë jetuar në harmoni me natyrën për shekuj me radhë. Stanet verore, mikpritja tradicionale, zejet, këngët dhe gastronomia vendore janë pjesë e identitetit të kësaj zone dhe pasurojnë përvojën e çdo vizitori.

🌍 Përgjegjësi e përbashkët-
Mbrojtja e natyrës nuk është vetëm detyrë institucionale, por përgjegjësi e secilit prej nesh. Duke respektuar rregullat e parkut, duke mbajtur mjedisin të pastër dhe duke ruajtur florën e faunën, ne kontribuojmë që kjo pasuri të trashëgohet e paprekur edhe nga brezat e ardhshëm.

💚 Ju ftojmë të vizitoni Parkun Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna", të shijoni bukuritë e tij të jashtëzakonshme dhe të bëheni ambasadorë të mbrojtjes së natyrës.

Natyra është trashëgimia jonë. Ta mbrojmë së bashku!

Photos from Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna"'s post 04/07/2026

🌿 Vizitë studimore në Parkun Nacional Harz, Gjermani

Zyrtarë të Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, së bashku me përfaqësues të Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) dhe partnerë lokalë, morën pjesë në një vizitë studimore treditore në Parkun Nacional Harz në Gjermani.

Gjatë kësaj vizite, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen nga afër me përvojën dhe praktikat e menaxhimit të një prej parqeve më të njohura në Evropë për mbrojtjen e natyrës. Në fokus të diskutimeve ishin sfidat që ka kaluar Parku Nacional Harz ndër vite, si dhe ato me të cilat vazhdon të përballet sot, duke ofruar njohuri të reja dhe mësime të vlefshme për menaxhimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura.

Gjatë sesioneve dhe vizitave në terren u diskutua për ruajtjen dhe menaxhimin e specieve të egra, me fokus të veçantë te Rrëqebulli evropian, si një nga speciet më të rëndësishme për biodiversitetin. Po ashtu, u trajtuan shkaqet e tharjes së pyjeve, ndikimi i ndryshimeve klimatike, dëmtuesve dhe sëmundjeve pyjore, si dhe praktikat e menaxhimit që zbatohen për ruajtjen e shëndetit të ekosistemeve pyjore.

Një pjesë e rëndësishme e vizitës iu kushtua zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm, planifikimit dhe mirëmbajtjes së shtigjeve të ecjes, si dhe rolit të tyre në promovimin e vlerave natyrore të parkut. Gjithashtu, u prezantuan praktikat më të mira në fushën e edukimit mjedisor dhe ndërgjegjësimit të vizitorëve, si dhe metodat e komunikimit dhe bashkëpunimit me palët e interesit për një menaxhim sa më gjithëpërfshirës të zonave të mbrojtura.

Shkëmbimi i përvojave me ekspertët dhe stafin e Parkut Nacional Harz krijoi një mundësi të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve profesionale, ndarjen e praktikave më të mira dhe identifikimin e qasjeve inovative që mund të aplikohen edhe në menaxhimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Kjo vizitë studimore u mundësua në kuadër të projektit “Shaping the Future of the Bjeshkët e Nemuna Region”, i cili implementohet nga CNVP në bashkëpunim me Drejtorinë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, Agjensionin për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) dhe NCCON, me financim nga DBU.

Vizita shërbeu si një mundësi e vlefshme për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, me synim avancimin e praktikave për mbrojtjen e natyrës dhe menaxhimin e qëndrueshëm të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

26/06/2026

🔥 MOS TA LËMË ZJARRIN TË SHKATËRROJË ATË QË NATYRA KA KRIJUAR PËR SHEKUJ 🌲

Çdo verë sjell bukurinë e natyrës, por njëkohësisht edhe rrezikun nga zjarret pyjore.

Parku Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna" ndër vite është përballur me zjarre të mëdha dhe shkatërruese, të cilat kanë përfshirë qindra hektarë pyje, kullota dhe habitate natyrore, duke shkaktuar dëme të mëdha në biodiversitet, peizazh dhe ekosistemet e parkut. Pasojat e këtyre zjarreve ndihen për vite me radhë, ndërsa natyrës i duhen dekada për t'u rikuperuar.

Shumica e zjarreve mund të parandalohen. Një pakujdesi e vogël – një cigare e hedhur, një zjarr i lënë pa mbikëqyrje apo djegia e mbeturinave – mund të kthehet në një katastrofë për të gjithë.

🙏 Apelojmë tek çdo qytetar, vizitor dhe dashamirës i natyrës:

Mos ndizni zjarr në pyje dhe kullota.
Mos hidhni bishta cigaresh në natyrë.
Mos digjni mbeturina apo mbetje bimore pranë zonave pyjore.
Nëse vëreni zjarr ose tym, njoftoni menjëherë autoritetet përgjegjëse.

Mbrojtja e Parkut Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna" është përgjegjësi e përbashkët. Çdo veprim i kujdesshëm sot do të thotë më shumë pyje, më shumë jetë të egër dhe një mjedis më i shëndetshëm për brezat që do të vijnë.

🌿 Natyra nuk ka zë për të kërkuar ndihmë – le të jemi ne zëri i saj.
Mos lejoni që një moment pakujdesie të shndërrojë pyjet tona ne hi.

25/06/2026

🌿 Aksion për Pastrimin e Mjedisit në Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna

Sot, Drejtoria e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, në kuadër të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka realizuar një aksion për pastrimin e mbeturinave në disa zona të parkut, duke kontribuar në ruajtjen e mjedisit natyror dhe përmirësimin e cilësisë së hapësirave të frekuentuara nga vizitorët.

Ky aksion u realizua në kuadër të projektit “Formësimi i së Ardhmes së Regjionit të Bjeshkëve të Nemuna”, të zbatuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Drejtoria e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, në bashkëpunim me CNVP dhe NACCON, me mbështetjen financiare të Fondacionit Gjerman për Mjedis (DBU). Aktiviteti synon të kontribuojë në mbrojtjen e natyrës, ruajtjen e biodiversitetit dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme mjedisore në rajonin e Bjeshkëve të Nemuna.

Ky aktivitet është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për mbrojtjen e ekosistemit, menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave dhe promovimin e përgjegjësisë qytetare ndaj natyrës. Përmes këtij aksioni, janë larguar sasi të konsiderueshme mbeturinash nga zona të ndryshme të parkut, duke ndikuar drejtpërdrejt në ruajtjen e biodiversitetit dhe në përmirësimin e pamjes së mjedisit.

Ruajtja e pastërtisë së Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna mbetet një përgjegjësi e përbashkët. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjithë vizitorëve, komuniteteve lokale dhe dashamirëve të natyrës që të kontribuojnë në mbrojtjen e kësaj pasurie të çmuar natyrore. Veprimet e tilla jo vetëm që ndihmojnë në mbrojtjen e florës dhe faunës së parkut, por edhe krijojnë kushte më të mira për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe aktiviteteve rekreative.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Drejtoria e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna do të vazhdojnë të organizojnë aktivitete të ngjashme në të ardhmen, me synimin për të rritur ndërgjegjësimin publik dhe për të siguruar ruajtjen afatgjatë të vlerave natyrore që e bëjnë këtë park një nga zonat më të rëndësishme të mbrojtura në Kosovë.

Photos from Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna"'s post 25/06/2026

🌿 Aksion për Pastrimin e Mjedisit në Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna

Sot, Drejtoria e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, në kuadër të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka realizuar një aksion për pastrimin e mbeturinave në disa zona të parkut, duke kontribuar në ruajtjen e mjedisit natyror dhe përmirësimin e cilësisë së hapësirave të frekuentuara nga vizitorët.

Ky aksion u realizua në kuadër të projektit “Formësimi i së Ardhmes së Regjionit të Bjeshkëve të Nemuna”, të zbatuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Drejtoria e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, në bashkëpunim me CNVP dhe NACCON, me mbështetjen financiare të Fondacionit Gjerman për Mjedis (DBU). Aktiviteti synon të kontribuojë në mbrojtjen e natyrës, ruajtjen e biodiversitetit dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme mjedisore në rajonin e Bjeshkëve të Nemuna.

Ky aktivitet është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për mbrojtjen e ekosistemit, menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave dhe promovimin e përgjegjësisë qytetare ndaj natyrës. Përmes këtij aksioni, janë larguar sasi të konsiderueshme mbeturinash nga zona të ndryshme të parkut, duke ndikuar drejtpërdrejt në ruajtjen e biodiversitetit dhe në përmirësimin e pamjes së mjedisit.

Ruajtja e pastërtisë së Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna mbetet një përgjegjësi e përbashkët. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjithë vizitorëve, komuniteteve lokale dhe dashamirëve të natyrës që të kontribuojnë në mbrojtjen e kësaj pasurie të çmuar natyrore. Veprimet e tilla jo vetëm që ndihmojnë në mbrojtjen e florës dhe faunës së parkut, por edhe krijojnë kushte më të mira për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe aktiviteteve rekreative.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Drejtoria e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna do të vazhdojnë të organizojnë aktivitete të ngjashme në të ardhmen, me synimin për të rritur ndërgjegjësimin publik dhe për të siguruar ruajtjen afatgjatë të vlerave natyrore që e bëjnë këtë park një nga zonat më të rëndësishme të mbrojtura në Kosovë.

Want your business to be the top-listed Government Service in Pejë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Rr. Ardian Krasniqi Nr. 47
Pejë
30000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00