Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Pejë

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Pejë

Share

Drejtoria e Shëndetësisë - Pejë

Duke u mbështetur në Ligjin mbi vetëqeverisjen e komunave të Kosovës, statusin e komunës së Pejës ,ligjin për Shëndetësi si dhe dispozitat tjera ligjore të MSHP dhe MEF , aktivitetet e DSH-së janë të koncentruar në këto shërbime:

- SHËRBIMI I KUJDESIT PARËSOR SHËNDETËSOR
- SHËRBIMI I SHËNDETIT PUBLIK
- SHËRBIMET TJERA

Photos from Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Pejë's post 05/06/2026

Muaji i Prindërimit në QKMF

Në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Prindërimit, sot u mbajt sesioni i parë grupor me prindër dhe fëmijë, ku përveç nënave morën pjesë edhe baballarë, duke dëshmuar rëndësinë e përfshirjes së të dy prindërve në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

Sesionet janë të organizuara për fëmijët e grupmoshës 1 deri në 17 muaj dhe kanë për qëllim ofrimin e njohurive dhe këshillave praktike për kujdesin, zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve.

Sesioni u udhëhoq nga koordinatorja Violeta Gorani, së bashku me infermieret Xhenifere Dresha dhe Pranvera Dakaj, të cilat ndanë informacione dhe udhëzime të vlefshme me prindërit pjesëmarrës.

Falënderojmë të gjithë prindërit për pjesëmarrjen aktive dhe interesimin e treguar. Këto sesione do të vazhdojnë edhe në javët në vijim, me qëllim të mbështetjes së prindërve dhe promovimit të zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve.

Photos from Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Pejë's post 04/06/2026

Komuna e Pejës,, përmes shërbimeve teknike të saj ka filluar renovimin e QMF-së “Fidanishte”, duke përfshirë edhe aneksin e objektit që gjatë pandemisë ka shërbyer si qendër për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Këto punime kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të punës për personelin shëndetësor dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.

Pas përfundimit të punimeve, QMF “Fidanishte” do të ofrojë shërbime shëndetësore me orar të zgjatur, nga ora 19:00 deri në 00:00, duke rritur qasjen e qytetarëve në kujdes shëndetësor.

Photos from Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Pejë's post 01/06/2026

Sot, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore kundër Pirjes së Duhanit, në Shkollën “Dardania” u organizua aktivitet sensibilizues me nxënësit, me qëllim ngritjen e vetëdijes për pasojat e dëmshme të duhanit dhe promovimin e stileve të shëndetshme të jetesës.

Photos from Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Pejë's post 18/05/2026

📍 Shënohet 17 Maji si Dita Botërore e Hipertensionit në Pejë

Drejtoria për Shëndetësi në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare organizoi sot një aktivitet vetëdijesues në sheshin e qytetit me rastin e 17 Majit – Ditës Botërore të Hipertensionit.

Gjatë aktivitetit, qytetarëve iu ofruan m***e falas të tensionit arterial si dhe këshilla profesionale nga stafi shëndetësor për parandalimin dhe menaxhimin e hipertensionit.

Ky aktivitet synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e kontrollit të rregullt të tensionit arterial, pasi hipertensioni mbetet një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare.

Photos from Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Pejë's post 12/05/2026

Shënimi i Ditës Botërore të Infermierisë në Pejë

Me rastin e Ditës Botërore të Infermierisë, Komuna e Pejës, Drejtoria për Shëndetësi dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në bashkëpunim me (AQH) dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Pejë organizoi sot me nxënesit e shkollës së mesme të mjekësisë aktivitete vetëdijësuese dhe promovuese në sheshin e qytetit.

Gjatë këtij aktiviteti, qytetarëve iu ofruan këshilla shëndetësore, m***e të tensionit arterial dhe informacione mbi rëndësinë e kujdesit infermieror në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit.

Kjo ditë shënon një mundësi të veçantë për të shprehur mirënjohjen dhe respektin për infermierët, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm janë çdo ditë pranë pacientëve, duke dhënë kontribut të pazëvendësueshëm në sistemin shëndetësor.

Komuna e Pejës falënderon të gjithë infermierët për punën e tyre të palodhshme dhe rolin e rëndësishëm që kanë në ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore për qytetarët.

08/05/2026

Njësitë e Urgjencës së Pejës intervenuan në kohë rekord në aksidentin e ndodhur në Rugovë, duke dëshmuar profesionalizëm, gatishmëri dhe përkushtim maksimal në shërbim të qytetarëve.

Mirënjohje për ekipet tona mjekësore që janë çdoherë në krye të detyrës për shpëtimin e jetës dhe ofrimin e ndihmës urgjente ne ato raste kur kërkohet.

Photos from Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Pejë's post 25/04/2026

Drejtoria për Shëndetësi në Pejë njofton opinionin publik se Dr. Arijeta Musliqi ka marrë pjesë në Konferencën e 4-të të EURACT për Edukim Mjekësor, e mbajtur në Iași, Rumani.

Në këtë konferencë ndërkombëtare, Dr. Musliqi ka prezantuar punime shkencore të pranuara dhe ka udhëhequr sesione të prezantimeve në formë posteri, duke përfaqësuar me dinjitet shërbimin shëndetësor dhe vendin tonë.

Pjesëmarrja në aktivitete të tilla ndërkombëtare dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm për avancimin profesional dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Photos from Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Pejë's post 24/04/2026

Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore, është duke realizuar sanimin dhe lyerjen e ordinancave mjekësore, si dhe të të gjitha hapësirave të brendshme në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Këto ndërhyrje synojnë ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, duke siguruar kushte më të mira për pacientët dhe një ambient pune më funksional për stafin shëndetësor.

Photos from Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Pejë's post 24/03/2026

Sot, në kuadër të Ditës Botërore të Tuberkulozit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) realizoi një ligjëratë vetëdijësuese në Shkollën Fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.

Ligjërata u mbajt nga doktoresha Tringa Muhaxheri, e cila informoi nxënësit mbi mënyrat e parandalimit, rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, si dhe trajtimin e tuberkulozit.

Përmes këtij aktiviteti, synohet rritja e vetëdijes tek të rinjtë për rëndësinë e ruajtjes së shëndetit dhe parandalimit të sëmundjeve ngjitëse.

Photos from Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Pejë's post 18/03/2026

Sot u mbajt ligjeratë rifreskuese për Reanimimin Kardiopulmonar (RKP), i dedikuar për mjekët dhe infermierët.

Trajnimi u ligjërua nga Dr. Besnik Nurboja, specialist i Emergjencave dhe bashkëqytetari ynë, i cili në mënyrë vullnetare ndau njohuritë dhe përvojën e tij profesionale me pjesëmarrësit.

Ky trajnim pati rëndësi të veçantë në përditësimin dhe përforcimin e shkathtësive praktike për menaxhimin e rasteve emergjente, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

E falënderojmë Dr. Nurboja për angazhimin dhe kontributin e tij të çmuar, si dhe të gjithë pjesëmarrësit për interesimin dhe përkushtimin.

Want your business to be the top-listed Government Service in Pejë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Pejë
30000