04/06/2026
AKSION PËR RESTAURIMIN E XHAMISË SË SHTYPEQIT TË VOGËL – RUGOVË
Të nderuar besimtarë, bashkëatdhetarë dhe miq,
Me ndihmën e Allahut dhe kontributin e bamirësve, punimet restauruese në Xhaminë e Shtypeqit të Vogël në Rugovë kanë arritur në një fazë të rëndësishme.
Siç dëshmojnë edhe fotografitë, objekti tashmë ka marrë formën e tij të re, duke ruajtur vlerat tradicionale dhe historike të kësaj zone.
Megjithatë, për përfundimin e plotë të restaurimit nevojitet ende mbështetja juaj.
Ftojmë të gjithë njerëzit vullnetmirë që, sipas mundësive të tyre, të bëhen pjesë e këtij aksioni fisnik dhe të japin kontributin e tyre për një shtëpi të Allahut që do t’u shërbejë brezave të ardhshëm.
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Kush ndërton një xhami për hir të Allahut, Allahu do t’i ndërtojë atij një shtëpi në Xhenet.”
Çdo kontribut, sado i vogël, është i çmuar.
Bëhu pjesë e këtij sevapi të vazhdueshëm!
Zoti i shpërbleftë të gjithë kontribuuesit dhe mbështetësit e këtij projekti. 🤲
Xhamia e Shtypeqit të Vogël – Rugovë
2026 🕌✨
TË DHËNAT PËR DONACION
Për pagesa nga jashtë Kosovës (International Transfer):
Banka Përfituese (Beneficiary Bank):
NLB Banka sh.a
SWIFT Code:
NLPRXKPR
Adresa e Bankës:
Ukshin Hoti 124, Prishtinë, Kosovë
IBAN:
XK05
1706 0010 1113 8731 (NLB BANK)
Përfituesi (Beneficiary):
KBI Pejë
Adresa e Përfituesit:
Rr. Lidhja e Pejës nr. 31, Pejë, Kosovë
Qëllimi i pagesës:
Donacion për restaurimin e Xhamisë së Shtypeqit të Vogël – Rugovë
04/06/2026
𝗡𝗷𝗼𝗳𝘁𝗶𝗺 𝗽ë𝗿 𝗸𝘁𝗵𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗵𝗮𝘅𝗵𝗶𝗹𝗲𝗿ë𝘃𝗲 𝗻ë 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃ë
Pas përfundimit të të gjitha ritualeve të haxhit dhe qëndrimit në Medinën e Resulullahut a.s., haxhilerët tanë, nga mëngjesi i ditës së nesërme do të kthehen në Kosovë.
𝗡𝗲𝘀ë𝗿, 𝗲 𝗽𝗿𝗲𝗺𝘁𝗲, 𝗻ë 𝗼𝗿ë𝗻 𝟭:𝟭𝟱, 𝗽𝗮𝘀 𝗺𝗲𝘀𝗻𝗮𝘁𝗲, do të aterojë aeroplani i parë me haxhilerët e Prishtinës.
𝗠ë 𝟱 𝗾𝗲𝗿𝘀𝗵𝗼𝗿, 𝗲 𝗽𝗿𝗲𝗺𝘁𝗲, 𝗻ë 𝗼𝗿ë𝗻 𝟭𝟮:𝟮𝟱, do të aterojë aeroplani me grupin e dytë të haxhilerëve nga Podujeva, Fushë Kosova, Obiliqi, Gjakova dhe Klina.
𝗧ë 𝘀𝗵𝘁𝘂𝗻ë𝗻, 𝗺ë 𝟲 𝗾𝗲𝗿𝘀𝗵𝗼𝗿, 𝗻ë 𝗼𝗿ë𝗻 𝟭:𝟭𝟬, 𝗽𝗮𝘀 𝗺𝗲𝘀𝗻𝗮𝘁𝗲, do të aterojë aeroplani me haxhilerët e grupit të tretë nga Prizreni dhe Shtimja.
𝗡ë 𝗼𝗿ë𝗻 𝟵:𝟰𝟱, 𝘁ë 𝗱𝗮𝘁ë𝘀 𝟲 𝗾𝗲𝗿𝘀𝗵𝗼𝗿, do të aterojë aeroplani me grupin e katërt të haxhilerëve nga Gjilani, Lipjani dhe Rahoveci.
𝗣𝗼 𝗮𝘁ë 𝗱𝗶𝘁ë, 𝗽𝗿𝗮 𝗺ë 𝟲 𝗾𝗲𝗿𝘀𝗵𝗼𝗿, 𝗻ë 𝗼𝗿ë𝗻 𝟭𝟮:𝟮𝟱, do të aterojë aeroplani me haxhilerët e grupit të pestë nga Ferizaji, Kaçaniku, Hani i Elezit, Vitia dhe Kamenica.
𝗚𝗿𝘂𝗽𝗶 𝗶 𝗴𝗷𝗮𝘀𝗵𝘁ë, me haxhilerët nga Mitrovica, Vushtrria, Peja, Deçani, Istogu, Suhareka, Malisheva dhe haxhilerët nga diaspora, do të aterojnë 𝗺ë 𝟳 𝗾𝗲𝗿𝘀𝗵𝗼𝗿, 𝗻ë 𝗼𝗿ë𝗻 𝟬𝟴:𝟱𝟱.
𝗡𝗱ë𝗿𝘀𝗮, 𝗴𝗿𝘂𝗽𝗶 𝗶 𝗳𝘂𝗻𝗱𝗶𝘁, do të aterojë 𝗺ë 𝟴 𝗾𝗲𝗿𝘀𝗵𝗼𝗿, 𝗻ë 𝗼𝗿ë𝗻 𝟭:𝟭𝟱 𝗽𝗮𝘀 𝗺𝗲𝘀𝗻𝗮𝘁𝗲, me haxhilerët nga Drenasi, Skenderaj, Dragashi dhe Rajoni i Gorës.
𝘓𝘶𝘴𝘪𝘮 𝘡𝘰𝘵𝘪𝘯 𝘦 𝘔𝘢𝘥𝘩ë𝘳𝘶𝘢𝘳 𝘲ë 𝘩𝘢𝘹𝘩𝘪𝘭𝘦𝘳ë𝘷𝘦 𝘵’𝘶𝘢 𝘬𝘦𝘵ë 𝘱𝘳𝘢𝘯𝘶𝘢𝘳 𝘩𝘢𝘹𝘩𝘪𝘯 𝘥𝘩𝘦 𝘵ë 𝘨𝘫𝘪𝘵𝘩𝘢 𝘪𝘣𝘢𝘥𝘦𝘵𝘦𝘵 𝘲ë 𝘪 𝘬𝘢𝘯ë 𝘬𝘳𝘺𝘦𝘳, 𝘴𝘪 𝘥𝘩𝘦 𝘵ë 𝘬𝘵𝘩𝘦𝘩𝘦𝘯 𝘴𝘩ë𝘯𝘥𝘰𝘴𝘩 𝘦 𝘮𝘪𝘳ë 𝘱𝘳𝘢𝘯ë 𝘧𝘢𝘮𝘪𝘭𝘫𝘢𝘳ë𝘷𝘦 𝘵ë 𝘵𝘺𝘳𝘦!
𝗣𝗦. Në rast ndryshimi të orarit të fluturimeve do të njoftoheni me kohë.
31/05/2026
📖 NJOFTIM
KURS I KURANIT DHE TEFSIRIT
Këshilli i Bashkësisë Islame në Pejë ju fton të merrni pjesë në ligjëratat e rregullta të Kuranit dhe Tefsirit, të cilat do të mbahen:
👤 Ligjërues: Hoxhë Abdullah Kastrati
🕒 Çdo të hënë dhe të mërkurë, pas namazit të akshamit
📍 Xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli”
Allahu i Madhëruar thotë:
﴿وَرَتِّلِ الْقُرْآنَ تَرْتِيلًا﴾
“Dhe lexoje Kuranin ngadalë, qartë dhe me rregull.”
Mirë se vini për të përfituar nga mësimet e Kuranit dhe për të thelluar njohuritë tuaja fetare.
29/05/2026
Të nderuar besimtarë dhe banorë të Komunës së Pejës,
Këshilli i Bashkësisë Islame në Pejë shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të sinqertë për besimin dhe përkrahjen tuaj të vazhdueshme, të treguar përmes dhurimit të 515 kurbanëve në kuadër të aksionit të KURBANIT 2026.
Ky kontribut i çmuar është dëshmi e solidaritetit, humanizmit dhe vetëdijes së lartë fetare që e karakterizon popullin tonë.
Falë bujarisë suaj, shumë familje në nevojë kanë pas mundësinë që në sofrën e Bajramit ti gëzohen kësaj feste.
Kurbani është sakrificë, ibadet dhe afrim tek Allahu Fuqiplotë, por njëkohësisht edhe kujdes për tjetrin, ndihmë për nevojtarin dhe forcim i lidhjeve tona njerëzore e shpirtërore.
Përkrahja juaj ndaj BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS, Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë dhe Shoqatës Humanitare-Kuzhinës “Bereqeti” – Pejë është motiv dhe forcë për të vazhduar misionin tonë në shërbim të fesë, atdheut dhe njerëzve në nevojë.
Allahu i Madhëruar ua pranoftë kurbanët, lutjet dhe çdo vepër të mirë, ua shtoftë bereqetin në familjet tuaja dhe ju shpërbleftë me të mira të pafundme.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë,
Këshilli i Bashkësisë Islame - Pejë
28/05/2026
Deklaratë e përbashkët nga udhëheqësit fetarë në Kosovë
Ne, udhëheqësit fetarë të Kosovës - Bashkësia Islame, Kisha Ortodokse Serbe, Kisha Katolike, Kisha Protestante Ungjillore dhe Bashkësia Hebraike - që përfaqësojmë bashkësi të ndryshme fetare, riafirmojmë përkushtimin tonë të përbashkët për paqen, dinjitetin njerëzor dhe respektin ndërmjet të gjithë njerëzve.
Ne e njohim rëndësinë e vlerave demokratike dhe nevojën për një klimë publike të përgjegjshme, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore.
Ne u bëjmë thirrje të gjithë akterëve politikë, institucioneve dhe qytetarëve që të respektojnë parimet në vijim:
1. Gjuha e respektit dhe dinjitetit
Kërkojmë përdorimin e një gjuhe të respektueshme dhe të matur në debatin publik; ndalimin e fyerjeve, poshtërimit dhe sulmeve personale ndaj të tjerëve; si dhe një kulturë dialogu të bazuar në dinjitet dhe respekt të ndërsjellë.
2. Respekti për gratë dhe vajzat
Kërkojmë tolerancë zero ndaj gjuhës seksiste ose mizogjene; refuzim të stereotipeve të dëmshme dhe sulmeve të bazuara në gjini; si dhe respekt të barabartë, zë dhe pjesëmarrje për gratë dhe vajzat në jetën publike.
3. Refuzimi i gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes
Kërkojmë mospërdorimin e gjuhës së urrejtjes, kërcënimeve apo nxitjes së dhunës; respekt për diversitetin etnik, fetar dhe social; si dhe përpjekje aktive për të mbrojtur paqen shoqërore dhe besimin ndërmjet komuniteteve.
4. E vërteta dhe integriteti në jetën publike
Kërkojmë ndershmëri dhe saktësi në komunikimin publik; refuzim të dezinformimit dhe manipulimit; si dhe respekt për ligjin dhe standardet demokratike.
5. Komunikim i përgjegjshëm
Kërkojmë sjellje etike në media dhe në platformat sociale; ndalimin e abuzimit online, bullizmit dhe gjuhës poshtëruese; si dhe udhëheqje që vendos një ton të qetë dhe të përgjegjshëm.
6. Përgjegjësi e përbashkët
U bëjmë thirrje të gjithë liderëve dhe qytetarëve të respektojnë këto parime gjatë gjithë periudhës zgjedhore; të udhëheqin të tjerët përmes shembullit; dhe të punojnë së bashku për të mbrojtur strukturën demokratike dhe shoqërore të Kosovës.
Si udhëheqës fetarë, ne flasim me një zë për këtë: fjalët kanë rëndësi. Ato formësojnë sjelljen. Ato ndajnë ose bashkojnë. I bëjmë thirrje të gjithëve në jetën publike të zgjedhin respektin, të vërtetën dhe përgjegjësinë.
Fotografi nga arkivi