Nëndega e PDK-së - Raushiq

Nëndega e PDK-së - Raushiq

Share

Këtu mund t'i percillni aktivitetet e degës së PDK-së në Pejë, dhe nēndegës Raushiq.

31/05/2021

Sot, më 31 maj, bëhen 22 vjet nga rënia heroike e njërit nga lufëtarët më të përkushtuar të çështjes kombëtare, Xhemajl Fetahaj.
Anipse ende nuk kishte mbushur njëzetë vjetë kur në janarin e vitit 1984 ishte burgosur me një grup shokësh dhe dënuar me 6 vite burgim për veprimtari politike, Xhemajli qëndroi gjatë gjithë kohës i pathyeshëm në torturat e egra të hetuesisë dhe burgu i rënd, për të vazhduar pas daljes nga burgu edhe me guximshëm, me përkushtim dhe vendosmëri edhe më të madhe, veprimtarinë patriotike në kuadër të Lëvizjes Kombëtare.
Duke qenë thellësisht i bindur se liria, të drejtat njerëzore dhe ato kombëtare nuk mund të fitohen pa sakrifica dhe pa luftë të armatosur, Xhemajl Fetahaj fillon që heret të merret me krijimin e kushteve të domosdoshme, logjistike dhe organizative, për luftën e ardhshme çlirimtare të Kosovës. Në këtë drejtim, ai nuk u lodh e as nuk u ndal asnjëherë, as në Kosovë e as në perëndim, derisa para 22 vitesh, më 31 maj 1999, gjatë një beteje të ashpër, e cila zgjati për orë të tëra, në mes forcave të UÇK-së dhe atyre armike serbe, bie heroikisht në Koshare, për të mos vdekur kurrë. Tjetër ndalesë as që mund të paramendohej për Xhemajlin, njërin nga bijtë e shumtë të devotshëm të familjes Fetahaj nga Raushiqi i Pejës, familje nga më të njohurat në Dukagjin për bujari dhe tradita patriotike.
Xhemajl Fetahaj do të kujtohet e nderohet përjetësisht nga Kombi ynë, si luftëtar i pandalshëm i lirisë së Kosovës.

Photos from Xhavit Haliti's post 24/01/2021
24/12/2020

Sot zyrtarizuam Enver Hoxhajn kandidat për kryeministër të Kosovës.
Profili i pasur profesional, aktiviteti dhe kontributi shumëvjeçar i tij, garanton sukses për PDK-në.
Enveri do t’i prijë një ekipi të fortë të kandidatëve për deputetë, me të cilin PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet.

28/11/2020

2020-ta është viti jubilar i Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve.
Ndjehem krenar që me faljen e gjakut të vëllait, Agimit, i dhamë krah rinisë nismëtare studentore dhe plakut të urtë, profesor Anton Çetta, për të mbyllur plagën e gjakmarrjes, si parakusht i domosdoshëm për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyrje në luftën çlirimtare.
Në foto, pas plisbardhëve, babai im, Mehmeti, me kasketë, në ditën e pajtimit.
Duke qenë se ky vit është edhe vit i 100-vjetorit të lindjes së Anton Çettës, këta rreshta kanë edhe qëllimin e homazhit ndaj jetës dhe veprës së Tij, në shërbim të kulturës shqiptare, pajtimit dhe bashkimit të popullit tonë. XHH

09/11/2020

Nuk është e çuditshme se si gëzohen smirëzinjtë. Por, fatkeqësisht dua t’i mërzisë ata, që të gjithë zëdhënësitë e Radio Moskës e të Sputnikut, ndërsa t’i gëzoj miqtë e mi, që u shqetësuan me lajmin e lajmëtarëve të Radio Moskës e Radio Serbisë.
Po ju njoftoj që as s’kam marrë ftesë dhe as s’më kanë ftuar me telefon. XHH

21/09/2020

12/08/2020

Mendimi i lirë i individit është pjesë e rëndësishme e demokracisë. Në PDK askush s’e penalizon askënd për mendimin e shfaqur publikisht.

Si çdokund tjetër ku kërkohet dhe më jepet rasti të flas për probleme të caktuara të sferës politike, mendimi im është i hapur edhe në organet e PDK-së. Demokracia nuk është anarki, por është diktaturë e ligjit, rregullave, statutit, e Kushtetutës. PDK, pas debatit në organet e saja, të gjitha vendimet i merrë me konsensus ose me shumicën e votave, të cilat çdo herë i kam respektuar dhe do t’i respektoj edhe në të ardhmen.

Pyetja që shtrohet shpesh këto ditë, për sa i përket koalicionit qeverisës: të hyjë PDK-ja ose jo? Edhe në këtë rast unë e kam mendimin tim. Kosova është në udhëkryq të madh për shumë arsye.

Po i numëroj disa, pa e bërë kategorizim sa i përket rëndësisë së tyre:

- Pandemia COVID-19;
- Dialogu me Serbinë;
- Ndalimi i njohjeve të shtetit të Kosovës;
- Tërheqja e njohjeve të shtetit të Kosovës;
- Gjykata Speciale.

Shto këtu edhe ekonominë e dobët; arsimimin që lë për të dëshiruar; shëndetësinë; papunësinë; korrupsionin; nepotizmin; organet e sigurisë; integrimin në institucionet ndërkombëtare; aleancat strategjike me SHBA-në, BE-në, Britaninë e Madhe etj., politika e jashtme... që të mos i numëroj të gjitha me radhë.

Të gjitha këto çështje kërkojnë politikbërje të përgjegjshme shtetërore dhe jo individë apo koalicion të brishtë si ky që e kemi.

Për t’u përballur me të gjitha këto probleme duhet të kemi një koalicion të madh me politikanë e ekspertë të mirë e të përgjegjshëm.
Duke besuar në fuqinë e PDK-së, te ekspertët dhe te politikanët e saj, mendoj se duhet bashkuar (sipas një marrëveshjeje) së pari me LDK-në, e edhe me partitë tjera për të qeverisur me vendin, për t’u përballur me çështjet që duhet t’i zgjedhim. Prandaj edhe po kërkoj që të lihen interesat personale për interesin e vendit dhe të të gjithë qytetarëve. XHH

Want your business to be the top-listed Government Service in Pejë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


Raushiq
Pejë
30000