Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Pejë

Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Pejë

Share

Lëvizja VETËVENDOSJE! është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen.

Photos from Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Pejë's post 27/03/2026

Sot Lëvizja VETËVENDOSJE! në Pejë, bëri homazhe në lagjen Dardania me rastin e përvjetorit të masakrës, duke përkujtuar me dhimbje e krenari të gjithë të rënët e pafajshëm.

Kujtimi për ta mbetet i gjallë në zemrat tona, si dëshmi e sakrificës për liri dhe si obligim që e vërteta të mos harrohet kurrë.

Lavdi e përjetshme martirëve dhe dëshmorëve të Kombit!

Photos from Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Pejë's post 20/03/2026

URIME FITËR BAJRAMI!

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Pejë uron të gjithë besimtarët muslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen, për festën e Fitër Bajramit.

Pas muajit të Ramazanit, muaj ku ndërlidhen përkushtimi e sakrifica duke u bërë një shkëputje nga përditshmëria materiale e muajve të tjerë, besimtarët muslimanë festojnë Fitër Bajramin, festën që shton mëshirën dhe solidaritetin ndaj njëri-tjetrit.

Urojmë që sikurse në këtë ditë kur ata që kanë më shumë japin për nevojtarët (zeqatin), t'i gjendemi përherë pranë të varfërve dhe të angazhohemi përditë për një shoqëri të barabartë e solidare. Sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit për shoqërinë e shtetin tonë, kurse solidariteti dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramin të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe mbarë njerëzimit.

Gëzuar Fitër Bajrami me urimet më të përzemërta për sa më shumë mbarësi e begati në familjet tuaja. Shëndet e mirësi për secilin! Urime!

Lëvizja Vetëvendosje! - Qendra Pejë.

18/03/2026

Vihet gurthemeli i Palestrës dhe Qendrës Multifunksionale të Xhudos në Pejë

Një projekt me rëndësi të jashtëzakonshme për sportin e vendit tonë, për të cilin janë ndarë 5.7 milionë euro.

"Në shtator të vitit 2022 lansuam projektin “Kosova - Shtet i Xhudos”, ndërsa sot po vazhdojmë këtë rrugëtim me vendosjen e gurthemelit të Qendrës Nacionale, jo si një nisje e re, por si vijimësi e suksesit në vendin e kampionëve të botës", ka shkruar kryeministri Albin Kurti.

Në palestrën e re, pjesë e Qendrës Nacionale të Xhudos, do të zhvillohen edhe garat e sporteve luftarake në kuadër të Lojërave Mesdhetare 2030.

10/03/2026

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktivistit dhe bashkëpunëtorit tonë, Adem Gjonbalaj.

Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje – Qendra në Pejë, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Gjonbalaj, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan.

Kontributi dhe përkushtimi i tij do të kujtohen gjithmonë me respekt.

I përjetshëm kujtimi për të.
U prehtë në paqe.

08/03/2026

8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e gruas

Kjo datë u shënua nga përpjekjet e grave për punë, dinjitet dhe të drejta. Nga protestat e punëtoreve në fillim të shekullit XX, deri te betejat për votën, arsimimin dhe barazinë. 8 Marsi është kujtesë se të drejtat nuk u dhuruan, ato u fituan.

Gratë nuk lindën të lira në jo pak vende të botës. Ato u bën të lira.
Historia shpesh ua ka kufizuar hapësirën. U ka përcaktuar rolin përpara se të përcaktojnë vetveten.

Por liria nuk është dhuratë. Është akt, veprim, çarje në rendin e situatës.

Në Kosovë, rruga e grave drejt barazisë është e lidhur me vetë historinë e rezistencës dhe çlirimit. Gratë kanë qenë pjesë e luftës për liri, të organizimit shoqëror, të arsimit, të shëndetësisë dhe të rindërtimit të vendit. Ato kanë mbajtur familjet, kanë mbajtur komunitetet dhe kanë mbajtur gjallë shpresën për një shoqëri të drejtë.

Por barazia nuk mbaron me njohjen e kontributit. Ajo kërkon ndryshim të strukturave që përjashtojnë dhe kufizojnë.
Prandaj për ne, në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, emancipimi i grave nuk është slogan e as post a pozitë. Është pjesë e projektit për një republikë të drejtë dhe demokratike.

Gratë nuk janë kauzë për t’u përdorur për pushtet. Ato janë forcë që e transformon shoqërinë. Çdo vajzë që kërkon të mësojë. Çdo grua që punon. Çdo studiuese, punëtore, mjeke, artiste, aktiviste. Të gjitha janë pjesë e një lëvizjeje që e zgjeron horizontin ku vepron e njerëzishmja.

Shoqëria që i kufizon gratë, tkurr vetveten. Shoqëria që i çliron ato, çliron të potencialin e pamatshëm të së ardhmes.
Barazia nuk është dekor i demokracisë. Është themeli i saj.

Le të shtohen çdo ditë përpjekjet,
Qoftë ky 8 Mars një përkujtim i ri!

Photos from Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Pejë's post 17/02/2026

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë, sot në ditën e shpalljes së Pavarsisë së Kosovës, bëri homazhe tek Obelisku i dëshmorëve të Kombit duke nderuar me respekt të thellë dëshmorët dhe heronjtë e Komunës së Pejës, të luftës sonë të shenjtë për liri dhe pavarsi.

Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!

Gëzuar të gjithë qytetarëve të komunës së Pejës dhe të Kosovës!
Urime dita e Pavarsisë!

28/12/2025

Faleminderit Pejë ❤💛

Festojmë në shesh!

Photos from Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Pejë's post 26/12/2025

Sot, në zyrën tonë, kryetari i qendrës, Taulant Kelmendi, njëherësh kandidat për deputet, së bashku me kandidatët e tjerë për deputetë, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe Gramos Agusholli së bashku me nënkryetarin e Lëvizjes, Glauk Konjufca, pritën mërgimtarë të shumtë.

Mërgimtarët kësaj radhe nuk kanë ardhur vetëm për pushime, por edhe për të dhënë kontributin e tyre në procesin zgjedhor, duke mbështetur vazhdimin e qeverisjes nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti.

Diaspora nuk lëshon pe!

116 është numër i sigurisë dhe i begatisë për të gjithë!

26/12/2025

FTESË PËR TUBIMIN PËRMBYLLËS NË PRISHTINË

Të dashur qytetarë,

Ju ftojmë të na bashkoheni në tubimin përmbyllës të fushatës në Prishtinë, më 27 dhjetor në orën 18:00, në lokacionin e ri: Salla e madhe e sporteve - Pallati i Rinisë.

Në këtë ngjarje do të jetë i pranishëm Kryeministri Albin Kurti.

Ejani ta përmbyllim këtë fushatë të suksesshme zgjedhore me entuziazëm dhe vendosmëri!

Siguri dhe begati, 116

Want your business to be the top-listed Government Service in Pejë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Wesli Klark
Pejë

Opening Hours

Monday 10:00 - 17:00
Tuesday 10:00 - 17:00
Wednesday 10:00 - 17:00
Thursday 10:00 - 17:00
Friday 10:00 - 17:00
Saturday 10:00 - 17:00