20/03/2026
Me Fat Bajrami
Balkan Egyptians Council-Keshilli Egjiptian Ballkanik
20/03/2026
Me Fat Bajrami
URIME !
Emblema
21/06/2025
🛑 Veton Berisha sulmohet fizikisht dhe kërcënohet në Qeverinë e Kosovës pas fjalimit për Ditën e Egjiptianëve!
Deputeti Veton Berisha ka bërë të ditur publikisht se është sulmuar, kanosur dhe ofenduar nga Fazli Stollaj, anëtar i kryesisë së IRDK-së – parti kjo e drejtuar nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Elbert Krasniqi.
Ngjarja ka ndodhur më 20 qershor, në objektin e Qeverisë së Kosovës, pas një fjalimi të mbajtur nga Berisha në takimin e organizuar nga zyra e kryeministrit për çështje të komuniteteve, me rastin e shënimit të “24 Qershorit” – Ditës Memoriale të komunitetit Egjiptian.
Sipas Berishës, fjalimi i tij i sinqertë dhe kritik është bërë i padurueshëm për z. Stollaj dhe për shumë të tjerë të pranishëm në sallë.
> “Ngjarja ndodhi para syve të shumë pjesëmarrësve. Prita një reflektim dhe një kërkimfalje, por duke mos ndodhur kjo, sot vendosa që rastin t’ia besoj drejtësisë dhe e denoncova z. Stollaj në Policinë e Kosovës”, – u shpreh Berisha në një deklaratë publike.
Ai shton se nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë të përfaqësojë me dinjitet komunitetin egjiptian:
> “Ne vazhdojmë t’i përfaqësojmë egjiptianët ashtu siç na ka hije! Ne e kemi guximin për të thënë të vërtetën!”
Deputeti ka publikuar edhe një video që dokumenton incidentin, duke theksuar se është i tronditur nga ngjarja.
21/06/2025
Deputeti Veton Berisha kërcënohet dhe shtyhet fizikisht pas fjalimit në nder të Ditës Nacionale të Egjiptianëve të Ballkanit, nga zyrëtari i KQZ-së
Prishtinë, 20 Qershor 2025 – Një incident shqetësues është raportuar pas përfundimit të tryezës zyrtare të organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës me rastin e shënimit të 24 Qershorit – Ditës Nacionale të Egjiptianëve të Ballkanit.
Sipas informacioneve të bëra publike nga z. Xhavit Berisha, anëtar i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) nga diaspora, deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Veton Berisha, është kërcënuar dhe shtyrë fizikisht nga z. Fazli Stollaj, anëtar i kryesisë së IRDK-së dhe njëkohësisht zyrtar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Ngjarja ka ndodhur menjëherë pas përfundimit të fjalimit historik të deputetit Berisha në këtë aktivitet të rëndësishëm kombëtar për komunitetin Egjiptian, ku ai kishte shprehur kritika të drejtpërdrejta ndaj neglizhencës institucionale dhe përpjekjeve për përvetësim politik të përfaqësimit egjiptian nga subjekte të caktuara.
Deklarimi i Xhavit Berishës në rrjetin social Facebook është konfirmuar edhe nga z. Bashkim Krasniqi, nënkryetar i PLE-së dhe kryetar i degës së kësaj partie në Fushë Kosovë, i cili ka deklaruar se ishte prezent në momentin kur ndodhi incidenti.
> "Po, është e vërtetë kjo që ka ndodhur. Aty kam qenë prezent. Më ka befasuar sjellja e z. Stollajt", ka shkruar z. Krasniqi, duke shtuar se "rasti është raportuar në organet kompetente të sigurisë."
Ndërkohë, komuniteti Egjiptian është ftuar të dënojë këtë sjellje, e cila bie ndesh me parimet demokratike dhe respektin ndërnjerëzor. Në një reagim të mëvonshëm publik, përfaqësues të komunitetit kanë shprehur indinjatën e tyre dhe kanë bërë thirrje që mosmarrëveshjet politike të mos degjenerojnë në sjellje agresive, aq më tepër kur bëhet fjalë për figura publike apo zyrtarë shtetërorë.
> "Ne mund të kemi qëndrime të ndryshme politike, por si pjesëtarë të komunitetit Egjiptian nuk duhet të tolerojmë kurrsesi akte dhune apo kërcënime – sidomos nga persona që mbajnë funksione publike dhe konsiderohen të edukuar," thuhet në një nga reagimet e publikuara.
Pritet që institucionet kompetente të trajtojnë me seriozitet këtë rast dhe të garantojnë sigurinë e përfaqësuesve politikë të komuniteteve, si dhe respektimin e dinjitetit të Ditës Nacionale të Egjiptianëve të Ballkanit.
21/06/2025
❌ Refuzoj të marr pjesë në kokteje të zbrazëta nga populli!
Si mund të jem pjesë e një ngjarjeje ku mungon vetë zemra e kësaj feste – populli im?
Nuk më përfaqësojnë tapetet e kuq dhe fjalimet boshe. Unë nuk festoj për sy e faqe, kur njerëzit tanë ndihen të përjashtuar.
Unë zgjedh të jem me ta, në rrugë, në rrënjë, në të vërtetën.
🤝 Solidarizohem me popullin tim. Me ata që nuk u ftuan, që nuk u dëgjuan, që nuk u panë.
Nuk ka festë kur s’ka drejtësi!
’Heshtin
06/06/2025
Lideri i Egjiptianëve në Kosovë, Veton Berisha, uron besimtarët me rastin e Kurban Bajramit
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Veton Berisha, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për këtë ditë të shënuar të sakrificës dhe solidaritetit.
Në urimin e tij, z. Berisha shprehet:
> "Të dashur miq të besimit islam, më lejoni që në emrin tim personal, në emër të familjes sime dhe në emër të Partisë Liberale Egjiptiane – PLE, t’ju uroj festën e Kurban Bajramit!
Uroj që kjo festë e madhe të sjellë paqe, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Qoftë një ditë reflektimi, faljeje dhe afërsie me njëri-tjetrin."
Ky mesazh vjen në një moment ku solidariteti shoqëror dhe respekti i ndërsjellë mes komuniteteve janë thelbësore për forcimin e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit në Kosovë.
Veton Berisha është një ndër zërat më të njohur të komunitetit egjiptian në Kosovë dhe rajon, i angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, promovimin e barazisë dhe përfaqësimin dinjitoz të komuniteteve pakicë në institucionet shtetërore.
10/05/2025
Bashkimi Evropian dhe fytyra e dyfishtë e paqes: Kur një etni harrohet
Nga: [Gazeta ZEB]
Në zemër të Evropës së shekullit XXI, ndërkohë që liria, dinjiteti dhe të drejtat e njeriut brohoriten si vlera themelore, një komunitet i tërë – Ballkano-Egjiptianët – vazhdon të mbetet i padukshëm në sytë e institucioneve evropiane. Ironikisht, kjo ndodh pikërisht në kornizën e projektit më të madh paqësor dhe demokratik që kontinenti ka njohur: Bashkimin Evropian.
Ballkano-Egjiptianët, me rrënjë të thella në trevat e Ballkanit Perëndimor – nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, e deri në diasporën perëndimore – janë një komunitet me ndërgjegjësim të qartë etnik dhe histori shekullore. Dhe megjithatë, në vend të njohjes dhe integrimit të drejtë, përballen me përjashtim, anashkalim institucional dhe një formë të re diskriminimi: mohimin e identitetit për qëllime politike e burokratike.
Institucionet vendore dhe ato evropiane shpesh i detyrojnë anëtarët e këtij komuniteti të deklarohen si pjesë e komunitetit rom, për të përfituar nga programe sociale apo fonde të BE-së. Kjo politikë e heshtur asimilimi është jo vetëm një shkelje e të drejtës për vetëidentifikim, por edhe një akt që zhbën punën e qindra aktivistëve, organizatave dhe përfaqësuesve politikë që luftojnë për të ruajtur dhe zhvilluar identitetin e Ballkano-Egjiptianëve.
Sot, më shumë se kurrë, kërkohet një akt zyrtar njohjeje nga Bashkimi Evropian: që Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, Këshilli Evropian dhe agjencitë për të drejtat e njeriut ta njohin këtë komunitet si etni e veçantë, me të drejtën për të frymuar lirshëm, për të jetuar me dinjitet dhe për të ndërtuar të ardhmen pa kompromis me identitetin.
Paqja nuk është vetëm mungesë lufte. Paqja është njohje, përfshirje dhe barazi. Nëse Bashkimi Evropian dëshiron të mbetet besnik ndaj vlerave që predikon, nuk mund të lejojë më që një etni e tërë të mbetet jashtë kornizës së zyrtaritetit.
Ky nuk është vetëm një peticion. Është një thirrje për drejtësi./GazetaZEB/
10/05/2025
Shqipëri – Zgjedhjet e 11 majit: A do të Kenë Egjiptianët përfaqësuesin e vet në Parlament?
Pas më shumë se tri dekadash demokraci, komuniteti egjiptian në Shqipëri vazhdon të jetë pa një përfaqësues të vetin në Kuvendin e Shqipërisë. Edhe pse pas vitit 2014 ky komunitet u njoh zyrtarisht me ligj si pakicë kombëtare, përfaqësimi i tyre politik dhe institucional ka mbetur vetëm në letër.
Egjiptianët në Shqipëri, ashtu si në të gjithë Ballkanin, përballen me kushte të rënda socio-ekonomike dhe përjashtim të vazhdueshëm nga politikat zhvillimore. Mungesa e një lideri të guximshëm, që flet vetëm në emër të tyre dhe i përkushtohet çështjes egjiptiane, është një ndër shkaqet kryesore të kësaj situate. Disa figura që janë vetëdeklaruar si përfaqësues të tyre, shpeshherë kanë devijuar duke u përpjekur të përfaqësojnë edhe komunitete të tjera, në veçanti atë rom, duke krijuar konfuzion dhe mosbesim.
“Unë biri egjiptian, por përfaqësoj edhe romët”, është një prej deklaratave publike që për egjiptianët është shembull i drejtëpërdrejtë i mënyrës se si dështojnë përfaqësuesit e vetëquajtur. Kjo qasje jo vetëm që nuk i bashkon, por i përçarë dhe i dëmton. Egjiptianët kërkojnë përfaqësim autentik, të pastër dhe të përqendruar në nevojat e tyre reale, jo në projektet e tjerëve.
Vetë egjiptianët ja ngatërrojn vetës së tyre çështjet kombëtare ,ku kjo si pasoj pengon një stratëgji mbarë ballkanike për ndryshimin e gjëndjës socio-ekonomike ,kulturore dhe etnike.Nacionalist nuk do të thotë ta shkatërrosh tjetrin ,ashtu siç jemi mesuar që kanë vëpruar etnit tjera dhe e kanë dëformuar këtë nocion,por ne duhet të jemi nacionalist ta duam popullin tonë,ta ndihmojm me çdo kushtë,por asësi mos të lëndojm të tjerë.Ne, kemi nevoj që nacionalizmin tonë ta kthëjm në angazhim për egjiptianët kudo në ballkan.Kush me mirrë së sa ne e dim që të humbësh vetën si etni ,duke i knaqur të tjerët.Në gjdo kohë në ballkan duke mos ja prishur numërat popujve të tjerë e harruam vetën.Andaj egjiptiani duhet të përfaqësoj vetëm egjiptianët sepse hero gjithëmone bëhesh për popullin tënd jo për popuj të tjerë.
Megjithatë, ekziston një dritë shprese. Intelektualë dhe aktivistë si Luan Dino, Zheneta Salihu dhe të tjerë po mbajnë të gjallë frymën e identitetit egjiptian. Po ashtu, Arjan Lile, i angazhuar në Zyrën e Pakicave Kombëtare pranë qeverisë shqiptare, shihet si një figurë me integritet, megjithëse hapësirat reale për ndikim janë ende të kufizuara.
Komuniteti është i vetëdijshëm: është koha që fokusi të jetë vetëm tek vetë egjiptianët – të bashkohen, të vetëorganizohen dhe të mos bien më pre e manipulimeve e mashtrimeve nga ata që nuk jetojnë realitetin e tyre. Asnjë popull nuk zhvillohet duke heshtur për të mos prishur projekte të të tjerëve. Është momenti për të kërkuar me zë të lartë atë që u takon me të drejtë.
26/04/2025
Racizmi që nuk na lë të marrim frymë: Rasti i Belgin Jasharit dhe lufta jonë për dinjitet
Nga dita në ditë, fëmijët tanë, të rinjtë tanë, përballen me pengesa që s’kanë të bëjnë as me talentin, as me vullnetin, por me paragjykimin brutal që i ndjek si hije. Një nga ata është Belgin Jashari, një djalë i ri nga komuniteti ashkali, i cili u sulmua në fushën e futbollit — jo pse kishte bërë ndonjë gabim, por thjesht pse i përket një komuniteti që paragjykohet dhe përbuzet.
Në një shoqëri që pretendon të jetë demokratike dhe gjithëpërfshirëse, dhuna mbi një sportist të ri për shkak të përkatësisë etnike është një alarm i dhimbshëm: Racizmi është i gjallë, i shfrenuar dhe mbijeton në çdo shtresë të jetës sonë.
Belgin Jashari, me shumë guxim, po i mposht këto barriera. Ai nuk është dorëzuar. Me talentin e tij, me forcën morale dhe me dashurinë për lojën, ai po i jep përgjigje më të bukur atyre që duan ta ndalin: vazhdon të ëndërrojë dhe të luftojë për veten, për familjen, për komunitetin e tij.
Por realiteti është më i ashpër se një episod dhune në fushë. Racizmi është sistematik. Na ndalon në shkollë, në tregun e punës, në sport, në art, në jetë. Është një mur që përpiqet të na mbajë larg mundësive, larg barazisë, larg ëndrrave.
Për ne, shpesh, jeta duket si një "ferr i heshtur", ku çdo hap përpara është një betejë për t’u pranuar si njerëz të barabartë.
Kjo është një thirrje, jo vetëm për drejtësi për Belgin Jasharin, por për një shoqëri që i hap sytë përballë dhimbjes që ka krijuar. Është një thirrje për mësuesit që të mos mbyllin sytë ndaj diskriminimit në shkolla. Është një thirrje për trajnerët që të mbrojnë lojtarët e tyre, pa dallim race. Është një thirrje për institucionet që të mos tolerojnë më kurrë urrejtjen.
Krenaria jonë nuk do të shuhet.
Guximi ynë nuk do të thyhet.
Jemi këtu, do të vazhdojmë të luftojmë — për Belginin, për veten tonë, për çdo fëmijë që ëndërron një jetë më të drejtë./GazetaZEB/
| Monday | 09:00 - 17:00 |
| Tuesday | 09:00 - 17:00 |
| Wednesday | 09:00 - 17:00 |
| Thursday | 09:00 - 17:00 |
| Friday | 09:00 - 17:00 |