27/10/2026
Mbledhja e VIII-të e rregullt për vitin 2026 e Kuvendit të Komunës së Pejës
Mbledhja e VIII-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Pejës për vitin 2026 ka filluar me një minutë heshtje, në nderim të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragjikisht më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës.
Mbledhja u udhëhoq nga Kryesuesi i Kuvendit,
z.Rexhep Kurtbogaj, në prani të Kryetarit të Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe anëtarëve të Kuvendit, ku u shqyrtuan çështjet e përcaktuara në rendin e ditës.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan pikat e mëposhtme:
1.Aprovimi i rendit të ditës.
2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të Kuvendit të Komunës së Pejës, të datës 24.09.2026.
3.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme në pronësi të pronarit privat Beqir Muqa, në ZK Zahaq, për interes publik: krijimi i rrugës.
4.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme në pronësi të pronarit privat Shaban (Arif) Kastrati, në ZK Zahaq, për formimin e rrugës, si interes publik sipas PZHK-së.
5.Informatë – miratimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit Ndërkomunal për Rajonin Zhvillimor Perëndim.
6.Shqyrtimi i progresit në adresimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm, sipas planit të veprimit.
7.Shqyrtimi i informatës së Kryetarit të Komunës për gjendjen ekonomiko-financiare në Komunën e Pejës.
8.Shqyrtimi i raportit të të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën korrik–shtator 2026.
9.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët e Kuvendit, sipas renditjes së pranimit.
10.Çështje të ngritura gjatë mbledhjes nga udhëheqësi apo anëtarët e Kuvendit.