05/06/2026
Fuqizimi i vajzave dhe grave në STEM nuk është vetëm mundësi individuale por është investim në të ardhmen e Kosovës.
Njoftim
Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku ka marrë dje vendimin për shpalljen e thirrjes publike për ndarjen e bursave për studentet vajza dhe gra të regjistruara për herë të parë në vitin akademik 2025/26 në programet për Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë (STEM) në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë.
Thirrja publike do të hapet të hënën, më 8 qershor 2026, ndërsa të gjitha informatat lidhur me kushtet e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm dhe afatet do të publikohen në shpalljen e konkursit.
04/06/2026
Ftojmë vajzat dhe gratë e Pejës të bëhen pjesë e aktivitetit "Çikat n'Motor" dhe të dëshmojnë se guximi, vetëbesimi dhe rruga drejt mundësive të reja nuk njohin kufij gjinorë. 🏍️💜
Komuna e Pejës
🏍️✨ ÇIKAT N'MOTOR – PEJË ✨🏍️
Adrenalinë, motora, energji pozitive dhe një eksperiencë që s'harrohet! 🔥
Pas suksesit n'Prishtinë, në bashkëpunim me Zyrën për Barazi Gjinore – Komuna e Pejës, po vijmë edhe n'Pejë me aktivitetin që i afron vajzat dhe gratë me botën e motoçiklizmit. 💜
📍 Sheshi "Skënderbeu" – Pejë
📅 20 Qershor 2026
🕚 11:00 – 14:00
Me instruktorë të licencuar për motoçikleta nga Autoshkolla Flakroni, krejt çikat dhe gratë 16+ vjeç kanë mundësi me i mësu FALAS bazat e motoçiklizmit! 🏍️
Merre shoqen edhe hajde m'so motorin FALAS! 🤍
01/06/2026
Ftojmë të gjithë qytetarët – gra, burra, vajza dhe djem – duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara, komunitetet joshumicë dhe organizatat e shoqërisë civile, të bëhen pjesë e konsultimit publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027–2029.
Pjesëmarrja dhe zëri i secilit prej nesh garanton që investimet dhe projektet e ardhshme të adresojnë nevojat tona reale pa dallim.
🗓 Data: 19 qershor 2026
⏰ Ora: 12:00
📍 Vendi: Salla e Kuvendit Komunal, Pejë
Propozimet tuaja mund t'i dërgoni me email tek grupi punues deri më 18 qershor ose t'i shpalosni ato drejtpërdrejt gjatë diskutimit në sallë më 19 qershor.
Njoftim - Konsultim Publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027 - 2029 (KAB)
29/05/2026
Në kuadër të projektit “Fuqizimi i Angazhimit Politik të Grave dhe drejt Lidershipit në Kosovë”, mora pjesë në tryezën diskutimi me gra lidere dhe profesioniste të shquara, ku u trajtuan tema me rëndësi për fuqizimin e grave në politikë dhe proceset vendimmarrëse.
Përvojat dhe mesazhet e ndara nga Vlora Nushi, Shefe e Zyrës së UN Women në Kosovë, dhe Alma Lama, diplomate dhe ish-ambasadore, ishin frymëzuese dhe me shumë vlerë për të gjitha pjesëmarrëset.
Gra që fuqizojnë njëra-tjetrën ndërtojnë lidership të qëndrueshëm dhe ndryshim në shoqëri.
Projekti mbështetet nga UNMIK - United Nations Mission in Kosovo
Komuna e Pejës
Women in Tech Kosovo
26/05/2026
Së bashku po fuqizojmë zërin dhe ndikimin e vajzave dhe grave.
Komuna e Pejës
22/05/2026
Fuqizimi i bujqësisë fillon me mbështetjen e fermerëve tanë.
Çdo investim në mekanizëm bujqësor është investim në punë, zhvillim dhe të ardhme më të sigurt për familjet tona rurale.
Inkurajojmë fermerët e Komunës së Pejës, veçanërisht gratë fermere dhe të rinjtë, që të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të avancuar veprimtarinë e tyre bujqësore.
Bujqësia nuk është vetëm punë është forcë, qëndrueshmëri dhe zhvillim për komunitetin tonë.🌱
Komuna e Pejës
20/05/2026
Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, së bashku me Zyrtaren për Barazi Gjinore, njëherësh Koordinatore e Mekanizmit Koordinues kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Gruas dhe Dhunës në Bazë Gjinore, pritën në takim Udhëheqësin e Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave në Pejë, z. Demë Hasanaj, si dhe mbrojtësen e viktimave, znj. Zana Kika.
Gjatë takimit u diskutuan çështje që ndërlidhen me rastet e dhunës në familje, me theks të veçantë sfidat me të cilat përballen viktimat pas përfundimit të procedurave gjyqësore, si dhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit institucional dhe koordinimit ndërinstitucional në ofrimin e mbështetjes dhe mbrojtjes së vazhdueshme për viktimat.
Komuna e Pejës
Kabineti i Kryetarit Gazmend Muhaxheri
19/05/2026
Digjitalizimi i shërbimeve të punësimit përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së qasjes së barabartë në tregun e punës dhe fuqizimit ekonomik për të gjithë qytetarët.
Platforma e re ePunësimi synon të ofrojë shërbime më të qasshme, transparente dhe efikase për punëkërkuesit dhe punëdhënësit, duke krijuar më shumë mundësi për përfshirjen e grave, të rinjve dhe grupeve të margjinalizuara në tregun e punës.
Komuna e Pejës
Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës
19/05/2026
Dialogu dhe partneriteti janë fuqia që shndërrojnë politikat në veprime me ndikim real për qytetarët.