Levizja per Bashkim- Peje

Levizja per Bashkim- Peje

Share

Dega ne Peje Këtë lloj vote ne e quajmë votë aktive dhe e konsiderojmë si burimin kryesor të
demokratizimit të jetës politike në Kosovë.

Lëvizja për Bashkim konsideron se qytetari i Kosovës duhet të jetë politikisht aktiv
dhe kur ta hedhë votën e tij të dijë pse po e hedh dhe sidomos të jetë në gjendje ta mbrojë
atë. Lëvizja për Bashkim përpiqet për realizimin e qëllimeve të caktuara politike dhe
meqenëse qytetarin e konsideron faktor kryesor për realizimin e interesit të tij, do të
përpiqet për aktivizimin e plotë të qytetarit, qoftë në raport me interesin e tij të
përditshëm, qoftë në raport me qëllimet kombëtare.

07/09/2018

“Dua ta shfrytëzoj rastin t’u drejtohem deputetëve të Kuvendit të Kosovës: mos ia mbyllni rrugën vetes! Nuk është problem të pengoni që në krye të negociatave të jetë ky apo ai. Nuk është gjë edhe po të mos jetë presidenti Thaçi në krye të negociatave. Por ju nuk keni të drejtë të flisni dhe t’ua mbyllni rrugën shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës që t’i gëzojnë liritë të cilat sot nuk i kanë. Përderisa shqiptarët e këtyre trojeve kanë qenë në të gjitha fazat e historisë pjesë e jona, pjesë e përpjekjeve tona për liri, ne nuk kemi të drejtë që të bëhemi kaq egoistë dhe tash t’ua kthejmë shpinën”.

Raif Qela, anëtar i Kryesisë së LB-së

04/08/2018

Ku po gabon Hashim Thaçi?

"Ka kohe që Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi ka filluar një fushatë mjaft ngjeshur për një marrëveshje finale me Serbinë në lidhje me problemet e mbetura të pazgjidhura pas shpalljes së pavarësisë. Dhe kjo është shumë më mirë sesa bisedimet e marrëveshjet e deritashme, të cilat janë zhvilluar vetëm për serbët në Kosovës. Futja në diskursin e tij e Kosovës Lindore është një hap i madh përpara. Por ai këtë e ka futur përmes ndarjeve, bashkimeve, korrigjimeve të kufijve etj., pra nëpërmjet territoreve, e jo ashtu siç duhet, siç do të ishte zgjidhja, dhe siç do të pranohej nga të gjithë: nëpermjet njerëzve dhe të drejtave e tyre. Parimi i reciprocitetit në të drejat në mes të banorëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, në njërën anë, dhe Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut, në anën tjetër, ja zgjidhja e krejt çështjes, kjo edhe nëse çon në ridefinim të kufijve për hir të zgjidhjes së problemeve dhe të drejtave të njerëzve, në të dyja anët." Avni Klinaku, Sekretar i Përgjthshëm i LB-së

04/08/2018

ËSHTË E PAVËRTETË TË THUASH SE E DUA SHTETIN E KOSOVËS, NËSE NUK E DO ATË SI SHTET SOVRAN

"Ridefinimi i kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë ua ka futur një pjese të njerëzve, do t’i kisha quajtur “kosovarët ahtisaarian” frikën në palcë se mos krejt ky proces po përfundon me zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë. Është e vërtetë se ridefinimi i kufijve krijon parakushtin themelor për bashkim, atë të ndryshimit të kushtetutës së Kosovës dhe mundësinë e aplikimit të referendumit. Pra, kjo do të thotë që Kosovën e bën shtet me të vërtet sovran, funksional dhe me mundësi shumë të mëdha të lojalitetit të qytetarëve ndaj kësaj pavarësie. Ata që janë kundër ridefinimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë ndahen në dy grupe: në ata të cilët duan që Kosova të mbetet kështu si është, me një kushtetutë që e mban shtet jonfunksional, me një asociacion që duke e rritur jofunksionalitetin i bën pjesë të mëdha të territorit të paqeverisshme, me një konflikt shqiptaro-serb gjithnjë latent e me rrezik shpërthimi, e që rrjedhimisht Kosovën e lë të varur nga Serbia përmes privilegjeve të pakicës serbe; dhe, ata që janë të pavetëdijshëm për pasojat e qëndrimit të tyre. Është e pavërtetë të thuash se e dua shtetin e Kosovës, nëse nuk e do atë si shtet sovran".

Valon Murati, Kryetar i LB-së

23/07/2018

TË MOS RRËNOHET SHKOLLA E TË VERBËRVE NË PEJË

Ministria e Drejtësisë, Ministria e Administratës dhe ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale, bashkë me Kryetarin e komunës së Pejës, janë pajtuar për rrënimin e shkollës për persona të verbër në Pejë.
Lëvizja për Bashkim kërkon nga këto institucione që ose të heqin dorë nga një vendim i tillë, ose kjo të bëhet vetëm pasi që të ndërtohet shkolla e re për të verbëritë në pajtueshmëri me përgjegjësit e kësaj kategorie.

18/01/2018

Pune te mbar Agim Kuleta.

Agim Kuleta - i Lëvizja për Bashkim do të udhëheqë Kuvendin Komunal të Prishtinës!

Want your business to be the top-listed Government Service in Pejë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Pejë
30000