Gjykata Themelore Pejë

Gjykata Themelore Pejë

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Gjykata Themelore Pejë, Courthouse, Pejë.

Photos from Gjykata Themelore Pejë's post 12/05/2026

Një ditë pune në Degën në Deçan

⚖️Përmbledhje e një dite pune në Gjykatën Themelore në Pejë – Dega në Deçan, duke përfshirë pranimin e shkresave, trajtimin e tyre nga bashkëpunëtorët profesionalë, mbajtjen e seancave gjyqësore, si dhe sistemimin dhe arkivimin e lëndëve.

📷Foto:

12/05/2026

KOMUNIKATË PËR MEDIA
Pejë, 12 Maj 2026

⚖️Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit I.L.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit I.L. për vepren penale të “dhuna në familje” nga neni 248 par. 1 të KPRK-së,.
Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjshëm, sipas gjyqtarës të procedurës paraprake Blerta Kelmendi, në çështjen penale kunder të pandehurit I.L.]. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepren penale “dhuna në familje” nga neni 248 par. 1 të KPRK-së, ka shqyrtuar kerkesen e Prokurorise Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, për caktimin e mases së paraburgimit.
Pas mbajtjes se seances degjimore me datë 09.05.2026 gjyqtarja e procedures paraprake ka vendosur që të pandheurit I.L. të i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, duke filluar nga data e arrestimit me datë 08.05.2026 ora 21:00 dhe do të zgjasë deri me datën 07.06.2026 ora 21:00.
Masa e paraburgimit eshte caktuar në bazë të nenit 184 par. 1 nën par 1.1. dhe 1.2 pika 1.2.2 dhe pika 1.2.3 të KPPRK-së.
Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej dyzet e tetë (48) orësh, përmes kesaj Gjykate, pranë Gjykates së Apelit në Prishtinë.

12/05/2026

KOMUNIKATË PËR MEDIA
Pejë, 12 Maj 2026

⚖️Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit K.G.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit K.G. për vepren penale të “dhuna në familje” nga neni 248 par. 1 të KPRK-së, veprës penale “mospërfillja e gjykates” nga neni 393 par.1 të KPRK-së dhe vepres penale “sulm ndaj personit zyrtar” nga neni 402 par. 2 lidhur me par.1 të KPRK-së.
Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjshëm, sipas gjyqtarës të procedurës paraprake Blerta Kelmendi, në çështjen penale kunder të pandehurit K.G. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepren penale të “dhuna në familje” nga neni 248 par. 1 të KPRK-së, veprës penale “mospërfillja e gjykates” nga neni 393 par.1 të KPRK-së dhe vepres penale “sulm ndaj personit zyrtar” nga neni 402 par. 2 lidhur me par.1 të KPRK-së, ka shqyrtuar kerkesen e Prokurorise Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, për caktimin e mases së paraburgimit.
Pas mbajtjes se seances degjimore me datë 10.05.2026 gjyqtarja e procedurës paraprake ka vendosur që të pandheurit K.G. të i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, duke filluar nga data e arrestimit me datë 10.05.2026 ora 01:00 dhe do të zgjasë deri me datën 09.06.2026 ora 01:00.
Masa e paraburgimit eshte caktuar në bazë të nenit 184 par. 1 nën par 1.1. dhe 1.2 pika 1.2.2 dhe pika 1.2.3 të KPPRK-së.
Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej dyzet e tetë (48) orësh, përmes kesaj Gjykate, pranë Gjykates së Apelit në Prishtinë.

20/04/2026

KOMUNIKATË PËR MEDIA
Pejë, 20 Prill 2026

⚖️Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit H.R.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit H. R. për vepren penale të “Kultivimi i bimës së hashash*t, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit nga neni 272 par. 1 të KPRK – së, dhe veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par. 1 të KPRK – së.
Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, sipas gjyqtarit të procedurës paraprake Armend Lokaj, në çështjen penale kunder të pandehurit H.R. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepren penale “Kultivimi i bimës së hashash*t, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit nga neni 272 par. 1 të KPRK – së, dhe veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par. 1 të KPRK – së, ka shqyrtuar kerkesen e Prokurorise Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Renda, për caktimin e mases së paraburgimit.
Pas mbajtjes se seances degjimore me datë 20.04.2026 gjyqtari i procedures paraprake ka vendosur që të pandheurit H.R. të i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, duke filluar nga data e arrestimit me datë18.04.2026 ora 10:00 dhe do të zgjasë deri me datën 18.05.2026 ora 10:00.
Masa e paraburgimit eshte caktuar në bazë të nenit 184 par. 1 nën par 1.1. dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe pika 1.2.3 të KPPRK-së.
Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej dyzet e tetë (48) orësh, përmes kesaj Gjykate, pranë Gjykates së Apelit në Prishtinë.

🔗https://peje.gjyqesori-rks.org/2026/04/20/caktohet-masa-e-paraburgimit-ndaj-te-pandehurit-h-r/

Photos from Gjykata Themelore Pejë's post 07/04/2026

📈Publikim i raportit të Punës për Gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Pejë me degët Istog, Klinë dhe Deçan – Mars 2026

Pejë, 7 prill 2026 – Gjykata Themelore në Pejë publikon raportin e punës për muajin mars 2026, i cili përfshin raportet individuale mbi punën dhe angazhimin e secilit gjyqtar të kësaj gjykate, përfshirë edhe degët Istog, Klinë dhe Deçan.

Publikimi i këtij raporti synon të ofrojë një pasqyrë të qartë dhe të plotë të aktivitetit gjyqësor gjatë kësaj periudhe, duke kontribuar në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies institucionale, si dhe në forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

07/04/2026

⚖️KOMUNIKATË PËR MEDIA
Pejë, 7 Prill 2026

Caktohet masa e paraburgimit ndaj L.K. për veprën penale të blerjes, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, sipas gjyqtarit të procedurës paraprake Armend Lokaj, në çështjen penale kundër të pandehurit L.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe sh*tja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 267 par.1 të KPRK-së, ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e paraburgimit.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore më 07.04.2026, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që të pandehurit L.K. i caktohet paraburgimi për kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, duke filluar nga data e arrestimit më 05.04.2026, ora 17:04, dhe do të zgjasë deri më 05.05.2026, ora 17:04.

Paraburgimi është caktuar në bazë të nenit 184 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2, pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së.

Palët kanë të drejtë ankese në afat prej 48 orëve, përmes kësaj Gjykate, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

📎 https://peje.gjyqesori-rks.org/2026/04/07/caktohet-masa-e-paraburgimit-ndaj-l-k-per-vepren-penale-te-blerjes-posedimit-dhe-shperndarjes-se-paautorizuar-te-narkotikeve/

03/04/2026

⚖️8 muaj burgim me kusht dhe 600 euro gjobë ndaj Z.G. për dhunë në familje

Pejë, 03 prill 2026 – Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, me gjyqtaren e vetme Blerta Kelmendi, përmes video-lidhjes/video-incizimit ka shpallur aktgjykim ndaj të pandehurit Z.G. për veprën penale “Dhuna në familje”.
Gjykata e ka shpallur të pandehurin fajtor sipas nenit 248 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej tetë muajsh, i cili nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri nuk kryen vepër tjetër penale gjatë periudhës së verifikimit prej dy vitesh.
Po ashtu, gjykata i ka shqiptuar gjobë në shumën prej 600 euro, të cilën i pandehuri është i obliguar ta paguajë brenda 30 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit, duke parashikuar që mos-pagesa e saj do të zëvendësohet me dënim me burgim në përputhje me dispozitat e KPRK-së.

Gjyqtarja ka marrë parasysh rrethanat lehtësuese, duke vlerësuar pranimin e fajësisë, kërkimfaljen e të pandehurit, mungesën e dënimeve të mëparshme dhe moshën relativisht të re, ndërsa si rrethanë renduese është konsideruar mosha e shtyer e të dëmtuarës.

Palët kanë të drejtë të ankohen brenda 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

📎https://peje.gjyqesori-rks.org/2026/04/03/8-muaj-burgim-me-kusht-dhe-600-euro-gjobe-ndaj-z-g-per-dhune-ne-familje/?_thumbnail_id=8472

Photos from Gjykata Themelore Pejë's post 19/03/2026

Një ditë pune në Degën në Istog

Istog, 18 mars 2026

⚖️Përmbledhje e një dite pune në Gjykatën Themelore në Pejë – Dega në Istog, duke përfshirë pranimin e shkresave, trajtimin e tyre nga bashkëpunëtorët profesionalë, mbajtjen e seancave gjyqësore, si dhe sistemimin dhe arkivimin e lëndëve.

📷Foto;

Want your business to be the top-listed Government Service in Pejë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Pejë

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00