IAAP ''Isa Boletini'' Podujevë - faqja zyrtare

IAAP ''Isa Boletini'' Podujevë - faqja zyrtare

Share

Të mësojmë nxënës të dashur,që të lulëzoj Kosova jonë!

Photos from IAAP ''Isa Boletini'' Podujevë - faqja zyrtare's post 03/06/2026

Me ftesë të profesoreshës Laura Hasani, në IAAP “Isa Boletini” u realizua një vizitë informuese nga përfaqësuesja e Qendrës së Këshillimit Amerikan. Gjatë takimit, nxënësit e interesuar për të vazhduar studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u njohën me mundësitë e studimit, programet akademike, bursat dhe procedurat e aplikimit. Kjo vizitë ishte një mundësi e vlefshme për nxënësit që të marrin informacione të drejtpërdrejta dhe të orientohen drejt planifikimit të së ardhmes së tyre akademike.

Photos from IAAP ''Isa Boletini'' Podujevë - faqja zyrtare's post 25/05/2026

Nxënësit e IAAP “Isa Boletini” kanë realizuar punime artistike me mesazhe të fuqishme vetëdijesuese kundër përdorimit të substancave narkotike. Përmes kreativitetit, ngjyrave dhe ideve të tyre, ata kanë përcjellë rëndësinë e ruajtjes së shëndetit, jetës dhe së ardhmes larg dukurive negative që dëmtojnë shoqërinë.

Këto punime artistike shërbejnë si thirrje për ndërgjegjësim, duke promovuar vlera pozitive, edukim dhe një mënyrë jetese të shëndetshme. Aktiviteti dëshmon përkushtimin e nxënësve dhe stafit të shkollës në edukimin dhe sensibilizimin e të rinjve për rreziqet që sjell përdorimi i substancave narkotike.

Për punën dhe angazhikin e tyre shkolla u dekorua me mirënjohje nga Policia e Kosovës.

Photos from IAAP ''Isa Boletini'' Podujevë - faqja zyrtare's post 21/05/2026

Nxënësit e IAAP “Isa Boletini”, në kuadër të aktivitetit me moton “Errësira-Drita”, kanë realizuar punime artistike dhe kreative me mesazhe vetëdijësuese për rëndësinë e parandalimit të dukurive negative në shoqëri. Përmes artit, ata kanë shprehur talentin, kreativitetin dhe përkushtimin e tyre për promovimin e vlerave pozitive, duke përcjellë mesazhe të fuqishme për një të ardhme më të sigurt dhe më të ndritur. Ky aktivitet dëshmoi edhe një herë rolin e rëndësishëm të të rinjve në ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë dhe të ndërgjegjshme.

Photos from IAAP ''Isa Boletini'' Podujevë - faqja zyrtare's post 20/05/2026

Në kuadër të aktiviteteve edukative dhe zhvillimore për nxënësit, shkolla jonë realizoi vizita studimore të organizuara në bashkëpunim me organizatën CARE. Gjatë këtyre vizitave, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me procese të ndryshme pune dhe me rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm në komunitet.

Vizita e parë u zhvillua në kompaninë “Natural Berry” në Llapashticë të Ulët, ndërsa aktiviteti i dytë u realizua te Kroi i Sfeçlës, duke ofruar për nxënësit përvoja të vlefshme praktike dhe edukative.

Në këto aktivitete mori pjesë edhe zëvendësdrejtori i shkollës, z. Alban Mahmuti, i cili përgëzoi nxënësit për interesimin dhe angazhimin e tyre, duke theksuar rëndësinë e vizitave studimore në përgatitjen profesionale dhe personale të të rinjve.

Falënderojmë organizatën CARE për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e këtyre aktiviteteve me vlerë për nxënësit tanë.

14/05/2026

IAAP “Isa Boletini” shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për të gjithë ata që kontribuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e suksesshme të Mbrëmjes së Maturës 2026.

Falënderojmë në mënyrë të veçantë Restaurant Zeka Imperial për mikpritjen, profesionalizmin dhe ambientin e mrekullueshëm që e bëri këtë mbrëmje edhe më të veçantë për maturantët tanë.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për këngëtarin Aldion Muqiqi, i cili me atmosferën dhe performancën e tij artistike i dha hijeshi dhe emocion kësaj nate të paharrueshme.

Gjithashtu, falënderojmë Policinë e Kosovës për bashkëpunimin, përkushtimin dhe kujdesin në garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë gjithë aktivitetit.

Mirënjohje për të gjithë që kontribuan që kjo mbrëmje të mbetet një kujtim i bukur për gjeneratën e maturantëve 2026.

27/04/2026

FTESË PËR OFERTË

Photos from IAAP ''Isa Boletini'' Podujevë - faqja zyrtare's post 16/04/2026

Nxënësit e IAAP “Isa Boletini”, së bashku me anëtarët e Kryqit të Kuq në Podujevë, realizuan projektin me temën “Edukimi për vetëmbrojtje në fatkeqësi”.
Ky projekt kishte për qëllim të:

• Rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve për rreziqet natyrore dhe teknologjike.
• Mësojë teknika bazë të vetëmbrojtjes dhe ndihmës së parë.
• Forcojë kulturën e solidaritetit dhe gatishmërinë për reagim në raste emergjente.

Photos from IAAP ''Isa Boletini'' Podujevë - faqja zyrtare's post 30/03/2026

Në kuadër të aktiviteteve edukative dhe bashkëpunimit me Bankën Qendrore të Kosovës, në shkollën tonë u organizua një diskutim me temën “Paraja cash dhe elektronike”.

Nxënësit pjesëmarrës u ndanë në dy grupe – pro dhe kundër – duke sjellë argumente dhe duke zhvilluar një debat në nivel të lartë. Ata trajtuan përparësitë dhe sfidat e përdorimit të parasë fizike dhe asaj elektronike, duke reflektuar mendim kritik, aftësi analitike dhe kulturë të shkëlqyer komunikimi.

Ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për të rritur ndërgjegjësimin financiar tek nxënësit dhe për t’i përgatitur ata për sfidat e ekonomisë moderne.

Falënderojmë Bankën Qendrore të Kosovës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe të gjithë nxënësit për angazhimin dhe kontributin e tyre të vlefshëm!

30/03/2026

Artpolis ka themeluar Klubin Teatror në Podujevë në bashkëpunim me Teatrin “Avdush Hasani”.

Gjatë 20 sesioneve dinamike (çdo të mërkurë dhe të premte, ora 11:00–13:00), nën mentorimin e aktorëve profesionistë Qendresa Kajtazi dhe Edlir Gashi, nxënësit do të mësojnë bazat e aktrimit, improvizimit dhe krijimit skenik. Ata do të kenë mundësi të shprehin talentet e tyre – qoftë në aktrim, këndim, vallëzim, shkrim apo pikturë – duke i kthyer idetë e tyre në një shfaqje të vërtetë.

Kulmi i këtij rrugëtimi do të jetë krijimi i një shfaqjeje forum teatër, e ndërtuar nga vetë të rinjtë, ku publiku bëhet pjesë e diskutimit mbi temat që i prekin ata. Shfaqja pritet të prezantohet në gjysmën e muajit maj 2026 në Teatrin “Avdush Hasani”.

Përmes këtij procesi, nxënësit zhvillojnë aftësi jetësore të rëndësishme si:

Vetëbesimi
Të folurit para publikut
Puna në ekip dhe bashkëpunimi
Zhvillim i mendimit kritik dhe kreativitetit
Komunikimi efektiv
Empatia dhe mirëkuptimi i të tjerëve
Përgjegjësia ndaj grupit
Disiplina
Menaxhimi i kohës dhe stresit
Nxënësit që do ta ndjekin trajnimin “Edukimi i Bazuar në Teatër” do të certifikohen në fund të procesit. Kurse provat mbahen në Teatrin “Avdush Hasani”.

Gjatë provave do të ketë edhe ushqime të lehta për pjesëmarrësit, argëtim dhe lojëra te tjera.

Të interesuarit për të qenë pjesë e këtij grupi të lajmërohen te psikologia e shkollës!

Photos from IAAP ''Isa Boletini'' Podujevë - faqja zyrtare's post 07/03/2026

Me rastin e 7 Marsit - Ditës së Mësuesit, drejtori i shkollës shprehu mirënjohje dhe vlerësim të veçantë për Prof. Selvete Hyseni, e cila është vlerësuar si mësimdhënëse e dalluar për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e saj të çmuar në edukimin dhe formimin e gjeneratave të reja. Puna dhe angazhimi i saj janë shembull i përkushtimit ndaj arsimit dhe dijes. 📚👏

Want your business to be the top-listed Government Service in Podujevë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Rr''Zahir Pajaziti''pn. Podujevë
Podujevë
11000