28/03/2026
Rent A Car ELIF – Gati për t’ju shërbyer në çdo kohë! 🚗💨 Rent A Car Elif
Na gjeni në këto lokacione:
📍 Shakovicë - Podujevë
📍 Aeroporti "Adem Jashari" - Prishtinë
Makina të reja, komode dhe siguri maksimale për udhëtimet tuaja.
Rezervoni tani!
28/03/2026
Pas një periudhe pa shërbim që nga 19/03/2026, sot më në fund u bë grumbullimi i mbeturinave.
Kjo tregon që reagimi dhe angazhimi i përbashkët japin rezultat.
Faleminderit të gjithëve që kontribuan!
28/03/2026
REAGIM PUBLIK
Në fshatin Lluzhan, mbeturinat zakonisht mblidhen çdo të enjte. Megjithatë, që nga data 19.03.2026 e deri më sot, ky shërbim nuk është kryer fare.
Kjo është e papranueshme për banorët e fshatit tonë. Grumbullimi i mbeturinave për një kohë kaq të gjatë rrezikon shëndetin publik, ndot ambientin dhe krijon një pamje shumë të keqe për vendin ku jetojmë.
Kërkojmë nga kompania përgjegjëse:
✔️ Të japë sqarim për këtë moskryerje të shërbimit
✔️ Të ndërhyjë urgjentisht për largimin e mbeturinave
✔️ Të respektojë orarin e rregullt çdo të enjte
Fshati Lluzhan meriton shërbime bazike dhe respekt ndaj qytetarëve të tij.
📢 Ju lutemi banorëve ta shpërndajnë këtë reagim që të ngrisim zërin së bashku!
Shpejtim Bulliqi Bahri Selimi Komuna e Podujevës
22/03/2026
Punimet në urën e Lluzhanit...
22 Mars 2026 E Diellë 📷
28/02/2026
Kanë rifilluar punimet në urën e re të Lluzhanit ndonëse me intenzitet të ulët dhe me pak punëtor!
27/02/2026
Sot, në këtë datë të veçantë, pas një kontributi mbi 30 vite në arsim, pensionohet shembulli më i mirë i një arsimtareje të gjuhës në shkollën tonë.
Me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri për dijen, ajo ka edukuar dhe formuar gjenerata të tëra nxënësish, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e tyre.
Fjala e saj e urtë, durimi dhe përkushtimi do të mbeten gjithmonë frymëzim për kolegët dhe nxënësit.
Sot e përcjellim me mirënjohje të thellë dhe krenari për gjithçka që ka dhënë për arsimin dhe shkollën tonë.
I urojmë shëndet, lumturi dhe një kapitull të ri të jetës të mbushur me gëzim e qetësi.
Faleminderit për çdo vit, për çdo nxënës dhe për çdo vlerë të mbjellë ndër breza Arsimtarja Selbie Ajeti!
Shfmu "Afrimi e Fahriu" Lluzhan
15/02/2026
Kjo vazhdon të jetë gjendja e Urës së Lluzhanit. Ende asnje lëvizje nga kompania përgjegjëse për kryrjen e punimeve në ketë segment!
Gjithashtu Ura ekzistuese është e demtuar duke u hapur gropa të cilat po shkaktojnë kolona të gjata si dhe prishje te veturave.
Komuna e Podujevës Shpejtim Bulliqi Bahri Selimi
18/01/2026
🚗✨ 3 MIX CAR WASH ✨🚗
Autolarje vetëshërbyese – HAPUR 24/7
Laje makinën kur të duash, si të duash!
Me teknologji moderne dhe presion të fuqishëm uji, makina jote shkëlqen për pak minuta.
✔ Vetëshërbyese
✔ Hapur 24 orë / 7 ditë
✔ Pastrim i shpejtë dhe efikas
✔ I përshtatshëm për të gjitha veturat
📍 Lokacioni: Lluzhan, afër stacionit të policisë
3 MIX CAR WASH – Pastërti pa orar ⏱️🚿