Komuna e Podujevës

Call Directions Website

Komuna e Podujevës Faqja zyrtare e Komunës së Podujevës në Facebook.

Në Podujevë u mbajt aktiviteti ndërgjegjësues për Tetorin Rozë Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gji...
08/10/2026

Në Podujevë u mbajt aktiviteti ndërgjegjësues për Tetorin Rozë

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, sot në Galerinë e Arteve në Podujevë u mbajt aktiviteti “Tetori Rozë, Bashkë për shëndetin, jetën dhe shpresën”, i organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, drejtoresha e Shëndetësisë, Lirie Hoti-Rama, drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale, Makfirete Zeka, anëtare nga ekzekutivi komunal, profesionistë shëndetësorë dhe personel nga Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare, asambliste, punonjëse të administratës komunale, si dhe gra e vajza, përfshirë gra që kanë kaluar sfidën e kancerit të gjirit.

Aktivitetin e hapi kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, i cili theksoi rëndësinë e kujdesit për shëndetin dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit. “Kontrollohuni me kohë. Kujdesuni për veten. Flisni dhe kërkoni ndihmë kur është e nevojshme”, ishte mesazhi i kryetarit Bulliqi, i cili njëkohësisht shprehu mbështetjen institucionale për të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje.

Një fjalë rasti mbajti edhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Lirie Hoti-Rama, e cila theksoi rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes së ndërsjellë mes grave, duke përcjellë mesazhin se asnjë grua nuk duhet të ndihet e vetme përballë kësaj sfide dhe se kujdesi për shëndetin duhet të jetë gjithmonë prioritet.

Një nga momentet më emocionuese të aktivitetit ishte rrëfimi i drejtoreshës së shkollës “Musli Dumoshi”, Sebahate Jakupi, e cila ndau me të pranishmit përvojën e saj personale në përballjen me kancerin e gjirit. Rrëfimi i saj emocionoi të pranishmit dhe përcolli mesazhe të fuqishme për guximin, shpresën, besimin dhe rëndësinë e mbështetjes familjare e shoqërore gjatë përballjes me sëmundjen.

Në përmbyllje të aktivitetit, doktori Shaip Aliu mbajti një prezantim informues mbi kancerin e gjirit, duke trajtuar rëndësinë e kontrolleve të rregullta, diagnostikimit të hershëm dhe kujdesit shëndetësor. Aktiviteti vazhdoi me diskutime dhe pyetje nga të pranishmit, të cilave iu përgjigj doktori Aliu.

08.10.2026, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim

Premiera e shfaqjes “Shfaqja që shkon keq” mbushi sallën e Teatrit “Avdush Hasani”Mbrëmë, në Teatrin “Avdush Hasani” u d...
08/10/2026

Premiera e shfaqjes “Shfaqja që shkon keq” mbushi sallën e Teatrit “Avdush Hasani”

Mbrëmë, në Teatrin “Avdush Hasani” u dha premiera e komedisë “Shfaqja që shkon keq”, me të cilën u hap edhe sezoni i ri teatror.

Salla e teatrit ishte e mbushur plot me publik, i cili gjatë gjithë shfaqjes shijoi humorin dhe situatat e papritura që sollën aktorët në skenë, duke krijuar një atmosferë të këndshme, me shumë të qeshura dhe duartrokitje.

Shfaqjen e ndoqi nga afër edhe kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, i cili iu bashkua qytetarëve në këtë mbrëmje teatrore.

Kjo premierë shënoi një fillim të suksesshëm të sezonit të ri teatror, duke dëshmuar edhe një herë interesimin e madh të qytetarëve për artin dhe jetën kulturore në Podujevë.

08.10.2026, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim

Në Teatrin “Avdush Hasani” sonte jepet premiera e shfaqjes “Shfaqja që shkon keq”Teatri “Avdush Hasani” sonte (e mërkurë...
07/10/2026

Në Teatrin “Avdush Hasani” sonte jepet premiera e shfaqjes “Shfaqja që shkon keq”

Teatri “Avdush Hasani” sonte (e mërkurë) e nisë sezonin e ri me premierën “Shfaqja që shkon keq”🎭.

Një mister, një skenë… dhe gjithçka që mund të shkojë keq, shkon keq!
Përgatituni për një komedi plot situata të papritura, aksidentale dhe të çmendura, ku asgjë nuk është ashtu siç duket.

📅PREMIERË: 07.10.2026
⏱️Ora: 20:00
📍Teatri “Avdush Hasani”

06/10/2026

NJOFTIM PUBLIK PËR DHËNIEN NË SHFRYTËZIM TË PRONËS SË PALUAJTSHME KOMUNALE NË ZK ORLLAN

Komuna e Podujevës njofton të interesuarit se është shpallur ankand publik për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale në ZK Orllan, përkatësisht një sipërfaqe prej 1,250 m², e destinuar për ndërtimin e një objekti hotelier prej 250 m², me oborr dhe shtëpi-ndërtese. Prona jepet në shfrytëzim për një periudhë deri në 10 vjet, ndërsa çmimi fillestar është së paku 1.00 €/m² në muaj.

Të interesuarit mund të aplikojnë deri më 20.10.2026, ora 16:00, ndërsa hapja e ofertave do të bëhet më 21.10.2026, ora 10:00, në Ndërtesën e Komunës, kati I, Salla e Kuvendit.

Bashkëngjitur gjeni vegzën e njoftimit, i cili është i publikuar edhe në uebfaqen zyrtare të Komunës së Podujevës.

https://podujeve.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/10/Njoftim_publik_prona_komunale_Orllan.pdf

Njoftim nga drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
06/10/2026

Njoftim nga drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Në kuadër të aktiviteteve të Tetorit Rozë, Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Lirie Hoti Rama, sot vizit...
05/10/2026

Në kuadër të aktiviteteve të Tetorit Rozë, Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Lirie Hoti Rama, sot vizitoi Drejtoreshën e Shkollës “Musli Dumoshi”, znj. Sebahate Jakupi, e cila së fundmi ka mposhtur kancerin e gjirit.

Përtej sfidës personale, znj. Jakupi është sot një shembull i gruas së fortë, të guximshme dhe plot shpresë. Historia e saj përcjell një mesazh të fuqishëm për të gjitha gratë: kanceri i gjirit nuk duhet të jetë fundi i një rruge, por një betejë që mund të fitohet me forcë, përkushtim dhe besim.

Kujdesi ndaj vetes dhe zbulimi i hershëm mund të shpëtojnë jetë!

Komuna e Podujevës forcon bashkëpunimin në fushën e emergjencaveSektori për Siguri dhe Emergjenca, në kuadër të Drejtori...
05/10/2026

Komuna e Podujevës forcon bashkëpunimin në fushën e emergjencave

Sektori për Siguri dhe Emergjenca, në kuadër të Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Podujevës, po zhvillon vizitë zyrtare në Departamentin për Situata Emergjente, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rumanisë, në Bukuresht.

Gjatë vizitës, delegacioni u takua edhe me z. Raed Arafat, Sekretar i Shtetit dhe udhëheqës i Departamentit për Situata Emergjente. Në fokus të takimeve ishin shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira në menaxhimin e situatave emergjente, organizimi institucional, reagimi në raste fatkeqësish dhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit.

Vizita synon të kontribuojë në avancimin e kapaciteteve dhe përvojave të Komunës së Podujevës në menaxhimin dhe reagimin ndaj emergjencave.

05.10.2026, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim

Tetori Rozë – Bashkë për ndërgjegjësim!Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, nxënë...
05/10/2026

Tetori Rozë – Bashkë për ndërgjegjësim!

Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, nxënësit e SHFMU “Dr. Ibrahim Rugova” të kryesuar nga drejtoresha Vjollca Breznica, zhvilluan një aktivitet sensibilizues në sheshin e qytetit.

Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit shpërndanë fjongo rozë, mesazhe sensibilizuese dhe ujë, duke përcjellë një mesazh të rëndësishëm për kujdesin ndaj shëndetit, ndërgjegjësimin dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta, të cilat mund të shpëtojnë jetë.

Në aktivitet mori pjesë edhe Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Lirie Hoti- Rama e cila përgëzoi nxënësit dhe stafin e shkollës për angazhimin dhe kontributin e tyre në përcjelljen e mesazheve të ndërgjegjësimit dhe kujdesit shëndetësor.

🎀 Një fjongo, një mesazh, një hap drejt shëndetit!

05.10.2026, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim

Kryetari Bulliqi po qëndron në vizitë zyrtare në TurqiKryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, po qëndron në n...
05/10/2026

Kryetari Bulliqi po qëndron në vizitë zyrtare në Turqi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, po qëndron në një vizitë zyrtare në Turqi. Gjatë këtyre ditëve ai ka marrë pjesë në disa aktivitete dhe ka zhvilluar disa takime me zyrtarë turq.

Në fillim të vizitës, në Aeroportin Şanlıurfa në Turqi, ai është takuar me drejtorin e Teknologjisë CTO i Kompanisë të dronëve Bayraktar, Selçuk Bayraktar.

Më pas, në kuadër të kësaj vizite në qytetin Şanlıurfa, kryetari mori pjesë në Festivalin e Aviacionit TEKNOFEST, me ç’rast nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Dr. Elvan Kuzucu Hıdır, kryetare e Bordit të T3 Vakfı dhe anëtare e Bordit të Agjencisë Hapësinore të Turqisë, për themelimin e Qendrës për trajnim dhe përgatitje të nxënësve të Podujevës në fushat e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.

Kryetari i Komunës tha se përmes një programi dyvjeçar të trajnimit, nxënësit e përzgjedhur do të marrin njohuri dhe aftësi në fushat e robotikës, kodimit, inteligjencës artificiale, elektronikës dhe teknologjive hapësinore, me mundësi për një vit praktikë dhe punë në projekte konkrete.

“Podujeva është komuna e parë në Kosovë që arrin një marrëveshje të tillë, ndërsa nxënësit që do të shënojnë suksese gjatë trajnimeve do të kenë mundësi të marrin pjesë në gara ndërkombëtare të teknologjisë dhe inovacionit”, theksoi Shpejtim Bulliqi.

Gjatë kësaj vizite, kryetari takoi edhe Ali Oğuz, Drejtor i Tarım Teknolojileri Kümelenmesi TÜME.

TÜME është organizatore e zonës së teknologjive bujqësore në kuadër të TEKNOFEST-it, ku janë të përfshira gjithsej 22 kompani të mëdha turke që zhvillojnë teknologji inovative për bujqësinë.

“Me z. Oğuz biseduam për shkëmbimin e ideve dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet TÜME-së dhe fermerëve të Podujevës, me synim që teknologjitë dhe përvojat e reja në bujqësi të jenë më afër fermerëve tanë”, tha kryetari Bulliqi.

05.10.2026, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim

02/10/2026

NJOFTIM

Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Podujevës se nga data 03.10.2026, Komuna e Podujevës përmes kontraktuesit të saj, do të fillojë fazën e tretë të dezinsektimit të hapësirave të jashtme, si dhe përreth lumenjve Llap, Dumnicë dhe Batllavë në Komunën e Podujevës.

Dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllim zvogëlimin e numrit të insketeve fluturuese (mushkonjave dhe insekteve tjera) si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive, refeurar edhe rekomandimeve të IKSHPK-së, ku si bartës janë insektet e ndryshme.

Dezinsektimi i hapësirave të jashtme fillon nga data 03.10.2026 deri më datën 05.10.2026
Për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve dhe rekomandimit të IKSHPK-së dezinsektimi i qytetit dhe parqeve kryhet më datë 03.10.2026 dhe 04.10.2026 (dezinsektimi i qytetit fillon bazuar në kushtet klimatike).

Më datën 03.10.2026 bëhet dezinsektimi rreth lumit Llap në qytet dhe fshatrat Peran, Bajçinë, Dobërdol, qyteti dhe fshatrat Sekiraçë, Gllamnik, Siboc i Epërm dhe Penuhë.

Më datën 04.10.2026 bëhet dezinsektimi rreth lumit Llap në Lluga, Lluzhan, Shakovicë dhe Lupç i Poshtëm dhe dezinsektimi në fshatrat Sfeçël, Dumosh, Siboc i Poshtëm, Llugë, Bellopojë dhe Batllavë.

Dezinsektimi përreth lumenjve fillon në orën 10:00, kurse dezinsektimi i qytetit, rrugëve, rrugicave dhe parqeve fillon në orën 17:00.
Gjatë kësaj periudhe luten qytetarët që t’i mbajnë të mbyllura dritaret në mënyrë që gjatë dezinsektimit të qytetit të mos futen insektet brenda hapësirave të banimit, në rast të përkeqësimit të kushteve.

Me këtë rast njoftojmë edhe shoqatat e bletarëve dhe pronarët e bletëve se ditëve të cekura si më lartë të mos i nxjerrin bletët nga kosheret, por t’i mbajnë mbyllur gjatë tërë ditës sipas datave të cekura-planit të dezinsektimit të hapësirave.

Nr. kontaktues per informacione :
044-221-641 044-703-087

Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj!

Address

Nuhi Gashi
Podujevë
11000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38338570233

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna e Podujevës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share