Agjencia Pyjore e Kosovës

  • Home
  • Agjencia Pyjore e Kosovës
Directions Website

Agjencia Pyjore e Kosovës Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Agjencia Pyjore e Kosovës, Government Organization, Rr. Zenel Salihu, .

Sulm ndaj rojës së pyllit në Shtime – rasti i dytë ndaj stafit të APK-së në Regjionin e FerizajtMë 18.09.2026, në territ...
23/09/2026

Sulm ndaj rojës së pyllit në Shtime – rasti i dytë ndaj stafit të APK-së në Regjionin e Ferizajt

Më 18.09.2026, në territorin e Komunës së Shtimes, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare për mbrojtjen dhe ruajtjen e pyjeve, një roje pylli i Departamentit Regjional të Agjencisë Pyjore të Kosovës – Ferizaj është penguar dhe sulmuar fizikisht gjatë ndërhyrjes ndaj një rasti të prerjes së kundërligjshme në pyll pronë shtetërore.

Gjatë kontrollit në terren, roja e pyllit ka hasur një person të dyshuar duke kryer prerje të kundërligjshme të masës drusore. Gjatë ushtrimit të detyrës dhe ndërmarrjes së veprimeve sipas kompetencës, roja është sulmuar fizikisht dhe ka pësuar lëndime të dukshme.

Rasti është raportuar menjëherë te Policia e Kosovës, e cila ka intervenuar dhe e ka marrë çështjen në trajtim. Personi i dyshuar është identifikuar dhe proceduar nga organet kompetente, ndërsa nga roja e pyllit është përpiluar edhe fletëparaqitje për dëmin pyjor.

Ngjarja është dokumentuar me fotografi nga vendi i ngjarjes, përfshirë dëmin e shkaktuar në pyll, masën drusore të prerë dhe lëndimet e pësuara nga roja gjatë kryerjes së detyrës.

Ky është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër në Regjionin e Ferizajt ku rojet e pyllit janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Më herët një rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Komunën e Ferizajt, ku zyrtarët e APK-së ishin sulmuar gjatë ushtrimit të detyrave për mbrojtjen dhe ruajtjen e pyjeve.

Departamenti Regjional – Ferizaj dënon çdo formë të pengimit dhe sulmit ndaj rojeve të pyllit gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Sulmet ndaj zyrtarëve në terren nuk do ta ndalin angazhimin për mbrojtjen e pyjeve dhe parandalimin e prerjeve dhe transportit të kundërligjshëm të masës drusore.

Departamenti do të vazhdojë me rritjen e prezencës në terren, patrullimet, kontrollet dhe bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera kompetente, me qëllim të mbrojtjes së pasurisë pyjore dhe krijimit të kushteve më të sigurta për zyrtarët që ushtrojnë detyrat e tyre.

Mbrojtja e pyjeve dhe siguria e zyrtarëve në terren mbeten prioritet i Departamentit Regjional – Ferizaj.

Sulm ndaj rojeve të pyllit gjatë kryerjes së detyrës në territorin e FerizajtMë datë 27.08.2026, gjatë kryerjes së detyr...
28/08/2026

Sulm ndaj rojeve të pyllit gjatë kryerjes së detyrës në territorin e Ferizajt

Më datë 27.08.2026, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare në terren, dy roje të pyllit të Departamentit Regjional të Agjencisë Pyjore të Kosovës – Ferizaj janë përballur me një incident serioz gjatë aktivitetit të tyre për mbrojtjen dhe ruajtjen e pyjeve.

Gjatë rastit është dëmtuar edhe automjeti zyrtar i APK-së, ku është thyer xhami i pasmë anësor, siç dëshmohet edhe nga fotografia e realizuar pas incidentit.

Menjëherë pas incidentit është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka dalë në vendngjarje dhe aktualisht është duke e trajtuar rastin sipas procedurave përkatëse.

Raste të tilla paraqesin shqetësim serioz, pasi zyrtarët e Agjencisë Pyjore të Kosovës janë të angazhuar në zbatim të detyrave të tyre ligjore për mbrojtjen e fondit pyjor, evidentimin e prerjeve ilegale dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme në pyje.

Departamenti Regjional – Ferizaj dënon çdo formë të pengimit, kërcënimit apo sulmit ndaj zyrtarëve gjatë kryerjes së detyrës dhe rithekson se aktivitetet për mbrojtjen dhe ruajtjen e pyjeve do të vazhdojnë me intensitet të shtuar dhe në koordinim me institucionet kompetente.

Agjencia Pyjore e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e pyjeve, sigurinë e zyrtarëve të saj dhe zbatimin e ligjit në terren.

Agjencia Pyjore e Kosovës – Departamenti Regjional Ferizaj

Angazhim i përbashkët në shuarjen e zjarrit pyjor në ShtërpcëMë datë 25.08.2026, pak para orës 12:00, në fshatin Paloj, ...
26/08/2026

Angazhim i përbashkët në shuarjen e zjarrit pyjor në Shtërpcë

Më datë 25.08.2026, pak para orës 12:00, në fshatin Paloj, Komuna e Shtërpcës, është paraqitur një zjarr pyjor, i cili ka kërkuar angazhim të gjerë dhe të koordinuar të institucioneve, strukturave emergjente dhe qytetarëve.
Në operacionin për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit kanë qenë të angazhuar vazhdimisht 10 zyrtarë të Departamentit Regjional të Agjencisë Pyjore të Kosovës – Ferizaj, të pajisur edhe me mjete për shuarjen e zjarreve pyjore dhe fushore.
Në vendngjarje kanë vepruar gjithashtu dy ekipe të zjarrfikësve, një ekip nga Shtërpca dhe një ekip nga Ferizaj, zyrtarë të Policisë së Kosovës, rreth 20 pjesëtarë të KFOR-it, si dhe rreth 50 qytetarë, të cilët janë përfshirë aktivisht në përpjekjet për shuarjen e zjarrit.
Gjatë gjithë operacionit është realizuar koordinim ndërinstitucional, ndërsa përmes strukturave të Komunës së Shtërpcës është mbajtur komunikim edhe me KFOR-in për mbështetje shtesë dhe ndërhyrje eventuale, varësisht nga zhvillimi i situatës.
Pas një angazhimi të vazhdueshëm prej disa orësh, zjarri është lokalizuar dhe vënë nën kontroll, ndërsa faza e parë e operacionit për shuarjen e tij ka përfunduar rreth orës 20:30 të datës 25.08.2026.
Megjithatë, rreth orës 01:30 të datës 26.08.2026, zjarri është riaktivizuar në një pjesë të zonës së prekur. Për shkak të situatës së krijuar, në orët e hershme të mëngjesit ka intervenuar KFOR-i edhe nga ajri, duke përdorur helikopter dhe duke realizuar dy zbrazje të ujit drejtpërdrejt mbi vatrën e zjarrit.
Pas ndërhyrjes së realizuar, zjarri është shuar, ndërsa aktualisht gjendja është nën kontroll dhe situata vazhdon të përcillet.
Agjencia Pyjore e Kosovës vlerëson lart angazhimin dhe bashkëpunimin e zjarrfikësve të Shtërpcës dhe Ferizajt, Policisë së Kosovës, KFOR-it, Komunës së Shtërpcës, qytetarëve, si dhe të gjithë zyrtarëve të APK-së të angazhuar në terren.
Ky operacion dëshmon rëndësinë e reagimit të shpejtë, koordinimit ndërinstitucional dhe angazhimit të përbashkët në mbrojtjen e fondit pyjor dhe në menaxhimin e situatave emergjente të shkaktuara nga zjarret.

Agjencia Pyjore e Kosovës – Departamenti Regjional Ferizaj

26/05/2026

Monitorimi i pyjeve me dronë nis në Majdani i Shalës së Bajgorës 🌳

Agjencia Pyjore e Kosovës, në zbatim të vendimit të ministrit të MBPZHR-së Armend Muja, fillon implementimin e projektit të monitorimit të pyjeve, përmes teknologjisë së dronëve.

Kjo mënyrë e monitorimit të pyjeve do të rrisë efikasitetin dhe efektivitetin në mbrojtjen dhe ruajtjen e pyjeve, si dhe do të ndikojë në parandalimin dhe zvogëlimin e prerjeve ilegale dhe aktiviteteve të tjera ilegale në pyje dhe toka pyjore në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Gjithashtu, përmes saj shënohet një hap i rëndësishëm në menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në vendin tonë.

Ky monitorim ka nisur fillimisht në Majdan - Shalë e Bajgorës, si zonë pilot për zbatimin e teknologjisë së dronëve në mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e pyjeve.

22/05/2026
21/05/2026

Address

Rr. Zenel Salihu

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Sunday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia Pyjore e Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

  • Want your organization to be the top-listed government service?

Share