Agjencia për Informim dhe Privatësi / Agencija za Informacije i Privatnost

Agjencia për Informim dhe Privatësi / Agencija za Informacije i Privatnost

Share

Në këtë mënyrë Agjencia dëshiron të sigurohet që të drejtat e çdo individi për privatësi të mbrohen gjatë përpunimit të të dhënave personale.

Misioni

Agjencia për Informim dhe Privatësi, duke pasur status të pavarur, ka përgjegjësinë ligjore për mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike. Këshilldhënia organeve publike dhe private, marrja e vendimeve për ankesat e paraqitura, inspektimet dhe kontrollet, informimi i publikut, si dhe promovimi e përkrahja e të drejtave themel

02/06/2026

AIP thirrje për Partitë dhe Subjekteve Politike- Respektoni privatësinë dhe të dhënat personale të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor

2 qershor 2026, Prishtinë

Pesë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve nacionale në Kosovë, Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) përsërit thirrjen për Partitë dhe Subjektet Politike për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë zgjedhjeve që do të mbahen më 7 qershor

Me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të integritetin zgjedhor, Agjencia kërkon nga Partitë dhe Subjektet Politike respektimin e privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, që të-

🔸sigurojnë që çdo përpunim i të dhënave personale të kryhet mbi bazën ligjore të përpunimit, si- pëlqimi i qytetarëve, interesi legjitim i subjektit politik apo arsye të tjera të përcaktuara me ligj;
🔸mos përdoren të dhënat kontaktuese të qytetarëve të mbledhura gjatë ushtrimit të funksioneve publike apo në forma të tjera për qëllime të marketingut politik;
🔸mos ekspozojnë të dhënat personale gjatë komunikimit përmes postës elektronike (e-mail), mesazheve (SMS) apo thirrjeve telefonike, pa pëlqim paraprak;
🔸respektojnë të drejtën e qytetarëve për të kundërshtuar në çdo kohë përdorimin e të dhënave të tyre për marketing të drejtpërdrejt dhe të ndërpresin menjëherë komunikimin pas paraqitjes së kundërshtimit;
🔸shmangin çdo formë të profilizimit apo përpunimit masiv të dhënave të ndjeshme, përveç rasteve kur ekziston bazë e qartë ligjore dhe janë ndërmarrë masa mbrojtëse përkatëse, përfshirë vlerësimin paraprak të ndikimit mbi të dhënat personale kur është e nevojshme;
🔸sigurojnë transparencë të plotë ndaj qytetarëve për mënyrën e përpunimit të të dhënave, duke publikuar politika te qarta të privatësisë në mënyrë të thjeshtë dhe të qasshme.

Agjencia kërkon nga Partitive dhe Subjektet të sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës në përputhje me kërkesat ligjore.

---------------------
AIP poziva političke partije i političke subjekte – Poštujte privatnost i lične podatke građana tokom izbornog procesa

2 jun 2026, Priština

Pet dana pre održavanja nacionalnih izbora na Kosovu, Agencija za informacije i privatnost (AIP) ponavlja svoj poziv političkim partijama i političkim subjektima da zaštite lične podatke građana tokom izbora koji će se održati 7. juna.
U cilju očuvanja i unapređenja izbornog integriteta, Agencija poziva političke partije i političke subjekte da poštuju privatnost i zaštitu ličnih podataka građana Republike Kosovo, i da:
* obezbede da se svaka obrada ličnih podataka vrši na osnovu zakonitog osnova za obradu, kao što su saglasnost građana, legitimni interes političkog subjekta ili drugi osnovi propisani zakonom;
* ne koriste kontakt podatke građana prikupljene tokom vršenja javnih funkcija ili na druge načine u svrhe političkog marketinga;
* ne otkrivaju lične podatke tokom komunikacije putem elektronske pošte (e-mail), SMS poruka ili telefonskih poziva bez prethodne saglasnosti;
* poštuju pravo građana da u svakom trenutku ulože prigovor na korišćenje njihovih podataka za direktni marketing i da odmah prekinu komunikaciju nakon prijema takvog prigovora;
* izbegavaju svaki oblik profilisanja ili masovne obrade osetljivih podataka, osim kada postoji jasan pravni osnov i kada su preduzete odgovarajuće zaštitne mere, uključujući prethodnu procenu uticaja na zaštitu podataka o ličnosti kada je to potrebno;
* obezbede potpunu transparentnost prema građanima u vezi sa načinom obrade njihovih podataka, objavljivanjem jasnih politika privatnosti na jednostavan i pristupačan način.
Agencija zahteva od političkih partija i političkih subjekata da obezbede zaštitu ličnih podataka građana Republike Kosovo u skladu sa zakonskim zahtevima.
---------------------

AIP Calls on Political Parties and Political Entities to Respect Citizens’ Privacy and Personal Data During the Electoral Process
2 June 2026, Pristina
Five days before the national elections in Kosovo, the Agency for Information and Privacy (AIP) reiterates its call to political parties and political entities to protect citizens’ personal data during the elections to be held on 7 June.
With the aim of safeguarding and promoting electoral integrity, the Agency calls on political parties and political entities to respect the privacy and protection of the personal data of the citizens of the Republic of Kosovo and to:
* ensure that any processing of personal data is carried out on a lawful basis, such as the consent of citizens, the legitimate interest of the political entity, or other legal grounds provided by law;
* refrain from using citizens’ contact information collected through the exercise of public functions or obtained through other means for political marketing purposes;
* avoid disclosing personal data through electronic communications, including e-mails, SMS messages, or telephone calls, without prior consent;
* respect citizens’ right to object at any time to the use of their personal data for direct marketing purposes and immediately cease such communications upon receiving an objection;
* avoid any form of profiling or large-scale processing of sensitive personal data, except where there is a clear legal basis and appropriate safeguards have been implemented, including conducting a prior data protection impact assessment where necessary;
* ensure full transparency towards citizens regarding the processing of their personal data by publishing clear and accessible privacy policies.
The Agency calls on political parties and political entities to ensure the protection of the personal data of the citizens of the Republic of Kosovo in accordance with legal requirements.

Photos from Agjencia për Informim dhe Privatësi / Agencija za Informacije i Privatnost's post 28/05/2026

AIP nis aktivitetet për zbatimin e zotimeve -Partneriteti për Qeverisje të Hapur (Open Government Partnership)

Me përgjegjësi të lartë institucionale, me qëllim të forcimit dhe avancimit të transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike, krahas standardeve ndërkombëtare, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka nisur konsultimet me institucionet e Kosovës për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit 2026-2028, dokument ky i miratuar nga Qeveria e Kosovës në muajin prill të këtij viti, në kuadër të zbatimit të programit- Partneritetit për Qeverisje të Hapur.

Zotimi i Agjencisë është i orientuar në forcimin e transparencës, pjesëmarrjes dhe llogaridhënies, nëpërmjet publikimit pro-aktiv të informacioneve nga ana e institucioneve publike me qëllim të lehtësimit të qasjes së qytetarëve në informata dhe rrjedhimisht ofrimin e shërbimeve më të shpejta dhe efikase për qytetarët.

▪️ Standardizimi dhe përmirësimi i publikimit pro-aktiv të dokumenteve publike siguron që qytetarët të kenë qasje të lehtë dhe të drejtpërdrejtë në informatat mbi aktivitetet e institucioneve publike dhe ju mundëson të monitorojnë procesin e vendimmarrjes, planifikimin dhe menaxhimin e fondeve publike dhe zbatimin e politikave publike.

▪️ Ky zotim do të realizohet nëpërmjet një qasje të strukturuar dhe të standardizuar për publikimin pro-aktiv të informatave dhe do të zhvillohet me partneritet me pesë institucione publike, Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën e Kamenicës Lipjanit dhe Drenasit, të cilat janë caktuar si institucione pilot për të ndërtuar një model të unifikuar të transparencës që do të aplikohet në të gjitha institucionet publike.

▪️ Publikimi pro-aktiv i informatave do të ju mundësojë qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile dhe mediave të bëhen pjesë aktive e zbatimin e politikave dhe aktiviteteve institucionale dhe inkurajon një pjesëmarrje më aktive të qytetarëve në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave publike në Kosovë. Me theks të veçantë, publikimi pro-aktiv, do të kontribuoj në ngritjen e besimit të qytetarëve në institucione, krahas rritjes së përgjegjësisë së institucioneve publike për të forcuar transparencën dhe llogaridhënien karshi qytetarëve dhe grupeve të interesit.

▪️ Partneriteti për Qeverisje të Hapur, është një nismë vullnetare ndërkombëtare e themeluar në vitin 2011 dhe përfshin 76 qeveri kombëtare, ndërsa Kosova është bërë pjesë e saj në vitin 2023. Partneriteti për qeverisje të hapur promovon zhvillimin e transparencës dhe forcimin e përgjegjësisë dhe llogaridhënies, një mekanizëm kyç për të garantuar demokracinë dhe integritetin e institucioneve publike.

Agjencia për Informim dhe Privatësi falënderon për bashkëpunimin Council of Europe Office in Pristina, Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe e Kamenicës e Lipjanit dhe e Drenasit për bashkëpunimin për arritjen e Objektivave në zbatimin e Planit të Veprimit – Partneriteti për Qeverisje të Hapur.
----------------------------------------
AIP pokreće aktivnosti za sprovođenje obaveza – Partnerstvo za otvorenu upravu
Sa visokom institucionalnom odgovornošću i u cilju jačanja i unapređenja transparentnosti i odgovornosti javnih institucija, u skladu sa visokim međunarodnim standardima, Agencija za informacije i privatnost započela je konsultacije sa institucijama Kosova radi sprovođenja Nacionalnog akcionog plana 2026–2028. Ovaj dokument je usvojila Vlada Kosova u aprilu ove godine u okviru programa Partnerstvo za otvorenu upravu.
Obaveza Agencije usmerena je na jačanje transparentnosti, učešća i odgovornosti kroz proaktivno objavljivanje informacija od strane javnih institucija, sa ciljem olakšavanja pristupa građana informacijama i pružanja bržih i efikasnijih usluga građanima.
• Standardizacija i unapređenje proaktivnog objavljivanja javnih dokumenata obezbeđuje građanima lak i direktan pristup informacijama o aktivnostima javnih institucija i omogućava im da prate procese donošenja odluka, planiranje i upravljanje javnim fondovima, kao i sprovođenje javnih politika.
• Ova obaveza će se realizovati kroz strukturisan i standardizovan pristup proaktivnom objavljivanju informacija i razvijaće se u partnerstvu sa pet javnih institucija: Ministarstvom kulture i turizma, Ministarstvom životne sredine, prostornog planiranja i infrastrukture, kao i opštinama Kamenica, Lipljan i Glogovac, koje su određene kao pilot institucije za izgradnju jedinstvenog modela transparentnosti koji će se primenjivati u svim javnim institucijama.
• Proaktivno objavljivanje informacija omogućiće građanima, organizacijama civilnog društva i medijima da postanu aktivni učesnici u sprovođenju institucionalnih politika i aktivnosti i podstiče aktivnije učešće građana u izradi, sprovođenju i praćenju javnih politika na Kosovu. Posebno će proaktivno objavljivanje doprineti povećanju poverenja građana u institucije, uz povećanje odgovornosti javnih institucija za jačanje transparentnosti i odgovornosti prema građanima i interesnim grupama.
• Partnerstvo za otvorenu upravu je dobrovoljna međunarodna inicijativa osnovana 2011. godine i obuhvata 76 nacionalnih vlada, dok je Kosovo postalo deo ove inicijative 2023. godine. Partnerstvo za otvorenu upravu promoviše razvoj transparentnosti i jačanje odgovornosti i polaganja računa, što predstavlja ključni mehanizam za garantovanje demokratije i integriteta javnih institucija.
Agencija za informacije i privatnost zahvaljuje Savetu Evrope, Ministarstvu kulture i turizma, Ministarstvu životne sredine, prostornog planiranja i infrastrukture, kao i opštinama Kamenica, Lipljan i Glogovac na saradnji u ostvarivanju ciljeva sprovođenja Akcionog plana – Partnerstvo za otvorenu upravu.
----------------------------------------
AIP Launches Activities for the Implementation of Commitments – Open Government Partnership
With high institutional responsibility and with the aim of strengthening and advancing the transparency and accountability of public institutions, in line with high international standards, the Agency for Information and Privacy has initiated consultations with Kosovo institutions for the implementation of the National Action Plan 2026–2028. This document was approved by the Government of Kosovo in April of this year within the framework of the Open Government Partnership program.
The Agency’s commitment is focused on strengthening transparency, participation, and accountability through the proactive publication of information by public institutions, with the aim of facilitating citizens’ access to information and consequently providing faster and more efficient services to citizens.
• Standardizing and improving the proactive publication of public documents ensures that citizens have easy and direct access to information regarding the activities of public institutions and enables them to monitor decision-making processes, planning and management of public funds, and the implementation of public policies.
• This commitment will be implemented through a structured and standardized approach to the proactive publication of information and will be developed in partnership with five public institutions: the Ministry of Culture and Tourism, the Ministry of Environment, Spatial Planning and Infrastructure, and the municipalities of Kamenica, Lipjan, and Drenas, which have been designated as pilot institutions to build a unified transparency model that will be applied across all public institutions.
• The proactive publication of information will enable citizens, civil society organizations, and the media to become active participants in the implementation of institutional policies and activities and encourages more active citizen participation in the drafting, implementation, and monitoring of public policies in Kosovo. In particular, proactive publication will contribute to increasing citizens’ trust in institutions, alongside increasing the responsibility of public institutions to strengthen transparency and accountability towards citizens and interest groups.
• The Open Government Partnership is a voluntary international initiative established in 2011 and includes 76 national governments, while Kosovo became part of it in 2023. The Open Government Partnership promotes the development of transparency and the strengthening of responsibility and accountability, a key mechanism for guaranteeing democracy and the integrity of public institutions.
The Agency for Information and Privacy thanks the Council of Europe, the Ministry of Culture and Tourism, the Ministry of Environment, Spatial Planning and Infrastructure, and the municipalities of Kamenica, Lipjan, and Drenas for their cooperation in achieving the objectives of implementing the Action Plan – Open Government Partnership.

Photos from Agjencia për Informim dhe Privatësi / Agencija za Informacije i Privatnost's post 20/05/2026

🔐 A e dini se si përpunohen të dhënat tuaja personale në marrëdhënien e punës?

📖 Lexoni Udhëzuesin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe informohuni:
▪️ kur lejohet përpunimi i të dhënave personale
▪️ cilat praktika duhet të shmangen
▪️ të drejtat e punëtorëve dhe detyrimet e punëdhënësve
▪️ masat për mbrojtjen e privatësisë në marrëdhënien e punës
--------------------
🔐 Da li znate kako se obrađuju vaši lični podaci u radnom odnosu?
📖 Pročitajte Vodič Agencije za informacije i privatnost i informišite se o:
▪️ kada je dozvoljena obrada ličnih podataka
▪️ koje prakse treba izbegavati
▪️ pravima zaposlenih i obavezama poslodavaca
▪️ merama za zaštitu privatnosti u radnom odnosu
--------------------
🔐 Do you know how your personal data is processed in the employment relationship?
📖 Read the Guide of the Information and Privacy Agency and learn about:
▪️ when the processing of personal data is permitted
▪️ which practices should be avoided
▪️ the rights of employees and the obligations of employers
▪️ measures for protecting privacy in the employment relationship

Photos from EULEX Kosovo (Official)'s post 14/05/2026

📌Agjencia për Informim dhe Privatësi vazhdon forcimin e kapaciteteve me institucionet e drejtësisë

Me mbështetjen e EULEX-it, Agjencia sot organizoi tryezën e rrumbullakët të rradhës me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë në Kosovë, me fokus në sfidat dhe zhvillimet aktuale në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Avokatura Shtetërore e Ministrisë së Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Sistemi Prokurorial, Inspektorati Policor i Kosovës, Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, si dhe Agjencia për Ndihmë Juridike Falas.

Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit trajtuan çështje që ndërlidhen me përdorimin e inteligjencës artificiale dhe ndikimin e saj në mbrojtjen e të dhënave personale, rëndësinë e garantimit të llogaridhënies dhe sigurisë publike, parandalimin e mbledhjes së të dhënave të tepërta, si dhe nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional në kuadër të hetimeve penale. Po ashtu, u diskutua edhe për aspektet ligjore dhe sanksionet që lidhen me shkeljen e privatësisë.

Agjencia për Informim dhe Privatësi vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të EULEX-it në fuqizimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e praktikave për mbrojtjen e të dhënave personale, në përputhje me standardet evropiane.

Photos from Agjencia për Informim dhe Privatësi / Agencija za Informacije i Privatnost's post 14/05/2026

Udhëheqësit e institucioneve theksojnë se mbrojtja e të dhënave personale do të jetë ndër prioritetet kryesore të institucioneve përgjegjëse

Takimi i Grupit Punues Ndërinstitucional: Respektimi i privatësisë në komunikimin publik

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), Policia e Kosovës (PK), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), si dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), realizuan sot takimin e katërt me radhë për të shqyrtuar veprimet e ndërmarra ndërinstitucionale për mbrojtjen e të dhënave personale në komunikimin publik, në kuadër të zotimeve të përcaktuara me Marrëveshjen e arritur në korrik të vitit të kaluar.

Mekanizmat dhe veprimet e ndërmarra nga institucionet për mbrojtjen e privatësisë dhe parandalimin e publikimit të informatave të paautorizuara ishin në fokus të diskutimeve të Grupit Punues Ndërinstitucional. Në takim u diskutua për veprimet konkrete të ndërmarra me qëllim të sigurimit të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, përballë publikimeve të paautorizuara dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Veprimet e ndërmarra nga institucionet dhe rezultatet e arritura:

🔸Trajnimi i mbi 100 gjyqtarëve, prokurorëve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë për mbrojtjen e të dhënave personale;
🔸Mbi 30 takime të realizuara me pronarë dhe udhëheqës të mediave;
🔸Përgatitja e akteve nënligjore për mbrojtjen e të dhënave personale nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës;
🔸Vlerësimi i publikimit të informatave që përmbajnë të dhëna personale të qytetarëve, si dhe identifikimi i masave parandaluese që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse.

Veprimet e ndërmarra nga institucionet reflektojnë angazhimin e përbashkët ndërinstitucional për të garantuar respektimin e së drejtës për privatësi dhe mbrojtjen e të dhënave personale, duke u bazuar në standardet demokratike të lirisë së medias dhe informimit publik, ruajtjen e integritetit të proceseve hetimore dhe gjyqësore, si dhe promovimin e gazetarisë profesionale në diskursin publik.

Udhëheqësit e institucioneve theksojnë se mbrojtja e të dhënave personale do të jetë ndër prioritetet kryesore të veprimeve të institucioneve përgjegjëse dhe se të gjitha institucionet janë duke i përmbushur detyrat sipas memorandumit të nënshkruar.

Agjencia për Informim dhe Privatësi falënderon Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) për bashkëpunimin në arritjen e qëllimit të përbashkët për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

---------------------

Rukovodioci institucija ističu da će zaštita ličnih podataka biti među glavnim prioritetima delovanja nadležnih institucija
Sastanak Međuinstitucionalne radne grupe: Poštovanje privatnosti u javnoj komunikaciji
Agencija za informacije i privatnost (AIP), Kancelarija glavnog državnog tužioca (ZKPSH), Policija Kosova (PK), Policijski inspektorat Kosova (IPK), kao i Udruženje novinara Kosova (AGK), održali su danas četvrti po redu sastanak radi razmatranja međuinstitucionalnih aktivnosti preduzetih za zaštitu ličnih podataka u javnoj komunikaciji, u okviru obaveza definisanih Sporazumom postignutim u julu prošle godine.
Mehanizmi i aktivnosti koje su institucije preduzele za zaštitu privatnosti i sprečavanje objavljivanja neovlašćenih informacija bili su u fokusu diskusija Međuinstitucionalne radne grupe. Na sastanku se razgovaralo o konkretnim merama preduzetim u cilju obezbeđivanja sprovođenja zakona i zaštite prava građana od neovlašćenih objava koje su u suprotnosti sa važećim zakonodavstvom.
Aktivnosti koje su institucije preduzele i postignuti rezultati:
* Obuka više od 100 sudija, tužilaca i stručnih saradnika o zaštiti ličnih podataka;
* Održavanje više od 30 sastanaka sa vlasnicima i rukovodiocima medija;
* Priprema podzakonskih akata za zaštitu ličnih podataka od strane Kancelarije glavnog državnog tužioca, Policije Kosova i Policijskog inspektorata Kosova;
* Procena objavljivanja informacija koje sadrže lične podatke građana, kao i identifikacija preventivnih mera koje nadležne institucije treba da preduzmu.
Aktivnosti koje su institucije preduzele odražavaju zajedničku međuinstitucionalnu posvećenost garantovanju poštovanja prava na privatnost i zaštitu ličnih podataka, zasnovanu na demokratskim standardima slobode medija i javnog informisanja, očuvanju integriteta istražnih i sudskih procesa, kao i promovisanju profesionalnog novinarstva u javnom diskursu.
Rukovodioci institucija ističu da će zaštita ličnih podataka biti među glavnim prioritetima delovanja nadležnih institucija.
Agencija za informacije i privatnost zahvaljuje Kancelariji glavnog državnog tužioca, Policiji Kosova, Policijskom inspektoratu Kosova i Udruženju novinara Kosova (AGK) na saradnji u ostvarivanju zajedničkog cilja zaštite ličnih podataka građana Republike Kosovo.

---------------------
Institutional leaders emphasize that the protection of personal data will remain among the main priorities of responsible institutions
Meeting of the Interinstitutional Working Group: Respecting privacy in public communication
The Agency for Information and Privacy (AIP), the Office of the Chief State Prosecutor (OCSP), the Kosovo Police (KP), the Police Inspectorate of Kosovo (P*K), as well as the Association of Journalists of Kosovo (AJK), held today their fourth consecutive meeting to review the interinstitutional measures undertaken to protect personal data in public communication, within the framework of the commitments established by the Agreement reached in July of last year.
The mechanisms and measures undertaken by the institutions to protect privacy and prevent the publication of unauthorized information were the main focus of the discussions of the Interinstitutional Working Group. The meeting addressed concrete actions taken to ensure the implementation of the law and the protection of citizens’ rights against unauthorized publications that are contrary to the applicable legislation.
Measures undertaken by the institutions and achieved results:
* Training of more than 100 judges, prosecutors, and professional associates on the protection of personal data;
* Organization of more than 30 meetings with media owners and executives;
* Preparation of secondary legislation on personal data protection by the Office of the Chief State Prosecutor, the Kosovo Police, and the Police Inspectorate of Kosovo;
* Assessment of the publication of information containing citizens’ personal data, as well as identification of preventive measures to be undertaken by responsible institutions.
The actions undertaken by the institutions reflect a joint interinstitutional commitment to guaranteeing respect for the right to privacy and the protection of personal data, based on democratic standards of media freedom and public information, the preservation of the integrity of investigative and judicial processes, and the promotion of professional journalism in public discourse.
Institutional leaders emphasized that the protection of personal data will remain among the main priorities of responsible institutions.
The Agency for Information and Privacy expresses its gratitude to the Office of the Chief State Prosecutor, the Kosovo Police, the Police Inspectorate of Kosovo, and the Association of Journalists of Kosovo (AJK) for their cooperation in achieving the shared objective of protecting the personal data of the citizens of the Republic of Kosovo.

Photos from Agjencia për Informim dhe Privatësi / Agencija za Informacije i Privatnost's post 13/05/2026

📚🤝 Agjencia për Informim dhe Privatësi mirëpret studentë të Shkollës së Etikës së Gazetarisë

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi Krenare Sogojeva Dermaku priti në takim një grup studentësh nga Shkolla e Etikës së Gazetarisë të udhëhequr nga Drejtori Ekzekutiv në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, z. Imer Mushkolaj.

Në takim u theksua roli i Agjencisë në trajtimin e ankesave për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale, duke u siguruar se çdo individ ka të drejtë të ketë qasje në informacion, sipas legjislacionit në fuqi.

Komisionerja inkurajoi studentët që të ndjekin parimet e etikës në punën e tyre dhe të angazhohen për një gazetari përgjegjëse që është në shërbim të informimit të drejtë dhe të saktë të publikut, duke respektuar privatësinë dhe të drejta e qytetarëve.

Në takimin me studentët u diskutua për sfidat me të cilat përballen gazetarët në epokën e informacionit të shpejtë, si dhe rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve në sigurimin e integritetet të informimit publik.

Agjencia për Informim dhe Privatësi është do të vazhdojë bashkëpunimin me iniciativat që promovojnë transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.
------------------------------------
📚🤝 Agencija za informacije i privatnost ugostila studente Škole etike novinarstva

Komesarka Agencije za informacije i privatnost, gđa Krenare Sogojeva Dermaku, primila je na sastanku grupu studenata iz Škole etike novinarstva, predvođenu izvršnim direktorom Saveta štampanih medija Kosova, g. Imerom Mushkolajem.

Tokom sastanka istaknuta je uloga Agencije u razmatranju žalbi za pristup javnim dokumentima i zaštitu ličnih podataka, osiguravajući da svaki pojedinac ima pravo na pristup informacijama u skladu sa važećim zakonodavstvom.

Komesarka je ohrabrila studente da u svom radu slede principe etike i da se angažuju za odgovorno novinarstvo koje je u službi tačnog i pravičnog informisanja javnosti, uz poštovanje privatnosti i prava građana.

Na sastanku sa studentima razgovarano je i o izazovima sa kojima se novinari suočavaju u eri brzih informacija, kao i o značaju zaštite ličnih podataka građana u očuvanju integriteta javnog informisanja.

Agencija za informacije i privatnost nastaviće saradnju sa inicijativama koje promovišu transparentnost, odgovornost institucija i zaštitu ličnih podataka građana.

------------------------------------
📚🤝 Information and Privacy Agency Welcomes Students of the School of Journalism Ethics

The Commissioner of the Information and Privacy Agency, Ms. Krenare Sogojeva Dermaku, welcomed a group of students from the School of Journalism Ethics, led by the Executive Director of the Press Council of Kosovo, Mr. Imer Mushkolaj.

During the meeting, the role of the Agency in handling complaints related to access to public documents and the protection of personal data was highlighted, ensuring that every individual has the right to access information in accordance with the applicable legislation.

The Commissioner encouraged the students to follow ethical principles in their professional work and to engage in responsible journalism that serves the public through accurate and fair information, while respecting privacy and the rights of citizens.

The discussion with the students also focused on the challenges journalists face in the era of fast information, as well as the importance of protecting citizens’ personal data in safeguarding the integrity of public information.

The Information and Privacy Agency will continue its cooperation with initiatives that promote transparency, institutional accountability, and the protection of citizens’ personal data.

Photos from Agjencia për Informim dhe Privatësi / Agencija za Informacije i Privatnost's post 12/05/2026

📍 Agjencia për Informim dhe Privatësi pjesëmarrëse në Konferencën e 34-të Pranverore Evropiane të Autoriteteve për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Privatësinë në Antalya, Turqi

Në kuadër të Konferencës Pranverore 2026, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, moderoi Panelin 3 me temë: “Transferet ndërkufitare të të dhënave: standardet, garancitë dhe mekanizmat e pajtueshmërisë”.

💡 Gjatë këtij paneli, përfaqësues dhe ekspertë nga Komisioni Evropian, Autoriteti Rregullativ i Gjibraltarit dhe komuniteti akademik ndërkombëtar diskutuan mbi zhvillimet më të fundit që ndërlidhen me transferet ndërkombëtare të të dhënave personale, duke vënë theks të veçantë në nevojën për interoperabilitet rregullativ, forcimin e mekanizmave të bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve mbikëqyrëse, si dhe garantimin e standardeve të qëndrueshme të mbrojtjes së të dhënave në një mjedis gjithnjë e më kompleks digjital.

Njëkohësisht, Udhëheqësja e Divizionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, znj. Liridona Zeqiri Krasniqi, mori pjesë si paneliste në sesionin “E ardhmja e autoriteteve të mbrojtjes së të dhënave”, ku prezantoi perspektivën institucionale të Agjencisë lidhur me sfidat e reja digjitale, avancimin e mekanizmave mbikëqyrës, si dhe rëndësinë e përafrimit të vazhdueshëm me standardet evropiane të privatësisë dhe qeverisjes digjitale.

✍️ Në vazhdën e aktiviteteve të konferencës, u realizua edhe nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Autoritetit Rregullativ të Gjibraltarit (GRA), i nënshkruar nga Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, dhe z. Bradley Tosso, Drejtor për të Drejtat e Informimit dhe Operacionet në GRA.

Përmes këtij Memorandumi krijohet një kornizë konkrete bashkëpunimi ndërmjet dy autoriteteve, e cila synon thellimin e shkëmbimit të praktikave më të mira, zhvillimin profesional dhe forcimin e bashkëpunimit në adresimin e sfidave të reja rregullative, përfshirë privatësinë e fëmijëve, inteligjencën artificiale dhe mekanizmat inovativë të rregullimit.

🤝 Në kuadër të Konferencës Pranverore 2026, Presidenti i Autoritetit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Turqisë, z. Faruk Bilir, mirëpriti në një takim të veçantë Komisioneren Sogojeva Dërmaku.
Gjatë diskutimeve, palët trajtuan mundësitë për avancimin e shkëmbimit të ekspertizës profesionale, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe zhvillimin e mekanizmave modernë të mbikëqyrjes, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe koordinimit ndërmjet autoriteteve mbikëqyrëse në adresimin e sfidave të reja digjitale dhe garantimin e standardeve të larta të privatësisë.


------------------------------------
📍 Agencija za informacije i privatnost učestvovala je na 34. Evropskoj prolećnoj konferenciji organa za zaštitu podataka i privatnosti, održanoj u Antaliji, Turska.

U okviru Prolećne konferencije 2026, Poverenica za informacije i privatnost, gđa Krenare Sogojeva Dërmaku, moderirala je Panel 3 na temu: „Prekogranični transferi podataka: standardi, garancije i mehanizmi usklađenosti“.

💡 Tokom ovog panela, predstavnici i eksperti iz Evropske komisije, Regulatornog autoriteta Gibraltara i međunarodne akademske zajednice razgovarali su o najnovijim dešavanjima u vezi sa međunarodnim transferima ličnih podataka, sa posebnim fokusom na potrebu za regulatornom interoperabilnošću, jačanjem mehanizama saradnje između nadzornih organa, kao i obezbeđivanjem doslednih standarda zaštite podataka u sve složenijem digitalnom okruženju.

Istovremeno, rukovoditeljka Divizije za međunarodnu saradnju, gđa Liridona Zeqiri Krasniqi, učestvovala je kao panelistkinja na sesiji „Budućnost organa za zaštitu podataka“, gde je predstavila institucionalnu perspektivu Agencije u vezi sa novim digitalnim izazovima, unapređenjem nadzornih mehanizama, kao i značajem kontinuiranog usklađivanja sa evropskim standardima privatnosti i digitalnog upravljanja.

✍️ U okviru aktivnosti konferencije, potpisan je i Memorandum o saradnji između Agencije za informacije i privatnost i Regulatornog autoriteta Gibraltara (GRA), koji su potpisali Poverenica za informacije i privatnost, gđa Krenare Sogojeva Dërmaku, i g. Bradley Tosso, direktor za prava na informacije i operacije pri GRA.

Ovim Memorandumom uspostavlja se konkretan okvir saradnje između dva organa, sa ciljem produbljivanja razmene najboljih praksi, profesionalnog razvoja i jačanja saradnje u suočavanju sa novim regulatornim izazovima, uključujući privatnost dece, veštačku inteligenciju i inovativne regulatorne mehanizme.

🤝 U okviru Prolećne konferencije 2026, predsednik Autoriteta za zaštitu ličnih podataka Turske, g. Faruk Bilir, ugostio je na posebnom sastanku Poverenicu za informacije i privatnost, gđu Krenare Sogojeva Dërmaku.
Tokom razgovora, strane su razmatrale mogućnosti za unapređenje razmene profesionalne ekspertize, jačanje institucionalnih kapaciteta i razvoj savremenih mehanizama nadzora, naglašavajući značaj međunarodne saradnje i koordinacije između nadzornih organa u suočavanju sa novim digitalnim izazovima i obezbeđivanju visokih standarda zaštite privatnosti.


------------------------------------
📍 The Information and Privacy Agency participated in the 34th European Spring Conference of Data Protection and Privacy Authorities held in Antalya, Türkiye.

Within the framework of the 2026 Spring Conference, the Commissioner for Information and Privacy, Ms. Krenare Sogojeva Dërmaku, moderated Panel 3 titled: “Cross-border Data Transfers: Standards, Assurances and Compliance Mechanisms”.

💡 During this panel, representatives and experts from the European Commission, the Gibraltar Regulatory Authority, and the international academic community discussed the latest developments related to international transfers of personal data, with particular emphasis on the need for regulatory interoperability, strengthening cooperation mechanisms among supervisory authorities, and ensuring consistent data protection standards in an increasingly complex digital environment.

At the same time, the Head of the International Cooperation Division, Ms. Liridona Zeqiri Krasniqi, participated as a panelist in the session “The Future of Data Protection Authorities”, where she presented the Agency’s institutional perspective regarding emerging digital challenges, the advancement of supervisory mechanisms, as well as the importance of continuous alignment with European privacy and digital governance standards.

✍️ In the course of the conference activities, a Memorandum of Cooperation was also signed between the Information and Privacy Agency and the Gibraltar Regulatory Authority (GRA), signed by the Commissioner for Information and Privacy, Ms. Krenare Sogojeva Dërmaku, and Mr. Bradley Tosso, Director of Information Rights and Operations at the GRA.

This Memorandum establishes a concrete framework of cooperation between the two authorities, aiming to deepen the exchange of best practices, support professional development, and strengthen cooperation in addressing emerging regulatory challenges, including children’s privacy, artificial intelligence, and innovative regulatory mechanisms.

🤝 Within the framework of the 2026 Spring Conference, the President of the Turkish Personal Data Protection Authority, Mr. Faruk Bilir, welcomed the Commissioner for Information and Privacy, Ms. Krenare Sogojeva Dërmaku, in a special meeting.
During the discussions, the parties addressed opportunities for advancing the exchange of professional expertise, strengthening institutional capacities, and developing modern supervisory mechanisms, while emphasizing the importance of international cooperation and coordination among supervisory authorities in addressing emerging digital challenges and ensuring high standards of privacy protection.

Want your business to be the top-listed Government Service in Prishtinë ?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Rr. "Zejnel Salihu" Nr. 22, Prishtinë/ish Objekti I Gjykatës Themelore Të Prishtinës
Prishtinë
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00