30/03/2023
𝐀𝐞𝐫𝐨𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢 𝐢 𝐆𝐣𝐚𝐤𝐨𝐯ë𝐬 𝐩𝐨 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐩ë𝐫 𝐪ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐞 𝐭ë 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬, 𝐝𝐡𝐞 𝐁𝐚𝐛𝐚𝐣 𝐢 𝐁𝐨𝐤ë𝐬 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐬𝐡𝐧𝐝ë𝐫𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧ë 𝐳𝐨𝐧ë𝐧 𝐨𝐩𝐞𝐫𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐭ë 𝐅𝐒𝐊-𝐬ë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës , Liburn Aliu, mbajtën konferencë për medie në lidhje me projektet strategjike milionëshe që po realizohen në ish-Aeroportin e Gjakovës dhe në Babaj të Bokës.
Ministri Aliu foli për procedurat e ndjekura për shpronësimin e pronave të planifikuara për realizimin e këtyre dy projekteve me interes nacional, tejet të rëndësishme në aspektin strategjik për Ministrinë e Mbrojtjes, përkatësisht për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Me kërkesë të Ministrisë së Mbrotjes dhe për arsye të interesit nacional strategjik, MMPHI përmes Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka marr përsipër azhurnimin e parcelave të shpronësuara në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme.
Me propozimin e Departamentit të Shpronësimit në kuader të MMPHI, Qeveria e Republikes se Kosovës ka miratuar Vendimin Përfundimtar Nr.19/67 me datën 09.03.2022 për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve të cilat preken nga ndërtimi i “Poligonit Kryesor të Trajnimeve” për nevoja të FSK-së.
Poligoni përfshinë zonat zonat Kadastrale: Babaj i Bokës, Shishman i Bokës, Popoc, Ponoshec, Çerret dhe Devë të Komunës së Gjakovës.
Ndërsa projekti në ish Aerportin e Gjakovës, përfshinë zonat kadastrale: Bec, Trakaniq dhe Janosh të Komunës së Gjakovës”.
Ministri Aliu theksoi se shuma e paguar për shpronësimet e këtyre pronave kap vlerën mbi 9 milionë euro, ndërsa të gjitha pronat e shpronësuara tashmë janë bartur në emër të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, Ministri Mehaj foli për rëndësinë e këtyre dy projekteve në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, destinimi funksional i së cilave do të kontribuoj në mënyrë direkte në avancimin e kapaciteteve profesionale trajnuese të Ushtrisë së Kosovës, duke bërë kështu hapa të tjerë drejt përmbushjes së standardeve ushtarake të NATO-s.
“Kjo formë e bashkëpunimit në mes të dy ministrive tregon qartë se prioriteti ynë është zhvillimi dhe avancimi i Ushtrisë së Kosovës, që mundëson integrim edhe më të shpejtë në NATO.
Synimi ynë si Ministri e Mbrojtjes është rritja e kapaciteteve trajnuese për Forcën e Sigurisë së Kosovës, andaj dhe investimi në këto dy projekte infrastrukturore do të bëhet në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Investime milionëshe me profesionistë të fushës për të garantuar që ushtria jonë do të ketë të gjitha kushtet për zhvillim të mëtutjeshëm, ushtri me kapacitete të plota mbrojtëse. Kontribuese në ruajtjen e paqes jo vetëm në vend, por dhe në rajon e më gjerë”.
Duke folur për projektin e Poligoneve në Babaj të Bokës, Ministri Mehaj theksoi se sipërfaqja disa hektarëshe me poligone të qitjes do të jetë aset i çmuar për trajnimin jo vetëm të ushtarakëve të FSK-së, por gjithashtu do të jetë në funksion edhe të forcave të shteteve partnere.
Ndërsa investimi në ish Aeroportin e Gjakovës jo vetëm do të mundësoj ruajtjen e aseteve dhe funksionalizimin e këtij aeroporti por gjithashtu edhe modernizmin e tij, për të përmbushur kësisoj nevojat operacionale të FSK-së.
Ministri Mehaj theksoi se do të vazhdojnë investimet në mënyrë që FSK të jetë ushtri e gatshme për të shërbyer në çdo mision të NATO-s.
“Dua të theksoj se nga dyfishimi i numrit si ushtri, brenda dy viteve kemi shumëfishuar vlerën e buxhetit të investuar në përgatitjen profesionale të ushtarakëve e në blerjen e armatimeve, ndërsa po vazhdojmë në investimet infrastrukturore që FSK të jetë ushtri e gatshme për të shërbyer në çdo mision të NATO-s”.
06/03/2023
NJOFTIM
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, nesër më 7 mars, duke filluar nga ora 13:00, në Kampin Nacional në Hajvali, do të zhvillohet ndeshja vëllazërore futbollistike ndërmjet ekipeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Me këtë rast të veçantë festiv, ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që përmes sportit të shënojmë “Epopenë e UÇK-së”, të kujtojmë Jasharajt legjendarë dhe të gjithë të rënët për lirinë e kombit dhe atdheut.
Meqenëse ndeshja po zhvillohet në kuadër të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, me këtë rast në mënyrë të veçantë ftojmë pjesëtarët e shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së: Veteranët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës së UÇK-së.
📍 Kampi Nacional në Hajvali-Prishtinë.
🗓️ 07.03.2023
⏰13:00
06/02/2023
Kontingjenti i FSK-së niset në operacionin e kërkim- shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas konsultave me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, kontakteve direkte gjatë tërë ditës me homologun e tij turk, Ministrin e Mbrojtjes, Hulusi Akar, vendimin e kryeministrit Albin Kurti dhe autorizimit nga ana e Presidentes Vjosa Osmani, ka nisur kontingjentin e specializuar të FSK-së për operacionin humanitar në Turqi, për reagim me rastin e tërmetit të sotëm. Task-forca e FSK-së përbëhet nga specialistët tanë në kërkim- shpëtim urban, mjekësi emergjente dhe njësitë e K9. Varësisht nga nevojat dhe kërkesat e ditëve në vijim do të shtohen kapacitetet reaguese për reagim, kërkim- shpëtim dhe sanim të pasojave të tërmetit. Republika e Kosovës ka ushtrinë profesionale me moral të lartë për të qenë në shërbim të vendit dhe vendeve e popujve miq kudo dhe kurdo që shfaqet nevoja.
10/01/2023
NJOFTIM
Të dashur të rinj e të reja të vendit tonë,
Ju njoftojmë se Ministria e Mbrojtjes është duke pranuar numër të madh të aplikacioneve në konkursin për pranimin e 612 ushtarë të rinj aktiv dhe 388 ushtarë të komponentës rezervë.
Për shkak të qasjes së njëkohshme të shumë aplikantëve në platformën tonë të aplikimit, janë shfaqur pengesa teknike që po vonojnë procesin e aplikimit. Andaj, në rast se hasni në pengesa të tilla ju ftojmë që të provoni përsëri pas disa minutash.
Ju njoftojmë edhe njëherë se të drejtë të aplikimit kanë të gjithë të rinjtë e të rejat nga mosha 18-25 vjeç.
Informatat plotësuese rreth pocedurave të aplikimit dhe përzgjedhjes, procedurat e testimit dhe kriteret, si dhe dokumentet e kërkuara për aplikim, i gjeni në shpallje të konkursit që është në linkun: https://mod.rks-gov.net/konkurs-per-rekrutimin-e.../
Formulari i aplikimit plotësohet online në linkun: https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply ku duhet bashkëngjitur të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.
Për informata plotësuese, asistim në aplikim, mund të vizitoni ekipet ndihmëse në secilin kazermë apo mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00.
Ministria e Mbrojtjes, të gjithë të interesuarve, ju garanton proces të drejtë dhe transparent, në zbatueshmëri të plotë të procedurave dhe kritereve ku do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve.
Bëhu ushtar i Republikës së Kosovës!
Shërbimi juaj- dedikim i shenjtë për të ardhmen e sigurtë të vendit!
22/12/2022
Pilotët tanë përfunduan me sukses të lartë programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter në Bazën e Forcave Ajrore të Shqipërisë
Në Bazën e Farkës të Forcave Ajrore të Shqipërisë, pilotët tanë të Njësisë së Aviacionit të FSK-së, përfunduan me sukses të lartë programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter tip AB-206, me qëllim të ruajtes së aftësive fluturuese individuale dhe operacionalitetit të njësisë sonë.
Ngritja e kapaciteteve ajrore e institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, është nevojë për realizim të suksesshëm të operacioneve të përbashkëta ndërinstitucionale, si dhe atyre të përbashkëta në reagime për menaxhim krizash me forcat e Shqipërisë dhe forcat e vendeve tjera partnere rajonale mbi konceptin “Smart defense”.
Në kohën kur jemi në proces të ngritjes së kapaciteteve ajrore, ky program është shumë i rëndësishëm për rigjenerim të shkathtësive operacionale të pilotëve tanë.
Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për mbështetjen nga vëllezërit e motrat tona të Forcave Ajrore të Republikës së Shqipërisë.
Forca djema!
Vazhdojmë me sukseset e reja!