Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve

Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve

Share

Government Service

Photos from Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve's post 05/06/2026

Sot shënuam Ditën Botërore të Mjedisit.

Në një event modest të organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe në prezencë të Drejtorisë së Kulturës dhe asaj të Rinisë, ftuam nxënësit e shkollave “Dardania, “Xhemajl Mustafa” dhe “Hasan Prishtina” të realizojmë aktivitetin e mbjelljes së luleve sezonale dhe rregullimit të parkut me lodra në atë lagje. Nxënësit gjithashtu ekspozuan punimet e tyre, me temën se si kanë dëshirë ata t’i shohin parqet e tyre.

Qëllimi i aktivitetit ishte të dërgojmë një mesazh të thjeshtë: ndryshimet e mëdha, fillojnë nga veprimet e vogla.

Kjo është vetëm një nga nismat që do të na bashkojnë për të bërë Prishtinën qytetin që e meritojmë.



Photos from Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve's post 01/06/2026

Në shënim të 1 Qershorit, Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve, në bashkëpunim me partnerin Al Trade dhe fëmijët e shkollës “Mehmet Gjevori”, realizoi mbjelljen e 30 drunjëve të rinj në kryeqytet.

Ky aktivitet simbolik, që u realizua në parkun në lagjen Arbëria, synon të promovojë kujdesin për mjedisin dhe rëndësinë e hapësirave të gjelbërta për fëmijët dhe komunitetin.

Falenderojmë kompaninë Al Trade, që tash e 9 vite dhuron drunj të rinj, duke treguar se përgjegjësia për qytetin tonë është një vlerë që kultivohet që në moshë të hershme.


Photos from Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve's post 29/05/2026

Në lagje të ndryshme të qytetit janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e parqeve të reja dhe përmirësimin e hapësirave ekzistuese publike.
Këto investime nuk janë vetëm infrastrukturë e re, por vende ku do të luajnë fëmijët, ku familjet do të kalojnë kohë së bashku dhe do të forcohen komunitetet.

Synimi ynë është i qartë: më shumë gjelbërim, më shumë hapësira cilësore publike dhe një Prishtinë më e jetueshme për çdo qytetar.

Puna vazhdon.

Photos from Perparim Rama's post 22/04/2026

🌍 Dita e Tokës 2026
“Gjelbërimi është veprim, jo premtim.” 🌱
Sot nuk është vetëm një ditë simbolike—është një thirrje për veprim. Kryeqyteti e shënoi me fillim të projekteve të gjelbërimit të hapsirave të ndryshme. Po punojmë çdo ditë për ta bërë qytetin më të gjelbër, më të shëndetshëm dhe më të jetueshëm për të gjithë.
🌿 Mbjellja e drunjve
🌳 Rigjenerimi i hapësirave publike
🌼 Krijimi i zonave të reja të gjelbra
Janë hapa konkretë drejt një të ardhmeje më të mirë.
Por kujdesi për Tokën nuk është vetëm përgjegjësi e institucioneve—është përgjegjësi e secilit prej nesh. Le të kujdesemi për hapësirat tona, t’i ruajmë dhe t’i zhvillojmë së bashku.
🌎 Sepse çdo hap i vogël sot, është një ndryshim i madh për nesër.


# Donika Cetta

Photos from Perparim Rama's post 22/04/2026

Në kuadër të Ditës së Tokës , në Kryeqytet u realizua një iniciativë simbolike për mbjelljen e kurorave gjelbëruese me mbështetje të Ambasadës së Francës në Kosovë.
Ky aktivitet dëshmon bashkëpunim ndërinstitucional për një mjedis më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm. 🌿
🌳 të rrisim ndërgjegjësimin për mbrojtjen e natyrës
🤝 të forcojmë bashkëpunimin
🌱 të promovojmë zhvillimin e qëndrueshëm
👉 “Gjelbërimi është veprim, jo premtim.”
“Nëse sot mbjellim më shumë, nesër do të jetojmë më mirë. Dhe kjo është përgjegjësi e përbashkët.” 🌱


Cetta

Photos from Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve's post 18/04/2026

Në këtë ditë të shenjtë për vendin tonë, përulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë para sakrificës së dëshmorëve të lirisë!🕊️

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Komunën e Prishtinës, Drejtoria e Parqeve ka realizuar ndërhyrje për rregullimin dhe mirëmbajtjen e kompleksit memorial ne Marec, duke përfshirë:

🌳 gjelbërimin dhe mbjelljen e kurorave të gjelbërta
🛠️ përmirësimin e infrastrukturës përcjellëse

Ky angazhim është një shenjë e përkushtimit tonë që këto hapësira të ruhen me dinjitet dhe të mbeten vende reflektimi dhe respekti për të gjithë qytetarët.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!🇦🇱


Cetta

Photos from Perparim Rama's post 21/03/2026

Pranvera në Prishtinë!🌺
Nuk është vetëm ndryshim stine – është një ndjenjë e re për qytetin tonë. Është momenti kur parqet mbushen me jetë, kur fëmijët rikthehen në hapësirat e gjelbra dhe kur secili prej nesh e ndjen më afër natyrën.🌿🪻

Kemi filluar mbjelljet sezonale në Parkun e qytetit së bashku me nxënësit e shkollës fillore Naim Frashëri dhe Elena Gjika për të vazhduar edhe në shumë lagje, duke sjellë më shumë ngjyra, më shumë gjelbërim dhe më shumë jetë në Kryeqytet.🏃‍♀️🏃

Sepse gjelbërimi nuk është vetëm për sy – është për frymëmarrje më të lehtë, për shëndet më të mirë dhe për një qytet ku ndihemi mirë të jetojmë.

Dhe kjo është vetëm fillimi. Po punojmë që çdo lagje të ketë hapësirën e saj të gjelbër, që çdo fëmijë të ketë një vend ku të luajë dhe çdo familje një vend ku të pushojë.

Kryeqyteti është i joni – dhe së bashku mund ta bëjmë më të gjelbër, më të bukur dhe më të gjallë se kurrë më parë.”🌿🌼

# Perparim Rama
# Donika Cetta

Photos from Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve's post 13/03/2026

Drejtoria e Parqeve dhe Hapësirave Publike, së bashku me përfaqësues nga Drejtoritë e tjera komunale, zhvilluan një takim pune në zyrat e UNDP Kosovo, ku filloi punëtoria për hartimin e Strategjisë për Hapësirat e Gjelbra në Kryeqytet. 🌿

Gjatë takimit u diskutua për transformimin e gjelbër urban në çdo lagje në vitet në vijim, duke u bazuar në planet urbane dhe në mundësitë për të shtuar korridore të gjelbra dhe xhepa urbanë, që do të rrisin cilësinë e jetës dhe do të forcojnë lidhjen e qytetarëve me natyrën. 🌳

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe krijimit të një vizioni të përbashkët për implementimin e ndërhyrjeve të ardhshme, me qëllim ndërtimin e një qyteti më të gjelbër, më inovativ dhe gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët. 🌱

# Perparim Rama
Cetta

Photos from Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve's post 12/03/2026

Filluam Parkun Sportiv Rekreativ në fshatin Prugovc i cili është një investim i rëndësishëm për komunitetin dhe për zhvillimin e jetës aktive në zonat rurale të Kryeqytetit. 🌿🏃‍♂️

Ky park krijon një hapësirë të dedikuar për sport, rekreacion dhe socializim për të gjitha moshat. Fëmijët fitojnë një vend të sigurt për lojë dhe aktivitet fizik, të rinjtë kanë mundësi të merren me sport, ndërsa familjet dhe të moshuarit mund të kalojnë kohë cilësore në natyrë.

Përveç përmirësimit të cilësisë së jetës, parku ndikon edhe në:

Promovimin e një stili të shëndetshëm të jetesës

Forcimin e lidhjeve komunitare

Krijimin e një ambienti më të gjelbër dhe më tërheqës për banorët

Zhvillimin e hapësirave publike në fshatrat e Kryeqytetit

Investime të tilla tregojnë se zhvillimi nuk ndalet vetëm në qendër të qytetit, por shtrihet edhe në fshatra, duke u ofruar banorëve më shumë mundësi për aktivitet, relaks dhe jetë më cilësore. 🌳⚽

# Perparim Rama
Cetta

Photos from Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve's post 03/02/2026

Drejtoria e Parqeve, së bashku me përfaqësues nga drejtoritë e tjera komunale, zhvilluan një takim pune në zyrat e UNDP Kosovo, në kuadër të projektit City Experiment Fund.🍃
Gjatë takimit u diskutua planifikimi i iniciativave për transformimin e gjelbër urban për vitin 2026, si dhe u realizua një vetëvlerësim i punës dhe progresit të arritur gjatë vitit të kaluar.
Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, leksionet, zbatimi dhe bashkë-dizajnimit të ndërhyrjeve të ardhshme për një qytet më të gjelbër, inovativ dhe gjithëpërfshirës. 🌳🌿🏙️


Donika Cetta


Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Ahmet Krasniqi
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00