03/06/2026
📢HAPET THIRRJA PËR ANËTARËSIM PROFESIONAL!
Organizata ZË - Asociacioni i Logopedëve në Kosovë ka hapur thirrjen për anëtarësim në Ciklin e Pestë të anëtarësimit profesional të logopedëve.
👉Aplikimi për anëtarësim bëhet duke plotësuar formularin në linkun më poshtë:
https://forms.gle/SYhHDpeERdX2TAZd7
Në fillim të formës mund të gjeni kriteret dhe detaje të tjera rreth aplikimit si dhe përfitimet nga anëtarësimi profesional në organizatë.
Nëse keni pyetje lidhur me procedurën e aplikimit, mund t'i dërgoni në email adresën: [email protected], me titullin "Informacione rreth anëtarësimit".
⏰Data e fundit për pranimin e aplikimeve në Ciklin e Pestë të Anëtarësimit Profesinal është: 19 Qershor 2026 në ora 15:59.
01/06/2026
1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Sot për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve duhet të ri-kujtojmë se çdo fëmijë pa dallim ka të drejtë të shkollohet, të ketë qasje në shërbime shëndetësore të nevojshme dhe të gëzojë një mirëqenie sociale në ambiente të cilat promovojnë kreativitetin dhe gjithëpërfshirjen.
Të punojmë së bashku sot, që nesër të kemi një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe me të drejta të barabarta!
…ENG…
June 1 – International Children's Day
Today, on International Children's Day, we should be reminded that every child, without exception, has the right to education, access to necessary healthcare services, and social well-being in environments that promote creativity and inclusion.
Let us work together today, so that tomorrow we can have a more inclusive society with equal rights for all!
23/05/2026
DREJTPËRDREJTË nga Tallinn, Estoni:
Me shumicë të votave pro nga Asambleja e Përgjithshme e ESLA, PRANOHET propozimi i ZË – Asociacionit të Logopedëve në Kosovë për t’u bërë ANËTARE E PLOTË në ESLA – European Speech & Language Therapy Association si përfaqësuse e shtetit të Kosovës.
Anëtarësimi i plotë i ZË dhe Kosovës, na mundëson të drejta, mundësi dhe përgjegjësi të barabata si çdo shtet dhe asociacion tjetër anëtarë në ESLA, duke forcuar pozicionin tonë në komunitetin evropian të logopedisë.
…ENG…
LIVE from Tallinn, Estonia:
With the majority of votes in favour from the General Assembly of ESLA, the proposal of ZË – Kosovar Speech & Language Therapy Association to become a FULL MEMBER in ESLA – European Speech & Language Therapy Association, as the representative of the country of Kosova, has been officially ACCEPTED.
The full membership of ZË and Kosovo grants us equal rights, opportunities, and responsibilities alongside every other member country and association within ESLA, strengthening our position within the European speech and language therapy community.
23/05/2026
ZË – Asociacioni i Logopedëve në Kosovë po merr pjesë në Seminarin e ESLA e cila u mbajt dje në Parlamentin e Estonisë në Talinn.
Logopedët nga Evropa u mblodhën për të diskutuar rreth të ardhmes së Logopedisë, duke u fokusuar në inovacionin, qasshmërinë dhe gjithëpërfshijen.
Gjatë ditës së sotme do të mbahet edhe Asambleja e Përgjithshme e ESLA në hapësirat e Universitetit të Tallinnit, ku përfaqësuesit i organizatës ZË do të prezantojë të arriturat e organizatës dhe Kosovës sa i përket logopedisë, ku edhe do të votohet për avancimin e anëtarësimit të Kosovës në ESLA si anëtarë i plotë.
…ENG…
ZË – Kosovar Speech & Language Therapy Association is participating in the seminar organized by ESLA, which was held yesterday at the Estonian Parliament in Tallinn.
Speech and language therapists from across Europe gathered to discuss the future of speech and language therapy, focusing on innovation, accessibility, and inclusion.
Today, the General Assembly of ESLA will also be held at the premises of Tallinn University, where representatives of ZË will present the achievements of the organization and Kosovo in the field of speech and language therapy since joining ESLA as Associate Members in 2023. During the Assembly, a vote will also take place regarding the advancement of Kosovo’s membership in ESLA to full membership status.
08/05/2026
Në një organizim tashmë tradicional, organizata ZË, për vitin e pestë me radhë, do ta mbështesë Javën e Terapisë së Artit nga Qendra për Informim dhe Përmirësim Social përmes përfshirjes aktive në aktivitete të ndryshme.
Gjithëpërfshirja arrihet vetëm përmes hapave konkretë.
Jemi shumë të lumtur të ndajmë lajmin se këtë vit, dy përfitues të shërbimeve të muzikë terapisë në organizatë do të marrin pjesë në koncertin përmbyllës të Javës së Terapisë së Artit.
Ylli dhe Elioni kanë nënshkruar kontratat e tyre të para si performues në këtë koncert. Në përputhje me kornizën ligjore të Republikës së Kosovës, ata do të kompensohen për performancën e tyre me trajtim profesional dhe të rregullt, njësoj si çdo artist tjetër.
📌Le të shërbejë kjo iniciativë si shembull edhe për institucionet e tjera publike e private, për promovimin e angazhimit gjithëpërfshirës dhe dinjitoz të të gjithë qytetarëve në Kosovë, pa dallim.
..ENG...
In a traditional activity now, for the fifth consecutive year, ZË will support The Art Therapy Week organized by the Center for Information and Social Improvement through our active involvement in various activities.
Inclusion can only be achieved through concrete steps.
We are very happy to share the news that this year, two beneficiaries of the music therapy services at our organization will participate in the closing concert of The Art Therapy Week.
Ylli and Elion have signed their first contracts as performers for this concert. In accordance with the legal framework of the Republic of Kosovo, they will be compensated for their performance with professional and proper treatment, just like any other artist.
📌Let this initiative serve as an example for other public and private institutions as well, in promoting the inclusive and dignified engagement of all citizens in Kosovo, without discrimination.
05/05/2026
Vlerësimi për anëtarët tonë
Valmira Xharavina është anëtare profesionale në organizatën ZË qysh prej vitit 2021. Ajo aktualisht mban edhe pozitën e zëvendës delegates zyrtare për organizatën ZË dhe shtetin e Kosovës në ESLA – European Speech & Language Therapy Association.
Në Mars të këtij viti në Berlin të Gjermanisë ajo prezantoi punën e saj “Fine-Grained Neural Distinctions in Abstract Concepts: An fMRI study” në simpoziumin e MindBrainBody të organizuar nga Shkolla Kognitive Max Planck.
Aktualisht, ajo po ndjek studimet e doktoraturës në neuroshkencë kognitive të gjuhës në Spitalin Universitar Aachen.
Profilin e plotë të Valmirës mund ta shihni në linkun më poshtë:
www.ngo-ze.org/members/13
..ENG...
Members spotlight
Valmira Xharavina has been a professional member of ZË since 2021. She currently also holds the position of official deputy delegate for ZË and the country of Kosovo in ESLA - European Speech & Language Therapy Association.
In March of this year, in Berlin Germany, she presented her work titled “Fine-Grained Neural Distinctions in Abstract Concepts: An fMRI Study” at the MindBrainBody symposium organized by the Max Planck School of Cognition.
She is currently pursuing her doctoral studies in cognitive neuroscience of language at the University Hospital Aachen.
You can view Valmira’s full profile at the link below:
www.ngo-ze.org/en/members/13
29/04/2026
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF u është adresuar kryetarëve të komunave me çështjet prioritare për ndërhyrje në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në nivel komunal.
Këto propozime janë në përputhje të plotë me kornizën ligjore në fuqi dhe obligimet ligjore të komunave që rrjedhin nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës, Ligji për Vetëqeverisje Lokale, Ligji për Shërbime Sociale dhe Familjare, Ligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, Ligji për Arsimin Parauniversitar, Ligji për Shëndetësi si dhe Ligji për Financat e Pushtetit Lokal.
Zbatimi i këtyre propozimeve do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e qasjes së fëmijëve në shërbime cilësore sociale, arsimore dhe shëndetësore, si dhe në fuqizimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në nivel komunal.
Për të lexuar propozimet, klikoni këtu.https://komfkosova.org/wp-content/uploads/2026/04/Propozimet-per-mbrojtjen-e-femijeve-KOMF.pdf