15/01/2020
MINISTRI YAGCILAR MORI PJESË NË CEREMONINË E SHËNIMIT TË 21 VJETORIT TË MASAKRËS SË REÇAKUT
Në 21-vjetorin e Masakrës së Reçakut, e cila konsiderohet si njëra prej ngjarjeve më të dhimbshme në historinë më të re të Kosovës, mori pjesë ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar.
Ministri me këtë rast vlerësoi se:” Kjo ngjarje e rëndë tronditi, jo vetëm opinionin e brendshëm, por edhe atë ndërkombëtar, duke lëvizuar edhe diplomacinë ndërkombëtare për të ndërmarrë hapat për ndërprerjen e dhunës dhe të krimeve në Kosovë të ushtruara nga forcat militare serbe”.
Ministri Yagcılar deklaroi se më 15 janar 1999 , dita kur 45 civil të pafajshëm u vranë nga forcat militare serbe, ishte simbol i luftës në rrugën e pavarësisë së Republikes së Kosovës dhe populli i Kosovës nuk do t'i harrojë kurrë këta heronj që sakrifikuan jetën e tyre për hirë të atdheut të tyre.
13/12/2019
Progresi në Reformën e Administratës Publike i sjell Kosovës 5.5 milion Euro
Komisioni Evropian ka disbursuar këstin e parë prej 5.5 milion Euro direkt në thesarin kombëtar të Kosovës në bazë të Kontratës së Reformës Sektoriale për Reformën në Administratën Publike. Kjo kontratë u negociua në vitin 2017 dhe implementimi filloi në vitin 2018.
Kosova mund të përfitojë deri në 22 milion euro gjatë katër viteve të ardhshme nëse arrin të përmbushë objektivat e dakorduara në të kontratë dhe të tregon përparimin në reformimin e administratës publike. Qëllimi është të afrojmë Kosovën dhe administratën e saj publike më afër BE-së dhe të forcojmë profesionalizmin e shërbimit civil dhe të përmirësojmë shërbimet publike për qytetarët dhe komunitetin e biznesit. Ky instrument ka qenë shumë i rëndësishëm për të rritur fokusin dhe mbështetjen për reformën e administratës publike si dhe forcimin e pronësisë locale të procesit të reformave.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, tha se e mirëpret lajmin për disbursimin e këstit si një akt vendimtar që demonstron përkushtimin e Komisionit Evropian ndaj Kosovës, dhe njeh progresin domethënës që është bërë në procesin e reformës së administratës publike vitet e fundit.
Gjatë vitit 2018, qeveria ka punuar në përmbushjen e tetë treguesve, të cilat gjithashtu përfshijnë paketën legjislative për reformën e administratës publike. Raporti për vitin 2018 tregon se në total janë plotësuar shtatë (7) tregues, tre (3) tregues janë ende duke u përmbushur, ndërsa dy (2) tregues nuk janë përmbushur. Kjo tregon se Qeveria e Kosovës ka zbatuar 58 përqind të Kontratës së Reformës Sektoriale për Reformën e Administratës Publike në vitin 2018. Këto rezultate tani i mundësojnë Qeverisë së Kosovës të kërkojë rreth 3 milionë euro nga Komisioni Evropian si pjesë e këstit të ndryshueshëm nga Kontrata e Reformës Sektoriale për RAP.
Një nga prioritetet kryesore në reformimin e administratës publike është procesi i racionalizimit të organeve të pavarura dhe agjencive ekzekutive, i cili është gjithashtu një kusht kryesor nga Kontrata e Reformës Sektoriale për Reformën e Administratës Publike. Nën udhëheqjen e Ministrisë së Administratës Publike, qeveria ka filluar të zbatojë këtë proces të vështirë, dhe ka miratuar një plan veprimi, një koncept-dokument për raundin e parë të racionalizmit dhe ka kryer konsultimet e nevojshme me agjencitë përkatëse.
Qeveria është e përkushtuar të zbatojë me sukses këtë proces sepse është thelbësor për llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë.
15/11/2019
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar sot mori pjesë në sesion trajnimin për shkëmbimin e përvojave evropiane mbi praktikat e mira të rekrutimit në shërbimin publik, i cili është organizuar nga Instituti i Kosovës për Administratë Publike IKAP në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë dhe Shkollën Franceze për Administratë Publike ENA.
Ministër Yagcilar tha se në vitet e fundit ka ndodhur ndryshime sidomos në administratën publike dhe ka nevojë gjithmonë për ndryshim dhe përshtatje jo vetëm brenda vendit, por edhe në Bashkimin Evropian
Për funksionimin efikas të administratës, ministri tha se njerëzit e duhur duhet që të pranohen në pozitat që meritojnë, prandaj ai e elaboroi normat e reja që janë vendosur me Ligjin e ri për Zyrtarët Publik për t’i mbrojtur nëpunësit publik nga ndikimi politik.“Për me i realizuar të gjitha këto nevojitet një administratë e fortë dhe të jenë të përgatitur. Këto rezultate arrihen vetëm kur pranohen njerëzit e duhur”.
Në fund të fjalës së tij Ministri tha se në bashkëpunim me Komisionin Evropian i kemi përgatitur këto ligje dhe jemi në fazën e implementimit dhe po ashtu kemi nevojë për përkrahje.
Ndërsa Zëvendësambasadorja e Francës në Kosovë, Carole Blestel, tha se duhet të shmangen konfliktet dhe të luftohet nepotizmi, e përgëzoj ministrin për implementimin e 3 ligjeve dhe të zhvillimit të administratës publike.
15/11/2019
Nënshkruhet Rregullorja për “Përfituesit nga Skema e Bursave” ku si qellim i saj është përcaktimi i rregullave për emërimin e përfituesve të bursave të shërbimit civil të Kosovës.
Nënshkrimin e saj e bëri,Ministri i Administratës Publike,Mahir Yagcilar duke u mbështetur në nenin 36 të Ligjit për Zyrtarët Publik i cili ka hyr në fuqi si pjesë e pakos reformuese të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
Me hyrjen në fuqi të kësaj rregullore të gjithë përfituesit e skemave të bursave në bazë të një marrëveshjes ndërkombëtare të cilët kanë përfunduar studimet Master jashtë vendit do të përjashtohen nga procedurat e pranimit në shërbimin civil dhe këtë mënyrë atyre do të u mundësohet punësimi varësisht nga profile që ata kanë zgjedhur në studim.
Ky është një përkushtim i yni që të ndërtojmë një administratë modern dhe të motivojmë të rinjtë e vendit që njohurit e fituara nga shkollimi ndërkombëtar të i vejnë në përdorim edhe në Kosovë.
31/10/2019
Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, mori pjesë në Konferencën e Gjashtë të Ndërmjetësimit në Stamboll e cila u organizua nga Ministrisa e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë.
Në këtë konferencë, ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, para të pranishmëve folën për rolin dhe rëndësinë cështjes së ndërmjetësimit, stabilitetit dhe se si të punohet në zgjidhjet për ruajtjën e paqës në botë.
Në këtë konferencë, e cila ishte e të nivelit të lartë, morri pjesë edhe zevendes kryeministri i Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj, si dhe shumë përfaqësues të lartë në nivelin botëror.
15/08/2019
Ministri Yagcilar, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin britanik Ruiari O’Connell. Ministri Yagcilar ka falënderuar ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme në shtetndërtimin dhe proceset reformuese në Republikën e Kosovës.
Gjatë këtij takimi, ministri Yagcilar foli për zbatimin e ligjeve të reformës së administratës publike, ku ai theksoi se, ekipet dhe ekspertet me përkrahjen e Zyrës se Bashkimit Evropian, janë duke punuar në legjislacionin sekondar, madje ministri Yagcilar tha se, me Ambasadën Britanike kemi pasur bashkëpunim shumë të ngushtë në projektin e përzgjedhjes të zyrtarëve drejtues në shërbimin civil, duke falënderuar veçanërisht falënderoi Ambasadorin Ruairi O’Connell për përkrahjen e drejtpërdrejt.
Me këtë rast e gjithashtu njoftoi se në kuadër te këtij procesi, do të ndërtohet qendra për testime shtetërore. Ministri Yagcilar në këtë takim, Ambasadorin O’Connell, e njoftoi gjithashtu, se ligjet do të kenë një qasje pozitive në procesin e rekrutimit
Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, falënderoi ministrin e MAP-it Mahir Yagcilar, për bashkëpunimin e deritashëm, duke theksuar se projekti për emërime të zyrtarëve të lartë të nivelit drejtues, përkundër sfidave, ka pasur sukses, ku me këtë rast është vepruar në bazë të parimeve të meritës, transparencës dhe paanësisë.
Në përmbyllje të këtij takimi lamtumirës, ministri Yagcilar i uroi suksese në karierën e tij ambasadorit Ruairi O’Connell , duke e falënderuar për kontributin e madh që ka ofruar gjatë mandatit të tij, në zhvillimin e proceseve demokratike në Republikën e Kosovës
19/07/2019
Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar sot priti në takim Kryetarin e Komunës së Ferizajt Agim Aliu.
Ministri Yagcilar ka thënë se Ministria e Administratës Publike në vazhdimësi të reformave dhe modernizimit të administratës publike synon avancimin e shërbimeve publike administrative me qëllim të rritjës së llogaridhënies, efikasitetit dhe transparencës së institucioneve karshi qytetarëve.
Ministri Yagcilar tha se me nismën e re me projetin e “Ndërtimin e pikës së vetme të kontaktit (ONE STOP SHOP)”
Komuna e Ferizajt dhe qytetarët do të kenë mundësi të marrin shërbime të ndryshme në një vend.
Ky projekt, i cili po realizohet nga Ministria e Administratës Publike ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët, ojq-të dhe bizneset.
Ministri Yagcilar dhe Kryetari Aliu u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet MAP-it dhe Komunës së Ferizajt.
10/07/2019
Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar priti në takim shefen e sapoemëruar të UNDP-së për Kosovën, Maria Suokko.
Në këtë takim, që kishte karakter njohjeje, ministri Yagcilar, znj. Suokko e falënderoi për vizitën në MAP, duke e cilësuar mjaft të rëndësishme.
Ndërsa, duke folur punën dhe projektet e Ministrisë së Administratës Publike, për procesin e Reformës së Administratës Publike, Pakon Ligjore dhe zbatueshmerinë e saj, digjitalizimin e shërbimeve publike, ministri Yagcilar, këto projekte i cilësoi si prioritete të MAP-it. Në këtë kontekst, përmendi edhe hartimin e rregulloreve për Pakon Ligjore, të cilat kanë një rëndësi të veçantë.
Ndërkaq, shefja e UNDP-së, Maria Suokko, e përgëzoi ministrin Yagcilar për punën e madhe që është bërë në MAP, duke e veçuar Pakon Ligjore. Ajo e çmoi lartë angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të UNDP-së për institucionet e Republikës se Kosovës.
Palët në takim u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve që i përfaqësojnë.
05/07/2019
Ministri Yagcilar, gjatë vizitës së tij në Ankara, sot u mirëprit nga kryetari i OSYM (Qendra Shtetërore për Testime) Halis Aygun , ku së bashku me bashkëpunëtorët e tij shkëmbyen përvojat dhe nevojat e bashkëpunimit në fushën e reformave të administratës publike, posaqërisht sistemin elektronik të testimeve.
Ministri Yagcilar, pasi u shpreh mirënjohës për mikpritjen dhe mbështetjen e Republikës së Turqisë për institucionet e Kosovës, e informoi Kryetarin Aygun per reformat në administratën shtetërore ku me ligjin e ri per zyrtaret publik shpalosi iniciativën e re për testimin elektronik për pranimin në shërbimin civil.
05/07/2019
Raport mbi Zbatimin e Kontratës Sektoriale për Reformën e Administratës Publike
01/07/2019
Ministri Mahir Yagcilar mbajti takimin e parë me anëtarët e Komisionit Ekzekutiv dhe anëtarët e Grupeve Punuese për përgatitjen e akteve nënligjore për zbatimin e Ligjeve për Reformën e Administratës Publike.
Në këtë takim u diskutua rreth koordinimit, angazhimit dhe ecurisë se punës për hartimin e akteve nënligjore.
Pas fjalës së ministrit, fjalën e morën edhe koordinatoret e grupeve të cilët elaboruan punën e deritashme si dhe hapat që pritën të ndërmerren për zbatimin e Pakos Ligjore për Administratën Publike.