21/04/2026
Shqyrtohet dhe miratohet raporti financiar 2025 i KPMSHCK-së
Prishtinë, 20 prill 2026 - Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Komisionit Enver Haliti, në mbledhjen e radhës ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil (KPMSHCK) për vitin 2025.
Gjatë prezantimit, kryesuesi i KPMSHCK-së, Arben Mehmeti, bëri të ditur se buxheti i ndarë për këtë institucion gjatë vitit 2025 ka qenë 612 mijë euro, prej të cilave janë shpenzuar 429 mijë euro.
Ai nënvizoi se institucioni është përballur me një sërë sfidash, përfshirë mungesën e buxhetit të mjaftueshëm për institucion, mungesën e anëtarëve të Këshillit , mungesën e zyrtarëve profesional, ngarkesën e madhe me lëndë në shqyrtim, si dhe mungesën e hapësirave të mjaftueshme dhe të përshtatshme për punë.
Pas prezantimit, anëtarët e komisionit zhvilluan diskutime dhe parashtruan pyetje, ndërsa përfaqësuesit e Këshillit ofruan përgjigjet dhe sqarimet përkatëse.
Në përmbyllje, Komisioni aprovoi me shumicë votash raportin vjetor financiar të KPMSHCK-së për vitin 2025.
27/03/2026
Përfaqësuesit e Këshillit kanë vizituar Komunën e Leposaviqit
Leposaviq, 2026 – Përfaqësuesit e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), të udhëhequr nga anëtari i Këshillit, Eshref Shabani, kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Komunën e Leposaviqit, ku janë pritur nga përfaqësuesit e kësaj komune.
Gjatë takimit, palët diskutuan për funksionimin e shërbimit civil në nivel lokal, sfidat aktuale dhe rëndësinë e respektimit të legjislacionit në fuqi. Në fokus të veçantë ishte roli i KPMSHCK-së si institucion i pavarur në garantimin e zbatimit të drejtë dhe të paanshëm të rregullave që rregullojnë shërbimin civil në Republikën e Kosovës.
Ata gjithashtu nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional me komunat, me qëllim të forcimit të transparencës, llogaridhënies dhe barazisë në trajtimin e nëpunësve civilë.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Komunës së Leposaviqit shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me KPMSHCK-në dhe për të respektuar në përpikëri kornizën ligjore që rregullon shërbimin civil.
Kjo vizitë konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të institucioneve lokale dhe rritjes së besimit në administratën publike, përmes zbatimit të drejtë dhe të barabartë të ligjit.
24/03/2026
Kryesuesi i Këshillit Arben Mehmeti vizitoi Komunën e Hanit të Elezit
Hani i Elezit, 24 mars 2026 – Kryesuesi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), Arben Mehmeti, me ftesë të kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka realizuar sot një vizitë zyrtare në këtë komunë.
Gjatë takimit u diskutua për çështje që lidhen me zbatimin e legjislacionit për shërbimin civil, trajtimin e çështjeve administrative, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të respektimit të kornizës ligjore në shërbimin civil.
Në këtë takim u theksua roli i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil si institucion i pavarur që siguron respektimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil në Republikën e Kosovës, duke kontribuar në zbatimin e drejtë dhe të barabartë të legjislacionit në këtë fushë.
Vizita u vlerësua si një mundësi për shkëmbim të përvojave dhe për forcimin e bashkëpunimit institucional në kuadër të përgjegjësive ligjore të secilës palë.
21/11/2025
Këshilli dhe Njësitë për Burime Njerëzore diskutuan sfidat dhe reformat në shërbimin civil lokal
Prishtinë, 18 nëntor 2025 – Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), ka zhvilluar një takim pune me Njësitë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore të nivelit lokal, ku u diskutuan procedurat e pranimit në shërbimin civil, masat disiplinore dhe procesi i ristrukturimit. Në ketë takimi u trajtuan sfidat me të cilat përballen njësitë e burimeve njerëzore gjatë zbatimit të dispozitave të legjislacionit për zyrtarët publikë.
Në bazë të praktikave dhe vendimmarrjeve të deritanishme, u identifikuan gjetje në fushat përkatëse dhe u dhanë rekomandime të nevojshme për të siguruar që proceset të jenë të harmonizuara me legjislacionin në fuqi.
Pjesëmarrësit vlerësuan lartë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe u dakorduan për vazhdimin e tij me qëllim garantimin e respektimit të rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil.
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës do të vazhdojë përkushtimin e tij në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjin përkatës për Këshillin.
Takimi është përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm i KPMSHCK-së, Bujar Sadiku, Drejtori i Departamentit për Mbështetje Profesionale Flakron Gashi, Udhëheqës i Divizionit për Shqyrtimin e Ankesave Avdyl Bekteshi dhe Udhëheqësja e Divizionit të Shërbimeve të Përgjithshëm Bukurije Burjani.
Realizimi i këtij takimi është mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë (OSBE).
03/11/2025
Kryetari Mehmeti takohet me përfaqësuesit e Komisionerit të Shërbimit Civil në Tiranë
Tiranë, 03 nëntor 2025 – Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, Arben Mehmeti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, mori pjesë në një takim zyrtar në Tiranë me përfaqësues të Komisionerit të Shërbimit Civil të Republikës së Shqipërisë.
Takimi, i zhvilluar me ftesë të Komisionerit të Shërbimit Civil, kishte për qëllim vijimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe zbatimin e angazhimeve që rrjedhin nga marrëveshja dypalëshe e nënshkruar më 03 nëntor 2022.
Gjatë takimit, palët u dakorduan për intensifikimin e bashkëpunimit të mëtejshëm, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të cilësisë dhe mbikëqyrjes së shërbimit civil në vend.
15/07/2025
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka zhvilluar takime informuese në 20 komuna në Kosovë
Prishtinë, korrik 2025 –Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) ka realizuar një sërë takimesh sensibilizuese në nivel lokal me përfaqësues të shërbyesve civilë nëpër komuna të ndryshme të vendit. Ky aktivitet është mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunimi në Evropë (OSBE) më mision në Kosovë.
Gjatë periudhës prill–qershor 2025, Këshilli ka organizuar punëtori informuese në 20 Komuna të Kosovës, me qëllim të informimit dhe sensibilizimit të shërbyesve civilë lidhur me të drejtat e tyre dhe mandatin e Këshillit, në veçanti në aspektin e shqyrtimit të ankesave dhe monitorimit të zbatimit të legjislacionit për shërbimin civil nga institucionet publike.
Komunat ku janë mbajtur këto takime janë si më poshtë:
1. Leposaviq
2. Zveçan
3. Zubin Potok
4. Mitrovica Jugore
5. Mitrovica Veriore
6. Podujevë
7. Drenas
8. Skenderaj
9. Obiliq
10. Fushë Kosovë
11. Prishtinë
12. Graçanicë
13. Lipjan
14. Malishevë
15. Rahovec
16. Suharekë
17. Shtime
18. Prizren
19. Mamushë
20. Dragash
Këto takime kanë shërbyer si platformë për dialog të drejtpërdrejtë mes përfaqësuesve të Këshillit dhe shërbyesve civilë, duke trajtuar çështje konkrete të zbatimit të të drejtave në vendin e punës dhe promovimin e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike.
Këshilli falënderon misionin e OSBE-së në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin në fuqizimin e shërbimit civil në përputhje me parimet demokratike dhe sundimin e ligjit.
16/05/2025
Një delegacion i KPMSHCK-së ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër
Londër, 16 maj 2025 - Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Arben Mehmeti, ka realizuar një vizitën zyrtare në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.
Qëllimi i vizitës ishte koordinimi i veprimeve ndërinstitucionale më qëllimin e avancimit të mëtejmë të zbatimit të parimeve ligjore në shërbimin civil të Kosovës.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni i Këshillit i udhëhequr nga kryetari Mehmeti, u takuan më ambasadorin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti.
Përfaqësuesit e të dyja institucioneve gjatë takimit u dakorduan që ky bashkëpunim ndërinstitucional të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke kontribuar kështu në një shërbim civil transparent dhe në shërbim të qytetarëve.
Ndryshe, vizita e delegacionit nga KPMSHCK u realizua sipas ftesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë.
17/01/2025
KPMSHCK gjatë vitit 2024 ka pranuar mbi dy mijë ankesa
Prishtinë, 17 janar 2025 – Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), gjatë vitit 2024 ka pranuar mbi dy mijë ankesa (2138), nga nëpunësit civil dhe kandidatët për pranim në shërbimin civil.
Ky numër i lartë i ankesave reflekton sfidat e vazhdueshme në zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve që rregullojnë shërbimin civil të Kosovës.
Ankesat e pranuar lidhen kryesisht më proceset e rekrutimit, avanacimit në karriere, masa disiplinore, trajtimin në vendin e punës etj.
Këshilli është i përkushtuar që secila ankesë të trajtohet në përputhje me procedurat ligjore dhe në kohë më të shpejtë të mundshme, më qëllim të sigurimit të një administrate publike efikase, transparente dhe të drejtë.
KPMSHCK mbetet e përkushtuar në përmbushjen e mandatit të tij kushtetues dhe ligjor, duke siguruar trajtimin e drejtë, transparent dhe të paanshëm të çdo ankese të dorëzuar në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
Përmes punës, Këshilli synon të kontribuojë në forcimin e llogaridhënies në administratë publike.
Numri i ankesave të cilat janë pranuar në Këshill ndër vite janë;
Viti 2020 - 444 ankesa
Viti 2021 - 1235 ankesa
Viti 2022 - 1253 ankesa
Viti 2023 - 1584 ankesa dhe
Viti 2024 - 2138 ankesa
Këshill i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, siguron respektimin e rregullave dhe parimeve, që rregullojnë shërbimin civil dhe i cili pasqyron diversitetin e popullit të Republikës së Kosovës
12/11/2024
Kryetari Mehmeti u taku me zëvendësit e Avokatit të Popullit
Prishtinë, 12 nëntor 2024 – Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), Arben Mehmeti priti sot në takim zëvendësit e Avokatit të Popullit Anita Çavdarbasha Korenica dhe Basri Kastrati.
Gjatë takimit kryetari i Këshillit Arben Mehmeti e njoftoi delegacionin nga Institucioni i Avokatit të Popullit lidhur me angazhimet institucionale të këshillit në ushtrimin e mandatit kushtetues dhe ligjorë në zbatimin e legjislacionit përkatës që ndërlidhet me të drejtat e nëpunësve civil si dhe kandidatëve për pranim në shërbimin civil.
Në këtë takim u diskutua edhe avancimi dhe thellimi i bashkëpunimit në mes Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës dhe institucionit të Avokatit të Popullit si dy institucione të pavarura kushtetuese.
30/10/2024
Kryetari Mehmeti raportoi para anëtarëve të Komisionit...të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Prishtinë, 29 tetor 2024 – Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), Arben Mehmeti prezantoi në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal , Media dhe Zhvillim Rajonal, raportin vjetor të punës për vitin 2022 dhe 2023.
Gjatë kësaj mbledhje ku të pranishëm ishin anëtarët dhe sekretari i KPMSHCK-së, kryetari Mehmeti vlerësoi se Këshilli ka arritur t’i realizojë të gjitha objektivat e tij me sukses.
Se Këshilli ka ushtruar në mënyrë efikase mandatin kushtetues dhe ligjor kjo është konfirmuar edhe në Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian për vitin 2023 në të cilin është konstatuar se ’Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës është duke ushtruar në mënyrë efektive mandatin kushtetues si në ushtrimin e funksionit të shqyrtimit te ankesave ashtu edhe në ushtrimin e funksionit të monitorimit të institucioneve të administratës publike”.
Duke folur rreth numrit të ankesave, kryetari Mehmeti i njoftoi anëtarët e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal se edhe për kundër numrit të madh të ankesave dhe numrit të vogël të stafit, Këshilli me sukses ka arrit të ushtrojë mandatin e tij kushtetues dhe ligjor.
Kryetari Mehmeti foli edhe për vizitat monitoruese që janë bërë nëpër institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë këtu edhe ambasadat e Republikës së Kosovës nëpër shtete të ndryshme, me që rast janë dhënë rekomandime konkrete institucioneve përkatëse me qëllimin që veprimet administrative të jenë në harmoni me legjislacionin përkatës.
“Këshilli, gjithmonë në kuadër të mandatit të tij kushtetues dhe ligjor, me kapacitetet aktuale të zyrtarëve është angazhuar gjatë gjithë kohës të mbikëqyr zbatimin e ligjit për zyrtarët publik/nëpunësit e shërbimit civil në administratën publike. Ky përkushtim ka ndikuar që të kemi një përmirësim të madh në ushtrimin e detyrave që ju përkasin zyrtarëve përgjegjës të administratës publike”, tha Mehmeti.
Tutje kryetari Mehmeti tha se Këshilli do të vazhdojë me përkushtim të plotë, që t’i realizojë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.
Në fund pasi dhanë komentet e tyre anëtarët e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, raportin për vitin 2022 e dërguan për seancë plenare pa aprovim nga komisioni, ndërsa miratuan raportin vjetor të punës për vitin 2023 të KPMSHCK, dhe të njëjtin po ashtu e dërguan për seancë plenare të Kuvendit të Kosovës.
16/10/2024
Këshilli monitoron ministritë dhe ambasadat e Republikës së Kosovës
Prishtinë, 16 tetor 2024 – Në vazhdën e procesit të monitorimit, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), gjatë kësaj kohe ka filluar monitorimin në disa institucione të Republikës së Kosovës, për të parë nga afër zbatimin e dispozitave ligjore, më anë të secilës rregullohet marrëdhënia e punës së shërbyesve civil.
KPMSHCK gjatë procesit të monitorimit përveç tjerash ka kërkuar qasje në dosjet e shërbyesve civil më qëllim të marrjes së informacioneve lidhur me zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit në fuqi për nëpunësit civil.
Në kuadër të fushë veprimtarisë së punës, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës vazhdon angazhimin e tij për të siguruar respektimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil në Republikën e Kosovës.
Deri më tani Këshilli është në proces të monitorimit të këtyre institucioneve të Republikës së Kosovës; Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrinë e Financave Punës dhe Transfereve, Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Ministrinë e Shëndetësisë(MSH), Komunën e Gjilanit, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë të Austrisë dhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës, ku do të vazhdojë më monitorim edhe të institucioneve tjera.
Ndryshe, më qëllim të vlerësimit të zbatimit të rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil, Këshilli ka të drejtë që për çdo vit të monitorojë institucionet e administratës publike që kanë të punësuar nëpunës civil