04/06/2026
Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, Law enforcement agency, Rr ''Ali Aliu Kelmendi'', HY-122, K-8, Nr. 59, Pristina.
ONDK është person juridik i pavarur jofitimprurës që qëllim kryesor ka përfaqësimi, koordinimi dhe zhvillimi i veprimtarisë së ndërmjetësimit në Republikën e Kosovës.
04/06/2026
03/06/2026
𝐑𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦 𝐢 𝐎𝐝ë𝐬 𝐬ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐃𝐫𝐚𝐟𝐭 𝐍𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐥𝐨𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐑𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞𝐬 𝟎𝟏.𝐧𝐫.𝟏𝟏𝟎-𝟐𝟕𝟖𝟐, 𝐝𝐚𝐭ë 𝟎𝟐.𝟏𝟐.𝟐𝟎𝟏𝟏, 𝐩ë𝐫 𝐓𝐚𝐫𝐢𝐟𝐚, 𝐍𝐠𝐚𝐫𝐤𝐞𝐬𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐆𝐣𝐨𝐛𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë𝐬
Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës shpreh shqetësim lidhur me propozimin e përfshirë në Draft Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores 01.nr.110-2782, për Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale, i cili parasheh caktimin e taksës komunale në shumën prej 700 euro për ushtrimin e veprimtarisë profesionale të ndërmjetësuesit.
Konsiderojmë se kjo ngarkesë financiare është e pajustifikuar dhe joproporcionale me realitetin e profesionit të ndërmjetësuesit në Kosovë. Ndërmjetësimi është një profesion i lirë me interes publik, i cili kontribuon në zgjidhjen e shpejtë dhe efikase të mosmarrëveshjeve, uljen e numrit të lëndëve në gjykata dhe rritjen e qasjes së qytetarëve në drejtësi.
Pavarësisht rolit të tij të rëndësishëm, ndërmjetësimi ende përballet me sfida të shumta në praktikë dhe nuk ka arritur nivelin e nevojshëm të fuqizimit institucional. Për më tepër, tarifat e ndërmjetësimit janë të kufizuara dhe të përcaktuara në atë mënyrë që qytetarëve t’u ofrohet një shërbim i përballueshëm dhe efektiv. Për këtë arsye, ndërmjetësuesit nuk mund të trajtohen njësoj me profesionet e tjera të lira sa i përket barrës fiskale komunale.
Vendosja e një takse prej 700 euro rrezikon të dekurajojë ushtrimin e profesionit, të pengojë zhvillimin e mëtejshëm të ndërmjetësimit dhe të krijojë barriera shtesë për profesionistët që kontribuojnë drejtpërdrejt në zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.
Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës i bën thirrje Komunës së Prishtinës (Kryeqyteti Prishtina) që të rishqyrtojë këtë propozim dhe të marrë parasysh specifikat e profesionit të ndërmjetësuesit, kontributin e tij në interes publik dhe nevojën për politika që mbështesin fuqizimin e ndërmjetësimit, e jo rëndimin e ushtrimit të tij.
Mbështetja e ndërmjetësimit duhet të reflektohet përmes politikave që e nxisin dhe e fuqizojnë këtë mekanizëm, e jo përmes masave që vështirësojnë ushtrimin e tij.
𝐎𝐃𝐀 𝐄 𝐍𝐃Ë𝐑𝐌𝐉𝐄𝐓Ë𝐒𝐔𝐄𝐒𝐕𝐄 𝐓Ë 𝐊𝐎𝐒𝐎𝐕Ë𝐒
28/05/2026
Me 22–24 maj, Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës në bashkëpunim me Unionin e Punëtorëve Socialë të Kosovës, organizoi trajnim në kuadër të projektit: “Enhancing Mediation for Social Justice and Community Reconciliation in Kosovo” me mbështetjen e UNMIK – United Nations Mission in Kosovo, dhe kishte për qëllim fuqizimin e kapaciteteve profesionale të ndërmjetësuesve në trajtimin e rasteve me ndjeshmëri të lartë sociale, me fokus të veçantë në të drejtat e fëmijëve dhe ndërmjetësimin familjar.
Gjatë trajnimit, ndërmjetësuesit u angazhuan në diskutime interaktive, analiza të rasteve praktike dhe shkëmbim përvojash profesionale, duke thelluar njohuritë mbi qasjen e bazuar në interesin më të mirë të fëmijës dhe zbatimin e standardeve në ndërmjetësimin familjar.
www.ndermjetesimi.com
19/05/2026
Prishtinë, 19 maj 2026 – Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, në bashkëpunim me CSSP – Berlin Center for Integrative Mediation dhe me mbështetjen e Austrian Development Agency, organizoi tryezë diskutimi me referentët e zyrave të ndërmjetësimit të gjykatave dhe prokurorive, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit institucional dhe avancimit të praktikave të ndërmjetësimit në Kosovë.
Tryeza shërbeu për shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e sfidave praktike që hasen gjatë administrimit, trajtimit dhe referimit të rasteve në ndërmjetësim. Pjesëmarrësit ndanë rekomandime konkrete për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet referentëve dhe ndërmjetësuesve, duke theksuar rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit institucional.
Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës shpreh mirënjohje për bashkëpunimin dhe angazhimin e referentëve, duke vlerësuar lartë profesionalizmin dhe kontributin e tyre në avancimin e ndërmjetësimit në Kosovë.
www.ndermjetesimi.com
06/05/2026
𝐓𝐞𝐥𝐞𝐠𝐫𝐚𝐦 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢
Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, me pikëllim, ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të ndërmjetësueses Zyhra Beqiri nga Peja.
ONDK shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë kolegët.
E ndjera Zyhra Beqiri e ushtroi profesionin e ndërmjetësueses që nga viti 2011, me dinjitet dhe profesionalizëm të lartë.
Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës e vlerëson lartë kontributin dhe përkushtimin që ndërmjetësuesja Zyhra pati për ndërmjetësimin gjatë kohës sa e ushtroi profesionin.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër, më 07.05.2026, në ora 13:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës.
𝐏𝐮𝐬𝐡𝐨𝐟𝐭ë 𝐧ë 𝐩𝐚𝐪𝐞 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐣𝐚 𝐙𝐲𝐡𝐫𝐚 𝐁𝐞𝐪𝐢𝐫𝐢!
30/04/2026
𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭 𝐎𝐝ë𝐬 𝐬ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐀𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐢𝐬ë 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭𝐫𝐚𝐥𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬
Prishtinë, 30 prill 2026 – Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës zhvilloi takim në Agjencinë Kadastrale të Kosovës ku u prit nga U.d. Drejtori Ekzekutiv, Faik Kelmendi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Në takim, Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës u përfaqësua nga Kryetarja, Ganimete Xhelili. Të pranishëm nga Oda ishin edhe Arijeta Hoti Haxhiajdini, anëtare e Bordit të Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, si dhe Muhamet Bytyqi, anëtar i Odës.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e Odës prezantuan çështjet kryesore që lidhen me zbatimin e marrëveshjeve të ndërmjetësimit, duke theksuar sfidat dhe problematikat e hasura në praktikë, veçanërisht në raport me procedurat kadastrale. Me këtë rast, ata e uruan z. Faik Kelmendi për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e funksionit dhe duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm institucional.
Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës shpreh mirënjohjen për pritjen dhe gatishmërinë e treguar nga AKK për bashkëpunim të mëtejshëm, në funksion të avancimit të proceseve dhe ofrimit të zgjidhjeve më efikase në interes të qytetarëve dhe palëve të përfshira.
www.ndermjetesimi.com
25/04/2026
Vazhdojmë tutje me përkushtim dhe hapa konkret 🤝
23/04/2026
Prishtinë, 23 prill 2026 – Me përfundimin e takimeve koordinuese në të shtatë regjionet e Kosovës, Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, në bashkëpunim me CSSP – Berlin Center for Integrative Mediation dhe me mbështetjen e Austrian Development Agency, ka përmbyllur me sukses këtë cikël të rëndësishëm të angazhimit me anëtarët.
Takimet u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet ndërmjetësuesve, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe trajtimin e sfidave që lidhen me ushtrimin e profesionit. Gjatë diskutimeve, u identifikuan nevoja konkrete dhe u dhanë rekomandime për përmirësimin e mëtejmë të shërbimeve të ndërmjetësimit.
Në përmbyllje, u theksua rëndësia e koordinimit dhe angazhimit të përbashkët, duke u dakorduar hapat e ardhshëm. Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, së bashku me partnerët mbështetës dhe institucionet përkatëse, do të vazhdojë me aktivitete dhe iniciativa të reja për fuqizimin dhe promovimin e mëtejmë të ndërmjetësimit si mekanizëm efektiv për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
www.ndermjetesimi.com
17/04/2026
Mitrovicë, 16 prill 2026 – Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, në bashkëpunim me CSSP – Berlin Center for Integrative Mediation dhe me mbështetjen e Austrian Development Agency, organizoi takim koordinues me anëtarët e regjionit të Mitrovicës.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet ndërmjetësuesve dhe trajtimin e çështjeve praktike të profesionit.
Pjesëmarrësit ndanë përvoja dhe sfida të përditshme, ndërsa në përfundim u theksua rëndësia e angazhimit të përbashkët dhe u dhanë rekomandime konkrete për aktivitetet e ardhshme.
www.ndermjetesimi.com
09/04/2026
Pejë, 09 prill 2026 – Në vazhdën e takimeve koordinuese me ndërmjetësuesit nëpër regjione, Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, në bashkëpunim me CSSP – Berlin Center for Integrative Mediation dhe me mbështetjen e Austrian Development Agency, zhvilloi takimin e radhës me anëtarët nga regjioni i Pejës.
Takimi u fokusua në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet ndërmjetësuesve, si dhe në trajtimin e çështjeve praktike që lidhen me ushtrimin e profesionit. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit ndanë përvoja konkrete nga puna e tyre, sfida të hasura në praktikë, si dhe ide për përmirësimin e mëtejmë të shërbimeve të ndërmjetësimit.
Në përmbyllje, u theksua rëndësia e koordinimit të vazhdueshëm dhe e angazhimit të përbashkët, duke u dhënë edhe rekomandime konkrete për hapat dhe aktivitetet e ardhshme në këtë regjion.
www.ndermjetesimi.com
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the business
Website
Address
Rr ''Ali Aliu Kelmendi'', HY-122, K-8, Nr. 59
Pristina
10000
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 16:00 |
| Tuesday | 08:00 - 16:00 |
| Wednesday | 08:00 - 16:00 |
| Thursday | 08:00 - 16:00 |
| Friday | 08:00 - 16:00 |
