Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë

Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë, Social service, Pristina.

Photos from Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë's post 29/01/2025

Njoftim për dorëheqje nga Kryesuesi i Bordit të Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë

Të dashur miq,

Pas një periudhe bukur të ngjeshur jemi angazhuar me shumë profesionistë të shërbimeve sociale të punojmë së bashku për të avancuar rolin dhe për të fuqizuar pozitën e QPS-ve në mënyrë që të kemi shërbime cilësore për të gjithë qytetarët në nevojë. Përpjekjet e tona dhe bordit kanë qenë të vazhdueshme dhe jam krenar që kemi bërë punë të mira e shumë do të bëhen në të ardhmen. Një falenderim të madh për të gjithë QPS-të dhe profesionistët që më kanë besuar dhe përkrahur pa rezervë. I falenderoj të gjithë partnerët nga institucionet qendrore e lokale, organizatat e shoqërisë civile për bashkëpunim dhe ecjet e përbashkëta. Dua të besoj që Asociacioni i QPS-ve do të jetë më i sukseshëm se që ka qenë deri më tani.

Për shkak të angazhimeve të tjera unë kam ofruar dorëhqjen dhe u.d e kryetares është caktuar Adelina Rexhepi Braha drejtore e QPS-së Ferizaj, e cila së bashku me pjesën tjetër të Bordit do të kujdesen për organizimin e Kuvendit të rregulltë
Falenderi me mirënjohje për të gjithë!

Sinqerisht,
Blerimi Shabani

Photos from Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë's post 08/01/2025

📌 Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë e Fakulteti i Shkencave Sociale i Universitetit të Gjakovës nënshkruajnë marëveshje bashkëpunimi

Prishtinë, 08 Janar, 2025

👉 Fakulteti i Shkencave Sociale pranë Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë i përfaqësuar nga Dekani Prof. Dr. Ass. Ferdi Kamberi dhe Prodekani Prof. Ass. Dr. Sherif Sejdiu nënshkruan sot marrëveshje të bashkëpunimit me Asociacionin e Qendrave për Punë Sociale të Kosovës me seli në Prishtinë, të përfaqësuar nga z. Blerim Shabani – kryesues dhe Abaz Xhigoli

Kjo marrëveshje bashkëpunimi fuqizon më tej partneritetin ndërmjet Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Asociacionit të Qendrave për Punë Sociale të Kosovës, e cila ka për qëllim angazhimin e përbashkët për të promovuar qasjen, kryerjen e kërkimeve të përbashkëta dhe organizimin e iniciativave tjera, që synojnë krijimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse për të mbrojtur dhe promovuar barazinë dhe diversitetin social.

Më tej, nisma bashkëpunuese synon: mbështetjen e ndërsjellë për realizimin e aktiviteteve të cilat shpijnë, zhvillimin e shkencave sociale dhe humane, mundësojnë shkëmbimin e përvojave, botimeve akademike, teksteve të realizuara nga anëtarë të stafit akademik dhe bashkëpunëtorët shkencorë të tyre, vënien në disponim të literaturës shkencore të çdonjërit nga institucionet për stafin akademik dhe bashkëpunëtorët shkencorë të institucionit partner për qëllime të aktiviteteve me interes të përbashkët dhe për studentët, shkëmbimin e kuadrove dhe studiuesve (profesorë, drejtor, zyrtar lektorë ose studiues - për kërkim, informim, ligjërim – Alumni, studim, projekte), Gjithashtu, marrëveshja parasheh edhe zhvillimin e praktikës së studentëve në institucionet e QPS-ve, krijimin e një rrjeti të gjerë komunikimi, duke përfshirë anëtarët e stafit akademik dhe bashkëpunëtorët shkencorë të këtyre institucioneve, profesionistëve të shërbimeve sociale, si dhe organizimin e përbashkët të konferencave shkencore, simpoziumeve, forumeve akademike, seminareve, leksioneve të hapura apo trajnimeve.

📌 Ky Memorandum Bashkëpunimi, është vazhdimësi e bashkëpunimeve të me institucione publike, organizata jo qeveritare dhe partnerë të tjerë.

30/12/2024

Gjatë vitit 2024 Qendrat për Punë Sociale vazhduan të përmbushin detyrimet e tyre për të ofruar shërbime familjare për të gjithë fëmijët dhe familjet në nevojë, duke u angazhuar kështu për mirëqenie dhe drejtësi për të gjithë.

Profesionistët e punës sociale në QPS vazhduan të luajnë rolin e tyre si: këshillues, shpesh rolin e kujdestarëve ligjor, dëgjuesit, lehtësuesit e avokuesit në mes të nevojave të individit dhe sigurimit të shërbimeve, ata punuan gjatë gjithë vitit të mundësojnë ndërlidhjen e nevojave të fëmijëve dhe familjeve me mekanizmat mbrojtës, të përkrahin e mbështetësin secilin person në nevojë pa dallim, duke inkurajuar shumë individ, duke punuar e nxitur komunitete dhe grupe për tu fuqizuar e pavarësuar, punuan të inkurajojnë nisma e procese progresive që ndikojnë në drejtësi dhe barazi sociale dhe kolektive.

Sigurisht që vazhduan të përballen me sfida nga më të shumtat e nga më të ndryshmet, por me kurajo e guxim vazhdojnë të luajnë rolin e tyre.

Andaj meritojnë mirënjohje dhe falënderim të thellë për angazhimin dhe vetë mohimin në përmbushjen e këtij misioni shumë të lartë e të paçmuar!

Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale ju uron vitin e ri 2025 dhe dëshiron shëndet dhe progres për të gjithë!

Gëzuar 2025 🥂

29/11/2024

📢Kërkesë publike për Komunat e Republikës së Kosovës

Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë kërkon nga Komunat që sa me shpejtë të përfundoj procesin e hartimit të rregulloreve të brendshme për organizmin dhe sistematizimin e vendeve të punës në përputhje me RREGULLORE (QRK) NR. 01/2020 PËR STANDARDET E ORGANIZIMIT TË BRENDSHËM, SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS DHE BASHKËPUNIMIN NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE AGJENCITË E PAVARURA dhe akteve ligjore e nën ligjore.

Kërkojmë që gjatë këtij procesi të kihet kujdes që QPS (Qendra për Punë Sociale) të ruhet si institucion i veçantë e të mos degradohet edhe me tutje në strukturën organizative. Të merren parasysh dispozitat e Ligjeve që e rregullojnë fushën e shërbimeve sociale e familjare të cilat i përcaktojnë përgjegjësinë, rolin dhe mandatin e QPS-së. Po ashtu edhe përshkrimi i vendeve të punës të rregullohet në përputhje me rolin dhe përgjegjësinë që e ka ky institucion.

Asociacioni i QPS-ve i bënë thirrje të gjitha Komunave që gjatë procesit të rekrutimit të kenë kujdes të rekrutojnë profesionistë të profileve akademike që i përcakton Ligji i Shërbimeve Sociale dhe Familjare 08 L- 255, e jo profile të tjera që janë ndesh me përcaktimet e Ligjit të Shërbimeve Sociale dhe Familjare.

Kërkojmë që të përmbyllet procesi i sistematizimit të vendeve të punës, pasi në disa Komuna zyrtarët e shërbimeve sociale dhe të skemës sociale paguhen në forma të ndryshme, e kjo nuk mund dhe nuk duhet të ndodh në mungesë të veprimeve për të përmbyllur procesin e sistematizimit të vendeve të punës, pasi që Ligji i Pagave përcakton ne shtojcën 10.7 koeficientet për kategoritë profesionale.

Kërkojmë që Komunat të ndërmarrin veprime të shpejta për plotësimin e vendeve të punës me profil adekuat dhe të bëhet themelimi dhe mundësohet funksionimi i Organit të Kujdestarisë sipas dispozitave ligjore dhe rekomandimeve të Raportit nga Institucioni i Avokatit të Popullit për Organin e Kujdestarisë!

27/11/2024

Anëtarja e Bordit e Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë njëkohësisht drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Pejë zonja Drita Kelmendi Kukaj është pensionuar. Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë shpreh vlerësim e mirënjohje të thellë për kontributin e madh shumë vjeçar në shërbime sociale e familjare në QPS Pejë, por edhe në Asociacionin e QPS-ve. I dëshirojmë shëndet e jetë të gjatë. I jemi mirënjohës përherë!

Photos from Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë's post 26/11/2024

Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë me KRCT - Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims nënshkruajnë marëveshje bashkëpunimi.
Përmes kësaj marëveshje synojmë të arrijmë objektiva të përbashkëta në:
Ofrimin e trajnimeve për profesionistët e Qendrave për Punë Sociale në fuqizimin e shkthtësive për mbështetjen e fëmijëve viktima të dhunës seksuale dhe formave tjera të dhunës.
Bashkëpunojmë në ofrimin shërbimeve psiko sociale për fëmijët.
Aktivitete për mbrojtjen nga djegia profesionale e profesionistëve të shërbimeve sociale e familjare
Hulumtime të përbashkëta në fushën e mbrojtjes sociale
për mbrojtjen e fëmijëve

25/11/2024

16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës në familje dhe me bazë gjinore

Angazhohemi për të forcuar mbështetjen për viktimat, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin për ndërtimin e një shoqërie të sigurtë dhe gjithëpërfshirëse!

Photos from Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror - OFAP's post 20/11/2024

🤝 Sot formalizuam marëveshjen e bashkëpunimit me Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror - OFAP si një nga organizatat e cila me vite punon në zhvillimin e strehimit familjar në Kosovë. Do të rendisim angazhimet tona për të punuar së bashku në zhvillimin e formës së mbrojtjes strehimi familjar

17/09/2024

Njoftim me rëndësi për prindërit lidhur me verifikimin e të dhënave për shtesat e fëmijëve. Për informim të saktë ju lutem referojuni njoftimit të Ministria e Financave / Republika e Kosovës

Të nderuar qytetarë,

Në kuadër të programit për shtesat për fëmijë, është një numër i caktuar i prindërve, llogaria e të cilëve është përzgjedhur për verifikim shtesë për t’u siguruar se ata dhe fëmijët e tyre jetojnë në Kosovë. Të gjithë këta prindër kanë pranuar njoftimin në eKosova dhe në email adresat e tyre, me hapat e nevojshëm për të kompletuar verifikimin shtesë dhe për të ri-aktivizuar llogarinë e shtesave për fëmijë.

Nëse ju nuk keni pranuar njoftimin e tillë nga eKosova e as email nga MFPT, atëherë nuk keni nevojë të ndërmerrni ndonjë veprim. Programi i shtesave për fëmijë vazhdon si zakonisht, dhe ju do të pranoni shtesat sikurse çdo muaj në llogarinë tuaj.

Ministria e Financave Punës dhe Transfereve

01/07/2024

Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë morri pjesë në takimin e Kolegjiumit të menaxherëve të personelit në të cilin takim morrën pjesë përfaqësuesit e DMZP-së. Takimi i organizuar nga Asociacioni i Komunave, për të diskutuar për draft katalogun dhe organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës. Në emër të Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë z. Blerim Shabani shprehu shqetësimin e thellë që po ndodh me degradimin e statusit të QPS-ve në organizim dhe mos njohjen e strukturave organizative të QPS-së në rregulloret komunale për të cilat Komunat janë të obliguara t'i hartojnë. Gjithashtu mosnjohja e pozitave drejtuese, mungesa e klasifikimit adekuat të pozitave profesionale ka krijuar sfida të jashtëzakonshme në funksionim. Andaj, kërkuam nga të gjitha palët me përgjegjësi që të mos lejohet që QPS si istitucion i veçantë i përgjegjësisë të tkurret në sektor, pasi kjo bie ndesh me Ligjet që e rregullojnë fushën e shërbimeve sociale dhe Familjare dhe të ndërrmerren të gjitha veprimet e gjetja e alternative për njohjen e të drejtave të pozitave drejtuese dhe klasifikimin e pozitave profesionale sipas përgjegjësisë profesionale.
Ne kërkojmë me ngulm që në plotësim ndryshimin e Ligjit të Pagave ( i cili duhet të plotësohet sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese) të merren parasysh kërkesat e QPS-ve.
Nëse nuk parandalohet ky degradim i QPS-së në statusin e institucionit dhe profesionistëve të QPS-ve, atëherë Asociacioni shpreh shqetësimin për rrezikun në organizimin dhe ofrimin e shërbimeve për të gjitha kategoritë në nevojë.

20/06/2024

Kryesuesi i Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë Blerim Shabani ishte mysafir në Familja Jonë të Kanal 10! Ku prezentoi nevojën për përkrahjen e QPS-ve, ruajtjen e statusit unik të saj, mbrojtjen e shëndetit mendor të profesionistëve dhe kërkoi të merren masa që të sigurohen pagat dinjitoze për profesionistët e punës sociale. E tema të tjera që lidhen me punën e QPS-ve.

Falenderojmë Saranda Bujupi Rama për vëmendjen që tregon ndaj QPS-ve e profesionistëve të punës sociale!

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Pristina
10000