27/05/2026
Urojmë që këto ditë festive të sjellin gëzim në çdo shtëpi dhe mirësi në zemrat e të gjithëve.
Me fat Kurban Bajrami!
Fondi i Kosovës për Efiçiencë synon të arrijë objektivat e Republikës së Kosovës në Efiçiencën e Energjisë, duke nxitur, mbështetur dhe zbatuar masa të efiçiencës së energjisë, si dhe të tërheqë dhe menaxhoj burime financiare në mënyrë që të financoj dhe zbatoj projekte investive në fushën e efiçiencës së energjisë.
27/05/2026
Urojmë që këto ditë festive të sjellin gëzim në çdo shtëpi dhe mirësi në zemrat e të gjithëve.
Me fat Kurban Bajrami!
26/05/2026
Drejtoresha Menaxhuese e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Njomza Hoxha, ishte pjesë e panelit të diskutimit “Rritja e Efiçiencës së Energjisë në Ndërtesat Shumëbanesore”, të organizuar nga Balkan Green Foundation, në kuadër të ngjarjes inauguruese të Modelit të Shërbimit për Komunitetet e Efiçiencës së Energjisë.
Gjatë diskutimit, znj. Hoxha prezantoi përvojën e dëshmuar të FKEE-së në financimin dhe zbatimin e projekteve të efiçiencës së energjisë në Kosovë, si në sektorin publik ashtu edhe në atë rezidencial.
Ajo gjithashtu ndau informata rreth projektit të parë të efiçiencës së energjisë në ndërtesat shumëbanesore private, i cili po zhvillohet në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GIZ Kosovo dhe financohet nga Qeveria Gjermane dhe Qeveria Daneze. Ky projekt përbën një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të investimeve të qëndrueshme dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët, ndërsa do të shërbejë edhe si model për zgjerimin e investimeve në këtë drejtim.
FKEE mbetet i përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në kursimin e energjisë, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
25/05/2026
Në Istog përuruam implementimin e masave të efiçiencës së energjisë në dy ndërtesa me rëndësi të veçantë për komunitetin:
📍Ndërtesën sociale shumëbanesore, të financuar me 90% grant nga Bashkimi Evropian dhe 10% nga komuna përfituese
📍Çerdhen “Gëzimi Ynë”, të financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës
Këto investime janë dëshmi e bashkëpunimit të suksesshëm ndërinstitucional dhe e përkushtimit për të krijuar kushte më të mira për familjet, fëmijët dhe stafin, duke rritur njëkohësisht efiçiencën e energjisë dhe cilësinë e jetesës.
22/05/2026
🏠Ka filluar puna në shtëpitë e para të familjeve të përzgjedhura nga lista e përfituesve të asistencës sociale, në kuadër të projektit Tranzicioni i Gjelbër dhe i Drejtë për Kosovën”.
Të premten vizituam familjen e Magbule Dragidela, në Prishtinë, e cila tregoi për vështirësitë që përballet me të ftohtin e dimrit dhe temperaturat tejet të larta gjatë verës, në shtëpinë e saj. Rinovimi i shtëpisë, do të krijojë komoditetin e munguar, duke kursyer edhe energjinë.
Përmes këtij projekti, synohet implementimi i masave të efiçiencës së energjisë tek deri në 280 shtëpi, deri në vitin 2028 dhe financohet nga Qeveria e Danimarkës ndërsa implementohet nga FKEE në partneritet me UNDP Kosovo dhe Ministria e Ekonomisë.
Ky projekt përbën një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi energjetik më të drejtë dhe gjithëpërfshirës në Kosovë, një sistem në të cilin askush nuk mbetet pas në rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm.
19/05/2026
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe GIZ, në emër të Qeverisë Gjermane dhe Qeverisë Daneze, nënshkruan marrëveshjen e grantit prej 1.5 milionë euro për fuqizimin e mekanizmave të financimit për efiçiencë të energjisë dhe energji të ripërtëritshme në Kosovë.
Ky projekt do të mbështesë investime konkrete në ndërtesa shumëbanesore dhe publike, duke kontribuar në uljen e konsumit të energjisë, reduktimin e emetimeve të CO₂ dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës për qytetarët.
FKEE shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer me GIZ dhe për mbështetjen e vazhdueshme të donatorëve, të cilët po kontribuojnë në avancimin e tranzicionit energjetik dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.
Linku për lajmin e plotë: https://tinyurl.com/6e7kbhv5
The Kosovo Energy Efficiency Fund, in partnership with GIZ on behalf of the German Government and the Danish Government, has signed a €1.5 million grant agreement aimed at strengthening financing mechanisms for energy efficiency and renewable energy in Kosovo.
This project will support concrete investments in multi-apartment residential and public buildings, contributing to reduced energy consumption, lower CO₂ emissions, and improved quality of life for citizens.
KEEF expresses its gratitude for the excellent cooperation with GIZ and for the continuous support of donors, who are contributing to advancing Kosovo’s energy transition and sustainable development.
Link to the full news: https://tinyurl.com/yc79a5rv
Kosovski fond za energetsku efikasnost (KFEE), u partnerstvu sa GIZ-om u ime Vlade Nemačke i Vlade Danske, potpisao je sporazum o grantu u vrednosti od 1,5 miliona evra za jačanje mehanizama finansiranja energetske efikasnosti i obnovljivih izvora energije na Kosovu.
Ovaj projekat će podržati konkretne investicije u višestambenim i javnim zgradama, doprinoseći smanjenju potrošnje energije, redukciji emisija CO₂ i unapređenju kvaliteta života građana.
KFEE izražava zahvalnost za odličnu saradnju sa GIZ-om i kontinuiranu podršku donatora, koji doprinose unapređenju energetske tranzicije i održivog razvoja na Kosovu.
Link za celu vest: tinyurl.com/4mddwsae
14/05/2026
Të lumtur që me punën dhe profesionalizmin tonë, kemi realizuar implementimin e masave të efiçiencës së energjisë në tri ndërtesa sociale shumëbanesore në Prizren, duke përmirësuar jetën e 51 familjeve, prej të cilave 42 të udhëhequra nga gratë.
Investimi u mundësua falë përkrahjes së Bashkimit Evropian, përmes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe 10% të shumës nga komuna përfituese.
Bashkë, jemi të përkushtuar të përmbushim më tej agjendën e efiçiencës së energjisë në vend.
European Union in Kosovo
Qeveria e Republikës së Kosovës
Komuna e Prizrenit
📍Përurimi i implementimit të masave të efiçiencës së energjisë në ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren
09/05/2026
🇪🇺FKEE ju bashkua festës së Ditës së Evropës, në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Me ftesë të Bashkimit Evropian në Kosovë, stafi i Fondit ishte aty për bashkëbisedim me qytetarë, rreth projekteve të realizuara në efiçiencën e energjisë me përkrahjen e BE-së dhe ndikimit domethënës të tyre tek përfituesit.
Për më të vegjlit pati edhe dhurata simbolike.
Gëzuar Dita e Evropës!
***
🇪🇺KEEF joined the Europe Day celebration at Zahir Pajaziti Square in Pristina.
At the invitation of the European Union in Kosovo, the Fund’s staff engaged with citizens, discussing the energy efficiency projects implemented with EU support and their meaningful impact on beneficiaries.
There were also symbolic gifts for the youngest visitors.
Happy Europe Day!
***
🇪🇺KFEE se pridružio proslavi Dana Evrope na Trgu „Zahir Pajaziti“ u Prištini.
Na poziv Evropske unije na Kosovu, osoblje Fonda razgovaralo je sa građanima o projektima energetske efikasnosti realizovanim uz podršku EU i njihovom značajnom uticaju na korisnike.
Za najmlađe su bile pripremljene i simbolične poklone.
Srećan Dan Evrope!
European Union in Kosovo
Europe House Kosovo
| Monday | 08:30 - 16:30 |
| Tuesday | 08:30 - 16:30 |
| Wednesday | 08:30 - 16:30 |
| Thursday | 08:30 - 16:30 |
| Friday | 08:30 - 16:30 |